Kur zėri i arsyes nuk do tė dėgjohet do tė flasim me gjuhėn e forcės

     

KUR ZĖRI I ARSYES NUK DO TĖ DĖGJOHET, NE DO TĖ FLASIM ME GJUHĖN E FORCĖS!

(Intervistė e Av. Idajet Beqiri, njė ndėr Udhėheqėsit Politik tė FBKSH-sė,

botuar nė Agjencia France Presse)

Pyetje: Cila ėshtė strategjia juaj ushtarako-politike drejt realizimit tė synimeve tuaja?

Idajet Beqiri: Fronti Pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), si njė bashkim forcash politike, intelektuale dhe atdhetare shqiptare, synon tė zgjidhė me mjete politike ēėshtjen kombėtare shqiptare. Jemi i vetmi komb nė botė qė trojet etnike dhe popullin na i kanė pėrvetėsuar dhe qėndrojmė tė ndarė nė pesė shtete tė ndryshme. Jemi popull i vetėm nė botė qė ndodhemi nėn kolonizim. Strategjia jonė e veprimit ėshtė njohja masive e shqiptarėve me Platformėn tonė, e cila nė thelbin e saj ka ribashkimin e trojeve etnike shqiptare dhe popullit qė jeton nė to, nė njė shtet tė vetėm demokratiko-ligjor e properėndimor shqiptar nė Ballkan. Pas kėsaj, ne edhe do tė arrijmė tė bėjmė bashkimin masiv tė shqiptarėve pa dallime feje, krahine, idologjie e partie rreth Frontit Pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar, me qėllim qė Platforma jonė tė bėhet ide masive dhe sunduese ndėr shqiptarėt. Me mjete politike, diplomatike dhe propagandistike do tė arrijmė tė sensibilizojmė opinionin gjithėshqiptar dhe ndėrkombėtar, se rruga e vetme pėr tė eleminuar shkakun e krizave dhe destabilitetit tė Ballkanit ėshtė lejimi i shqiptarėve tė bėjnė shtetin e tyre tė ribashkuar. Nėse ky zė nuk do tė dėgjohet, mjeti i fundit ėshtė ngritja e popullit nė njė kryengritje tė pėrgjithshme tė armatosur. FBKSH-ja punon ēdo ditė pėr kėtė gjė.

Pyetje: Nė ēfarė mekanizma llogaritni pėr avancimin e kėtyre synimeve?

Idajet Beqiri: Ne llogarisim nė rradhė tė parė mjetet politike. Platformėn e FBKSH-sė ua kemi dėrguar nė gjuhėt kryesore tė huaja kancelerive tė botės. Po kėshtu u kemi drejtuar njė Memorandum gjithė faktorit ndėrkombėtar, nė tė cilin shprehen qartė kėrkesat tona. Jo shumė ditė mė parė, para Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė, nė Bruksel, pėrmes njė proteste masive, shprehėm kėrkesat tona pėr njė zgjidhje objektive tė krizės ballkanike, qė ėshtė nė rradhė tė parė krizė shqiptare. KM i BE-sė priti edhe njė delegacionė tė FBKSH-sė dhe i dėgjoi drejtpėrdrejtė synimet tona dhe rrugėt pėr arritjen e tyre. Kur tė bindemi se kėto mjete po shterrin dhe veshi i faktorit ndėrkombėtar ėshtė mbyllur pėr tė dėgjuar zėrin e arsyes, atėherė FBKSH-ja dhe strukturat e saj do tė flasin me zėrin e forcės...

Pyetje: Strukturat tuaja politiko-ushtarake propagandojnė bashkimin kombėtar. Ky synim ka ngjallur kundėrshtime tė ashpėra tė faktorėve relevantė ndėrkombėtarė dhe vendorė. Si i komentoni kėto reagime, veēanėrisht tė bashkėsisė ndėrkombėtare?

Idajet Beqiri: Faktorėt relevantė ndėrkombėtaė dhe vendorė e dinė se ka njė ēėshtje kombėtare shqiptare tė pazgjidhur. E dinė qė janė vetė ata qė u kanė bėrė shqiptarėve padrejtėsinė e rėndė tė ndarjes dhe copėtimit me ligjin e "xhunglės". Faktorėt ndėrkombėtarė, pavarėsisht se pėrpiqen tė bėjnė rolin e "strucit", i cili, me qė futė kokėn nė rėrė, mendon se nuk e sheh njeri trupin dhe qafėn e tij tė gjatė, e dinė qė pėr zgjidhjen e krizave kombėtare nuk ka dy mizura, njė pėr tė gjithė vendet e botės, dhe njė tė posaēme vetėm pėr shqiptarėt. Ne nuk po kėrkojmė mė shumė dhe nuk do bėjmė mė shumė dhe as mė pak nga sa bėri Gjermania, Sllovakia, Ēekia, Ish-vendet e BRSS-sė, ish-vendet e Jugosllavisė, Kina me Hong Kongun etj.

