|
Pjesa e katėrt: Kampanjat postmoderne zgjedhore:profesionalizimi i domosdoshėm
Gjendja mė e rre e kampanjove zgjedhore si nė SHBA dhe nė Evropė bazohet nė profesionalizimin e tejdukshėm, qė pėrfshinė teknikat e zhvilluara pėrkatėse si dhe veprimtaritė e koordinuara, tė integruara nė njė sistem apo skenar tė pėrpunuar imtėsisht, tejet fleksibil dhe polivalent. Si njė pikė kthesė e kalimit prej kampanjės zgjedhore moderne nė atė postmoderne vlen kampanja e Klintonit tek kandidatura e tij e parė. Tė gjitha njohuritė dhe veprimtaritė qė qenė tė planifikuara qysh mė herėt, i bashkuan dhe koordinuan prej qendrės nė Little Rock, asaj i prinė kreu i kampanjės James Carville si dhe drejtori pėr komunikim bukuroshi George Stephanopolus. Kėtė qendėr e patėn emėruar THE WAR ROOM dhe nė bazė tė materialeve tė dokumentuara u pėrgadit edhe njė film me tė njėjtin emėr, qė e theksonte ardhjen e Klintonit nė pushtet. Po me tė njėjtin manirizėm apo me tė njėjtėn qasje tė planifikimit tė kampanjos zgjedhore nė vitin 1997 filloi ta aplikonte Partia laburiste e Blerit duke e quajtur si New Labour si dhe po nė atė drejtim recetat e njėjta i praktikoi edhe PSD gjermane duke e futur nė qarkullim kampanjėn zgjedhore me emėr si Kampa.
Kampanja zgjedhore moderne nuk i drejtohet si zakonisht vetėm elektoratit nė pėrgjithėsi, por edhe shumė segmenteve tjera votuese si grupe aprovative. Partitė politike tek kampanjot e tyre zgjedhore asesi nuk pėrqėndrohen vetėm tek komunikimi masiv por edhe tek komunikimi individual apo siq shprehet politikologja shqiptare prof.dr. Arlinda Vokaj-Shabani, ...prej fazės fillestare d.m.th. prej broadcasting tek faza intermediare narrowcasting. Vetitė elementare tė komunikimit nė kampanjėn apo kampanjat zgjedhore nė IRJM, qė partitė politike i definojnė si moderne apo si kampanjo postmoderne paraqesin personalizimi i politikės dhe kampanja negative. Nė dallim prej procesioneve dhe skenografisė sė War Roomit tė partive politike sllavomaqedonase dhe atyre shqiptare sipas mendimit tė dr.Arlinda Vokaj-Shabanit kampanja zgjedhore moderne ndėrtohet mė sė shumti tek imazhi i kandidatit, ku vjen nė shprehje deideologjizimi i politikės. Nė dallim prej kėtij qėndrimi dr.Teuta Arifi e thekson se: Oponentėve tanė politik si nė palėn shqiptare ashtu edhe atė maqedonase uakemi bėrė tė njohur se qėndrimi ynė ėshtė se do tė zhvillojmė kampanjė pozitive, ku do ta respektojmė integritetin e tjerėve dhe nuk do tė hymė nė fushėn e etiketimit, pėrbuzjes sė oponentėve tanė politik. Pse? Pėr shkak se ata qė janė tė fortė, ata qė kanė diēka tju ofrojnė njerėzve, nuk kanė nevojė qė ti praktikojnė veprat me karakter tė ulėt, apo tė themi tė aplikojnė nė praktikė njė kampanjė politike negative. (Marė prej intervistės me datė 03.09.2002, dhėnė gazetės sė pėrditshme Utrinski vestnik).
