Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Kuadro kemi, kuadro s`kemi - "Me diploma gjegjėsisht pa diploma"

  

Duke u nisur nga pėrvoja e hidhur nė lidhje me trajtimin e tė diplomuarve shqiptarė nga Maqedonia nė Kosovė, duke u nisur nga fakti se ky problem edhe pas premtimeve tė shumta pėr zgjidhje trajtohet si problem politik, duke u nisur nga paqartėsia se pse nuk janė pėrfshirė pėr njohje edhe diplomat e fituara nė Kosovė pas 31 dhjetorit 1996 me Ligjin pėr arsim sipėror nė Maqedoni tė vitit 2000, duke u nisur nga befasia se si mund tė mos njihen, diplomat e lėshuara nga Kombet e Bashkuara nė Kosovė pas vitit 1999, nė Gostivar mė 29.09.02 u thmelua Kėshilli Nismėtar, pėr tė kėrkuar njohjen e diplomave tė shqiptarėve tė Maqedonisė, qė kanė studjuar nė Kosovė, tė lėshuara dhe tė konfirmuara nga UNMIK-u.

Ky Kėshilli lindi si reaksion i njohjes sė diplomava tė lėshuara nė Kosovė deri mė 31 dhjetor tė vitit 1996, por jo edhe tė atyre pas vitit 1996 veēanėrisht tė atyre pas vitit 1999 qė janė lėshuar nėn administrim tė procesit mėsimor nga Kombet e Bashkuara dhe mbajnė vulėn e UNMIK-ut. Takimi i dytė i kėtij kėshilli u mbajtė pėrsėri nė Gostivar mė 13 tetor 2002, ashtu siqė edhe u vendos nė takimin themelues dhe pėrpos anėtarėve qė morrėn pjesė herėn e kaluar si Nijazi Asani dhe Ali Mustafi nga Gostivari, Sami Elezi nga Kėrēova, Arbėr Isaku dhe Ekrem Mustafi nga Tetova, Agron Jashari dhe Qazim Ademi nga Kumanova, kėshillit iu bashkangjitėn edhe Hasan Mamuti nga Gostivari, Nderim Sela nga Dibra dhe Teki Dalipi nga Struga. Nė kėt takim u shoshitėn disa nga rastet e shetive nėpėr Shkup, tė tė diplomuarve tė injoruar dhe tė diferencuar, qė janė jashtė juridikcionit tė Ligjit pėr arsim sipėror qė nė Maqedoni ėshtė sjellur mė 25 korrik tė vitit 2000, sipas nenit 197 tė tė cilit, personave qė deri mė 31 dhjetor tė vitit 1996 kanė fituar diploma ose dokumente tė tjera pas shkollimit  tė lartė, pas studimeve posdiplomike dhe doktorateve tė shkencave, nė hapėsirėn e ish Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, u njihet pėrgaditja e lartė profesionale, titulli profesional specialist, shkalla akademike - magjistėr ose shkalla shkencore doktor shkencash, nė pajtim me dispozitat e kėtij ligji.

Pasi neni 197 i ligjit nė fjalė ka tė bėjė vetėm me diplomat dhe dokumentet e fituara nė ish Republikėn Socialiste Federative tė Jugosllavisė dhe ėshtė shtruar nė kaptinėn e katėrmbėdhjetė tė ligjit, nė kuadėr tė dispozitave kalimtare dhe pėrfundimtare dhe jo nė kaptinėn e dymbėdhjetė qė ka tė bėjė me njohjen e studimeve tė larta dhe kualifikimeve tė fituara nė botė, tė pranishmit nė cilėsinė e anėtarėve tė Kėshillit Nismėtar pėr njohjen e diplomave tė lėshuara dhe tė konfirmuara nga UNMIK-u, shtruan me tė drejtė pyetjen: deri kur Maqedonia e njeh sovranitetin e ish Jugosllavisė nė Kosovė, deri mė vitin 1996 apo edhe pas kėtij viti, pasi edhe nė rrethanat e sotme, Kosova nga institucionet shtetėrore dhe mediumet maqedonase njihet si Krahinė Autonome ish Jugosllave.

Pėrgjigja nė esencė ėshtė mė e komplikuar, por nė shikim tė parė si duket Maqedonia nuk ka kujt t`i revanshohet pėr emėrtimin ndaj saj, akoma aktual nė botė, si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė dhe i ka mbet qė kėtė t`a manifestojė si satisfakcion tė fundit nacional romantik shtetėror, ndaj pjesės sė vet shqiptare.

Po edhe ato qė mendojnė, se e kanė tė zgjidhur problemin e njohjes sipas ligjit nė fuqi, po hasin nė probleme tė ndryshme, pasi nėpėr libreza tė punės nuk ju mbartet kualifikimi i ri, nga entet pėrkatėse pėr punėsim. Praktika e zbatimit tė kėtij ligji, mbart nė vetė edhe njė apsurd. Ministria e arsimit e Maqedonisė nuk qenka pėrgjegjėse pėr konfirmimin e validitetit tė kėtyre diplomave, por kėtė do t`a bėjnė nė praktikė organet e institucioneve, ku do tė punėsoheshin tė diplomuarit deri mė 31 dhjetor tė vitit 1996, si duket pėrmes institucioneve pėrkatėse arsimore sipas profesionit tė tė diplomuarit.

