Mitrovica veriore ose parajsa serbe pėr kriminelėt e luftės

     

Nga Mona Agrigoraiei
  
Dėshirat fantazuese tė serbėve pėr ndarjen e Kosovės, duke marrė parasysh "realizimet" e Dajtonit, u shfaqėn nė momentin kur kryekasapi serb, Millosheviq, realizoi se Kosova ėshtė humbur pėr tė. Atėherė, nė disa takime qė i pati me Rugovėn, i propozoi atij njė pazarllėk, se ai do tė njihte shkėputjen e Kosovės nga Serbia, nėse ai do tė pranonte pjesėn veriore tė Kosovės nėn kontrollin e saj. Kjo ide nuk ishte e pranuar, nė kontekstin e fillimit tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės kundėr forcave banditeske, kriminale tė ushtrisė dhe policisė serbe. Populli shqiptar duke shikuar domosdoshmėrinė e ēlirimit kombėtar tė Kosovės nė tėrėsinė territoriale tė saj, luftoi trimėrisht, luftoi i bashkuar, krah pėr krah nė UĒK-nė. Lufta mbaroi me ndėrhyrjen e forcave ndėrkombėtare nė Kosovė, me ēmilitarizimin arbitrar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Lufta mbaroi edhe me pėrshtypjen e popullit shqiptar tė Kosovės se shmangja nga ēdo rrezik ėshtė e tejkaluar, sepse me pėrfundimin e luftės fati i Kosovės ishte dhuruar nė duart tė ndėrkombėtarėve, qė ishin parė si ēliruesė, si shpėtimtarė, qė shkėputnin zinxhirėt e shtypjes serbe. Vėrtetė, nuk duhet tė injorohet kontributi i atėhershėm i bashkėsisė ndėrkombėtare, nė veēanti i NATO-s, qė mundi pėr momentin makinerinė ushtarakė serbe, atėherė duhet theksuar se gjithėēka ishte bėrė me qėllimin e qetėsimit e pėrkohėshėm tė konfliktit , e jo duke gjetur zgjidhjen pėrfundimtare pėr problemin e Ballkanit. Tė njejtit ndėrkombėtarė ,duke vendosur administratėn e tyre nė Kosovė, patėn dėtyrėn morale e politike qė tė mbrojnė Kosovėn nga ēdo rrezik i brendshėm ose i jashtėm. Nė kėtė kėndvėshtrim fakti se, nė muajtė e parė pas vendosjes sė administratės sė UNMIK-ut , ishte pranuar ndarja e Mitrovicės ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve, nuk mund tė jetė parė nė njė mėnyrė tjetėr, veēse si injorim i realitetit tė Kosovės, ku pjesa dėrrmuese e popullit priste vazhdimin e veprimeve nė dobinė e tij e jo tė Beogradit vrasėtar. 

Nė dhjetėvjeēarin e rėnjes sė murit tė Berlinit, nė dhjetėvjeēarin e bashkimit tė tė dy Gjermanive, u bė njė mur i ri, nė Kosovė, nė tė dyja anėt tė lumit Ibėr. ”Kufitarėt” ishin ushtarėt francezė qė, bashkė me shovinistėt serbė, mbrojtėn veriun e Kosovės qė tė mos hyjnė shqiptarėt atje. Nė dėshirėn e tyre pėr tė patur Mitrovicėn ' e tyre' tė spastruar etnikisht, tė gjithė shqiptarėt qė jetuan nė veri ishin detyruar qė tė lėshojnė shtėpitė tė tyre dhe tė kalojnė urėn. Ata shqiptarė qė mbetėn, si pjesė e rrezistencės, ishin tė rrethuar, tė frikėsuar qė tė dalin jashtė shtėpive dhe ishin njė pėngesė tė madhe pėr planet e serbėve… Shtrohet njė pyetje: pse nga tėrė KFOR-i, pikėrisht ushtarėt francezė ishin vendosur nė Mitrovicė? Spese kjo ishte njė zgjidhje taktike pėr interesat e ardhshme tė serbėve nė atė qytet? A ishte ky vendim i KFOR-it, si njė monedhė e shkėmbimit ndėrmjet NATO-s dhe ushtrisė ruse, qė pėrpara hyrjes sė forcave tė aleancės nė Kosovė, qė arritėn tė shkonin deri nė Prishtinė, duke dėpertuar nė aeroportin e saj? 


Nė pjesėn e Mitrovicės qė nuk mund tė ishte mė e kontrolluar prej administratės ndėrkombėtare, u shfaq njė organizim paralel. UNMIK-u toleroi kėtė situatė nga dėshira qė tė mos krijoheshin sėrish tensionet. ”Institucionet” vendore nuk reagonin nė njė mėnyrė koherente, por vetėm deklarativisht, si ēėshtje e prekur nė fushata tė ndryshme zgjedhore qė bėheshin nė kėto vite tė fundit. Mikrobi i enklavizimit bėhej i njohur nė tė gjithė Kosovėn veriore. Nė qytete e fshatra tė ndryshme tė kėsaj zone, tė mbrojtura nga KFOR-i, ”qė tė mos hakmerren shqiptarėt”, organizimi i serbėve bėhej parajsa e sigurt pėr tė gjithė kriminelėt e luftės ose tė krimit tė organizuar serb, pėr agjentet tė UDB-sė, qė tė gjithė patėn qėllimin e formimit tė grupeve paraushtarake pėr ”mbrojtjen e serbėve” nga shqiptarėt, madje edhe nga KFOR-i. 

