Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Nga ushtria nė parti (1) - Politika e UĒK-sė

   

Revista "Lobi" fillon botimin e 8 kapitujve tė librit me titull "Ohri dhe mė tej", njė projekt i Institutit pėr raportim tė luftės dhe paqes (Institute For War & Peace Reporting - IWPR). 

Ky ėshtė njė projekt i realizuar nga gazetarė shqiptarė dhe maqedonas dhe ėshtė financuar nga Agjencia Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar, USAID dhe Organizata Ndėrkombėtare pėr Migrim, IOM. Libri flet pėr arsyet e krizės sė vitit tė kaluar nė Maqedoni duke i shpjeguar pozicionet dhe kėrkesat e aktorėve kryesorė, duke analizuar fazat e ndryshme tė konfliktit deri tek arritja e Marrėveshjes sė Ohrit, implementimi i saj dhe zgjedhjet parlamentare. Kapitulli i parė, i shkruar nga Iso Rusi, i hedh njė vėshtrim paraqitjes sė UĒK-sė nė skenė pas ngjarjeve nė Tanushė, deri te krijimi i partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim.

Njė sulm mbi stacionin e policisė nė Tearcė nė rajonin e Tetovės dhe komunikata qė ka pasuar nė 23 janar 2001, konsiderohen gjerėsisht si veprimet e para tė UĒK-sė. Komunikata, e titulluar Komunikata Nr. 4, i ishte drejtuar radio-stacionit gjerman Deutsche Welle dhe merrte pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr sulmin nė Tearcė. Nė komunikatė thuhej se UĒK-ja ishte krijuar pas dėshtimit tė shtetit maqedonas pėr tė reformuar veten me mjete ligjore dhe nė pėrgjigje tė pėrdorimit tė forcės nga ana e autoriteteve. “Deri mė tani shqiptarėt e Maqedonisė kanė kėrkuar tė drejtat e tyre nėpėrmjet dialogut nė njė mėnyrė kushtetuese dhe paqėsore,” fillonte komunikata. “Kėrkesat tona janė injoruar. Qeveria maqedonase u ėshtė pėrgjigjur kėtyre pėrpjekjeve paqėsore me njė valė terrori, siē ėshtė parė nė Shkup, Ladorishtė, Tetovė, Gostivar dhe Kėrēovė”. Komunikata bėnte thirrje pėr njė ndėrhyrje tė huaj diplomatike. “Politika anti-shqiptare, e ndjekur nga qeveria maqedonase, e ka bėrė dialogun e deritanishėm shqiptaro-maqedonas tė pamundur. Ėshtė i nevojshėm ndėrmjetėsimi ndėrkombėtar nė kėtė dialog”. Komunikata mė pas pėrmendte synimin pėrfundimtar tė grupit, duke thėnė se UĒK “…do tė luftojė derisa Maqedonia tė shndėrrohet nė mėnyrė kushtetuese nė njė shtet maqedonas-shqiptar, ose shqiptaro-maqedonas”

Iso RUSI

  
Fillimet e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, UĒK, mbeten ende njė enigmė – jo vetėm pėr komentatorėt dhe analistėt politikė, por edhe pėr shumė prej anėtarėve tė saj. Qė prej fillimit tė luftės nė mars 2001, UĒK ka pasur njė jehonė dhe mbulim tė madh nė median e huaj dhe pas shtatorit 2001 ky mbulim ėshtė shtuar edhe nė median maqedonase, por megjithatė, shumė ēėshtje nė lidhje me planifikimin dhe pėrgatitjen e veprimtarisė sė UĒK-sė nė Maqedoni mbeten ende tė paqarta. 


Kjo mungesė qartėsie ka ardhur si pasojė e mungesės sė dėshirės tė atyre qė mendohet tė jenė aktorėt kryesorė, pėr tė bėrė publike versionin e tyre tė ngjarjeve. Ali Ahmeti, pėrfaqėsuesi kryesor politik dhe ish-drejtuesi i UĒK-sė, mesa duket mendon se nuk ėshtė ende koha pėr tė treguar kodet fillestare tė veprimit tė UĒK-sė, apo ato tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒK. Nė faqen zyrtare tė internetit tė UĒK-sė (www.shqiponjapress.com), nuk gjendet asnjė material apo komunikatė shtypi nga periudha e para konfliktit. 