Domosdo lind pyetja tjetėr, kujt do t`i takonte iniviativa pėr kėtė, si dhe pėrmes kujt do t`a bėnin kėtė firmat private nėse dyshojnė nė validitetin e diplomave, a do tė thotė kjo se do tė fillojnė dyshimet dhe ndjekjet interpersonale, nė formė tė "ndjekjes sė shtrigave", nė stilin pashė nuk pashė , ma lėshove t`a lėshova, mė zure tė zura..sepse dihet se kjo zgjidhje ligjore, pėrfshin nė vete numrin mė tė madh tė diplomave tė falsifikuara "Papoviq", andaj si duket ėshtė e qartė, se pse Ministria e Arsimit e Maqedonisė nuk futet nė lojėn e konfirmimit tė validitetit tė diplomave tė lėshuara deri nė vitin 1996.

Pse pikėrisht Ministria e Arsimit e Maqedonisė merret drejtpėrdrejt me validitetin e diplomave tė lėshuara nė Shqipėri dhe Bullgari. Kjo tani ėshtė mė edhe ēėshtje praktike, pasi gjatė javės sė dytė tė tetorit 2002, me iniciativė tė kėsaj ministrie u ngritėn 22 kallzime penale, pėr posedim tė diplomave fallco.

Si duket pas vitit 1991, tregtarėt e diplomave me "origjinė pushteti",  tregun kosovar nėn sundimin sėrb, e kanė trajtuar si treg ish jugosllav dhe jo si njė treg tė shtetit  tjetėr, ndėrsa atė bullgar dhe shqiptar, si treg tė ndonjė shteti tė huaj?

Por Ligji pėr arsim sipėror i vitit 1996 ka aty kėtu edhe ndonjė dispozitė "demokratike". Bie fjala nė nenin 167 thuhet se:"njohja e kualifikimeve nė arsimin e lartė, ose tė njė pjese tė studimeve tė larta tė filluara nė botė, ėshtė pjesė pėrbėrse e tė drejtės nė arsim dhe e lirisė nė lėvizje.Gjatė procedurės sė njohjes sė kualifikimeve nė asimin e lartė tė fituara nė botė, t`i iket cilėsdo forme tė diskriminimit dhe paragjykimeve nė vlerėsimin e kėtyre kualifikimeve, tė sigurohet mirėbesim i ndėrsjellė dhe transparencė dhe tė akceptohen dallimet nė mes sistemeve tė larta arsimore". Dhe ne tė kėshillit nismėtar pėr njohjen e diplomave tė lėshuara dhe tė konfirmuara nga UNMIK-u nė Kosovė (pėrgaditja e lartė profesionale, titulli profesional specialist, shkalla akademike - magjistėr ose shkalla shkencore doktor shkencash), pa paragjykime kėrkojmė qė tė gjendet njė zgjidhje sistemore pėr problemin tone.

"Ėshtė lehtė tė kėrkojmė qė neni 197 i Ligjit pėr arsim sipėror tė vlejė edhe pėr ne, por kėshtu do tė hyjmė nė rradhėt e "Papoviqėve" me validitet tė pakonfirmuar tė diplomave dhe do tė ushqenim apetitet e fundit maqedonase pėr Kosovėn si krahinė ish jugosllave, duke pasur nėpėr diploma vulėn e Administratės civile tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė". Anėtarėt e kėtij kėshilli nė takimin e dytė mė 13 tetor 2002, parimisht ranė dakord qė tė kėkohet njohja ekuivalente e diplomave me marrėveshje sipas modelit tė marrėveshjes me Shqipėrinė dhe Bullgarinė dhe sipas modelit tė marrėveshjeve qė i ka Kosova me Malin e zi dhe Luginėnė e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit.

Kjo nėnkupton se pranojmė bile edhe kėrkojmė vetė, qė institucion i vetėm pėr kėto raste tė jetė Ministria e Arsimit, qė do tė bėnte njohjen ekuivalente tė diplomave si dhe konfirmimin e validitetit tė tyre, si filtėr pėr pastrimin e falsifikateve.

Kjo ēėshtje u shtrua nė kėtė takim parimisht, ndėrsa me materiale pėrkatėse dhe me kėrkesė nė formė tė shkruar, me pika konkrete propozuese, deri nė fund tė tetorit dhe gjatė fillimt tė muajit nėntor do t`ju shtrohet:Ministrisė sė Arsimit tė Maqedonisė, Ministrisė sė Arsimit tė Kosovės, Administratės civile tė Kombeve tė Bashkuar nė Kosovė -UNMIK, partive politike qė do tė formojnė qeverinė e Maqedonisė dhe tė gjitha mediumeve tė interesuara, elektronike dhe tė shkruara.

Mendojmė se kėshtu Ministrisė sė arsimit tė Maqedonisė do t`i ndihmojmė qė nė fillim, tė merret me ndryshimin e ligjit aktual qė e konsiderojmė tė ngjyrosur me politikė dhe tregti, Ministrisė sė arsimit tė Kosovės do t`i mundėsojmė tė manifestojė shtetėsi, UNMIK-un do t`a pėrkujtojmė se edhe diplomat me vulėn e tyre, janė poashtu dokumente publike si edhe disa dokumente tė tjera qė tani mė Maqedonia i njeh, ndėrsa partitė politike do t`i pėrkujtojmė, se pėr pjesėmarrjen proporcionale tė shqiptarėve nė administratė sipas Marrėveshjes sė Ohrit kanė paralajmėruar 10.000 deri 18.000 vende pune.

Kuadrot i keni, "me diploma gjegjėsisht pa diploma". Mos i anashkaloni!

   

Nuri Bajrami 14.10.2002, Gostivar