|
Edhe pse historia po pėrsėritėt pa dashje jam
thėllėsisht i bindur sė deputeti Fatmir Limaj sė
bashku me shokė do dėshmojė pafajėsinė para
gjykatės ndėrkombėtare ashtu siē bėri nė Paris
Avni Rrustėmi pas atentatit qė kreu nė trathėtarin e
kombit Esat Pashėn, dukė i dhėnė atij hakun e
popullit.
Nga Agim Vuniqi, Farmington Hills
Nė kohėn kur Kosova dhe shqiptarėt pėrballeshin me
provokacionet e shumta nga politika zyrtare e Bėogradit
pėr kinse pėrgatitjen e formacioneve ushtarake
shqiptare pėr kidnapimin e civilėve nė Luginėn e
Preshevės, qė pasoi menjėhėrė pas njė takimi tė
zyrtarėvė maqedonas dhė sėrb pėr luftėn e
pėrbashkėt kunder "terrorizmit", qė u
shoqėrua me bastisjet e shtėpive dhe burgosjet e disa
ushtarėve tė UĒPMB-sė nė Luginėn e Preshevės (tė
cilėt pushuan sė vepruari ushtarakisht pas
garancionevė tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr mė
shumė tė drejta pėr shqiptarė, dhė pas njė
amnestie tė pėrgjithėshme), si dhe me kėrcnimin e
vazhdueshėm tė liderėve sėrbė nga Kosova (qė
vazhdimisht ishin dorė e zgjatur e regjimit sėrbė qė
nga koha e Millosheviqit, tė cilėt kishin konfirmuar
edhė njėhėrė qėndrimin e tyre zyrtar gjatė
zgjedhjeve tė dėshtuara pėr presidentin e Sėrbisė,
kur masovikisht votuan pėr ultranacionalistin sėrb dhe
tė akuzuarin pėr krime lufte fashistin Vojisllav
Sheshel, duke dėshmuar edhė njėhėrė sė ata nuk
janė pėr koekzistencė me shqiptarė, por si gjithnjė
qėndrojnė nė pozicionet segregacioniste qė i kishin
para dhe gjatė fushatės gjenocidale nė Kosovė, dukė
mos bėrė as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr ndryshimin
e kėtij kursi promillosheviqian as pas luftės) pėr
shkėputjen e njė pjese tė Kosovės e cila do tė
shkaktontė luftėra tė reja dhė do tė
destabilizontė rajonin.
Po nė kėtė kohė minsitri sėrb Batiq kėrcnonte dhė
kėrkonte nga UNMIK-u ekstradimin e liderėve shqiptarė,
duke bėrė trysni tė orkestruar pėr koncesione edhe
nė vetė Tribunalin e Hages pėr tė ngritur dhė
zhvilluar hetimet pėr kinse krime lufte edhe ndėr
shqiptarė (tė cilėt zhvilluan luftė
vėtėmbrojtėsė-UCK-ja, pėr kėtė edhė kishin
pėrkrahjen nga ajri tė forcavė aleate tė NATO-s, dhe
njėhėrit jepnin informacionė logjistike nga toka duke
bėrė mė tė efektshme goditjet e fluturakeve nė
caqet ushtarake sėrbe), qė u efektizuan me arrestimin
e Haradin Balaj, Isak Musliu dhe Agim Murtezi nė
bazė tė njė urdhėrarresti tė Tribunalit tė Hagės.
Haradin Bala nga fshati Korraticė e Epėrme nga komuna
e Gllogocit, i njohur me nofkėn "Shala", i
lindur mė 1957, baba i shtatė fėmijėve, pastaj Isak
Musliu me nofkėn "Ēerēizi" (i arrestuar
ditė mė parė nga KFOR-i amerikan nė Ferizaj) nga
Krojmiri i Lipjanit dhe Agim Murtezi me nofkėn "Murrizi"
akuzohen pėr veprimtarinė e tyre nė kohėn kur ishin
pjesėtarė tė ish-UĒK-sė. Sipas aktakuzės bėhet e
ditur se kėtyre tė treve i vihet nė barrė aktakuza
pėr keqtrajtim dhe likuidim tė civilėve si shqiptarė
ashtu edhe serbė nė njė kamp nė Llapushnik gjatė
periudhės maj-korrik tė vitit 1998 (edhe pse nė atė
kohė vehen kontaktet e para tė z. Hollbruk, z. Petriq
dhe z. Hill me komandantėt e UĒK-sė).
