Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Nga ushtria nė parti (2) - Marrėdhėniet e UĒK-sė me partitė shqiptare nė Maqedoni 

   

Revista "Lobi" fillon botimin e 8 kapitujve tė librit me titull "Ohri dhe mė tej", njė projekt i Institutit pėr raportim tė luftės dhe paqes (Institute For War & Peace Reporting - IWPR). 

Ky ėshtė njė projekt i realizuar nga gazetarė shqiptarė dhe maqedonas dhe ėshtė financuar nga Agjencia Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar, USAID dhe Organizata Ndėrkombėtare pėr Migrim, IOM. Libri flet pėr arsyet e krizės sė vitit tė kaluar nė Maqedoni duke i shpjeguar pozicionet dhe kėrkesat e aktorėve kryesorė, duke analizuar fazat e ndryshme tė konfliktit deri tek arritja e Marrėveshjes sė Ohrit, implementimi i saj dhe zgjedhjet parlamentare. Kapitulli i parė, i shkruar nga Iso Rusi, i hedh njė vėshtrim paraqitjes sė UĒK-sė nė skenė pas ngjarjeve nė Tanushė, deri te krijimi i partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim.

Letra e Ali Ahmetit drejtuar Ananit, Robertsonit, Prodit dhe Geoanas flet edhe pėr qėndrimin e UĒK-sė ndaj partive politike shqiptare. Si nė dokumentet e mėparshme, letra fokusohet nė rolin pengues tė luajtur nga politikanėt maqedonas pėr tė penguar partitė shqiptare tė cilat kishin vendosur tė merrnin pjesė nė sistemin parlamentar, tė bėnin realitet premtimet e tyre pėr elitėn politike shqiptare nė Maqedoni. Megjithatė, letra pėrmban edhe njė fjali e cila kritikon elitėn politike shqiptare nė Maqedoni. “Sa herė qė kemi vendosur tė mbėshtesim njė drejtues politik, duke shpresuar nė krijimin e njė rryme tė mesme, ne kemi zbuluar se shumė prej tyre paguheshin nga maqedonasit". Sintaksa e dobėt e fjalisė krijon njė farė konfuzioni, por duket se autori ka dashur tė thotė se shqiptarėt e thjeshtė janė tradhtuar vazhdimisht nga pėrfaqėsuesit e tyre tė zgjedhur, tė cilėt kanė preferuar mė mirė tė bėjnė marrėveshje me kolegėt e tyre maqedonas nė vend qė tė punojnė pėr mbarėvajtjen e reformave 

Iso RUSI

Letra e Ali Ahmetit drejtuar Ananit, Robertsonit, Prodit dhe Geoanas flet edhe pėr qėndrimin e UĒK-sė ndaj partive politike shqiptare. Si nė dokumentet e mėparshme, letra fokusohet nė rolin pengues tė luajtur nga politikanėt maqedonas pėr tė penguar partitė shqiptare tė cilat kishin vendosur tė merrnin pjesė nė sistemin parlamentar, tė bėnin realitet premtimet e tyre pėr elitėn politike shqiptare nė Maqedoni. Megjithatė, letra pėrmban edhe njė fjali e cila kritikon elitėn politike shqiptare nė Maqedoni. “Sa herė qė kemi vendosur tė mbėshtesim njė drejtues politik, duke shpresuar nė krijimin e njė rryme tė mesme, ne kemi zbuluar se shumė prej tyre paguheshin nga maqedonasit". Sintaksa e dobėt e fjalisė krijon njė farė konfuzioni, por duket se autori ka dashur tė thotė se shqiptarėt e thjeshtė janė tradhtuar vazhdimisht nga pėrfaqėsuesit e tyre tė zgjedhur, tė cilėt kanė preferuar mė mirė tė bėjnė marrėveshje me kolegėt e tyre maqedonas nė vend qė tė punojnė pėr mbarėvajtjen e reformave. 


Ata tė cilėt kanė pasur mundėsi tė intervistojnė anėtarė tė UĒK-sė, gjatė luftės dhe pas pėrfundimit tė saj, thonė se personat e intervistuar kanė kritikuar ashpėr politikanėt shqiptarė nė Maqedoni. Kur Ali Ahmeti flet me tė huajt kėto ditė, ai i pėrshkruan haptazi politikanėt shqiptarė si “njerėz qė shqetėsohen pėr interesat e tyre”. Anėtarė tė tjerė tė ish-UĒK-sė kritikojnė haptazi Partinė Demokratike tė Shqiptarėve, PDSH. Komandant Hoxha kujton se pak kohė pas tėrheqjes sė tyre nga Tanusha disa nga luftėtarėt e tij kanė vdekur ende tė zemėruar nga deklarimet e pėrfaqėsuesve tė PDSH-sė nė qeverinė e koalicionit tė kryeministrit Lubēo Georgievski nė fillim tė luftės. Ministri i Punės dhe Politikės Sociale, Bedredin Ibrahimi, dhe nėnkryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi, kanė shkaktuar njė zemėrim tė veēantė kur kanė deklaruar se anėtarėt e UĒK-sė ishin “tradhtarė” tė kauzės shqiptare nė Maqedoni dhe se “ēdo qeveri ka tė drejtė tė ushtrojė autoritetin e saj nė tė gjithė territorin qė drejton”. 