Ēėshtja e pa zgjidhur shqiptare ėshtė nė rradhė tė parė problem i shqiptarėve. Jemi ne qė pėr mė shumė se njė shekull vuajmė pasojat e njė gjenocidi dhe kolonializmi tė paparė. Ndaj kemi vendosur tė luftojmė pėr lirinė tonė, kemi vendosur tė vėmė nė vend padrejtėsinė shekullore. Prej faktorėve relevantė ndėrkombėtar dhe vendorė kėrkojmė tė na trajtojnė si gjithė popujt e botės...

Pyetje: A mendoni se veprimet e armatosura mund tė realizojnė bashkimin kombėtar qė e paraqitni si projekt tuajin?

Idajet Beqiri: FBKSH-ja nuk ėshtė e pėrcaktuar pėr veprime tė armatosura. Janė kolonizatorėt serbo-sllavomaqedonė qė e imponojnė kėtė mėnyrė zgjidhje. Ata, megjithėse e shohin qė kolonializmi ka rėnė nė gjithė botėn, qėndrojnė me mendėsitė e vjetėra nė trojet tona. Faktori ndėrkombėtar bėn rolin e "zjarrfikėsit", duke shuar vazhdimisht vatrat e zjarrit, pa menduar qė problemi po agravon deri nė shkallėn qė nuk do tė ketė mė "zjarrfikės" nė botė tė futet nė zjarrin e madh ballkanik, i cili ėshtė gati tė shpėrthejė. Ne jemi pėr gjuhėn e arsyes nė zgjidhjen e krizės shqiptare, pėr gjuhėn e paqes, por kur gjenocidistėt dhe kolonizatorėt trajtohen si tė priviligjuar dhe jetojnė mbi shfrytėzimin qė i bėjnė popullit tonė dhe pasurive tė tyre me ligjin e forcės, veprimet e armatosura pėr t'u ēliruar janė mjeti mė i mirė politik e demokratik.

Pyetje: Keni marrė pėrgjegjėsi pėr aksione tė ndryshme nė Maqedoni dhe Luginė tė Preshevės. Nė kėtė drejtim, keni bėrė tė ditur se dy shqiptarėt e vrarė nė Konēul, kanė qenė pjestarė tė Armatės Kombėtare Shqiptare. A do tė thotė kjo se e keni filluar veprimtarinė pėr pėrgatitjen e njė ofensive pranverore?

Idajet Beqiri: Ka njė problem tė rėndė shqiptar tė pazgjidhur. Ka njė popull shqiptar tė ndarė nė pesė shtete tė ndryshme, tė cilėt nga ēdo pikėpamje janė njė popull i kolonizuar. Megjithėse u bėnė tre luftėra, me sakrifica tė pallogaritshme, pozita e shqiptarėve mbeti po ajo, e popullit nėn robėri dhe nėn kolonializėm. Kjo gjendje me siguri do tė ketė pranvera, vera dhe dimėra "tė nxehtė".

Pyetje: Nė njė komunikatė, AKSH-ja ka thėnė se pjestarėt e saj kanė rėnė nė krye tė detyrės. A mund tė na thoni se me ēfarė detyre ishin tė ngarkuar?

Idajet Beqiri: Unė jam njė ndėr udhėheqėsit politik tė FBKSH-sė, qė ėshtė struktura e vetme politike qė e udhėheq AKSH-nė. Komunikatat i nxjerrė SHP i AKSH-sė. Ky Shtab e di edhe me ēfarė detyre i ka ngarkuar pjestarėt e saj. Veē njė gjė e di sigurisht, qė AKSH-ja ka pėr detyrė tė mbrojė popullin shqiptar nė trojet e veta etnike nga gjenocidistėt serbo-sllavomaqedonė dhe t'i ēlirojė ata nga kolonializmi. A ka detyrė mė tė shenjtė se kjo?

Pyetje: Nė rast tė fillimi tė konfliktit, a do tė favorizoni edhe territorin e Maqedonisė pėr veprime tė drejtpėrdrejta ushtarake?

