Vjedhės dhe matrapazė qė dalin nė emėr tė AKSH-sė


VJEDHĖS DHE MATRAPAZĖ QĖ DALIN NĖ EMĖR TĖ AKSH-sė

   
Ka kohė qė nė disa fshatra dhe qytete tė Kosovės, nė Maqedoni, nė Preshevė, Bujanoc e Mevegjė, por edhe nė Ulqin, Plavė e Guci, kanė dalė me disa blloqe nė duarė disa vjedhės ordinerė, tė cilėt pasi kanė bėrė vula fallco tė AKSH-sė, u kėrkojnė tė holla ose i grabisin me forcė qytetarėt shqiptarė, nė emėr tė "AKSH"-sė dhe "tė luftės" qė kėta banditė gjoja do tė bėjnė. Disa qytetarė u kanė dhėnė tė holla edhe nė emėr tė atdhetarizmit. Tė tjerė janė detyruar dhunshėm tė japin. Ndėr kriminelėt qė kanė vepruar sa mė sipėr janė edhe njė i ashtuquajtur "Alban Berisha", por qė nė fakt ėshtė Agron Rexha, njė farė "Shqiponja e Sharrit" si dhe disa njerėz tė tjerė qė fshihen nėn "ēadrėn" kriminale tė tyre.



FBKSH, si struktura e vetme politike-kombėtare udhėheqėse e AKSH-sė i ka informuar dhe sinjalizuar disa herė shqiptarėt, kudo ku jetojnė dhe punojnė, se elementė si ata qė pėrmendėm mė sipėr, ose edhe ndonjė ish-komandant nė tre luftėrave tė zhvilluara mė parė nė trevat tona, kanė si qėllim qė tė pasurohen pėrmes djersės dhe mundit tė popullsisė shqiptare. Ata abuzojnė me ndjenjėn atdhetare qė karakterizon shqiptarėt, tė cilėt kur vjen puna pėr tė ndihmuar forcat e mirėfillta kombėtare, qė sakrifikojnė pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar, nuk kursejnė as bukėn dhe deri jetėn e fėmijėve tė tyre. Ta shfrytėzosh kėtė atdhetarizėm pėr pasurim individual, tė mbulosh qėllimet trafikuese dhe krimet me "uniforma ushtarake", pėr gjoja "ēlirim kombėtar", ėshtė njė krim i shumėfisht kombėtar dhe pėr rrjedhojė kėrkon njė ndėshkim tė rėndė.



Strukturat e FBKSH-sė, si SKSH, Policia Ushtarake e AKSH-sė, etj., kanė marrė detyra qė tė veprojnė siē e kėrkojnė situatat dhe tė shpėtojnė popullin nga krimineėl tė tillė, por tė ruajnė tė pastra edhe strukturat tona, me qėllim qė populli, siē u ka besuar, t'u besoj edhe nė tė ardhmen.



Ėshtė e vėrtetė qė FBKSH-ja ka njė strukturė tė saj me emrin Fondi Kombėtar Shqiptar (FKSH), fond i cili ėshtė krijuar nga populli, por i shėrben pikėrisht popullit, nevojave tė tij jetike, tė ardhmes sė tij. Njerėzit e inkuadruar nė kėshillat e FKSH-sė janė tė paisur me autorizime speciale, tė sofistifikuara dhe qė nuk mund tė kopjohen. Njerėzit qė janė paisur me kėto autorizime janė tė njohur publikisht si njerėz tė ndershėm dhe e ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė vendbanimin e tyre ku i njeh mirė i madh e i vogėl. Ata nuk janė maskaxhinjė pa identitet. Pastaj AKSH-ja vėrtetė ka vulėn e saj, mirėpo kjo vulė qėndron pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe nė asnjė dokument, nė asnjė autorizim ose nė asnjė ēek-bllok nuk figuron vula e AKSH-sė. E themi kėtė gjė qė populli tė mos mashtrohet nga keqbėrėsit dhe tė mos suvensionojė njerėzit kriminelė, tė cilėt kėrkojnė tė majmen vetė, ose tė kėnaqin zotrinjtė e tyre nga paguhen, pėr tė damkosur pa tė drejtė krijesat e mirėfillta dhe tė pastra tė kombit dhe popullit, tė cilat janė betuar, punojnė dhe luftojnė pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes koloniale shqiptare.



DRILON KORABI 

Botues i Gazetės "Ribashkimi i Shqipėrisė", Organ i FBKSH-sė