Kampanja negative
Duke marė parsysh tė gjitha kritikat si dhe refleksionet parimore kampanja negative akoma nė vete mbart apo ngėrthen aq e ma shumė vetinė negative pėrkundrejt zhvillimit tė kampanjave parazgjedhore bashkėkohore. Pse? Dhe vetė ekzistimi i opinioneve tė ndryshme brenda njė tabori politik, shumė lehtė mundet tė shiten si konflikt, para zgjedhjeve tė fundit parlamentare nė IRJM nė vitin 1998 pėr Süddeutsche Zeitung konstatoi Qani Nuhiu. Nė kohėn e politikės simbolike nėpėrmjet tė mediave plasohet ideja politike se kampanja negative nė shiqim tė parė ėshtė e mirėseardhur. Politikologėt atė e sqarojnė si njė dukuri e bazuar me njė argument tė thejshtė dhe tejet evident, qė mediat jo vetėm se nė mėnyrė tė shurdhėruar apo pas shpine i prodhojnė ngjarjet apo ndodhitė me karkater konfliktual, por shprehin njė tendencė qė nėse ėshtė e mundshme pėrmbajtjet tė paraqiten apo servohen para opinionit publik si tejet rigjide dhe konfliktuale: duke i transformuar pėrmbajtjet politike pėr opinionin publik si pėrmbajtje konfliktuale dhe joparimore, por me njė logjikė tė shtrembėruar, mvarėsisht prej rregullimi ligjor dhe natyrės sė regjimit politik e gjithė kjo nė favor tė elitave politike nė pushtet apo nė marėveshje ndėrmjet elitave politike dhe vetė opozitės.(Gale Stokes). Sipas pjesėve tė ndryshme analitike dhe hulumtuese tė disa politikologėve (p.sh. Russel Neuman dhe tjerėt apo Qani Nuhiu dhe Arlinda Vokaj-Shabani) njė e treta e artikujve medial prej kategorisė sė lajmeve bėjnė pjesė tek e ashtuqujatura conflict frame. Njėri prej ekspertėve tė shquar gjerman pėr komunikologji dhe sjelljen e elektoratit Rüdiger Schmitt-Beck deklaron se artikujt e ofruar medial pėr politikėn kanė nė prirje dhe efket edhe aq ma negativ dhe konfliktual se sa vetė ngjarjet tjera mediale nė pėrgjithėsi. Prej kėtyre konstatimeve mundet tė konkludojmė se edhe pėr rastin tonė konkret kampanjot e zhvilluara zgjedhore nė IRJM si nė taborin politik shqiptar dhe atė sllavomaqedonas kanė karakter negativ apo mundet cilėsuar si kampanjo negative dhe siq vėrhet nė nivelin praktik tė pėrditshėm kėtė trend negativ e favorizojnė edhe vetė lidershipet e partive politike. Duke e cituar Ines Dombrowskin Qani Nuhiu e thekson dhe e argumenton nė rastin konkret nė IRJM dhe thekson se: kampanja negative ėshtė favorizonjėse pėr shumė shkaqe. Pėr nga njėra anė kampanja negative nuk kushton shumė shtrenjtė, dhe kėrkon vetėm theksimin e dobėsisė sė kundėrshtarit, vetive tė tija negative publike, koketimi me talentin, energjinė si dhe shpenzimet tejet tė vogėla qė i pėrdor vetė pėr plasimin e ideve tė veta politike apo formimi i njė alternative bindėse dhe pozitive pėr karierėn e tij tė ardhėshme politike. Pėr nga ana tjetėr, siq konstatojnė psikologėt kognitiv, njėrėzit i mbajnė mend titujt si dhe pėrmbajtjet e spoteve zgjedhore me karkater negativ. Pėr ta shfrytėzuar kėtė argument nė kampanjot amerikane dhe atyre evropina e pėrbėjnė pjesėn kryesore tė kampanjove tė programuara tė ashtuquajturat Opposition Research apo shkurtimisht OPPO zyrat. Nė IRJM partitė aktuale nė pushtet i kanė mobilizuar tė gjitha kanalet e shėrbimeve sekrete shtetrore brenda Ministrisė pėr punė tė brendshme nė krye me Luben Boshkovskin i cili aplikon