Idajet Beqiri: Pėrgjigjen e kėsaj pyetje duhet ta japin strategėt ushtarak tė SHP tė AKSH-sė, tė cilėt kanė pėrgatitur njė Strategji tė caktuar, unė jam politikan.

Pyetje: A mendoni se ka disponim te shqiptarėt pėr tė filluar njė luftė tė re?

Idajet Beqiri: Shqiptarėt, kur nisėn tre luftėrat e para, kishin parashikuar si fundin e tyre ribashkimin e trojeve shqiptare, dhe popullit qė jeton nė to, nė njė shtet tė vetėm kombėtar nė Ballkan. Meqė ky objektiv nuk u arritė, edhe pėr arsyen kryesore se faktorėt ndėrkombėtaėr nuk ishin tė pėrgatitur, shqiptarėt kėto tre luftėra i kanė konsideruar tre beteja tė papėrfunduara. Nėse nuk do tė ishte vullnet masiv i popullit shqiptar ngritja nė njė luftė tė shenjtė pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar, askush nuk do e merrte pėrgjegjėsinė tė bėnte aventura tė rrezikshme.

Pyetje: Faktorė tė ndryshėm institucionalė shqiptarė, pohojnė se veprimet e FBKSH-sė dhe AKSH-ės u japin arsyetime qeverive tė Beogradit dhe Shkupit dhe dėmtojnė interesat shqiptare?

Idajet Beqiri: Nuk e kuptoj cilat interesa shqiptare janė mirė dhe...veprimet e FBKSH-sė dhe AKSH-sė i dėmtojnė ato? Tė jesh nėn okupimin serbo-sllavomaqedon ėshtė "mirė"? Tė jesh nė truallin tėnd, por tė tė "pėrvetėsojnė" tė tjerėt dhe tė tė shfrytėzojnė si koloni ėshtė "mirė"? Ta kesh popullin, kombin dhe trojet e tua nė pesė shtete tė ndryshme dhe tė kesh kufijtė shtetrorė nga mė absurdėt nė botė, duke qenė i rrethuar ngado me vetveten, ėshtė "mirė"? "Arsyetimin" e vetėm qė FBKSH-ja dhe AKSH-ja u jep qeverive tė Beogradit dhe Shkupit ėshtė qė, kėto qeveri ta mbledhin pėrfundimisht mendjen se shqiptarėt nė trojet e tyre etnike nuk mund t'i mbajnė mė nėn shtypjen dhe shfrytėzimin e tyre si popull tė kolonizuar. Gjendja e shqiptarėve nė Ballkan ėshtė mė tepėr se dramatike. Rruga e vetme e shpėtimit ėshtė ēlirimi dhe ribashkimi me shtetin amė.

Pyetje: Ėshtė krijuar pėrshtypja se nuk keni pėrkrahje nga ish-drejtuesit e ish-UĒK-ės sė Kosovės dhe Maqedonisė, si dhe tė ish-udhėheqėsve tė ish-UĒPMB-ės?

Idajet Beqiri: Aparenca tė gėnjen. Ish-drejtuesit qė pėrballuan tre luftėrat e para janė tė vetėdijshėm qė nuk arritėn atje ku kishin pėrcaktuar fundin. Me sakrifica tė pashembullta, me vėshtirėsi tė panumėrta, bėnė aq sa mundėn. Detyra jonė ėshtė qė tė vazhdojmė rrugėn qė ata nisėn, dhe tė arrijmė finishin. FBKSH-ja ka njė pėrkrahje masive. Thuajse 90 pėrqind e ish-luftėtarėve tė tre ushtrive tė mėparshme ose janė inkuadruar nė AKSH, ose kanė bėrė dhe vazhdojnė tė bėjnė kėrkesa pėr rekrutim. Kjo ėshtė domethėnėse. Shtoji kėsaj edhe kėrkesat e mesatarisht 32 tė rinjėve nė ditė, tė cilėt i kanė mbushur 18 vjetėt, pas ndalimit tė tre luftėrave tė mėparshme, pėr t’u rreshtuar nė AKSH... Ky ėshtė njė fakt qė nuk ka nevojė pėr komente tė tjera...

Pyetje: Kur do tė paraqitet AKSH-ja publikisht?

Idajet Beqiri: FBKSH-ja dhe AKSH-ja kanė kohė qė janė paraqitur publikisht. Ato janė kudo nė terren, janė nė shpirtin e gjithė shqiptarėve, qė pėrpos ribashkimit nuk shohin perspektiv tjetėr, janė nė tė gjitha faqet e shtypit dhe masmedias vendase dhe tė huaja, janė nė sheshet e Evropės dhe tė botės...

