Moratorium Kosovės apo liderėve tė saj politikė?

   

Nga: Fatos Aliu

I ashtuquajturi “moratorium” i statusit tė Kosovės sikur gjoja i zgjoi nga gjumi dhe i habiti shumė politikanė tė Kosovės, duke hapur edhe debate tė shumė analistėve politikė, pėr t’i intensifikuar opinionet e tyre “shpėtimtare” tė Kosovės sė mbetur pa zot shtėpie.

Klasa aktuale politike shqiptare i ka dhėnė moratorium mortor Kosovės qė nga dalja e vet nė skenė, ndėrsa me pranimin e kornizės kushtetuese dhe me zgjedhjet pluraliste nė kuadėr tė saj, ata e sollėn Kosovėn dhe popullin nė udhėkryq tė ri, nė pozitė tė re kolonizuese. Duke e shkelur tė drejtėn e tij pėr vetėvendosje, edhe pas luftės sė pėrgjakshme ēlirimtare, ata i dhanė moratorium jo vetėm Kosovės, por tėrė ēėshtjes shqiptare. Sė fundi, duke i dhėnė moratorium njohjes sė vlerave tė luftės ata po i japin moratorium vlerave tė kombit. Prandaj edhe kėto vlera po ndiqen, po burgosen, po dėrgohen nė Hagė etj.. Zotėrinj e politikės sonė nuk e kėrkojnė borxhin qė i kanė tė tjerėt Kosovės, por duan ta shndėrrojnė Kosovėn nė borxhli tė botės. Nuk fajėsojnė Serbinė, pėr tė kėrkuar llogarinė pėr krimet dhe politikėn e saj antishqiptare e kolonizuese, por i krijojnė asaj mundėsinė e hedhjes sė fajit mbi shqiptarėt. Tani “brengosen” pėr fatin e Kosovės, tė cilėn e kanė lėnė nė (pa)mėshirėn e oligarkisė ndėrkombėtare.

Mosmarrėveshjet ndėrpartiake janė shndėrruar nė lojė tragjike me vullnetin dhe pozitėn e popullit, nė tė cilin thirren, kur ju duhet vota, pėr tė formuar institucione pa kompetenca tė Kosovės. Por “politikanėt” tanė as nuk pyesin as nuk pėrgjigjen: Pse pranojnė tė formojnė institucione pa kompetenca? Pse ato quhen institucione kur janė pa kompetenca? Si mund tė quhen Kuvend dhe Qeveri institucionet qė nuk vendosin dhe nuk qeverisin? Ku ka Kuvend dhe Qeveri pa kompetenca?

A ėshtė ky naivitet, (vet)mashtrim, apo...? Deri kur...?

Garat maratonike pėr pozicionime tė reja mashtruese, me gjasė dhe pėr fat tė keq tė Kosovės, do tė zhvillohen edhe gjatė kėtij viti iluzor tė bartjes sė “kompetencave”. Formula magjike unmikase “standardet para statusit” do tė vazhdojė tė shantazhojė Kosovėn dhe shqiptarėt, nė emėr tė integrimeve nė Evropė. Katėr vite tė pasluftės nuk mjaftuan pėr tė konstatuar realitetin e ri, se ēfarė standarde ofroi oligarkia e instaluar nė Kosovė, dhe sa mund tė arrihen ato nė mungesė tė pavarėsimit tė shtyllave mė vitale institucionale tė Kosovės. Kosova gjendet nė skajshmėri tė varfėrisė, ekonomikisht e degraduar, territorialisht e copėzuar dhe e enklavizuar. Pėrshtypja se sikur mos tė ishte UNMIK-u, do tė ndodhte tragjedia nė Kosovė, ėshtė njė (vet)mashtrim i tejdukshėm cinik dhe banal, njė spekullacion i thjeshtė mashtrues dhe nėnēmues pėr shqiptarėt. Ėshtė pikėrisht e kundėrta: sikur tė punohej pėr ndėrtimin e institucioneve tė pavarura, do tė pėrmirėsoheshin si gjendja ekonomike edhe standardet. Sikur mos tė ishte strategjia shantazhuese e qarqeve tė caktuara unmikase, poltronizmi politik dhe profitesk vendor, do tė zbatohej e drejta shqiptare pėr vetvendosje, populli do tė kishte mundėsi pėr tė shprehur lirisht vullnetin e vet. Liria e pasluftės e fituar me gjak e sakrifica u burgos menjėherė, qė nė ditėn e ardhjes sė kėsaj oligarkie nė Kosovė, me pakon e njė rezolute stereotipe dhe pa pėrmbajtje me nr. 1244, por qė shfrytėzohet pa bazė, vetėm pėr tė bllokuar tė drejtėn shqiptare pėr vetėvendosje, duke uzurpuar resurset e Kosovės dhe duke i ndjekur vlerat e luftės ēlirimtare. Trumpetohet pėr mjete tė mėdha tė derdhura nė Kosovė, tė tretura dhe tė menaxhuara nėpėr zyrat e mega-burokracisė sė oligarkisė unmikase. Krahasoni vetėm tė ardhurat: vendore-ndėrkombėtare. A nuk ėshtė ky njė cinizėm tė paturpshėm nėnēmues? Shikoni (pa)punėsimin, ekonominė (jo)prodhuese, gjendjen (a)sociale, gjendjen nė arsim,... Nė Kosovė shkelen jo vetėm tė drejtat e njeriut, por shkelet e drejta pėr tė jetuar. Investimet konkrete janė bėrė vetėm atje ku kjo oligarki ka vėnė kontroll, pėr tė dirigjuar nė mėnyrė mė efikase pazarllėkun e ardhshėm me Kosovėn.