UNMIK-u dhe KFOR-i ndėrmorrėn njė akcion tė
pėrbashkėt pėr tė treguar muskujt ndaj shqiptarėve
duke prodhuar efekte psikologjike pėr diciplinim tė
shqiptarėve, por edhe pėr tė ulur presionin e
vazhdueshėm tė palės sėrbe kinse pėr njėanshmėri.
Kryeprokurorja ngriti aktakuzen qė juridikisht eshtė e
luhatshme (kjo do tė vėrtetohet sigurisht pas
dėshmimit tė fakteve, dhe pas dėshmive qė do tė
duhej tė pasonin nga vetė familjetė e dėmtuara
shqiptare nė rajonin e Drenicės, tė cilėt humbėn
mė tė afėrmit e tyre), duke spustuar vėmendjen e
opinionit me tėpėr me deklaratėn se Fatmir Limaj
ishte arrestuar e jo dorėzuar vullnetarisht (meqė kjo
plotėsisht ishtė qartėsuar nga deklarata e tij por
edhė tė vetė kryetarit tė PDK-sė z. Thaēi se
shqiptarėt nuk i frikėsohėn drėjtėsisė, qė ishtė
edhė vetė qėllimi i luftės ēlirimtare tė UĒK-sė
pėr drejtėsi), nė favor tė kėtij konstatimi ėshtė
deklarata e mėhershme e negociatorit kryesor nė
Rambuje diplomatit austriak z. Petriq, i cili sė bashku
me Hollbrukun kishin kėrkuar pėrmes telefonit nga
Thaēi lirimin e ushtarėve tė zėnė sėrb, dhe pas
premtimeve tė liderit shqiptar tė njėjtit ishin
liruar, kėtė e pohonte nė librin "Rruga e gjatė
nė luftė, Kosova dhe Bashkėsia ndėrkombėtare,
1989-1999" (tė autorėve Volfgang Petriqit dhe
Robert Pihlerit) dhe merret me ēėshtjen e Kosovės
pėr periudhėn qė akuzohet z. Fatmir Limaj dhe tre tė
tjerėt, duke dhėnė mjaft detaje edhe nga
bashkėbisedimet nė Ramboulliet, nė tė cilat
diplomati austriak ishte njėri nga negociatorėt mė
tė rėndėsishėm.
Nė njė intervistė tė botuar nė B92 Vofgang Petriq
qartėsonte shumė gjėra lidhur me angazhimin e tij nė
bisedime shumė tė rėndėsishme me palėn shqiptare
dhe me atė serbe, para bashkėbisedimeve ne Ramboulliet
dhe gjatė tyre "Nė atė kohė nė vjeshtėn e
98-ės edhe amerikanėt kishin menduar pėr diēka tė
ngjashme, pėr dallim qė Holbrook ishte takuar me
liderė tė gabueshėm. Pėr mua kjo ide ishte me vlerė
dhe pėr kėtė qėllim bėnim hulumtime se kush kishte
ndikim mė tė madh politik brenda asaj organizate tė
panjohur me emrin UĒK. Njerėzit e mi pėrcillnin,
vlerėsonin, hulumtonin dhe, unė pėr herė tė parė u
takova me Hashim Thaēin dhe njerėzitė e tij. Unė i
dėgjova dhe ua pėrcolla atyre pozicionet e BE-sė. Qė
nga atėherė u vunė edhe kontaktet e para dhe u
krijuan raporte tė reja. Ishte interesante kur
pjesėtarėt e UĒK-sė zunė peng ushtarėt jugosllav
si kundėrpėrgjigje ndaj situatės nė kufirin Kosovė
-Shqipėri, unė atėherė negocoja me komandantėt
ushtarak tė UĒK-sė sė bashku me Kris Hillin. Thaēi
nuk mirrte pjesė, por pas njė bisede telefonike qė
pata me te ai jipte garancione se ushtarėt jugosllav do
tė lirohen, kuptova se ai njeri kishte ndikim tė
madhė politik nė UĒK".