Pyetje: Sipas jush, a janė tė dėshtuara pėrfundimisht marrėveshjet e Ohrit dhe Konēulit, dhe nėse po, pse?

Idajet Beqiri: Marrėveshjet e Ohrit dhe Konēulit kanė qenė tė destinuara tė dėshtojnė qysh nė hartim. Me njė ligj kushtetues, nė vitin 1974, shqiptarėt nėn kolonializmin ish-jugosllav, kishin shumė herė mė shumė tė drejta se sa pėrcaktojnė kėto dy marrėveshje tė dala si rezultat i dy luftėrave etnike. I rėndėsishėm ėshtė fakti se kush ka sovranitetin shtetror. Mbi trevat shqiptare nė Kosovėn Lindore (Preshevė-Bujanoc-Medvegjė) dhe nė Maqedoni sovranitetin shtetror e kanė serbo-sllavomaqedonėt. Ata tė japin aq tė drejta sa tė mos u cėnohet pozita e kolonizatorit. FBKSH-ja punon dhe lufton qė shqiptarėt e kėtyre trevave t'i bashkohen sovranitetit shtetror shqiptar, domethėnė natyrales, historikes, gjenit, kulturės, pra gjakut tė tyre me tė cilin gjithėēka i bashkon dhe asgjė nuk i ndan.

Pyetje: Faktorėt relevantė ndėrkombėtarė, prezent nė Luginėn e Preshevės, u kanė identifikuar si struktura dashakeqėse, madje edhe terroriste?

Idajet Beqiri: Nuk mund tė jetė "dashakeqės" dhe "terrorist" njė popull i tėrė, i cili nė emėr tė parimit universal tė vetvendosjes, tė shpallur si gjėja mė e shenjtė prej faktorėve relevantė ndėrkombėtarė, tė kėrkojė dhe luftojė pėr lirinė e tij, pėr pavarėsinė e tij, pėr tė hequr nga qafa zgjedhėn koloniale. Tė kėrkosh tė drejtat e tua kombėtare, tė luftosh pėr ēlirim dhe ribashkim me truallin tėnd natyral, tė hedhėsh poshtė padrejtėsinė shekullore qė pėrmes "ligjit tė forcės" tė mori mė shumė se gjysmėn e trevave dhe popullit dhe t'i kolonizoi, ėshtė akt i lartė civilizimi. AKSH-ja ėshtė e pėrcaktuar rigorozisht si njė forcė antiterroriste. FBKSH-ja i ėshtė bashkuar me gjithė potencialin dhe qenjen e saj koalicionit botėror antiterrorist me SHBA-tė nė krye. Ne jemi tė bindur se lufta qė bėjmė dhe do tė bėjmė kundėr zgjedhės shtypėse serbo-sllavomaqedone ėshtė nė kahun e duhur, sepse kėto shtete i pėrkasin boshtit tė sė keqes... Pas Irakut atyre do t'u vij rradha. Bollė plagė tė pashėrueshme u kanė hapur ballkanasve dhe Ballkanit serbo-sllavomaqedonėt.

Pyetje: Si e komentoni politikėn shqiptare nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti nė Luginėn e Preshevės?

Idajet Beqiri: Ka ardhur koha qė politika shqiptare nė tė gjitha hapėsirat tona tė mendojė dhe veprojė pėr fatet e popullit tė vet, tė trevave tė veta. Serbo-sllavomaqedonėt e dinė se janė kolonizatorėt tanė. Ata kanė mjetet dhe njerėzit e tyre pėr t'u shėrbyer vendeve dhe qėllimit tė tyre. Ata nuk e kanė llogaritur "ndihmėn" e faktorit politik shqiptar pėr realizimin e "aspiratės" gjenocidiste tė tyre. Kjo "ndihmė" sigurisht i lehtėson, por gjithėsesi ėshtė e pėrkohėshme. Ndaj politika zyrtare shqiptare tė orjentohet drejt dhe t'u shėrbejė shqiptarėve. Tė bėsh rolin e "paqėsorit", tė partizanit tė "multietnicitetit" apo "bashkim-vllazėrimit" tė djeshėm, vetėm qė tė shihesh "me sy tė mirė" prej ndėrkombėtarėve, qė tė gėzosh ndonjė post tė lartė drejtues, kjo jo vetėm ėshtė e pėrkohėshme, por e destinuar tė marrė ndėshkimin mė tė rėndė historik...