|
Kadareja: Perėndimi e shpėtoi Shqipėrinė |
|
Intervistė e shkrimtarit Ismail Kadare, dhėnė gazetės italiane Il Messaggero Kujtimi i njė vendi. Identiteti i tij i thellė dhe sekret. Arti mė i ri i botės, fotografia u shfaq nė njė tokė tė lashtė, nė njė vend unik nė botė, aty ku ishte ende nė zhvillim poezia homeriane, thotė Ismail Kadare, duke folur pėr fotografitė e zgjedhura nga arkivi i Marubėve dhe tė ekspozuara nė Venecie. Janė imazhe qė dėshmojnė pėr shumė evenimente historike shqiptare, qė nga zakonet kombėtare tė viteve 800, rėnien e Perandorisė Osmane dhe formimin e njė shteti tė ri shqiptar deri nė pushtimin italian nė vitin 1930. Kadare, poeti e shkrimtari shqiptar nga Gjirokastra, qė prej vitesh jeton nė Paris, tregon historitė e vendit tė tij dikur tė pushtuar nga ritet barbare tė ligjit tė quajtur Kanun. Ai i konsideron kėto imazhe njė burim tė pashtershėm pėr tė njohur njė shekull, kulturė e histori, jo vetėm shqiptare. Pėrsa i pėrket negativave tė para qė italiani Marubi ka shkrepur nė qytetin e Shkodrės nė mes tė viteve 800, Kadare shprehet: Ekziston njė magnetizėm sekret, limitet e tė cilit shkojnė drejt misterit, e cila ēlirohet nga kėto lastra (negativė), nga ky stil, nga kjo madhėsi, nga kjo thellėsi, nga ky horizont kozmogonik, nga kjo lidhje e provuar midis ēmendurisė sė njerėzve anonimė dhe mė tė mėdhenjve tė kėsaj bote, midis zotėrinjve e tė mjerėve. Sa nga identiteti i shqiptarėve paraqesin fotografitė e Marubit tani qė janė tė ekspozuara nė Venecie? Mos ėshtė mbase si me ne italianėt kur shohim njė fotografi tė Alinarit?- pyet gazeta Kadarenė. Lastrat nė bromur argjendi, kanė fiksur fytyra tė panumėrta. Ato fillojnė qė nga vajza e rrugės e deri te heronjtė e tek imazhet e tyre fitimtare, tė fejuarit e zanave, pėrcjellės tė vlerave hyjnore, tė lindur nga legjendat e deri atėherė tė padukshėm, te punonjėsit e postės e deri te burrat e pėrgjithshėm, ata qė i takon ēdo ditė. I shikon tė gjithė nė provė, nė veēanti heronjtė, ekzistenca e tė cilėve bėhej e mundur vetėm falė librave dhe gojėdhėnave. Njė art i ri pėr ti dhėnė jetė e substancė njė kujtimi, i cili merr pamjen e zakoneve mbytėse. Falsifikimi i kujtimit Popujt ballkanikė, ku pėrfshihen kėtu edhe shqiptarėt, kanė jetuar pesė shekuj nėn mėsymjen e njė perandorie, asaj osmane, qė pėr ta ka qenė njė popull absolutisht i panjohur. Ata krijuan njė makinė tė kujtimit gojor, meqenėse shkollat kanė qenė tė palejueshme nga Perandoria Osmane, njė sistem kujtimesh vizuale me qėllim qė tė ndryshojnė universitetet, shkollat, tė cilat nė atė kohė nuk ekzistonin. Ka qenė e rėndėsishme, por medalja ka pasur edhe anėn e kundėrt, apo jo?, i shtrohet pyetja shkrimtarit. Me anė tė kujtimit janė bėrė shumė mistifikime. Ky kujtim ka shėrbyer pėr tė aplikuar doktrina kriminale, ashtu siē ndodhi me luftėn nė Kosovė: beteja