|
Shqiptaret kane liri por jane pa shtetesi! |
|
Agim Vuniqi, Michigan, USA Emisioni shume here i degjuar dhe i percjellur nga femijte "Kolovajza per femije", qe emitohej vazhdimisht ne valet e "Radio Prishtines per cudi ishte model i organizimit poilitik te shqiptareve, sidomos pas shuarjes se autonimise. Qe nga atehere ne politike u inkuadruan shume njerez, ishte "hygjymi" me i madhe i intelektualeve ne politike. Ishin rreshtat e gjate te pritjes per tu nenshkruar ne letrat e prera disa here nga letra baze e standardizuar, ishte koha e kalimit masiv te komunisteve e jo komunisteve nga LSPP-ja dhe LKJ-ja ne LDK, ishte levizja me masive politike, kjo mbase komunizmi veq kishte filluar te shkaterrohej dalengadale. Ky ishte padyshim nje projekcion i shkelqyeshem i intelektualeve shqiptare, i atyre qe inicuan kete e qe asnjeri prej tyre nuk jane ne te. Nuk ishin te pakte edhe te burgosurit e ndergjegjes qe e kishin gjete veten ne kete levizje. Meqe te gjitha institucionet e atehershme kosovare ishin shkaterruar, nuk vazhduan kontinuitetin institucional ne kushte te reja, por te gjithe ama te gjithe bartesit e funkcioneve udheheqese "shoqerore-politike" u angazhuan ne poste te reja ne dege, nendege dhe aktive te LDK-se. Nuk mbeten pa u inkudruar edhe kuvendaret qe e shiten Kosoven, ata qe pranuan heshtazi edhe pse nen presionin e tankeve shitjen e lire te Kosoves, Nuk ishin te pakte ata drejtore qe kishin dhane "ndihma" financiare "Zajam za preporod Serbije" e tash ishin pjesetare te kesaj levizjeje, aty e gjeten veten edhe hajnat "legal" e "jo legal". Veteknaqesia nuk kishte fund Ishte ky vetemashtrimi me i madhe kolektiv, ishte kjo pasoje edhe i edukimit socialist te shumices se intelektualeve shqiptare. Ketu nuk duhet perjashtuar perpjekjet e disa prej tyre, qe tentuan politikisht ta konceptonin kete angazhim duke i dhene bile nje fuqi institucionale dhe vendimmarrese, ngase veq kishin filluar gabimet fillestare te kuvendareve te rinje, te cilet vec kishin pranuar integrimin politik te Elektroekonomise dhe te Trepces, edhepse me vone vendimet e marra i hodhen poshte. Angazhimi i tyre i metejme ishte shprehje e vullnetit te popullit, si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Kushtetuta e Kacanikut..., nga keta doli edhe qeveria e Bukoshit, pasuese e asaj te Jusuf Zajnullahut, "lindi" edhe presidenti shqiptar Ibrahim Rugova. "Vjedhja" institucionale Qe nga viti 1991 filloi "vjedhja" institucionale e popullit (edhe pse kjo u deshmua me shume vonese), Bukoshi me nje vendim te qeverise 17/91 te mbeshtetura ne nenet 1,2,3,..dhe 10 te Kushtetutes se Kacanikut obligoi shqiptaret ne krejt rruzullin e tokes qe te ndajne nga 3 perqind nga te ardhurat personale. Per tu treguar akcioni me i efektshem me mijera aktiviste u angazhuan ne kete drejtim, "polli" edhe ideja, u formua Fondi Humanitar Gjithekombetare. Qytetaret shqiptare qe ishin ne Zvicer me viza te perkohshme 4 dhe 9 muajshe detyroheshin qe te jepnin nga 500 SFR, ndersa ata me viza "B" dhe "C" nga 1000 SFR, u hap edhe kontoja ne banken popullore, ne Aarau, akcioni kishte edhe propaganden percjellese, mjetet tuboheshin "per te blere arme". Te gjithe besonin atehere se ka filluar nje pune e madhe, duke mos ditur se po krijonin kapitalistin dhe milionerin e pare shqiptare urologun-kirurg Bujar Bukoshin, i cili u lansua ne opinion permes nje flakareshe qe ia dha kolegut serb. Lulzimi i "biznis-patriotizmit" dhe "kryetarlleku" si tapi Qe nga ajo kohe filloi te lulezoje "biznis-patriotizmi" dhe turizmi politik i "burrave", por, edhe i grave deri ne Kine e Japoni. Filloi edhe copezimi politik "shumepartizmi", u formuan shume parti politike "si kepurdhat pas shiut", keshtu u krijuan mundesite per me shume kryesi e kryetar, nganjehere kishte edhe mosmarreveshje "coptoheshin" trupat partiak jo vetem ne dege e nendege por edhe ne "krahe". Ai qe merrte postin e kryetarit nuk kishte me mundesi te nderrohej, kryetarlleku ishte tapi e "Republikes se Kosoves". Lulzimi i shkences dhe i historise familiare Filloi "lulzimi" shkencor, te gjithe profesorat univerzitar u inkuadruan ne akcionin e pajtimeve, filloi te zhvillohet historia familiare e fisnore ne emer te kombetares, "pollen" shume "heronje familiar", i humbi "fija lemshit" nuk dihej me kush eshte hero e kush trathetare, me nje fjale me histori filluan te merren te gjithe, por gjithnje fjala i shkonte me teper atij qe kishte "marka te gjermanit" me shume. Lulezimi i ekonomise se tregut, fajdja si nocion bankar Dalengadale filloi te zhvillohet edhe ekonomia e tregut, ngehen koken celulat e para bankare "fajdet", nuk ishin te rralla rastet kur edhe shume "funkcionar politike" te asaj kohe qe ishin te afert me qeveritar t'u ndajne kredina biznismeneve te posa lindur, qe "kredinat" qeveritare shpesh jipeshin ne shtetet prej nga behej importi i te mirave materiale. Meqe kredinat dhe interesi nuk kthehej me kohe angazhoheshin edhe "forcat muskuloze" te njerezve me biografi te dyshimte. Koha e "transakcioneve bankare" marka per dinare Meqe ishte koha kur ne fuqi ishte "dinari" shume deviza qeveritare kembeheshin ne dinare permes "Keshllit per Financim" dhe "Keshillit Republikan per Ndihma Emergjente", merrte "fryme" fuqishem tregu i devizave "markat gjermane" kembeheshin per dinare, gjithnje duke pasur kujdes ne provizion. Ngritej larte treguesi finaciar i shume firmave private, te gjithe ama te gjithe kishin be "hygjym" ne Kompleksin tregtar, aty ku kishte seline Keshilli Republikan per Ndihma Emergjente, "firmashat" e Prishtines donin "t'i dilnin ne ndihme" popullates se shperngulur nga Drenica pas akcioneve ushtarake dhe policore te forcave serbe qe kishin djegur cdo pllemb te Drenices, lidheshin kontrata, fryheshin cmimet, nuk ishte me rendesi cilesia e mallit, cdo gje shitej, e me se shumti marmelada. Loja me "parlament-pa parlament" dhe biznisi "turistik" Nuk mbaroi me kaq "kolovajza
politike", u krijuan dy here parlamente, e dy here
u zgjodhen kryesite, nuk u mbajte asnje mbledhje plenare
e parlamentaret merrnin rroga. Qe nga ajo kohe filloi
edhe "biznisi turistik" fluturonin aeroplana
ne te gjitha anet duke bartur refugjatet shqiptare, edhe
transporti rrugor ishte mjaft i ngarkuar, "agjentet"
turistik ishin stabilizuar ne kufijte e Hungarise,
Cekise e Sllovakise, stacionimi i tyre kishte karakter
strategjik-sa me afer Gjermanise, Zvicres e Austrise,
biznisi zhvillohej mbi tragjedine shqiptare, per kete
qellim ishin angazhuar edhe auto-frigorifere, te
pazeshmit benin sehir kur do te ndalet kjo tragjedi.
Privilegjet institucionale E prap shqiptaret mbeten ne gjysme te rruges, ata kane nje parlament qe nuk mban mbledhje, kane kryeparlamentarin qe pret dhe percjelle delegacione, kane kryeministrin dhe qeverine multietnike, kane presidentin e presidencencen, kane edhe administraten presidenciale me shume intelektual te fuqishem biologjikisht ne percjellje te vazhdueshme te presidentit (edhe pse si institucion per kete qellim eshte SHPK-ja), te cilet kane edhe vetura luksoze presidenciale me shofere profesioniste presidencial, ndoshta se shpejti do te kane edhe "shtepine e bardhe", por ende jane pa shtet. Pensionistet kenaqen me 28 euro, invalidet e luftes nuk kane mbrojtje institucionale. Ndersa parlamentaret qe nganjehere mbledhen per te pire kafe, e gati asnjehere per te prodhuar ligje, vazhdimisht ankohen se nuk jane te furnizuar me pako ligjire nga qeveria. Ekonomia e shkatrruar tersisht, e qytetaret knaqen ne vazhdimesi me frytet institucionale dhe demokratike "terrin institucional", por edhe terrin fizik ne vazhdimesi, e parlamentaret vazhdojne te presin ministrat dhe ligjet e tyre, dhe te gjithe marrin rroga. Dhe shqiptaret kane liri, por ende jane pa shtetesi.
|