Tė tjerė njerėz janė disi mė tė hapur, duke thėnė se ata kanė informacione tė cilat mund tė ndryshojnė shumė mendimin. Pėr shembull, Xhezair Shaqiri – i njohur edhe si komandant Hoxha, “Xheza” – thotė se nė vitin 1999 Ahmeti mendonte se veprimet e armatosura nė Maqedoni do tė ishin tė mundshme vetėm nga viti 2003 ose 2004. Shaqiri, i cili ka drejtuar grupin qė ka hyrė nė fshatin kufitar tė Tanushės nė mesin e muajit shkurt 2001 dhe mė pas ka drejtuar operacionet e UĒK-sė nė rrethinat e Shkupit nė Haraēinė nė qershor 2001, thotė se Ahmeti i ka bėrė kėto vlerėsime pas hyrjes sė KFOR-it nė Kosovė.

Disa nga drejtuesit e Partisė Demokratike Kombėtare, PDK, njė parti politike shqiptare nė Maqedoni, kanė pasur lidhje tė ngushta me pjesėn drejtuese tė udhėheqjes sė UĒK-sė edhe pėrpara fillimit tė konfliktit nė Maqedoni. Ata pėrmendin takimet nė Kosovė dhe Maqedoni nė fillim tė muajit mars 2001, nė tė cilat janė diskutuar dhe ėshtė vendosur pėr aktivitetet nė Tetovė. Ata thonė se nėse kėto hollėsi do tė bėhen publike, atėherė do tė ndryshojė edhe mendimi i njerėzve pėr faktin se “kush kanė qenė drejtuesit” e UĒK-sė nė fillim. 


"Ditari i luftės" nė Shipkovicė


Nė nėntor tė vitit 2001, nė njė takim nė Shipkovicė me redaktorėt e revistės sė pėrjavshme "Lobi", ish zėdhėnėsi i UĒK-sė, Nazmi Beqiri, ka treguar ekzistencėn e njė “ditari tė luftės” nė tė cilin janė dhėnė me hollėsi pėrgatitjet e UĒK-sė nė Maqedoni. Ditari ėshtė nėnshkruar nga dikush me pseudonimin Dren Korabi, i identifikuar gjatė luftės si njė ndėr zėdhėnėsit e UĒK-sė, pėrmes email-it, me tė cilėt UĒK-ja dhe Kėshilli Koordinues i Shqiptarėve nė Maqedoni kanė dėrguar njoftimet pėr shtyp pėr median. E njėjta adresė tani pėrdoret nga partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik pėr Integrim. 


Stafi editorial i "Lobit" nuk ka mundur tė bindė Beqirin, Ali Ahmetin dhe shefin e shtabit tė UĒK-sė, Gėzim Ostrenin, tė lejojnė botimin e tė gjithė ditarit, megjithėse ėshtė botuar njė pjesė nė tė cilėn pėrshkruhet kontakti i parė ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė dhe komunitetit ndėrkombėtar – nė formėn e Komesariatit tė Lartė pėr Refugjatė tė Kombeve tė Bashkuara, UNHCR – nė numrin e Vitit tė Ri 2002 tė "Lobit". 


Njė sulm mbi stacionin e policisė nė Tearcė nė rajonin e Tetovės dhe komunikata qė ka pasuar nė 23 janar 2001, konsiderohen gjerėsisht si veprimet e para tė UĒK-sė. Komunikata, e titulluar Komunikata Nr. 4, i ishte drejtuar radio-stacionit gjerman Deutsche Welle dhe merrte pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr sulmin nė Tearcė. Nė komunikatė thuhej se UĒK-ja ishte krijuar pas dėshtimit tė shtetit maqedonas pėr tė reformuar veten me mjete ligjore dhe nė pėrgjigje tė pėrdorimit tė forcės nga ana e autoriteteve. 