Mė pas, me krijimin e “qeverisė sė bashkimit kombėtar” mė 8 maj 2001, zėvendėskryetari i Parlamentit, Ilijaz Halimi – edhe ky anėtar i PDSH-sė – ėshtė akuzuar nga burime nga Partia pėr Prosperitet Demokratik, PPD, se ka insistuar qė PPD-ja tė distancohej haptazi nga UĒK-ja si njė parakusht pėr anėtarėsimin e saj nė koalicionin e ri qeveritar. Mė 20 mars, ndėrsa ishte ende nė opozitė, PPD-ja ka nėnshkruar njė deklaratė tė pėrbashkėt me PDSH, ku i bėhej thirrje UĒK-sė tė ulte armėt. Qė prej shpėrbėrjes sė UĒK-sė, Ahmeti ėshtė treguar mė i matur nė kritikat e tij. I pyetur nė njė intervistė me tė pėrditshmen "Fakti" pėr tė vlerėsuar rolin, veprimtarinė dhe angazhimin e partive politike shqiptare, ai ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė diplomatike si mė poshtė. 


“Partitė politike shqiptare nė Maqedoni kanė punuar pa ndėrprerje dhe ende vazhdojnė tė bėjnė punėn e tyre pėr tė pėrmbushur detyrimet ndaj elektoratit tė tyre. Ne tani jemi bashkuar dhe asnjė parti nuk e ka penguar kėtė bashkim. Qė prej daljes nė skenė tė UĒK-sė, unė nuk kam hezituar asnjėherė tė organizoj takime me drejtuesit e partive dhe nė kėtė drejtim mė duhet tė them se nuk jam nga ata njerėz tė cilėve ju pėlqejnė fjalėt e kota. Partitė politike shqiptare kanė bėrė pėrpjekje tepėr tė mėdha pėr tė realizuar synimet e tyre dhe sa na pėrket neve, unė jam pėrpjekur tė qartėsoj se ēfarė ėshtė UĒK-ja dhe cilat janė synimet e saj. Nė takimet tona me partitė politike shqiptare dhe shoqatat e ndryshme, qėllimi ynė ka qenė tė tejkalohet ēdo paragjykim qė mund tė kemi pasur ndaj njėri tjetrit. Unė nuk kam pasur asnjė herė ndonjė inat rreth sharjeve dhe fyerjeve qė i janė bėrė UĒK-sė. E di se kanė qarkulluar shumė dezinformacione ndaj tė cilave nuk duhet tė biemi viktimė. Pėrkundrazi, ne duhet tė shikojmė njėri-tjetrin drejt e nė sy dhe tė flasim haptazi, pa paragjykime apo ekzagjerime. 


Unė gjithnjė e kam pasur parasysh ambientin e pėrgjithshėm nė tė cilin kanė vepruar partitė politike shqiptare. Ndėrsa ne kemi marrė nė konsideratė pozicionin e tyre, u kemi kėrkuar atyre tė mbėshtesin UĒK-nė sepse pa njė mbėshtetje tė gjerė nga politikanėt, intelektualėt, punėtorėt dhe populli nė pėrgjithėsi, UĒK-ja nuk mund tė ketė sukses. Nė kėtė kontekst, takimi ynė nė Prizren duhet parė si njė ndėr ngjarjet mė produktive nė politikėn shqiptare. Nė kėtė takim nuk ėshtė folur pėr tė rrezikuar shtetin apo popullin maqedonas, por pėr tė ngushtuar diferencat dhe t’u ofrojmė atyre njė zgjidhje paqėsore tė krizės. Si politikanė, ne tani kemi pėrmbushur edhe detyrimin tonė tė shenjtė ndaj popullti shqiptar, sepse me veprimet tona ne jemi pėrpjekur tė dėrgojmė sinjale tė mirėkuptimit ndėretnik. Pėr kėtė arsye Marrėveshja e Ohrit ėshtė e vlefshme dhe e pranueshme pėr ne. Ne do tė qėndrojmė tė bashkuar derisa ajo tė realizohet plotėsisht”. 


Deklarata e Prizrenit nis bashkėpunimin


Kjo pėrgjigje mund tė duket si njė shenjė “faljeje”, e bėrė pėr tė arritur bashkėpunimin e partive politike shqiptare nė realizimin e projektit tė Ahmetit pėr Kėshillin Koordinues. Megjithatė, bashkėpunimi ndėrmjet partive politike shqiptare dhe UĒK-sė nė fakt ka filluar me nėnshkrimin e Deklaratės sė Prizrenit nė maj 2001, tė cilėn e pėrmend edhe Ahmeti. Pjesė e planit tė paqes tė pėrgatitur nga Robert Frovik, pėrfaqėsuesi special i OSBE-sė nė Shkup nė atė kohė, titulli i saj i plotė ishte “Deklarata e Drejtuesve Shqiptarė tė Maqedonisė nė Lidhje me Procesin e Paqes dhe Reformimit nė Republikėn e Maqedonisė”. Nėnshkruesit e kėsaj deklarate kanė qenė Ali Ahmeti, pėrfaqėsues politik i UĒK-sė, Imer Imeri dhe Arbėn Xhaferi, drejtues tė PPD-sė dhe PDSH-sė. 


Nė deklaratė thuhej se drejtuesit shqiptarė, duke pasur parasysh tė kaluarėn historike nė Maqedoni, binin dakord tė vepronin nė interesin kombėtar drejt njė synimi tė pėrcaktuar: reformimin e shtetit pėr tė krijuar njė demokraci pėr tė gjithė qytetarėt dhe komunitetet kombėtare. Koncensusi nė gjirin e drejtuesve shqiptarė do tė bazohej nė disa parime tė pėrbashkėta: mbėshtetje pėr integritetin territorial dhe karakterin shumetnik tė Maqedonisė; kundėrshtimin e zgjidhjeve “territoriale etnike” tė problemeve tė Maqedonisė dhe pranimin e faktit qė separatizmi me bazė etnike do tė dėmtonte qytetarėt e Maqedonisė dhe do tė kėrcėnonte paqen nė rajon; njė pranim i faktit qė nuk mund tė kishte zgjidhje ushtarake tė problemeve me tė cilat pėrballej Republika e Maqedonisė; njė vendosmėri pėr tė transformuar Republikėn e Maqedonisė duke e integruar atė me organizmat evropiane dhe atlantike; dhe sė fundi, dėshirėn pėr tė pėrfshirė SHBA-tė dhe BE-nė si ndėrmjetės nė zgjidhjen e problemeve tė brendshme. 


