|
Nuk ėshtė nė kompetencėn e zotit Shtajner deklarimi si organizatė terroriste e AKSH-sė |
|
(Intervistė e Sekretarit Politik tė FBKSH-sė, av. Alban Vjosa, dhėnė Agjencisė REUTERS, menjėherė pas vendimit tė zotit Shtajner)
Reuters: Sot, zoti Steiner (Shtajner) si administartor i Kosovės e ka shpallur AKSH-nė si organizatė terroriste nė bazė tė deklaratės suaj qė e keni marrė pėrsipėr sulmin nė hekurudhėn afėr Mitrovicės. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?
Alban Vjosa: Zoti Shtajner ėshte njė nėpunės i Administratės sė OKB-sė dhe nuk e ka nė kompetencė tė shpallė terroriste organizime politike qė kanė njė platformė tė shpallur dhe qė synojnė tė arrijnė me mjete politike qėllimin e tyre, qėllim i cili mbėshtetet nė normat juridike ndėrkombetare, nė Karta tė rėndėsishme ndėrkombėtare.
Reuters: Nė «Direktivėn administrative nr.2003/9" ai thotė se "duke vėrejtur se AKSH-ja ka marrė pėrsipėr aktin terrorist tė sulmit me bombė tė urės sė Zveēanit me 12 Prill 2003 me qėllim te shkaktimit tė humbjeve tė jetėve nė njė numėr tė madh tė civilėve tė pafajshėm dhe shkatėrrimit tė pasurisė publike... dhe duke vėrejtur me tutje se AKSH-ja nė publikimet dhe materialet e saja propaganduese pėrmes web-sitit, qartė manifeston se qėllimet e veta do t'i arrijė me dhunė dhe me pėrdorimin e forcės...unė si autoritet i pėrgjegjshėm pėr siguri publike dhe ruajtjen e ligjit dhe rendit nė Kosovė e pėrcaktoj AKSH-nė si organizatė terroriste ". Komenti, ju lutem?
Alban Vjosa : E para, zoti Shtajner ka fantazuar si shumė dhe ėshtė jashtė realitetit me tė ashtuquajturėn "jetėn e njerėzve"! Nėse AKSH-ja do kishte qėllim rrezikimin e jetėve tė njerėzve, kėtė aksion e kishte organizuar kur Ura e Mitrovicės tė ishte e mbushur me njerėz, ose kur tė kalonin mbi tė trena tė mbushur me njerėz udhėtarė. Ndėrsa AKSH-ja e bėri aksionin pikėrisht nė atė orė tė natės kur nuk kishte asnjė kėmbė njeriu tek Ura. Aksioni ishte sinjifikativ, i mirėfilltė politik: me kėtė aksion ne i thamė faktorit ndėrkombėtar, sikurse edhe vet zotit Shtajner, se do t'i ndėrpresim "urat e lidhjes" me Beogradin dhe do e lidhim Mitrovicėn Veriore, kėtė truall shqiptar, me krijesėn natyrale tė cilėn na i ka falur Zoti qė kur ka lindur njerėzimi, me Shqipėrinė, gjakun tonė. Me kėtė aksion AKSH-ja i tha faktorit ndėrkombėtar dhe Zotit Shtajner se ka ikur koha kur ligji i xhunglės i jepte dhuratė pėr shėrbime, pėr mbretėr dhe perandorė, pėr interesa tė politikės shoviniste grabitqare trojet shqiptare. Mitrovica Veriore ju dha Serbisė pas mbarimit tė luftės heroike tė fituar nga ish-UĒK dhe NATO, ēka pėrbėnė nė vetvete njė akt terrorist tė pashembullt kundėr shqiptarėve dhe trojeve tė tyre strirgjyshore. Ky akt i paprecedent duhet korrigjuar. Zoti Shtajner dhe i gjithė faktori i pėrgjegjshėm ndėrkombėtar duhet tė binden se nuk mund te bėhet terrorist njė popull i tėrė prej afro 15 milion shqiptarė qė jetojnė nė tė gjithė botėn, vetėm dhe vetėm sepse duan tė ēlirojnė trojet e tyre tė okupuara nga kolonizatorėt serbo-sllavomaqedonė