“Deri mė tani shqiptarėt e Maqedonisė kanė kėrkuar tė drejtat e tyre nėpėrmjet dialogut nė njė mėnyrė kushtetuese dhe paqėsore,” fillonte komunikata. “Kėrkesat tona janė injoruar. Qeveria maqedonase u ėshtė pėrgjigjur kėtyre pėrpjekjeve paqėsore me njė valė terrori, siē ėshtė parė nė Shkup, Ladorishtė, Tetovė, Gostivar dhe Kėrēovė”. Komunikata bėnte thirrje pėr njė ndėrhyrje tė huaj diplomatike. “Politika anti-shqiptare, e ndjekur nga qeveria maqedonase, e ka bėrė dialogun e deritanishėm shqiptaro-maqedonas tė pamundur. Ėshtė i nevojshėm ndėrmjetėsimi ndėrkombėtar nė kėtė dialog”. Komunikata mė pas pėrmendte synimin pėrfundimtar tė grupit, duke thėnė se UĒK “…do tė luftojė derisa Maqedonia tė shndėrrohet nė mėnyrė kushtetuese nė njė shtet maqedonas-shqiptar, ose shqiptaro-maqedonas,” pėrpara se tė pėrfundonte: “Ne jemi nė favour tė ruajtjes sė sovranitetit dhe integritetit territorial tė Maqedonisė. Ne respektojmė interesat e NATO-s nė Maqedoni dhe veēanėrisht ato tė SHBA-ve”. 


Pjesėt kryesore pėrbėrėse tė Komunikatės Nr. 4 janė pėrsėritur mė vonė nė njė letėr e cila i ėshtė atribuar Ali Ahmetit. Megjithėse letra nuk ka pasur asnjė adresė, ajo ėshtė publikuar nė faqen e internetit tė ish-UĒK-sė, nė adresėn www.shqiponjapress.com/html/shkresa/orgnderkangl.htm, dhe pėr kėtė arsye duhet tė konsiderohet si njė burim “zyrtar”. Duke gjykuar nga pėrmbajtja e saj, nuk ka asnjė dyshim qė ajo ėshtė shkruar pas fillimit tė luftės dhe, mė saktė, pasi Ali Ahmeti kishte dalė nė skenė si njė figurė publike nė fund tė marsit, fillim tė prillit 2001. Letra, pjesė tė sė cilės jepen nė vazhdim, ka qenė e shkruar nė anglisht. Ajo pėrcakton parimet dhe synimet kryesore tė UĒK-sė si vijon: 


a) UĒK-ja ėshtė e vendosur tė ruajė integritetin territorial dhe sovranitetin e IRJM. 
b) Bisedimet ndėrmjet palėve nė konflikt duhet tė zhvillohen me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar. 
c) Tė gjithė shqiptarėt tė cilėt jetojnė nė IRJM duhet tė kenė tė drejtėn tė jenė nėnshtetas tė IRJM. 
d) Tė lejohet kthimi i tė gjithė shqiptarėve tė dėbuar me forcė nga shteti maqedonas. 
e) Tė zhvillohet njė regjistrim i popullsisė dhe ky tė kryhet nga njė institucion i rėndėsishėm evropian. 
f) Tė ndryshohet kushtetuta e IRJM dhe elementet e mėposhtme tė sanksionohen nė dokumentin bazė. 


1) IRJM do tė jetė njė shtet i dy popujve: njė shtet maqedonas-shqiptar ose shqiptaro-maqedonas; 
2) Krahas gjuhės maqedonase, edhe gjuha shqipe tė bėhet gjuhė zyrtare; 
3) Secili komunitet tė lejohet tė pėrdorė lirisht simbolet e tij kombėtare; 
4) Tė eliminohet diskriminimi nė ekonomi dhe nė administratėn shtetėrore; 
5) Tė eliminohet diskriminimi nė sistemin politik, nė procesin e vendimmarrjes dhe manipulimet, nė mėnyrė qė zgjedhjet tė reflektojnė vullnetin e popullit; 


g) Tė lirohen tė gjithė tė burgosurit politikė dhe t’u pranohet e drejta pėr t’u kthyer tė gjithė njerėzve tė persekutuar pėr bindjet e tyre politike dhe njerėzve tė cilėt janė larguar nga Maqedonia dhe jetojnė jashtė vendit. 