Pas ”demokratizimit” tė Serbisė, njė shtet nė tė cilin nė veēanti ekstremizmi, por edhe kriminaliteti, mafia gjunjėzuan e vazhdojnė tė gjunjėzojnė ēdo formė logjikė tė mendimit, dėshirat e sėmura politike tė Millosheviqit nuk shuheshin me ndėrrimin e presidentit, por u pėrpiluan strategji tė ndryshme pėr vėnien nė aplikim tė tyre, nė njė mėnyrė mė tė genjyese. Ishte mė e lehtė pėr regjimin e ”tigrit” paraushtarak Koshtunica, se sa pėr paraardhėsin e tij qė tė bėnte kėto gjėra, sepse administrata e UNMIK-ut, duke e mashtruar vetėveten se Serbia do tė vazhdojė rrugėn e demokratizimit, filloi t’u bėjė lėshime pa bazė serbėve, nė dėm tė interesit kombėtar shqiptar. Mund tė pėrmendim pranimin e bojkotit tė serbėve nė ato tre zgjedhjet- ushtrime (qė bėheshin edhe nga populli shqiptar i Kosovės tė jetė i polarizuar politikisht e jo i bashkuar nė tė njejtėn qėllim: bashkimi kombėtar shqiptar), organizimin e veēantė tė zgjedhjeve pėr formimin e ”institucionėve vendore”, pastaj idenė e kthimit tė ”refugjatėve” serbė ose tė decentralizimit. Por, sipas mendimit sim, mė e pakuptimtė ėshtė se KFOR-i dhe UNMIK-u fillojnė tė sillen si pushtuesit e dikurshėm serbė, duke e injoruar drejtėsinė, duke bėrė dallim ndėrmjet shqiptarėve e serbėve. Rasti i arrestimit tė Oliver Ivanoviēit, kriminelit udhėheqės tė grupit paramilitar ”rojat e urės” nga Mitrovica, qė ishte ”arrestuar” e pastaj liruar nė marrėveshje me Beogradin, nė krahasim me gjykimin e Daut Haradinajt e tė disa luftėtarėve tė tjerė tė shquar nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, me akuzėn qesharake se”'kanė kryer krime ndaj popullsisė shqiptare” nė kohėn e luftės nė Kosovė. Kėto gjėra ishin pranuar me ose pa bisedat e UNMIK-ut me Beogradin, por gjithmonė nė mungesėn e drejtėpėrdrejtė tė shqiptarėve. Nuk ėshtė qėllimi i kėtij shkrimi qė tė akuzoj UNMIK-un ose KFOR-in se vepron qėllimisht kundėr popullit shqiptar tė Kosovės, por mėnyra e mendimit tė ndėrkombėtarėve lidhur me situatėn nė Mitrovicė e nė tėrė Kosovėn veriore, lidhur me marrėdhėnien e tyre tė vazhdueshme me Beogradin, i ka ndihmuar shumė Serbisė, e cila ka ditur qė tė shantazhojė gjithėmonė administratorėt ndėrkombėtarė, qė ka ditur gjithėmonė qė tė luajė lojėn e shahut, ku iniciativa ishte jo e Prishtinės. 


Po nėse tani Shtajnerit i ėshtė bėrė mat me vendimin e serbėve (tė komanduar prej Beogradit), pėr shpalljen e bashkimit tė enklavave serbe, kjo nuk do tė ndodhėte me strukturat kombėtare shqiptare, Armatėn Kombėtare Shqiptare ( e krijuar nė dhjetor 1999, si trashėgimtare e drejtėpėrdrejtė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke e shikuar domosdoshmėrinė e vazhdimit tė luftės pėr bashkim kombėtar shqiptar) dhe Frontin pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (struktura e tanishme udhėheqėse e Armatės Kombėtare Shqiptare) qė nuk do tė pranojnė mė kurrė kolonizimin e asnjė pjese tė trojeve tė Shqipėrisė Etnike. Ėshtė e qartė se Kosova nuk mund tė organizohet sipas modelit tė Bosnjes ose tė Qipros (si thoshte ish - kryeministri i vdekur tani, Gjingjiē). Tėrė Kosova historike, kjo vatėr e shqiptarėve autoktonė, tė shkėputur padrejtėsisht nga trungu i shtetit - amė, Shqipėrisė, duhet tė mos jetė mė vend i kolonizuar, i shtypur. Askush dhe asgjė, nė emėr tė dėshirave tė veta pėr ekspansion nuk ka tė drejtė qė tė pengojė realizimin e Shqipėrisė sė Bashkuar dhe nuk do tė mundet ta bėjė kėtė, sepse udhėheqėsit dhe anėtarėt e strukturave kombėtare janė tė bindur qė tė vazhdojnė rrugėn e bashkimit kombėtar. Nėse Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte mundur me pėrpjekjet e tėrė bashkėsisė ndėrkombėtare, bashkė me disa udhėheqės tė saj (qė braktisėn idealet tė veta pėr njė vend nė ”qeveri” ose nė ”parlament”), tė pushojė pėrpara realizimit tė Shqipėrisė Etnike, kjo nuk do tė ndodhė tani, pas formimit tė strukturave kombėtare, qė do tė prishin tė gjithė lojėrat e strategjitė sllave tė pranuara nga bashkėsia ndėrkombėtare. Tė shurdhėtit do tė dėrgjojnė, tė vėrbėrit do tė shohin. Nėn gėrmadhat e ”murit tė Berlinit”, i vendosur tani ndėrmjet shqiptarėve dhe shqiptarėve, simboli i tė cilit ėshtė Mitrovica, do tė linėt shteti kombėtar shqiptar.