Palėt nėnshkruese kanė pranuar gjithashtu tė punojnė sė bashku pėr pėrgatitjen e njė sėrė reformash. Kėto pėrfshinin njė rishikim tė amendamenteve nė kushtetutėn e Maqedonisė, pėrdorimin e gjuhės shqipe si njė ndėr gjuhėt zyrtare nė vend, njė prezencė proporcionale etnike nė institucionet shtetėrore, shtimin e autoritetit tė qeverisjes lokale, ndarjen pėrfundimtare tė fesė nga kushtetuta dhe shteti, dhe futjen e mekanizmave pėr tė siguruar zgjidhjen koncensuale tė ēėshtjeve tė interesit kombėtar tė cilat pėrfshinin edhe tė drejtat etnike. 


Deklarata ishte menduar pėr tė krijuar njė lidhje zyrtare ndėrmjet UĒK-sė dhe partive politike shqiptare. Megjithėse UĒK-ja ishte pala mė e fuqishme nė anėn shqiptare, ajo ishte ende njė grup ushtarak ilegal, dhe pėr kėtė arsye e papranueshme pėr bashkėbiseduesit e qeverisė maqedonase dhe ndėrkombėtarėt si njė palė nė dialog. Krijimi i UĒK-sė i kishte margjinalizuar sė tepėrmi partitė politike shqiptare, por ato trajtoheshin nga komuniteti ndėrkombėtar si tė vetmet pėrfaqėsuese tė ligjshme tė shqiptarėve nė Maqedoni. Deklarata e Prizrenit nė kėtė mėnyrė lidhi fuqinė dhe influencėn e vėrtetė tė UĒK-sė me legjitimitetin formal tė PDSH-sė dhe PPD-sė, tė fituar nė zgjedhejt parlamentare tė vitit 1998. Praktikisht, deklarata pėrbėnte njė mandat nga UĒK-ja qė partitė shqiptare tė pėrfaqėsonin shqiptarėt e Maqedonisė nė ēdo bisedim tė ndėrmjetėsuar nga pėrfaqėsues tė komunitetit ndėrkombėtar. 


Plani i Frovikut u pengua kur Deklarata e Prizrenit u bė publike. Reagimi i maqedoansve ishte i shpejtė dhe negativ. Pėrfaqėsues tė rėndėsishėm tė komunitetit ndėrkombėtar e kundėrshtuan gjithashtu marrėveshjen dhe mbi tė gjithė Mark Dikinson, ish ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Maqedoni, i cili nė atė kohė pėrfaqėsonte edhe Pėrfaqėsuesin e Politikės sė Pėrbashkėt tė Jashtme dhe asaj tė Sigurisė tė BE, Havier Solana. 


Vlerėsimi negativ i Dikinsonit pėr bashkimin e palėve shqiptare ėshtė shfrytėzuar nga partitė politike dhe media maqedonase. Gazeta e pėrditėshme Nova Makedonija, pėr shembull, botoi njė artikull nė faqe tė parė me titullin “Xhaferi dhe Imeri nėnshkruajnė njė dokument duke tradhėtuar Maqedoninė”. Nė njė deklaratė tė presidentit Trajkovski thuhej se “Kėto takime janė tė papranueshme dhe bien nė kundėrshtim me vendosmėrinė e qeverisė dhe tė vetė kėtyre partive pėr tė mos biseduar me terroristėt”. 


Pėrgjigja e ashpėr e kryeministrit Georgievski ka qenė se “marrėveshja pėrfaqėson njė deklaratė lufte nga shqiptarėt ndaj kombit maqedonas”. PDSH-ja dhe PPD-ja janė vėnė nėn presionin e partive politike maqedonase pėr tė kundėrshtruar nėnshkrimin e drejtuesve tė tyre. Robert Frovik ėshtė urdhėruar tė largohet nga vendi. Kundėrshtimi i Deklaratės sė Prizrenit si bazė pėr bisedime pengoi edhe procesin e bisedimeve ndėrmjet partive politike tė mbikqyrur nga presidenti Trajkovski. Disa prej atyre qė ishin pėrfshirė nė kėtė plan pėr tė lidhur UĒK-nė me PDSH-nė dhe PPD-nė, si botuesi Kosovar Veton Surroi, kanė thėnė nė atė kohė se ishte humbur njė shans i mirė pėr tė arritur paqen nė Maqedoni. 


Me kalimin e kohės, duket se edhe tė tjerėt arritėn nė tė njėjtin mendim, duke pranuar se asgjė nuk mund tė zgjidhej nėse UĒK-ja pėrjashtohej nga procesi i bisedimeve. Edhe kryeministri Georgievski e pranoi mė vonė se disa nga kushtet e pėrcaktuara nė Prizren do tė pėrmbusheshin, kur ai ka thėnė nė njė intervistė televizive se “ndoshta ne do tė duhet tė ndryshojmė hyrjen e kushtetutės, ose tė njoftojmė njė komb tė dytė konstituiv. Gjithashtu ka mundėsi qė ne tė pranojmė edhe njė gjuhė tė dytė zyrtare”. 


