BE kritikon Georgievskin dhe PDSH-nė

   

Ohri, ku mė 2001 u nėnshkrua marrėveshja qė i dha fund konfliktit tė armatosur nė MaqedoniBashkimi Evropian nė Maqedoni ka kritikuar kryetarin e partisė mė tė madhe opozitare VMRO-DPMNE, ish-kryeministrin Ljubēo Georgievski, i cili sugjeroi se pėr mbijetesėn e Maqedonisė si shtet "duhet tė ketė ndarje dhe shkėmbime teritoresh mes shqiptarėve dhe maqedonasve".
I dėrguari i posaēėm i BE-sė nė Maqedoni, Aleksis Bruns, nė njė intervistė pėr BBC-nė thotė se "kėto komente janė negative".
Bruns kritikoi edhe Partinė Demokratike Shqiptare, e cila shpalli moratorium, sepse siē tha, "nuk ėshte e kėnaqur me procesin e zbatimit tė Marrėveshjes sė Ohrit".
Ai thotė se moratoriumi ėshtė nė kundėrshtim me parimet demokratike tė funksionimit tė njė shteti.
Bruns thotė se nė Maqedoni ka krizė politike por se ajo duhet tė mbesė brenda politikės.
Me zotin Bruns bisedoi korrespodenti i BBC-sė nė Shkup, Nazim Rashidi, dhe fillimisht e pyeti si i shihte BE komentet e Ljubēo Georgievskit qė sugjeronin ndarje tė reja etnike?


Bruns: Sigurisht qė komentet e mia pėr kėtė janė negative. Marrėveshja kornizė erdhi si zgjidhje e konfliktit tė vitit 2001. Marrėveshja e Ohrit i dha njė hartė Maqedonisė se si ta gjejė rrugėn pėr t'u afruar nė BE.
Nė artikullin e zotit Georgievski ka paradoks. Ai nė njė anė prezanton parime qė janė tė kundėrta me ato qė ndiqen nė BE. Dhe nga ana tjetėr, ai kėrkon integrimin e Maqedonisė nė BE. Kjo ėshtė kontradiktė sepse nuk mund tė mos respektosh Marrėveshjen e Ohrit dhe tė mos plotėsosh ato qė quhen kushte politike pėr tė hyrė nė BE, e nga ana tjetėr tė kėrkosh anėtarėsim nė BE. Kjo thjeshtė nuk ėshtė e mundur.
Do tė doja tė theksoja parimet pėr anėtarsim nė BE. Njė, respektimi i kufijve aktual. Dy, shmangia e dhunės, qė do tė thotė se do tė duhet tė pėrdoren mjetet demokratike pėr tė shprehur kėnaqėsinė ose pakėnaqėsinė pėr proceset. Dhe tre, bashkėekzistenca shumėetnike. Kėto janė themelet e afrimit tė Maqedonisė nė BE.

BBC: Cili ėshtė mesazhi juaj pėr zotin Georgievski?

Bruns: Do tė theksoj rėndėsinė e tri parimeve qė pėrmenda mė lartė, nevojen e zbatimit tė plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit. Dhe mendoj se do tė theksoj atė se nėse ai ėshtė i sinqertė nė deklaratat e tij qė vendi tė integrohet nė BE atėhere nuk duhet tė harrojė se ėshtė personalisht pėrgjegjės pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit, qė e nėnshkroi si kryeministėr. Ai ėshtė personalisht pėrgjegjės pėr kontribut nė zbatimin me sukses tė saj dhe prandaj ai ėshtė pėrgjegjės pėr rrugėn e integrimit tė Maqedonisė nė BE.
 
BBC: Si e komentoni ndėrkohė shpalljen e moratoriumit nga ana e PDSH-sė, partia shqiptare mė e madhe opozitare? 


Maqedonia ka marrė rrugė tė drejtė, dhe nėse e krahasoni situatėn tani me atė njė ose dy vjet mė parė ka pėrmirėsime dramatike. Prandaj mendoj se duhet tė pėrkrahim tė gjithė ata qė punojnė nė kėtė drejtim.