Edhe pse tė qarta pozicionet e ish komandantėve tė
UĒK-sė pėr njė luftė tė drejtė vetėmbrojtėse,
duke manifestuar vullnetin e mirė pėr ēdo kėrkesė
tė ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtarė, shpeshherė edhe
nė dėmė tė interesave nacionale tė shqiptarėve
pėr tė mundėsuar jetėsimin e pėrpjekjeve tė
Bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhje paqesore tė
ēėshtjes sė Kosovės, u harruan shumė shpejt. Tė
gjitha kėto pėrpjekje tė Bashkėsisė ndėrkombėtare
pėrbuzeshin nė vazhdimėsi nga regjimi terrorist i
"RFJ-sė" dhe serbėt nė Kosovė duke zbatuar
strategjinė e "tokės sė djegur", duke
shkatėrruar e djegur pasurinė e paluajtėshme tė
shqiptarėve, duke vrarė, maskruar e djegur civilėt
shqiptarė, ndėr ta shumė fėmijė, gra e pleqė, duke
dėbuar me dhunė nga Kosova afro 1.000.000 shqiptarė,
pėr tė cilat veprime u ndėshkua nga Aleanca
Veriatlantike e NATO-s me bombardime nė caqet ushtarake
tė Serbisė.
Edhe pse nganjėherė pretendohet tė viktimizohet lufta
e pėrbashkėt e UĒK-sė dhe NATO-s (si aleate gjatė
luftės), qė kishte pėr qėllim rivendosjem e vlerave
tė qėndrueshme njerėzore duke bartur idenė e
fuqishme amerikane pėr demokratizim tė rajonit duke
ngrehur nė syprinė tė drejtat globale tė njeriut,
prandaj ēdo pėrpjekje pėr "demonizimin" e
luftės ēlirimtare janė dėshtuese, sidomos tendencat
e lidershipit serb per kriminalizimin e luftės sė
UĒK-sė, ngase ata pretendojnė pėrmes "bajpasit"
politik tė kriminalizojnė luftėn e drejtė tė
NATO-s.
Divergjencat nė qėndrime se Fatmir Limaj u dorėzua me
vullnet apo u arrestua janė mė tepėr tė motivuara
politikisht dhe janė tė natyrės procedurale, pasi qė
avoketėt e z. Limaj mund tė kėrkojnė qė nė
seancėn e parė mbrojtjen e tij nė liri. Edhe pse
besueshmėria e shqiptarėvė nė drejtėsi eshtė e
pakontestueshme, edhe pėr vetė rrespektin qė kanė
ata pėr Tribumalin e Hagės dhe pėr vetė
kryeprokuroren Karlla del Ponte, ata asnjėherė nuk do
tė luhaten qė tė drejtėn e tyre ta realizojnė nė
mėnyrė tė ligjshme duke shtruar fakte tė pamohueshme
pėr pafajėsi, ngase vėtėm nė kėtė mėnyrė do tė
realizohej misioni fisnik i luftės ēlirimtarė (asesi
me protesta masive, edhe pse tė arsyeshme dhe shprehin
paknaqėsi), dhe se nė kėtė do tė japin njė
kontribut tė veēantė institucionet demokratike tė
Kosovės, edhe pse tė anashkaluara nga vetė PSSP z.
Shtajner (ndoshta pa qėllim) me tendenca tė
defaktorizimit tė institucioneve demokratike tė
Kosovės tė ndėrtuara nga vota e popullit. Edhe pse
historia po pėrsėritėt pa dashje jam thėllėsisht i
bindur sė deputeti Fatmir Limaj sė bashku me shokė do
deshmojė pafajesinė para gjykatės ndėrkombėtarė
ashtu siē bėri nė Paris Avni Rrustėmi pas atentatit
qė kreu nė trathėtarin e kombit Esat Pashėn, dukė i
dhėnė atij hakun e popullit.
|