Pavarėsisht zemėrimit tė shkaktuar nė atė kohė, tani duket – ashtu siē ka thėnė Ahmeti – se takimet nė Prizren kanė qenė njė fazė kritike e integrimit tė UĒK-sė dhe platformės sė saj nė debatin pėr tė ardhmen e Maqedonisė, e cila ka shėrbyer pėr tė bėrė tė mundur marrėveshjen e Ohrit. 


UĒK dhe planet pėr tė ndarė Maqedoninė 


Njė nga bazat kryesore tė Deklaratės sė Prizrenit ishte se nuk mund tė pranohej njė zgjidhje e problemit nė bazė “territoriale etnike” dhe se ēdo pėrpjekje pėr tė arritur “njė ndarje etnike” tė territorit do tė dėmtonte qytetarėt e Maqedonisė dhe do tė kėrcėnonte paqen nė rajon. Ndėrsa kjo ėshtė krejtėsisht konsistente me deklarimet e mėparshme tė UĒK-sė sipas tė cilave ajo mbėshteste integritetin e Maqedonisė, ėshtė krejt e kundėrta me pikpamjen qė mbizotėronte nė radhėt e publikut maqedonas rreth UĒK-sė – i cili mendonte se UĒK-ja kishte si synim kryesor tė pushtonte dhe tė spastronte etnikisht territoret e Maqedonisė. Maqedonasit nė pėrgjithėsi mendojnė se luftimet e UĒK-sė ishin vetėm faza e parė e ndarjes – ose tė paktėn e njė federalizimi – tė Maqedonisė, e cila do tė pasohej me projektet pėr “Shqipėrinė e Madhe” ose “Kosovėn e Madhe”. 


Aktivitetet dhe deklarimet e UĒK-sė nga maji deri nė qershor 2001, tregojnė qartė se UĒK-ja u ka rezistuar kėtyre iniciativave, tė cilat sipas tyre vinin nė formėn e sinjaleve tė fshehta nga qeveria maqedonase. Kur PDSH-ja u ftua tė hynte nė qeverinė e Georgievskit, pėr shembull, drejtuesit e UĒK-sė tė cilėt nuk i besonin PDSH-sė dyshuan se po pėrgatitej njė plan pėr tė krijuar njė shumicė nė parlament, e cila nė ēdo moment mund tė votonte pėr ndarjen e Maqedonisė. Botimi i njė propozimi tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Maqedonisė, AASHM, i cili parashikonte njė shkėmbim tė territoreve dhe popullsive ndėrmjet Shqipėrisė dhe Maqedonisė, ėshtė konsideruar si njė shenjė e qartė e planeve tė qeverisė. 


Hyrja e UĒK-sė nė rrethinat e Shkupit, nė Haracinė nė verėn e vitit 2001 simbolizonte njė kundėrshtim tė ēdo oferte pėr ndarjen e Maqedonisė. Sipas Ali Ahmetit, mė pas ishte planifikuar edhe njė hyrje simbolike nė Krushevė njė qytet i cili lidhet shumė me luftėn pėr krijimin e shtetit maqedonas. Ahmeti thotė gjithashtu se pas paraqitjes sė projektit tė akademisė pėr ndarjen e vendit, drejtuesit e UĒK-sė ndaluan ēdo aktivitet pranė Grupēinit, zonė e cila ishte menduar si njė vend pėr kalimin e kufirit ndėrmjet territoreve etnike maqedonase dhe shqiptare. 


Dy komunikata tė UĒK-sė tė 31 majit dhe 7 qershorit kanė dhėnė njė pėrgjigje tė qartė pėr propozimin e AASHM-s pėr ndarjen dhe shkėmbimin e territoreve dhe popullsisė. "Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare e konsideron planin e paraqitur nga AASHM si njė konfirmim tjetėr tė politikės shoviniste tė disa qarqeve polititike tė cilat kanė qenė dhe janė ende aktive nė shtetin maqedonas,” thuhej nė komunikatėn e parė. 


Shtatė ditė mė pas ėshtė publikuar edhe komunikata e dytė. "Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare ėshtė i shqetėsuar pėr situatėn nė terren, e cila po bėhet gjithnjė e mė e tensionuar pas botimit tė skemės sė AASHM pėr njė ndryshim tė kufinjve tė Maqedonisė dhe thirrjeve tė hapura publike tė kryeministrit Georgievski pėr njė konflikt tė hapur me popullsinė shqiptare nė Maqedoni”. 


Ėshtė domethėnės fakti qė nė pjesėn mė tė madhe tė publicitetit tė saj, drejtuesit e UĒK-sė i referohen shtetit si “Maqedoni” dhe kanė pėrdorur termin “maqedonas”. Nė disa raste ata kanė pėrdorur termin IRJM dhe “sllavo-maqedonas”, tė cilat janė po aq ofensive ndaj maqedonasve sa termi “shiptar” i pėrdorur nga maqedonasit pėr tė pėrshkruar shqiptarėt. Nė njė intervistė me shėrbimin shqip tė BBC-sė, Ahmeti tha se ai pėrdorte termin “sllavo-maqedonas” vetėm pėr tė theksuar identitetin etnik, dhe pėrdorte “maqedonas” pėr tė pėrcaktuar nėnshtetėsinė. Pasi ka mėsuar konotacionin e keq tė termit “sllavo-maqedonas”, ai e ndryshoi terminologjinė e tij, duke pėrdorur nė vend tė saj termin“maqedonas”. 