Komunikata Nr. 4 ka qenė hera e parė qė kėto parime, tė cilat UĒK-ja i kishte paraqitur vazhdimisht, janė pėrfshirė tė gjitha nė njė dokument tė vetėm. Megjithatė, kjo nuk ka qenė komunikata e parė e lėshuar nga UĒK-ja. Organizata kishte marrė pėrsipėr mė parė pėrgjegjėsinė pėr aktivitetin paraushtarak nė Maqedoni nė vitet 1998, 1999 dhe 2000. Kėto deklarime tė mėparshme implikonin Fazli Veliun nė rastin e “bombave tė Kėrēovės”, kur bomba tė vogla shpėrthyen pranė disa stacioneve tė policisė maqedonase nė vitin 1998 dhe 1999. Veliu ka qenė drejtuesi i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, LPK, dhe njė nga themeluesit e UĒK-sė nė Kosovė dhe UĒK-sė nė Maqedoni. Ai ėshtė gjithashtu edhe daja i Ali Ahmetit, dhe tė dy janė me origjinė nga zona e Kėrēovės. Njė komunikatė tjetėr e UĒK-sė e datės 30 janar 2000, ka marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr sulmet ndaj stacioneve tė policisė nė Shkup dhe Osllomej, dhe ėshtė publikuar nė faqen e internetit www.kosovaelire.com. 


Pėrveē referencave pėr UĒK-nė, nė kėtė faqe interneti jepej informacion edhe pėr njė peticion pėr lirimin e Fazli Veliut nga burgu nė Gjermani, ku ai ishte nė pritje tė ekstradimit pėr nė Maqedoni. Mė 13 mars 2000 ėshtė njoftuar se Shoqata e ish-tė burgosurve politikė, SHIBP, po mblidhte nėnshkrime nė Maqedoni pėr t’ia paraqitur ambasadės gjermane nė shenjė proteste ndaj ndalimit tė Veliut, dhe se 20 deputetė nga partitė politike shqiptare kishin nėnshkruar peticionin. 


Mė pas, ish-ministri i Drejtėsisė sė asaj kohe, Xhevdet Nasufi, ose hoqi dorė ose vendosi tė mos ndiqte kėrkesėn e Maqedonisė pėr ekstradimin e Veliut, dhe ai ėshtė liruar nė Gjermani. Nasufi ishte njė anėtar i Partisė Demokratike tė Shqiptarėve, PDSH, dhe tre anėtarė tė SHIBP mė vonė do tė ishin nė grupin kryesor tė themeluesve tė PDK-sė. Kėto njoftime natyrisht qė japin mundėsi pėr spekulime se lidhjet ndėrmjet UĒK-sė dhe partive politike shqiptare nė Maqedoni kanė ekzistuar pėrpara vitit 2001. 


Letėr Ananit, Robertsonit dhe Prodit


Lidhjet e mėparshme me partitė shqiptare nė Maqedoni janė minimizuar mė pas nė njė dokument tė mėvonshėm tė paraqitur nga UĒK-ja. Ndėrsa komunikata Nr.4 i ishte dėrguar njė radio-stacioni gjerman dhe botimi nė faqen e Internetit nga Ali Ahmeti mori formėn e njė letre tė hapur, ky tekst i mėvonshėm mori formėn e njė korrespondence diplomatike zyrtare. Kjo letėr mban datėn 24 prill 2001, dhe i adresohej njė sėrė njerėzve tė fuqishėm: Kofi Annan; George Robertson; Romano Prodi dhe Mircea Geoana, tė cilėt ishin respektivisht, sekretar i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, sekretar i pėrgjithshėm i Organizatės sė Traktatit tė Atlantikut Verior (NATO), kryetar i Komisionit Evropian, dhe kryetar i radhės i Organizatės pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė, OSBE. Letra ka qenė e nėnshkruar nga Ali Ahmeti dhe e shkruar nėn siglėn e Kabinetit tė Pėrfaqėsuesit Politik tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. 