Nuk llogaris se kėto fjalė do tė ndikojnė nė shpirtin cinik tė kėsaj oligarkie, apo tek veshėt e shurdhuar tė lidershipit tonė politik, por nė shpirtrat e lėnduar tė shumicės sė lėnė nė pamėshirėn e kėsaj oligarkie dhe tė kuazi-feudalėve vendorė.

Kosova, si edhe trojet shqiptare nėn okupim shovinist sllavomadh, gjenden nė moratorium me shekuj, me konferencat e shumta nė tė kaluarėn, me miratimin e coptimit tė trojeve shqiptare nga paraardhėsit e kėsaj oligarkie. Ne shqiptarėt e kemi njė shtet simbolik, sa pėr t’u kėnaqur me pak, shtet pa busollė nacionale, me ndjenjėn e harruar/tė humbur tė piemontit kombtar, i cili nuk e pėrfshinė as gjysmėn e territorit dhe tė popullit tonė, ndėrsa sillemi sikur t’i kishim borxh botės. Akoma pa i ndėrtuar themelet e ēėshtjes kombėtare, po sillemi sikur tė ishim ambasadorė tė integrimeve dhe tė paqes botėrore!

Por, ēėshtja shqiptare nuk do tė zgjidhet derisa do t’i tolerojmė dhe ndjekim politikanėt qė vazhdimisht po e marrin kahun e kundėrt tė krijimit tė shtetit (nė emėr tė shtetit!), e cila rikthen atje ku kemi qenė, nė mos edhe mė keq. Nėse duam shtet, duhet tė orientohemi pėr ta krijuar, duhet tė dijmė tė vendosim vetė, duhet tė mėsojmė t’i dallojmė mashtruesit dhe mediokrėt nga atdhetarėt dhe krijuesit e vėrtetė. Nėse presim nga oligarkia ndėrkombėtare, ajo ka vendosur, ashtu siē e ka vendosur shekuj mė parė: shqiptarėt mund tė integrohen me botėn si shoqėri e skllavizuar pa identitet nacional, si marionetė e kėsaj oligarkie. Kjo politikė nuk ėshtė e panjohur pėr shqiptarėt tė cilėt nuk e kanė harruar historinė. Kėshtu nuk do tė integrohemi lere nė Evropė, por as nė Afrikė, sepse as afrikanėt nuk i duan vendet qė nuk kanė aftėsi pėr t’u pavarėsuar, pėr tė vendosur vetė pėr fatin e tyre. Rruga e tanishme e lidhjes me fatin e Evropės, ėshtė kulmi i iluzioneve tė tė mjerit, qė nuk garanton as minimumin e sigurisė dhe tė perspektivės sė njė shoqėrie civile. Pa i mėvetėsuar shtyllat kryesore tė vetvendosjes; politike, ekonomike, sociale e kulturore, nuk kemi shans pėr integrime me botėn e pėrparuar, por me botėn e skllavėruar. Ky ėshtė pra hapi i parė: pavarėsimi i kėtyre shtyllave nė principin e vetėvendosjes. Por, lidershipi ynė kuazi-pacifist ėshtė duke e kapur vazhdimisht problemin pėr bishti.

A mund/duhet tė besojmė se kėtė e do edhe populli shqiptar? A mund tė besohet se u harruan sakrificat ndėr shekuj? Apo nuk jemi akoma tė zotė tė krijojmė alternativė tė mirėfilltė kombėtare e politike? Liberalizimi pa shtylla shtetėrore ėshtė kulmi i anarkisė dhe i plaēkitjes sė Kosovės, i privatizimit nė duar tė piratėve modernė tė botės dhe tė vendit. Kosova sa ėshtė e hapur, po aq edhe e izoluar: ajo ėshtė e hapur ndaj degjenerimit dhe plaēkitjes neoliberale, tė bandave tė kapitalit tė plaēkitur nga tė gjitha anėt, por ėshtė e izoluar nga vlerat e pėrparimit, nga zbatimi i standardeve bashkohore pėr tė cilat flitet shumė, por punohet pak, ose punohet mbrapsht. Kosovės ia kanė zėnė frymėn biotopet kuazi-borgjeze, oazat pseudo-feudale, nėpėr tė cilat kultivohet dogma e re, ideologjia e re - ultraliberale, e zgjėruar si epidemi. Ky ultraliberalizėm manipulon me fjalėn liri, tė cilėn e ka shndėrruar nė prostitucion psikologjik, me metodėn e pastrimit tė trurit. Duke pastruar trurin, duhet fshirė idenė dhe aspiratėn e krijimit tė shtetit. Memorja shqiptare duhet tė pastrohet thotė kjo dogmė, kjo ideologji e re e instaluar nė Kosovė: populli duhet tė harrojė tė kaluarėn qė lidhet me vlerat e tij kombėtare, me historinė dhe kulturėn e tij; tė harrojnė gjakun e derdhur lumė pėr ēlirimin e atdheut, qindra mijėra martirėt e vet ndėr shekuj, tė rėnė pėr idealin e kombit dhe tė shtetit kombėtar; ai nuk duhet tė mirren me fajėsimin e Serbisė pėr krimet ndaj shqiptarėve por duhet tė jetojė me peshėn e vetėfajėsimit dhe tė jetė mirėnjohjes pėr trohėt e mbetura qė i ofrohen si ndihma nga sofra e oligarkisė autokratike ndėrkombėtare.