Pas shkatėrrimit tė manastirit Ortodoks dhe kishės nė Leshkė, UĒK-ja lėshoi njė deklaratė tjetėr pėr shtyp nė njė komunikatė mė 21 maj. "Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare shpreh keqardhjen e tij tė thellė pėr shkatėrrimin e kishės nė Leshkė. Ne e dėnojmė me forcė kėtė akt vandalizmi. Tė njėjtėn gjė e bėjnė edhe populli shqiptar i Maqedonisė, i cili ėshtė i ndarė nė katėr besime tė ndryshme fetare: Islamin, Katolicizmin, Ortodoksinė dhe Protestantizmin. Ne e konsiderojmė ēdo formė tė besimit si tė shenjtė, dhe kjo gjė mund tė shihet edhe nė historinė tonė ku nuk ka pasur asnjė konflikt ndėrmjet shqiptarėve tė feve tė ndryshme. Nė ēdo luftė, pavarėsisht natyrės sė saj, luftėtarėt tonė kanė pasur pėrkatėsi tė ndryshme fetare. Kjo traditė reflektohet edhe nė radhėt tona, nė tė cilat pėrfshihen luftėtarė nga tė gjitha kėto fe. Kjo ėshtė arėsyeja qė tė gjithė tempujt e Zotit janė tė shenjtė pėr ne”. 


Pas shpėrthimit nė motelin Brioni nė gusht 2001 nė Ēelopek, njė fshat pranė Tetovės, Shtabi i UĒK-sė lėshoi njė deklaratė pėr shtyp e cila “dėnon me forcė kėtė akt terrorist tė kryer nga qarqe kriminale” dhe pėrfundonte se “kėto veprime vandalizmi vetėm mund tė dėmtojnė tė ardhmen e kėtij vendi dhe mbėshteten nga ata tė cilėt pėrpiqen tė pėrhapin urrejtjen nė radhėt e qytetarėve”. 


Kėto deklarata kanė pasur njė qėllim tė qartė propagandistik. Megjithatė, sė bashku me njė sėrė veprimesh ushtarake tė planifikuara dhe tė zbatuara, ato shėrbenin pėr tė kundėrshtuar pikpamjen e pėrhapur se synimi pėrfundimtar i UĒK-sė ishte ndarja etnike. 


Haraēina dhe konfirmimi i autoritetit tė Ahmetit 


Siē kemi pėrmendur edhe mė parė, forcat e UĒK-sė pushtuan rrethinėn e Shkupit, Haraēinėn nė qershor tė vitit 2001 dhe I detyruan banorėt tė largoheshin. Kur forcat maqedonase tė sigurimit nisėn njė sulm pėr tė rimarrė Haraēinėn nė fund tė qershorit 2001, ata ndoshta nuk e mendonin se njė gjė e tillė do tė ndihmonte shumė kauzėn e UĒK-sė. Ofensiva maqedonase jo vetėm qė komplikoi marrėdhėniet ndėrmjet qeverisė dhe publikut tė saj, por edhe uli ndjeshėm vlerėn e drejtuesve maqedonas nė sytė e ndėrmjetėsve ndėrkombėtarė. 


Pas dėshtimit tė ushtrisė pėr tė arritur fitoren e premtuar, publiku u zemėrua shumė dhe e shprehu kėtė zemėrim me protesta anti-qeveritare dhe anti-perėndimore. Duke sulmuar kundėr kėshillave dhe dėshirės sė komunitetit ndėrkombėtar, qeveria prishi edhe imazhin e saj si njė partner tė cilit mund t’i besohej. Sulmi pėrfundimtar ndaj Haraēinės ėshtė ndėrmarrė pothuajse menjeherė pasi shefi i politikės sė jashtme tė BE-sė, Havier Solana, kishte pėrfunduar njė prej vizitave tė tij nė vend. Nė fund, ishte komuniteti ndėrkombėtar i cili u detyrua tė shpėtojė nderin e qeverisė maqedonase duke i bindur luftėtarėt e UĒK-sė tė tėrhiqeshin nga Haraēina. 


Suksesi i ndėrhyrjes ndėrkombėtare varej nga njė faktor i rėndėsishėm i cili deri nė atė kohė kishte mbetur i paqartė: pikėrisht, shkalla nė tė cilėn Ahmeti kontrollonte komandantėt lokalė tė UĒK-sė dhe a mund tė garantonte tėrheqjen e UĒK-sė nga Haraēina? I dėrguari special i NATO-s Peter Feith kishte qenė nė kontakt me Ahmetin, dhe kishte marrė siguri se luftėtarėt do tė tėrhiqeshin. Por deri nė pėrfundimin e operacionit, Feith dhe stafi i tij nuk ishin ende tė sigurtė pėr mėnyrėn e funksionimit tė zinxhirit tė komandimit nė UĒK. 


Dihej vetėm qė Komandant Hoxha, megjithėse jozyrtarisht nė drejtim tė pushtimit tė Haraēinės, e kishte drejtuar atė aksion nga fillimi nė fund. Vetė Komandant Hoxha ka konfirmuar gjithnjė se Ahmeti dhe shtabi i UĒK-sė kontrollonin gjendjen nė Haraēinė, dhe se urdhėrat dhe vendimet e tyre zbatoheshin gjithnjė. Ai gjithashtu kujton se kjo i ėshtė bėrė e qartė edhe Feithit kur ai ka hyrė nė Haraēinė dhe i ėshtė thėnė se mbeteshin pėr tė diskutuar vetėm hollėsitė e tėrheqjes, sepse vendimi ishte marrė diku tjetėr. Feith megjithatė ka qenė i pasigurtė dhe ka harxhuar njė kohė dhe energji tė mirė pėr tė bindur Hoxhėn pėr tu tėrhequr. 


Nėse nė atė kohė nuk ishte shumė e qartė mėnyra e tėrheqjes sė UĒK-sė nga Haraēina, pėrfundimi me sukses i operacionit forcoi ndjeshėm imazhin e Ali Ahmetit. Dėshira dhe mundėsia e tij pėr tė mbajtur fjalėn impresionoi pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, tė cilėt filluan ta shohin atė si njė partner tė besueshėm me tė cilin mund tė punohej. Kjo ide ėshtė pėrforcuar edhe mė tepėr nga roli i Ahmetit nė rrethinat e Tetovės pas arritjes sė njė armėpushimi mė 5 korrik 2001. 