dhe ti bashkojnė ato me shtetin e tyre amė, Shqipėrinė. FBKSH-ja ka luftuar, lufton dhe do tė luftojė me te gjitha mjetet politike pėr tė hedhur tej zgjedhėn koloniale. Kėtė e bėjmė sepse kemi me vete Kartėn e OKB-sė pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut, nė emėr tė sė drejtės sė vetvendosjes sė popujve qė tė jenė tė lirė, tė pavarur dhe tė organizohen sipas vullnetit tė tyre. Ne, shqiptarėt, nuk kemi pse shkojmė me Serbinė, kemi traditat tona, territorin tonė, kulturėn tonė dhe duam tė bashkohemi me gjakun tonė. Nėse Zoti Shtajner nxiton ti mbyllė gojėn njė kombi dhe njė populli tė tėrė me vendime absurde, si ky qė pėrmėndėni ju, sepse nė fund tė fundit kėshtu e dashkan interesat konjukturale dhe ekonomike tė ndonjė shteti apo grupe shteti nga vjenė zoti Shtajner pėr tu shėrbyer, FBKSH-ja u thotė se koha e Evropės sė Vjetėr ka pėrfunduar mė rėnien e sistemit kolonial. Shqiptarėt dhe trojet e tyre nuk kanė arsye tė bėhen vende pune pėr administratorėt e huaj, tė cilėt duke na mbajtur tė lidhur me Beogradin, shtojnė jetėgjatėsinė e tyre nė vendet tepėr tė paguara tė punės qė mbajnė aktualisht nė Kosove.
Reuters: Me kėtė akt, a do tė thotė se Shtajner e pranon se AKSH-ja vepron nė Kosovė?
Alban Vjosa: Veprimtaria e FBKSH-sė, si struktura udhėheqėse politike e AKSH-sė, ky bashkim forcash politike, intelektuale dhe atdhetare tė regjistruara edhe nė organet kompetente shtetrore tė shteteve ku janė shqiptarėt, ka vepruar, vepron dhe do tė veprojė nė tė gjitha hapėsirat shqiptare tė okupuara dhe tė lira. Sė paku qė nga viti 1991, nė njė mėnyre apo nė tjetrėn, me njė emer si ky qė ka sot, apo me njė emėr tjetėr, FBKSH-ja ka ekzistuar, ekziston dhe do tė ekzistojė, ka punuar, luftuar dhe do tė luftojė deri sa tė arrijė qėllimin final qė i ka vėnė vetes, ribashkimin e trojeve tė veta dhe popullsisė qė jeton nė to i kolonizuar, me trungun e vet , me Shqipėrinė. Kėshtu qė, pak rėndėsi ka nėse e njohin apo jo ekzistencėn e AKSH-sė Shtajner apo Policia e UNMIK-ut. AKSH-ja ėshtė dhe do tė jetė edhe pranė tyre, nė truallin e okupuar shqiptar, deri sa zgjedha koloniale tė flakėt tej, derisa kombi shqiptar tė jetojė i lirė dhe i bashkuar nė truallin e vet.
Reuters: A do tė thotė kjo se anėtarėt e armatosur dhe tė uniformuar tė AKSH-sė nuk veprojnė nė Kosovė, por vetėm nė atė pjesė ku janė forcat serbe (Kosovėn veriore)?
Alban Vjosa: E kemi theksuar vazhdimisht: AKSH-ja vepron vetėm nė ato troje tė okupuara dhe tė kolonizuara shqiptare ku janė tė vendosura uniformat e ushtrisė dhe paramilitarėt serbė, maqedonė dhe malazezė. Ku vepron KFOR-i, AKSH-ja nuk vepron. Tė paktėn deri sot kėshtu ėshtė. Shumė shpejt Sigurimi Kombėtar Shqiptar (SKSH) (strukturė e FBKSH-sė) do tė publikojė tė dhėna tė plota se sa forca ushtarake dhe paramilitare serbe veprojnė nė Mitrovicėn Veriore. AKSH-ja ėshtė e organizuar si duhet kėtu, dhe ne do i mbrojmė me ēdo lloj ēmimi nga njė lloj terrorizmi dhe gjenocidizmi i ri qė po i pėrgatit Serbia popullsisė shqiptare nė territorin e Mitrovicės Veriore.
