|
Ju lutem ndaloni sehiret ndaj TMK-sė
E premte, 15 nėntor
Teza tė Boshkovskit dhe qarqeve antishqiptare nė emisionet nė gjuhėn shqipe, kėshtu do tė mund tė komentohej emisioni PAS KUINTAVE qė u realizua ditė mė parė nė programin shqip nė Televizionin shtetėror tė Maqedonisė, me ērast tė ftuar nė studio ishin dy mysafirė, kėshilltari i kryeministrit tė Kosovės, Rexhep Hoti dhe sekretari organizativ i BDI-sė Hysni Shaqiri. Udhėheqėsja e kėtij emisioni, si zakonisht, edhe kėsaj radhe nuk la pa e ngulfatur emisionin me pyetjet e rėnduara tė cilat pėrcilleshin me konstatime dhe komentime tė ēoroditura tė llojit tė ēuditshėm, tė cilat nuk janė karakteristike pėr gazetarinė profesionale. Emisioni nė fjalė me siguri se do tė kishte pėsuar dėshtim total sikur tė mos vinte nė shprehje autoriteti i mysafirėve, pėrfshirė kėtu edhe dy artistė e rinj. Shkas i kėsaj vėrejtje publike ėshtė pyetja e kėsaj gazetareje nė momentin kur theksoi se
TMK-ja ka ndihmuar luftėn nė Maqedoni !? ( Kjo ėshtė lapsus me apo pa qėllim , por duhet t`i sqarohet opinionit ).
Plasimi i vlerėsimit tė tillė konsiston me tezat e plasuara tė qarqeve tė ish-pushtetit tė prira nga Boshkovski dhe Georgievski, tė cilat u hodhėn nė opinion nga gazetarė tė afėrt tė pushtetit nė ikje. Vallė ėshtė programi nė gjuhėn shqipe, apo janė programet e Canevskave, Velinovskave dhe Llatasit.
Mysafiri i nderuar nga Kosova, familjarė i veprimtarit kombėtarė Ukshin Hoti, u soll nė njė situatė pothuajse pa rrugdalje, megjithatė falė shkathtėsisė dhe pėrvojės dhe njohjes sė gjėrave, arrit tė gjejė shteg rrugėdaljeje. Reagimi i tillė ėshtė vėrejtur edhe nė kuloaret e gazetarėve nė Prishtinė, pasiqė emisioni ėshtė transmetuar nė Radiotelevizionin e Kosovės. Por kjo komentohej vetėm si tendencė e pėrgaditur nga qarqe tė pashmangshme antishqiptare nė Maqedoni dhe njėmendėsi e njohur e disa gazetarėve shqiptarė nė Shkup .
Kėshtu udhėheqėsja e emisionit nė vend qė tė bėjė dallimin mes atyre vėllezėrve qė vullnetarisht kishin ardhur pėr tė ndihmuar luftėn nė Maqedoni, ngatėrron me ose pa qėllim, institucionin-TMK, me vullnetarėt kosovarė qė ndihmuan luftėn.
Kjo tezė qė njolloste institucionin e TMK-sė dhe procesin e demokracisė kosovare ėshtė e njohur edhe gjatė periudhės sė konfliktit tė vitit kaluar.
Lufta Maqedonisė i ėshtė imponuar nga Kosovė-nga TMK-ja , TMK sulmon Maqedoninė , konfliktit i armatosur burimin e ka nė Kosovė , e kėshtu me radhė janė komentet mediale dhe shtetėrore maqedonase qė gėlltiteshin edhe nga disa gazetarė tė ndershėm shqiptarė ndaj atyre gazetarėve tė pandershėm maqedonas..
Me siguri se kėto i kujtohen tė gjithė atyre tė cilėt kanė ndjekur mediat nė pėrgjithėsi gjatė vitit tė kaluar, me siguri kjo i kujothet edhe udhėheqėses.
Duke mos folur pėr gjendjen e mjerė nė Televizion, njė kohė tė gjatė emisionet e kėtilla ishin pezulluar bile-bile para dhe gjatė fushatės parazgjedhore pėr zgjedhjet parlamentare, kurse tani pėr njėherė, nė stilin e kėrpudhave pas shiut, nė sipėrfaqe dalin sėrish puthadorėt e etur pėr tė dėshmuar pėr aftėsitė e tyre para qeveritarėve tė rinj.
Fejzi HAJDARI
( reagimi i tillė me insistim tė kolegėve tė mijė nga Kosova ėshtė drejtuar ndaj udhėheqėses sė emisionit Pas kuintave , Zėrijeta Jahjaga nė Televizionin shtetėror, shkas ishte theksimi i qėndrimit tė gazetares se TMK ka ndihmuar luftė nė Kosovė )
|