Disa anėtarė tė UĒK-sė nė Tetovė nuk ishin tėrhequr nga pozicionet e tyre, siē ishte rėnė dakord, por kontrollonin ende disa pjesė tė Tetovės dhe disa fshatra nė rrugėn Tetovė-Jazhincė. Pas njė urdhėri tė Ahmetit, kėto njėsi u tėrhoqėn. Pėrsėri, Ahmeti kishte treguar autoritetin e tij, nė njė kohė kur kishte informacione tė besueshme se disa komandantė tė UĒK-sė nė zonėn e Tetovės ishin kundėr vendimit pėr tėrheqje. Nė njė intervistė, pėr shembull, Shefi i Shtabit tė ish UĒK-sė, Gėzim Ostreni, ka pėrshkruar tėrheqjen si njė “shkuarje dėm tė njė million plumbave”. 


Reputacioni i Ahmetit ėshtė bėrė evident nė njė konferencė pėr shtyp tė NATO-s nė Shkup mė 10 gusht, 2001. I pyetur nėse UĒK-ja mund tė ishte e besueshme nė respektimin e marrėveshjes sė armėpushimit, ambasadori i NATO-s nė atė kohė, Hansjorg Eiff ėshtė pėrgjigjur: “Unė do tė thosha se ne kemi qenė dėshmitarė tė evakuimit tė Haraēinės, se njė detyrim i marrė nga Ali Ahmeti ėshtė pėrmbushur dhe se urdhėrat e dhėnė prej tij janė zbatuar”. 


Marrėdhėniet e UĒK-sė me Kosovėn 


Nuk pėrbėn ndonjė sekret se ndėrsa Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, UĒK, zhvillonte aktivitetin e saj nė Kosovė, shumė tė rinj shqiptarė nga Maqedonia morėn pjesė nė radhėt e saj. Ka pasur edhe disa lidhje ndėrmjet qeverisė maqedonase dhe UĒK-sė nėpėrmjet PDSH-sė, e cila ishte njė anėtare e koalicionit qeveritar. Por siē tregoi periudha e pasluftės nė Kosovė, UĒK-ja atje nuk ishte njė forcė krejtėsisht e bashkuar. PDSH-ja kishte pasur kontakte kryesisht me drejtuesin e UĒK-sė Hashim Thaēi, ndėrsa lidhjet me drejtuesit rajonalė tė UĒK-sė tė cilėt vepronin nė mėnyrė mė tė pavarur kanė qenė mė tė pakta. 


Njė prej kėtyre drejtuesve ka qenė Ramush Haradinaj, i cili kontrollonte territorin rreth Gjakovės dhe Prizrenit, nė Kosovėn jugore. Anėtarėt e UĒK-sė tė cilėt filluan operacionet nė Maqedoni janė rekrutuar nga radhėt e ish luftėtarėve tė Haradinajt dhe Prizreni ishte baza kryesore e Ali Ahmetit jashtė Maqedonisė. Njė lidhje tjetėr mund tė shihet nė rastin e Gėzim Ostrenit, Shefi i Shtabit tė UĒK-sė, i cili kishte edhe njė pozicion tė lartė nė Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, TMK, tė cilat ishin krijuar pas luftės, me pjesėmarrjen e shumė ish luftėtarėve tė UĒK-sė. 


Si shumė anėtarė tė tjerė tė UĒK-sė, Komandant Hoxha, ka qenė njė ish anėtar i UĒK-sė nė Kosovė. Nėpėrmjet LPK-sė, Fazli Veliu dhe Ali Ahmeti kanė qenė politikisht aktiv nė Kosovė dhe kanė qenė edhe ndėr themeluesit dhe financuesit e UĒK-sė atje. Por ndėrsa sipas medias maqedonase, UĒK-ja nė Maqedoni ka bashkėpunuar sistematikisht dhe ka qenė thjesht njė me UĒK-nė nė Kosovė, ish anėtarėt e saj ngulin kėmbė qė nuk ka pasur lidhje tė tjera pėrveē atyre tė njohura tashmė nga publiku. Komandant Hoxha thotė se ndihma e marrė nga Kosova ka qenė njė ēėshje private dhe individuale. Nė fakt, ish komandantėt e UĒK-sė nė Kosovė tė cilėt mė parė kishin hyrė nė radhėt e politikės apo nė TMK kishin kundėrshtuar veprimet e UĒK-sė nė Maqedoni, duke thėnė se njė gjė e tillė do tė dėmtonte Kosovėn. 


Deklarimet publike nga politikanėt dhe intelektualėt Kosovarė duket se e konfirmojnė kėtė pikpamje. Me fillimin e luftės nė Maqedoni, drejtuesit e tre partive mė tė mėdha politike nė Kosovė, Ibrahim Rugova, Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj, kanė bėrė disa deklarime tė pėrbashkėta dhe tė veēanta duke i bėrė thirrje UĒK-sė tė ndėrpriste operacionet ushtarake dhe tė dorėzonte armėt. Nė njė intervistė me tė pėrditėshmen e Shkupit, Dnevnik, mė 3 mars 2001, dhe nė njė intervistė tė mėvonėshme me BBC World, botuesi Kosovar Veton Surroi ka komentuar se “ēdo grupim i armatosur duhet tė izolohet politikisht”. 