Reuters: UNMIK-u dhe KFOR-i janė edhe nė pjesėn veriore tė Kosovės, a bie ndesh kjo me pozicionin tuaj, apo mendoni se ata nuk bėjnė mjaftė nė largimin e forcave okupuese, siē i quani ju?
Alban Vjosa: KFOR-i nuk duhet tė ngatėrrohet me UNMIK. Pėr fatin e keq UNMIK-u ėshtė nė pjesėn Veriore tė Mitrovicės, por me qėndrimin e vet po e nxit organizimin policoro-ushtarak tė serbėve pėr ta rrėmbyer Mitrovicėn Veriore. AKSH-ja ndjen njė rrezik tė madh nė kėtė pjesė tė truallit shqiptar, ndjen se aty po frynė erė e njė gjenocidizmi tė ri serb, ndaj ėshtė dhe do tė jetė e pranishme. UNMIK-u, pėr fatin e keq, dhe kėtė e themi me dhimbje, me shumė veprime dhe qėndrime po tregohet mik i Beogradit dhe armik i shqiptarėve. Kemi fakte tė panumėrta pėr kėtė. Pra, AKSH-ja, si njė strukturė tepėr e organizuar, e disiplinuar, e uniformuar dhe e udhėhequr politikisht nga njė strukturė si FBKSH-ja, qė ėshtė bashkim forcash politike, atdhetare dhe intelektuale, do tė dij si tė veprojė dhe kurrėn e kurrės, sikurse nuk ka qenė, nuk do tė jetė terroriste. Ajo do tė parandalojė terrorizmin e ri qė po i pėrgatitet popullit dhe kombit shqiptar, ajo ka qenė dhe do mbetet pėrkrah koalicionit botėror antiterrorist tė botės, tė udhėhequr nga SHBA-tė.
Reuters: Kohėve tė fundit janė paraqitur shumė njerėz tė maskuar qė luajnė nė letrėn tuaj. A ėshtė ky keqpėrdorim i AKSH-sė i llojeve tė ndryshme njerėzish pėr pėrfitime tė tyre?
Alban Vjosa: Kemi deklaruar dhe deklarojmė se AKSH-ja nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me maskaxhinjtė kriminelė qė terrorizojnė dhe grabisin popullin. Ka shumė arsye dhe faktorė tė cilėt ndikojnė nė pėrpjekjet pėr njollosjen e AKSH-sė. I rėndėsishėm ėshtė fakti se ne kemi qenė dhe jemi nė luftė tė ashpėr me kėtė krim ordiner apo "politik", sepse nuk pėrjashtohen rastet kur shėrbimi i fshehtė serbo-sllavomaqedon, ka hedhur dhe vazhdon tė hedė nė veprim grupet e veta kriminale, se gjoja janė tė AKSH-sė, me tė vetmin motiv, qė ta bėjnė AKSH-nė tė urryer nė popull. Ashtu siē nuk kanė arritur tė kenė suksese, edhe nė tė ardhmen e njėjta gjė do tė ndodhė. Ka edhe tregues qė flasin pėr shpėrfilljen qė i ka bėrė populli kėsaj farėse njollosėse. Nė rast se dje kishim 31 kėrkesa nė ditė, kryesisht tė rinj nė moshė, qė kėrkonin tė inkuadroheshin nė AKSH, ju themi njė realitet, tė cilin sė paku kush jeton nė territoret e okupuara shqiptare e ndjen, shifra e kėrkesave pėr t'u inkuadruar nė strukturat e FBKSH-sė dhe posaēėrisht nė AKSH tashmė e ka kaluar numrin 52 ēdo ditė. Kjo do tė thotė se populli sheh vetveten tek AKSH-ja, sheh shpresėn e fundit pėr tė zgjidhur tragjedinė e vet kombėtare.
|