Teksti i kėsaj letre mund tė gjendet nė adresėn e Internetit http://shqiponjapress.com/html/shkresa/memoangl.htm. Megjithėse autori ose autorėt janė pėrpjekur tė ndjekin normat perėndimore, letra ėshtė shumė e gjatė dhe ka pėrsėritje, prandaj kėtu po paraqesim vetėm disa pjesė tė saj. Gjuha disa herė ėshtė shumė emocionale, duke iu referuar ekseseve tė pan-sllavizmit, dhe duke pėrdorur terma si “aparteid” dhe “gjenocid” pėr tė pėrshkruar trajtimin e shqiptarėve. Shkruesi ndoshta nuk ka qenė njė folės i lindur i gjuhės (letra ėshtė shkruar nė gjuhėn angleze), dhe disa pjesė tė saj nuk janė shumė tė qarta. Megjithatė, letra e Ahmetit thekson edhe njė herė dhe zgjeron justifikimin pėr veprimtarinė e UĒK-sė, dhe synimet e saj. Ajo jep njė portret tė UĒK-sė si njė mbrojtėse e njė populli tė viktimizuar nga shteti nė tė cilin jeton, dhe parashtron me hollėsi mė tė madhe se mė parė problemet e shumta me tė cilat pėrballet shumica e popullsisė shqiptare nė Maqedoni. 


Letra fillon duke uruar zyrtarėt tė cilėve u drejtohet “pėr kontributin, e pėrhershėm dhe tė madh tė organizatave tė cilat i drejtoni, qė po japin pėr kauzėn e paqes, dhe vendosjen e njė rendi tė drejtė dhe tė qėndrueshėm nė Evropėn Juglindore dhe, nė veēanti, nė ish -republikat e Federatės Socialiste Jugosllave”. 


Letra mė pas vazhdon duke paraqitur qėllimet e saj nė kėtė mėnyrė. “Nė mungesė tė kanaleve tė duhura tė komunikimit, dhe tė gjendur pėrballė njė fushate intensive propagandistike keqdashėse, e cila po zhvillohet nga aparati shtetėror i Ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, ne dėshirojmė tė pėrfitojmė nga rasti pėr tė shkruar dhe pėr t’ju informuar se pėrse ne, intelektualėt, studentėt, mėsuesit, fshatarėt dhe punėtorėt shqiptarė, kemi marrė armėt pėr tė luftuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, pėr drejtėsi, liri dhe barazi”. 


Kėrkesat kryesore tė UĒK-sė


Nė paragrafėt pėrmbyllės tė letrės radhiten kėrkesat kryesore tė UĒK-sė dhe njė pėrmbledhje e shqetėsimeve tė tyre. “Ne kėrkojmė qė tė gjithė shqiptarėt nė IRJM tė kenė tė drejtė tė jenė qytetarė tė Maqedonisė, pėrfshi emigrantėt ekonomikė dhe azilantėt politikė. Tė gjithė shqiptarėt tė cilėt janė detyruar tė migrojnė ose janė dėbuar me forcė nga shteti maqedonas duhet tė rikthehen nė vendin e tyre. Ne kėrkojmė mbajtjen e njė regjistrimi tė plotė tė popullsisė dhe jo vetėm tė pjesshėm; ne kėrkojmė qė ky regjistrim tė kryhet nga njė institucion ndėrkombėtar i paanshėm dhe ne do tė mirėprisnim rekomandimet tuaja. 


Megjithatė, kėto masa janė tė pėrkohshme dhe kanė si synim krijimin e parakushteve tė nevojshme pėr njė shtet tė vėrtetė demokratik tė bazuar nė njė kuptim modern tė nėnshtetėsisė. I gjithė grupi i ligjeve, dhe veēanėrisht kushtetuta e IRJM, duhet tė ndryshohet dhe tė reflektojė realitetin e ri dhe nė kėtė mėnyrė tė bėhet njė dokument i cili tė garantojė tė drejtat e tė gjithė qytetarėve. 


Nė kėtė mėnyrė, Maqedonia nuk mund tė mbetet pronė etnike e njė grupi tė vetėm etnik; ajo duhet tė jetė njė shtet i dy popujve. Pėr ne nuk ka rėndėsi se si do tė quhet, shtet maqedonas-shqiptar apo shqiptaro-maqedonas. Por, e rėndėsishme ėshtė qė Maqedonia nuk duhet tė jetė mė pronė etnike nė tė cilėn shqiptarėt tė mbeten tė pėrjashtuar pėr arsye tė pėrkatėsisė etnike. Ne kėrkojmė qė Kushtetuta tė ndryshohet nė mėnyrė qė, sė bashku me gjuhėn maqedonase, edhe ajo shqiptare tė bėhet gjuhė e dytė zyrtare. Pėr mė tepėr, ne kėrkojmė qė secili komunitet tė jetė i lirė tė pėrdorė simbolet e tij kombėtare. 