Edhe Thaēi dhe Haradinaj bėnė njė numėr deklarimesh duke theksuar se ata nuk kishin asnjė influencė mbi Veliun apo Ahmetin. Pėr ironi, ishte ndoshta pėrfshirja e Ali Ahmetit nė krijimin dhe financimin e UĒK-sė nė Kosovė qė i jepte atij fuqinė tė injoronte ish komandantėt e tij tė mėparėshėm. 


Kėshilli Koordinues i Shqiptarėve dhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim 


Gjatė gushtit 2001, kur ēarmatimi i UĒK-sė kishte nisur nė kuadėr tė operacionit “Korrja Esenciale”, Ahmeti ėshtė pyetur shpesh mbi tė ardhmen e tij personale dhe atė tė ish anėtarėve tė UĒK-sė nė pėrgjithėsi. Ai pėrgjigjej gjithnjė sipas tė njėjtit model. “Ne do tė integrohemi nė shoqėri,” thoshte ai. “Nėse ushtarėt e UĒK-sė kanė pasur njė punė, do tė kthehen pėrsėri atje. Unė nuk kam menduar pėr ndonjė parti politike”. 


Nė njė intervistė me radion Europa e Lirė mė 17 shtator 2001, Ahmeti ka thėnė se “UĒK-ja nuk ėshtė e pėrfshirė nė politikė. Ne nuk e nisėm luftėn pėr t’u pėrfshirė nė politikė”. Megjithatė, ai vazhdoi: “Nė radhėt e UĒK-sė ka njerėz tė cilėt kanė qenė tė pėrfshirė mė parė nė politikė dhe nė organizata humanitare…ne nuk mund tė ndėrhyjmė nėse ata dėshirojnė tė kthehen nė aktivitetet e tyre tė mėparshme. Ne, drejtuesit e UĒK-sė nuk kemi vendosur ende nėse do tė pėrfshihemi nė politikė apo jo. Unė personalisht nuk kam qenė ndonjėherė anėtar i ndonjė partie dhe nuk kam vendosur nėse do tė anėtarėsohem nė ndonjė nga partitė”. 


Kur Ahmeti hyri nė arenėn politike, ai ka hyrė aty me eksperiencėn e Deklaratės sė Prizrenit. Synimi i tij fillestar duket tė ketė qenė ndjekja e atij modeli, pėr tė inkurajuar njė koordinim tė partive politike shqiptare me strukturat e UĒK-sė, me qėllim qė tė lehtėsohet zbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit. Nė kėtė frymė, Ahmeti filloi tė deklaronte se motoja e tij ishte Deklarata e Prizrenit, dhe nė bazė tė kėsaj, nisi diskutimet me pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare nė Maqedoni nė fund tė vjeshtės sė 2001. 


Vizioni i Ahmetit pėr Kėshillin Koordinues tė Shqiptarėve nė Maqedoni ishte i qartė. Me nėnshkrimin e Marrėveshjes Kornizė, partitė politike ekzistuese shqiptare humbnin aktualitetin e tyre. Pėr kėtė qėllim, ato duhet tė pėrqėndroheshin nė zbatimin e atyre masave tė cilat do tė pėrmirėsonin statusin e shqiptarėve nė Maqedoni. Zbatimi i marrėveshjes dhe miratimi i ligjeve tė reja do tė krijonte njė klimė e cila do tė ēonte nė promovimin mė tė madh tė parimeve perėndimore demokratike. Pas kėsaj, partitė me platforma tė ndryshme mund tė dilnin pėrsėri si aktorė tė rėndėsishėm mė vete. 


Ėshtė e kuptueshme qė ndėrsa tė gjithė drejtuesit e partive shqiptare pranuan nevojėn pėr njė veprim tė pėrbashkėt, ata kishin tė gjitha arsyet pėr tė vonuar punėn e kėshillit. Partia mė pranė Ahmetit, PDK, nuk e pranoi Marėveshjen Kornizė tė Ohrit dhe ende kėrkon njė Maqedoni federale, tė cilėn Ahmeti e konsideron si mė tė dėmshme pėr shqiptarėt nė Maqedoni sesa projektet pėr ndarjen e vendit. Njė pjesė e drejtuesve tė PPD-sė e kanė parė Kėshillin Koordinues si tė dominuar nga ish UĒK-ja, dhe janė shqetėsuar se grupimi i ri mund tė bėnte qė partitė tė humbisnin identitetin e tyre. Si partia e parė shqiptare e krijuar nė Maqedoni, pas pavarėsisė sė saj, ata e konsideruan njė gjė tė tillė tė papranueshme. 


Kėto kundėrshtime kanė qenė tė rėndėsishme, por ka qenė PDSH-ja e cila vulosi pėrfundimisht fatin e Kėshillit Koordinues. Pas shpėrbėrjes sė UĒK-sė, Ahmeti ėshtė kritikuar ashpėr se ai ishte nėn influencėn e drejtuesit tė PDSH-sė, Arben Xhaferi, apo se ai ishte “blerė” nga Menduh Thaēi, nėn kryetari i PDSH-sė, i cili ka njė reputacion se pėrzien politikėn me biznesin. 


Xhaferi ka thėnė se ai mbėshtet idenė e kėshillit dhe Ahmeti, ndoshta nė mėnyrė naive, e besoi atė. Por, PDSH-ja u pėrpoq tė vendoste nėn kontrollin e saj Kėshillin dhe Ahmetin, duke eleminuar nė kėtė mėnyrė ēdo rival elektoral dhe duke siguruar pozicionin e partisė nė zgjedhjet e vitit 2002. Kur njė gjė e tillė dėshtoi, PDSH-ja filloi tė punonte pėr tė shkatėrruar Kėshillin, pėrsėri me synimin pėr tė pakėsuar pushtetin e Ahmetit. 