A Bruns, pėrfaqėsues i BE-sė nė Maqedoni  


Bruns: Nė njė vend demokratik nuk ėshtė normale qė njė parti, nuk ėshtė njė drejtim i mirė qė tė konsiderojė se nuk ka interes pėr tė pėrdorur mjetet tradicionale demokratike pėr tė shprehur pikėpamjet.
Nė kėtė vend ka zgjedhje tė lira, ka parti politike, ka parlament ku ka komisione, ka shtyp, tė gjitha kėto duhet tė pėrdoren nga partitė politike pėr tė shprehur pikėpamjet e tyre.
Moratoriumi ėshtė nė kundėrshtim me kėto parime. E kuptoj se ka pakėnaqėsi nė PDSH pėr intensitetin e zbatimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, por dua tė theksoj se 2003 do tė ishte njė vit i ndjeshėm, i vėshtirė, gjė qė e dinim tė tėrė. Sepse 2003 ėshtė viti kur fillojnė reforma komplekse ekonomike dhe gjyqėsore.
Tė jem i sinqertė, nuk mund tė presim qė kėto reforma tė japin frytet nė afat tė shkurtėr. Tani tė gjithė duhet tė investojnė nė tė ardhen e kėtij vendi, qė do tė thotė pėrmisim i situatės politike dhe ekonomike, dhe tė gjyqėsorit, me njė fjalė standardin ekonomiko-kulturor tė tė gjitha komuniteteve, tė tė gjithė qytetarėve tė kėtij vendi.

BBC: Ju shpreheni kritik ndaj deklaratave tė udhėheqėsve tė dy partive opozitare, a do tė thoni se deklaratat e tyre janė tė papėrgjegjshme?

Bruns: Nuk jam kėtu tė kritikoj ndonjė parti ose tė jem nė favor tė ndonjė tjetre. Unė nuk jam kėtu as tė pėrkrah qeverinė, unė jam kėtu tė pėrkrah rrugėn e kėtij vendi drejt BE-sė.
Mund ta pėrsėris vazhdimisht se hapi i parė pėr tė realizuar kėtė qėllim ėshtė zbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit. Jam nė favor tė zbatimit, dhe pėrkrah tė gjithė, zyrtarė dhe jo zyrtarė, qė punojnė nė kėtė drejtim.

BBC: A mendoni atėhere se me kėto zhvillime politike nė fundjavė ėshtė dėmtuar procesi i zbatimi tė Marrėveshjes sė Ohrit?

Bruns: Shpresoj se jo, sepse ėshtė i vetmi opsion, e vetmja rrugė pėr kėtė vend qė tė gjejė zgjidhje pėrfundimtare pėr problemet e tė kaluarės. Mendoj se tė gjithė, nė nivel zyrtar ose privat, duhet ta kuptojnė se si asnjėherė mė parė duhet tė ketė njė mobilizim tė pėrgjithshėm pėr tė vazhduar dhe pėrkarhur zbatimin e Marrveshjes sė Ohrit. Kėto janė kushtet politike pėr tu afruar nė BE.

BBC: Ėshtė thėnė se pas lėvizjeve politike tė PDSH-sė dhe deklaratave tė kreut tė VMRO-DPMNE-sė, z. Georgievski, do tė ketė pasoja politike. Sa tė thella mendoni se do tė jenė ato?

Bruns: Maqedonia ka marrė rrugė tė drejtė. Dhe nėse e krahasoni situatėn tani me atė njė ose dy vjet mė parė ka pėrmirėsime dramatike. Prandaj mendoj se duhet tė pėrkrahim tė gjithė ata qė punojnė nė kėtė drejtim.
Mund tė kemi njė krizė politike, njė debat politik, por i cili duhet tė mbesė vetėm nė kuadėr tė politikės.
Dua ta bėj tė qartė se skenare alternative, mendime alternative, se ē'mund tjetėr tė bėhet nuk do tė pranohen. E bėjmė tė qartė se ata qė pėrkrahin skenare alternative nuk punojnė nė favor tė qytetarėve tė kėtij vendi, por pėrkundrazi ata punojnė pėr tė vonuar progresin politik dhe ekonomik qė ēon drejt BE-sė. Kjo duhet tė jetė shumė e qartė, qė tė mos ketė paqartėsi dhe qė pėrpjekjet qė janė duke u zhvilluar pėr tė ēuar vendin mė pranė BE-sė, tė vazhdojnė.