Kėto ndryshime duhet tė reflektohen edhe nė jetėn politike, sociale dhe kulturore tė Maqedonisė. Nė mėnyrė qė tė krijohet besimi dhe ky entitet tė shndėrrohet nė njė shtet tė qėndrueshėm, duhet tė eliminohet diskriminimi me bazė etnike nė ekonomi, punėsim, dhe nė administratėn shtetėrore. Ky diskriminim duhet tė eliminohet nė tė gjitha fushat e tjera tė shėrbimeve si nė arsim, shkencė dhe kulturė. Ky diskriminim me bazė etnike nuk duhet tė ekzistojė nė sistemin politik, nė procesin e vendimmarrjes. Sėmundjet e sistemit politik, kaq tė pėrhapura tani nė Maqedoni, si manipulimet, ndryshimi i zonave elektorale, blerja e votave dhe tė tilla si kėto, duhet tė eliminohen, nė mėnyrė qė zgjedhjet tė reflektojnė vullnetin e popullit. 


Sė fundi ne kėrkojmė lirimin e tė gjithė tė burgosurve politikė. Ne kėrkojmė qė shteti tė pranojė tė drejtėn e kėtyre njerėzve tė persekutuar pėr shkaqe politike pėr t’u rikthyer nė IRJM. Ne i konsiderojmė kėrkesat e mėsipėrme si tė balancuara, tė cilat nė tė ardhmen do tė bėjnė Maqedoninė njė shtet model tė bashkėjetesės etnike nė Ballkan. 


E vėrteta e thjeshtė ėshtė qė ne nuk jemi armiq tė askujt; ne vetėm dėshirojmė qė familjet tona tė jetojnė nė paqe dhe pa u konsideruar si skllevėr tė kohėve moderne nė njė shtet multietnik. Ne po luftojmė pasi tė gjitha mėnyrat e tjera pėr tė shmangur diskriminimin, pėrjashtimin dhe shtypjen, nuk kanė pasur sukses. Ne po luftojmė pasi tė gjitha rrugėt e tjera janė mbyllur, nė mėnyrė qė ne tė mund tė shpresonim nė arritjen e drejtėsisė pėr familjet, tė afėrmit dhe popullin tonė. 


Nė kohėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Maqedonisė, tė gjithė shqiptarėt tė cilėt jetojnė atje kanė dashur tė besojnė se periudha e kaluar e shtypjes i pėrkiste tanimė sė kaluarės. Demokracia do tė jetė zgjidhja e problemeve tė cilat e kanė tronditur thellė kėtė shoqėri nė tė kaluarėn: kontrolli policor i egėr, pėrjashtimi sistematik, shfrytėzimi dhe margjinalizimi ekonomik, migracioni i detyruar, kriminalizimi i tė gjithė grupit etnik, monopolizimi i arsimit dhe kulturės, dhe tė tilla si kėto. Pėr fat tė keq, shqiptarėt kanė zbuluar se kėto shpresa kanė qenė tė pabaza. Tė njėjtat elita politike tė cilat na kanė shtypur pa mėshirė nė tė kaluarėn, vazhdojnė tė drejtojnė edhe sot”. 


Letra e 24 prillit ka qenė njė vazhdim i deklaratave tė mėparshme tė UĒK-sė nė fillim tė vitit 2001. Nė tė theksohej mė qartė ekzistenca e njė boshllėku ndėrmjet shpresave tė shqiptarėve nė Maqedoni nė fillim tė viteve 1990 dhe realitetit tė jetės sė tyre nė shtetin e krijuar rishtazi. Nė pasazhin e mėposhtėm, letra bėn njė akuzė tė hapur se partitė politike shqiptare nuk kanė arritur tė mbajnė premtimet e dhėna qytetarėve tė tyre tė cilėt i kanė zgjedhur, megjithėse gjithnjė njė prej partive shqiptare ka qenė pjesėtare nė koalicionin qeveritar. Mė pas njė shpjegim i qartė i kėtij dėshtimi, ėshtė shpjeguar me faktin e mungesės sė progresit nė procesin politik dhe pėr kėtė ėshtė fajėsuar nacionalizmi maqedonas. 