Vetėm nė kėtė pikė, Ahmeti krijoi partinė e tij politike, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, BDI. Asambleja themeluese ėshtė mbajtur nė Tetovė mė 5 qershor, 2002, dhe Ahmeti ėshtė shpallur kryetar i partisė. Manifesti i BDI-sė ėshtė pothuajse i njėjtė me atė tė Kėshillit Koordinues, dhe jepet mė poshtė. Ai shpreh njė vendosmėri pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit, krijimin e njė shteti civil, dhe riparimin e ekonomisė dhe shoqėrisė sė shkatėrruar nga konflikti, korrupsioni dhe krimi i organizuar. 


Pas asamblesė sė parė, Ahmeti ka treguar se ai ende mbėshteste idenė e Kėshillit, dhe i bėrė thirrje PDSH-sė tė punonte sė bashku me partitė e tjera shqiptare. Kjo gjė duket e pamundur ndėrsa ish drejtuesit e UĒK-sė dhe politikanėt e vjetėr tė PDSH-sė dhe tė partive tė tjera shqiptare nuk bien dakort se kush e ka mandatin pėr tė folur nė emėr tė shqiptarėve tė Maqedonisė, dhe kush pėrfaqėson mė mirė interesat e komunitetit. Historia e krijimit tė UĒK-sė dhe lufta e saj duket se do tė pėrdoren si kapital politik nga tė gjitha palėt nė kėtė mosmarrėveshje qė vazhdon. Nė kėtė proces, duket se do tė dalin nė dritė hollėsi tė tjera tė rrjetit kompleks i cili bashkon fatin e shqiptarėve, lėvizjeve dhe rajoneve tė banuara prej tyre. 

--------------------
Shtojcė: 
-------------------

Deklarata e Bashkimit Demokratik pėr Integrim
Asambleja Themeluese e Bashkimit Demokratik pėr Integrim, BDI 
Tetovė, 5 qershor 2002


Nė pėrgjigje tė: 

Dėshirės sė tė gjitha forcave progresive tė cilat kanė sjellė njė ndryshim rrėnjėsor nė pozicionin e shqiptarėve nė Maqedoni pėr tė vazhduar pėrfshirjen e tyre nė procesin e demokratizimit tė vėrtetė tė Maqedonisė. 


Mbėshtetjes sė madhe qė gėzojnė kėto forca nė rradhėt e popullsisė dhe dėshirės sė shprehur haptazi nga qytetarėt pėr vazhdimin e pėrfshirjes sė tyre nė jetėn politike, pėr tė garantuar arritjen e barazisė sė plotė pėr tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė si njė kusht pėr paqe dhe stabilitet. 


Gjendjes sė rėndė politike, ekonomike dhe sociale nė vend, e cila kėrkon qėndrime dhe ide tė reja, nė mėnyrė qė tė fillojė rimėkėmbja brenda njė periudhe sa mė tė shkurtėr, ekziston nevoja pėr njė parti tė re politike. 


Ajo ėshtė quajtur Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe do tė punojė pėr: 
Zbatimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit; 


Njė Maqedoni tė stabilizuar, nė interesin e tė gjithė qytetarėve, si edhe interesin rajonal dhe Europian; 


Njė Maqedoni shumetnike ku tė gjithė qytetarėt mund tė ndjehen tė lirė dhe tė barabartė; eleminimin e korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe vendosjen e mekanizmave pėr parandalimin e kėtyre; 


Integrimin e Maqedonisė nė strukturat Evropiane dhe Atlantike, duke filluar me integrimin rajonal sipas modeleve progresive Evropiane dhe botėrore; 


Ndėrtimin e njė sistemi ekonomik modern, pėr tė krijuar mundėsi dhe garantuar investimet e huaja, me synimin afat gjatė tė uljes sė nivelit tė papunėsisė; 


Krijimin e njė demokracie funksionale dhe shteti ligjor, me vėmendje tė veēantė ndaj respektimit tė tė drejtave tė njeriut. 

Plani i Veprimeve imediate pėrfshin: 
Reintegrimin nė shoqėri tė ish luftėtarėve;


Rikthimin e tė gjithė refugjatėve nė shtėpitė e tyre; 


Rindėrtimin e banesave tė dėmtuara gjatė vitit tė kaluar; 


Pėrmirėsimn e besimit ndėretnik; 


Veprim urgjent pėr tė pakėsuar varfėrinė. 


BDI do tė punojė pėr:
Decentralizimin e qeverisjes dhe zhvillimin e demokracisė lokale; 


Arritjen e njė barazie tė plotė nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė; 


Pėrmirėsimin e pėrfaqėsimit tė grave nė institucionet vendimmarrėse; 


Zgjidhjen e problemit tė arsimit tė lartė nė gjuhėn Shqipe, me vėmendje tė veēantė ndaj cilėsisė dhe profesionalizmit; 


Pėrfshirjen e diasporės nė shoqėrinė e Maqedonisė, me synim kryesor inkurajimin e kthimit tė tyre dhe investimin e kapitaleve. 


Bashkimi Demokratik pėr Integrim fton: 
Tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Maqedonisė tė punojnė pėr ndėrtimin e njė shoqėrie multietnike; 


Tė gjitha partitė politike nė Maqedoni tė pėrmbushin premtimet e marra nė Ohėr pėr arritjen e stabilitetit politik; 


Komunitetin ndėrkombėtar tė vazhdojė mbėshtetjen pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit si edhe mbėshtetjen pėr demokratizimin e Maqedonisė, me qėllim pėr tė ndihmuar Maqedoninė tė arrijė standartet ndėrkombėtare pėr integrim nė familjen e shteteve demokratike.


Huazuar nga revista "Lobi"