e luftuar nė Mesjetė, qė duhet tė kishte lindur nga njė shembull pozitiv, meqenėse bėhej fjalė pėr njė betejė, njė luftė qė i pėrket tė gjithė popujve ballkanikė tė bashkuar kundėr turqve, u shfrytėzua nga propaganda komuniste serbe pėr njė betejė dhe njė kujtim kundėr shqiptarėve, ndėrsa shekuj mė parė shqiptarė e serbė, kishin zbritur nė luftė kundėr turqve. Kujtimi ėshtė falsifikuar nė shėrbim tė njė tragjedie moderne, tė cilės ne ia njohim epilogun. Marubi i fundit me Enver Hoxhėn nė pushtet, nuk ka kryer mė fotografi. Ishte si njėfarė refuzimi pėr tė vazhduar. Marubėt ishin katolikė, tė cilėt nuk ishin dakord me regjimin. Mendoj se refuzimi i tij ka ardhur si pasojė, pasi nuk donte tė fotografonte regjimin. Nė njė fotografi nga arkivi i Marubit, shihet qartė Hoxha qė flet nga njė ballkon me njerėzit e tjerė. Mė pas nė fotografinė e trukuar, ai flet vetėm. E drejta e njė jetese njerėzore Eshtė njė manipulim i njohur nė kohėra tė ndryshme. Nė Egjipt, kur njė faraon merrte pushtetin nė duar, gjėja e parė qė bėnte ishte tė shkatėrronte statujat e faraonėve tė tjerė, qė kishin sunduar pėrpara tij. Fenomeni mbėrriti deri nė ditėt tona falė diktaturave komuniste. Edhe Sadam Huseini nė Irak ka bėrė po tė njėjtėn gjė: vuri ngado fotografitė e statujat e tij dhe zhduku tė tėrė ata qė nuk i donte pėrkrah tij, pėrgjigjet Kadare. Tashmė tė gjitha kėto imazhe janė djegur apo zhdukur. Shqipėria ėshtė njė nga ato vende, tė cilat kanė aprovuar ndėrhyrjen e amerikanėve. Pėr Shqipėrinė ėshtė njė zgjedhje tėrėsisht natyrale. Jo vetėm si ishvend komunist, por sepse gjatė konfliktit nė Kosovė, kishte evokuar shumėherė njė ndėrhyrje tė armatosur nė Jugosllavi pėr ti liruar shqiptarėt e Kosovės. Kėshtu qė vendi im nuk vuan nga ideja fikse dhe pak hipokrite, pėr tė pėrjashtuar ēfarėdo ndėrhyrjeje. Ēfarė do tė thotė tė mos durosh dot tė huajt? Eshtė njė hipokrizi totale, e pėrdorur keq nga lėvizja pėr paqe. Nėse ėshtė njė ndėrhyrje e armatosur nė njė vend tė huaj, e shėrben pėr tė rrėzuar diktaturėn, atėherė ėshtė njė gjė e mirė. Eshtė njė epilog shekspirian, diktaturat rrėzohen falė ndėrhyrjeve tė armatosura tė huaja. Nė vitin 1997, kur Shqipėria ishte nė kaos, ju i lėshuat njė apel nėpėrmjet presidentit Shirak, me qėllim qė Evropa tė ndėrhynte ushtarakisht pėr ta shpėtuar popullin, ėshtė pyetja qė i drejtohet Kadaresė. Mbaj mend qė shumė mė thoshin: eh, shqiptarėt nuk i durojnė dot tė huajt! Ndėrkohė qė ndėrhyrja e shpėtoi Shqipėrinė nga njė kaos i frikshėm. Pėrse nuk duhet tė gėzohemi tani duke parė 24 milionė irakianė, tė cilėt janė shpėtuar nga diktatura mė e ashpėr qė bota ka njohur deri mė sot? Si mund ti justifikojmė paqėsorėt qė thonė: jo, nuk duhet tė ndėrhyjmė, pėrndryshe ku vajti e drejta ndėrkombėtare? Fakti ėshtė qė ekziston njė e drejtė mė sublime, e drejta e njė jetese njerėzore. (B.C)
|