“...sa herė qė jemi pėrpjekur tė organizohemi nė parti politike – nė mėnyrė qė tė pėrdornim procedurat e duhura demokratike pėr tė mbrojtur tė drejtat e pakicave – ne kemi zbuluar se ata kanė pėrdorur shumicėn nė parlament pėr tė mbytur zėrin tonė. Sa herė qė kemi vendosur tė mbėshtesim njė drejtues politik, duke shpresuar nė krijimin e njė rryme tė mesme, ne kemi zbuluar se shumė prej tyre paguheshin nga maqedonasit. Sa herė qė kemi protestuar, ata kanė dėrguar policinė pėr tė na rrahur, arrestuar, dhe burgosur njerėzit tanė. Sa herė qė kemi nėnshkruar peticione, nėnshkruesit e tyre janė marrė nė pyetje dhe janė persekutuar, dhe peticionet thjesht nuk janė marrė para sysh. Sa herė qė kemi kėrkuar tė mos taksohemi nėse nuk pėrfaqėsohemi, ne kemi zbuluar se ēfarė do tė thoshte pėr kėtė shtet taksim, pėrfaqėsim, dhe tė drejta tė njeriut, njė shtet i cili ėshtė i vendosur tė pastrojė tė gjitha kombėsitė e tjera dhe tė lejojė tė jetojnė vetėm maqedonasit. Sa herė qė ata vendosnin tė kryenin njė regjistrim tė popullsisė, ata kryenin njė ‘regjistrim’ model dhe mė pas thonin se ky regjistrim model pėrfaqėson tė gjithė realitetin etnik nė Maqedoni. 


Gjatė dekadės sė fundit ne jemi pėrballur me njė ortek nacionalizmi maqedonas. Kjo eksperiencė ėshtė edhe mė e dhimbshme pasi nuk ėshtė e re; nė fakt nuk ka ndryshuar asgjė nga e kaluara. Ajo qė na ka habitur mė tepėr ėshtė fakti qė edhe nė kulmin e kėsaj dhune, komuniteti ndėrkombėtar ka vendosur tė mbyllė sytė dhe tė shpallė kėtė vend, i cili po ndiqte kėto politika shkatėrruese, si njė model tė demokracisė. Regjistrimi fals ėshtė pranuar pa asnjė mėdyshje. Shqiptarėt kėrkuan njė universitet nė gjuhėn e tyre dhe morėn njė universitet privat. Kėrkesat tona politike u trajtuan si joracionale, dhe qė sillnin destabilizmin e Maqedonisė, dhe akoma mė qesharake si kėrkesa pėr krijimin e njė Shqipėrie tė Madhe”. 

Pavarėsisht kėtyre shqetėsimeve dhe problemeve tė paraqitura, letra theksonte se pakica shqiptare nuk kėrkon shkatėrrimin e Maqedonisė si shtet apo ndryshimin e kufijve tė saj. Pėrsėri, ky deklarim ka pėrsėritur dhe zgjeruar deklarimet e mėparshme nė komunikatat e tjera tė Ahmetit dhe UĒK-sė. 


"Nė asnjė moment shqiptarėt e Maqedonisė nuk kanė kėrkuar ndonjė zgjidhje tė problemeve tona duke ndryshuar kufijtė apo duke shpėrbėrė Maqedoninė. Nė jemi tė vendosur pėr ruajtjen e Maqedonisė si njė entitet; ne jemi tė vendosur pėr ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit tė Maqedonisė. Ne kemi kėrkuar vetėm qė Maqedonia tė jetė edhe shteti ynė, jo vetėm njė shtet i njė grupimi tjetėr etnik, jo vetėm njė shtet i cili na shtyp nė emėr tė atij grupimi tjetėr etnik. Ne duam vetėm qė Maqedonia tė bėhet njė shtet modern i bazuar nė qytetarinė dhe jo nė pėrkatėsinė etnike, e cila pastaj manipulohet lehtėsisht nga njė grup i vogėl i elitės drejtuese”. 


