Intervistė me nėnkryetarjen e BDI-sė dhe e Komisionit tė Jashtėm tė Parlamentit maqedonas, Teuta Arifi
2400 shqiptarė nė administratėn maqedonase
Shqiptarėt tu pėrgjigjen pozitivisht ftesave pėr tė kryer shėrbimin ushtarak si hap i parė drejt sigurisė
Pas mbledhjes sė kryesisė sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, nėnkryetarja e BDI-sė dhe e Komisionit tė Jashtėm tė Parlamentit maqedonas Teuta Arifi nė njė intervistė pėr Shekullin tha se procesi i intregrimit tė shqiptarėve nė administratėn e shtetit maqedonas po ecėn sipas Marrėveshjes sė Ohrit. Ajo nė tė njėtėn kohė apeloi qė shqiptarėt ti pėrgjigjen pozitivisht ftesave pėr tė kryer shėrbimin ushtarak.
Znj. Teuta, ēfarė u arrit nė kėtė takim tė zgjeruar tė kryesisė, ku morėn pjesė edhe ministrat dhe zėvendėsministrat e partisė suaj nė qeverinė Cervenkovski?
Nė kėtė takim ministrat dhe zėvendėsministrat tanė, qė marrin pjesė nė qeveri, paraqitėn raportet e tyre tė rregullta mbi veprimtarinė e tyre nė pjesėmarrjen nė koalicionin qeverisės. Kryesia e BDI-sė e ka vlerėsuar se puna dhe aktiviteti rreth ndarjes sė pushtetit tė ndėrmarrjeve publike dhe institucioneve ka shkuar mirė. Nė dinamikėn e procesit del se janė punėsuar 2 400 shqiptarė nė administratėn publike, obligim ky qė del nga Marrėveshja e Ohrit.
Me interes do tė jetė tė na thoni se cili ėshtė pozicioni i shqiptarėve nė radhėt e Ministrisė sė Brendshme?
Po nė kėtė drejtim mund tė thuhet se ėshtė marrė nėn kontroll pjesa mė e madhe e komunave ku banojnė shqiptarė. Kėshtu nė Kumanovė ėshtė marrė vendi i komandantit tė policisė, gjithashtu nė Prėngovė e Dollogazhdė, zėvendėskomandanti i kufirit nė aeroportin e Ohrit, komandanti nė Gostivar, nė Tetovė nė Kodrat e Diellit, komandanti nė kufirin e Bllatės dhe zėvendėskomandanti nė aeroportin e Shkupit. Dua tė theksoj se kėto pozicione pėr herė tė parė udhėhiqen nga shqiptarė, si kryeshefi i Gostivarit, nė Dibėr, zėvendėskryeshefi nė Ohėr etj. Duke shqyrtuar procesin e inkuadrimit tė shqiptarėve nė polici dhe nė ushtri, kryesia apeloi qė shqiptarėt tu pėrgjigjen pozitivisht ftesave pėr tė kryer shėrbimin ushtarak, si hap i parė drejt sigurisė dhe pėrfaqėsimit tė drejtė tė shqiptarėve nė kėtė sferė tė sigurisė.
Ēfarė arritje tjetėr keni, qė ju do ta quanit sukses, gjatė kėsaj kohe nė bashkėqeverisje?
Unė do ta quaja sukses tė madh miratimin e ligjit tė parlamentit, sipas tė cilit, tashmė nė dokumentet e udhėtimit (nė pasaporta) shqiptarėt do ta kenė tė shkruar edhe nė kopertinė, edhe brenda saj, nė gjuhėn shqipe emėrtimin e pasaportės. Gjithashtu unė do ti quaja sukses hapat qė po merren, pas komisionit tė ngritur nga BDI-ja dhe Kėshili i Universitetit tė Tetovės, pėr legalizimin e tij. Hapat e hedhura, edhe me ndihmėn e faktorit ndėrkombėtar, janė premtuese. BDI-ja e sheh Universitetin e Tetovės si njė pjesė tė rendėsishme tė kulturės sonė kombėtare dhe legalizimi i tij ėshtė prioriteti ynė.
Ndonėse ėshtė miratuar amnistia ndaj luftėtarėve tė UĒK-sė, ata vazhdojnė tė qėndrojnė nė burg
Po ėshtė e vėrtetė kjo anomali, ligji nuk po zbatohet. Ka shumė luftėtarė tė burgosur, madje janė tė prera edhe 200 fletė tė tjera arresti pėr personat qė kanė marrė pjesė nė UĒK. Pėr kėtė ne i kėrkuam njė raport tė hollėsishėm ministrit tė Drejtėsisė, Ismail Dardhishtės dhe besoj se edhe kėtė pengesė, qė bėhet nga segmente tė caktuara maqedonase, do ta tejkalojmė, duke e zbatuar deri nė njė ligjin e miratuar nga parlamenti.
Bardhyl Berberi