Shteti na duhet, jo vetėm pse nuk e kemi dhe se na takon, por si mjet sigurie e garance, si mjet shpėtimi dhe progresi tė vėrtetė. Por ky shtet arrihet nė rrugė tė zbatimit tė sė drejtės pėr VETĖVENDOSJE dhe jo me eksperimentime nėpėr laboratoriumet e kornizuara politike. Dallimi i kėsaj oligarkie me atė serbomadhe qėndron nė mjetet dhe metodat mė perfide tė zbatimit neokolonialist. Nė vend tė ideologjisė komuniste pėrdoret ajo neoliberaliste. Metodat qė pėrdor kjo oligarki janė sa perfide-mashtruese, po aq edhe arrogante-diskriminuese. Ajo nuk synon shoqėri civile globale por shoqėri globale skllave. Mercenarėt e njė politike tė kėtillė veprojnė nė Kosovė. Dhe jo vetėm nė Kosovė...

Njė shoqėri e re civile globale pėrbėhet nga alternativat e lėvizjeve qytetare, nga organizatat joqeveritare jasht influencės destruktive tė kėsaj oligarkie, me forma plotėsisht tė reja e tė pavarura tė organizimit, me struktura tė zgjuara e mendje tė ndritura, me metoda tė reja tė luftės ēlirimtare dhe krijuese me program tė zbatueshėm strategjik. Pėr t’i kuptuar ato, duhet pėrkushtim dhe liri tė ideve. Pėr t’i zbatuar ato, paraprakisht duhet ēliruar nga ndrydhja ēnjerėzore e tyre, nga shpirtngushtėsia e politikės vendore, nga klasa mashtruese politike, nga mashtrimet e qarqeve tė oligarkisė ndėrkombėtare nė Kosovė. Pa kėtė ēlirim shqiptarėt nuk do tė kenė as liri, as shtet dhe as ardhmėri.

Shoqėria e re civile nxit tė drejtėn pėr jetė. Ajo nuk bazohet nė metodat e rėnjes nė trukun e vjetėr tė lufės antiimperialiste, tė cilat i sjellin grupet dhe shoqėritė nė luftė kundėr njėri-tjetrit, dhe as nė format anarkiste-aventuriste tė agjitacionit luftarak pa mbulesė, apo nė emėr tė luftės si biznes. Ajo pėrbėn shumicėn. Ajo bazohet nė vullnetin e shumicės. Ajo pėrbėhet nga aleancat e ēdo lloji, tė cilat i konsiderojnė armiq ata qė pengonė jetėn e njeriut dhe tė drejtėn e shkelur tė popullit pėr vetėvendosje.

Kjo shumicė e ka pishtarin e revoltės sė mbjellur nė dinjitetin e tij tė lėnduar. Ai qėndron nė duart e lodhura tė fėmijve pa ushqim, nė duart e dobėsuara tė popullit tė gjykuar pėr tė paguar tatimin e njė kapitali tė cilin ia kanė vjedhur marionetat e tyre udhėheqėse. Kėto duar i kanė ndarė, ato akoma nuk janė tė bashkuara. Por, ato do tė bashkohen njė ditė, sepse asgjė tjetėr nuk ju ka mbetur. Nė ditėn e bashkimit pishtari qė do ta mbajnė do tė shndėrrohet nė zjarr, i cili do ta shndėrrojė bandėn e plaēkitėsve tė pasuruar nė hi e pluhur.

Aleanca e kėsaj shumice tė shtypur synon ēlirimin e lirisė sė robėruar. Legjitimiteti i saj ėshtė i padiskutueshėm. Ato flasin nė emėr tė viktimave. Njė ushtri e tėrė martirėsh qėndron prapa tyre. Ato i shpallin luftė veprimtarisė destruktive tė kėsaj oligarkie jolegjitime dhe mercenarėve tė tyre, vendorė apo ndėrkombėtarė.