Dhe dialogu ėshtė mėnyra e preferuar e arritjes sė kėtyre synimeve: “Edhe tani, ne vazhdojmė tė mbėshtesim dialogun politik; ne kėrkojmė tė evitojmė ēdo pėrplasje me maqedonasit etnikė. Ne kėrkojmė qė populli ynė, dhe populli i tyre, tė jetojnė nė paqe dhe pa krijuar njė mit tė urrejtjes etnike. Kjo ėshte edhe arsyeja qė ne nuk kemi kryer asnjė veprim i cili do tė pengonte zhvillimin e bisedimeve politike. Edhe tani ne kėrkojmė tė ndihmojmė nė krijimin e njė atmosfere e cila do tė ēonte nė bisedime tė frytshme. Por ne nuk do tė pranojmė legjitimizimin dhe krijimin e asnjė sistemi i cili do tė krijohet pėr tė vazhduar sistemin e aparteidit tė sė kaluarės”. 


Nuk ka asnjė komplot ndaj Maqedonisė


Letra kundėrshtonte edhe kritikėt e tanishėm apo tė ardhshėm tė cilėt mund tė thonė se UĒK-ja nuk ka qenė me baza nė Maqedoni dhe anėtarėt e saj nuk kanė qenė shtetas tė Maqedonisė. “Ndėrsa nuk ka asnjė komplot ndaj Maqedonisė, dhe nė kėtė kontekst mė lejoni t’ju siguroj, se nė kundėrshtim me ato qė thuhen, tė githė ushtarėt tanė janė shqiptarė tė Maqedonisė, (ne kemi njė politikė strikte tė mospranimit tė ushtarėve nga zona tė tjera shqiptare nė rajon) zgjidhja duhet tė vijė nga njė dialog ndėrmjet maqedonasve dhe shqiptarėve. 


Pėr mė tepėr, unė dėshiroj t’ju siguroj sa mė tepėr tė jetė e mundur, se ne nuk kemi ndėr mend tė ndajmė Maqedoninė. UĒK-ja ėshtė e vendosur pėr ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit tė IRJM. Ne mendojmė se pasi shqetėsimet tona tė jenė zgjidhur nė mėnyrėn e duhur, dhe problemet qė e kanė shndėrruar Maqedoninė nė njė fuēi baroti tė jenė zgjidhur, ne do tė vazhdojmė tė jetojmė sė bashku nė njė shoqėri moderne dhe demokratike”. 


Letra mbyllej me njė siguri qė jo vetėm qė UĒK-ja nuk kėrkonte tė kėrcėnonte rendin nė rajon, por se ajo kėrkonte vendosjen e paqes dhe aspironte pėr njė Maqedoni e cila tė ishte shteti i pėrbashkėt i maqedonasve dhe shqiptarėve. “Populli ynė ka vuajtur shumė nė tė kaluarėn dhe unė ju siguroj juve se ēdo ushtar i njėsive tona do tė kthehet me gėzim nė shkollė, punė, apo nė fshatin e tij, nėse ata do tė ishin tė sigurtė se sistemi i pėrjashtimit do tė merrte fund dhe Maqedonia do tė bėhej shtet i tė dyja grupeve etnike: maqedonasve dhe shqiptarėve. Ne e duam tokėn tonė dhe popullin tonė dhe ne kėrkojmė tė jetojmė nė paqe me fqinjėt tanė, tė respektohemi ashtu siē jemi, dhe si qytetarė tė njė shtetit i cili ėshtė edhe shteti ynė”. 


Ka qenė dėshirė e tė gjithė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare qė ne t’u drejtohemi juve: t’ju informojmė pėr disa nga arsyet pėr tė cilat kemi marrė armėt, t’ju informojmė se cilėt jemi, dhe cilat janė kėrkesat tona modeste. Ne do tė ndjekim me kujdes ēdo iniciativė qė ju mund tė vendosni tė ndėrmerrni, sepse jemi tė gatshėm tė gjejmė njė zgjidhje paqėsore. Nė dėshirojmė t’ju sigurojmė se kontributi juaj i jashtėzakonshėm pėr kauzėn e paqes dhe shqetėsimet e njerėzve tė shtypur ėshtė njė siguri e madhe se ēdo iniciativė e ndėrmarrė nė tė ardhmen do tė mirėpritet me mirėbesim, nga Ushtria Ēlirimtare Kombėtare dhe nga populli shqiptar nė Maqedoni”.


Huazuar nga revista "Lobi"