kampanjėn negative kundėr lidershipit politik tė BDI-sė dhe vetė Ali Ahmetit. Parashtrohet pyetja se pse partitė politike nė IRJM praktikojnė kampanjot negative? Nė cilin rast konkret do tė duhej partitė politike nė IRJM tė mos i praktikonin kampanjot negative? Ėshtė me vend konstatimi i dr.Arlinda Vokaj-Shabani kur e thekson se kampanja negative e aplikuar prej partive politike sllavomaqedonase (konkretisht prej VMRO dhe PL) ndaj Ali Ahmetit do tė kishte pasur kuptim kur Ali Ahmeti si personalitet politik nuk do tė kishte gėzuar pėrkrahjen e elektoratit shqiptar apo si person publik do tė posedonte njė karakter tė dyshimtė dhe njė pozitė jo stabile politike apo do tė simbolizonte lidershipin e njė partie politike tė harxhuar apo tė kompromituar. Popullaritetin e tij politik si dhe rejtingun e lartė tė BDI-sė tek elektorati shqiptar nuk mundet mohuar aq lehtė. Lidershipet politike tė kėtyre partive politike sllavomaqedonase (VMRO dhe PL) duhet ta dijnė se nėse i qasen ta diskreditojnė liderin politik tė BDI-sė qė popullariteti i tij politik gjindet nė njė shkallė tejet tė lartė tek elektorati shqiptar, si pasojė e kėtij veprimi tė papėrgjegjshėm do tė rezultonte kundėrrezultatin apo efikasitetin e duhur dhe tė prodhuar politik. Tendencat pėr ta izoluar politikisht si dhe juridikisht kreun e njė partie politike shqiptare qė vepron legalisht dhe i respekton tė gjitha aspektet ligjore tė shtetit sllavomaqedonas, nuk ka pasur qėllim tjetėr pėrpos ndėrprerjes sė procesit votues dhe degradimit tė procesit tė mėtejshėm politik qė do tė pason pas zgjedhjeve. Kėtė dordullimė e pati kuptuar fortė mirė edhe vetė komuniteti ndėrkombėtar, edhe aq ma lehtė pėr kreun e BDI-sė qė edhe nė vazhdim tė jetė i respektueshėm prej qarqeve ndėrkombėtare.
Stili i diplomacisė evropiane: »Nuk kam pėr ta takuar z.Ali Ahmetin sepse ai nuk mė ka kėrkuar ndonjė takim«
Pėrfaqėsuesi i lartė pėr politikėn e jashtme dhe sigurinė nė Bashkimin Europian Solana, mbėrriti sot pasdite, pėr njė vizitė nė Shkup. Vizita ka tė bėjė me zgjedhjet e ardhshme tė Maqedonisė qė do tė zhvillohen nė 15 shtator. "Do tė takoj tė gjithė liderėt politikė tė vendit pėr tė verifikuar aplikimin e marrėveshjeve tė paqes, tė firmosur 13 gushtin e shkuar", tha Solana me tė mbėrritur nė aeroport. Takimi i parė ka qenė ai me kryeministrin maqedonas Gjeorgjevski, i cili ndėr tė tjera ėshtė shprehur se "Qeveria ka pergjegjsine ė madhe per zgjedhjet e 15 shtatorit, Sipas tij janė krijuar tė gjitha kushtet per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e tė ndershme nė vend. Kryeministri maqedon tha se shpreson qė komuniteti ndėrkombėtar dhe monitoruesit, tė japin vlerėsime objektive pėr zgjedhjet. Lidhur me pengjet, Gjeorgjevski i ka kėrkuar Solanės tė ndėrhyjė pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje tė dhimbshme. Pasi takimit me kryeministrin Gjeorgjevskin, Solana ka takuar edhe presidentin maqedonas Boris Trajkovski. Ky i fundit eshte shprehur se pavaresisht nga incidentet e fundit, situata ne Maqedoni eshte permiresuar, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te shkuar. Te dy bashkebiseduesit rane dakort qe Maqedonise nuk i sherbejne aktet e dhunshme, sidomos ne kete periudhe. Ata pohuan se te gjithe lideret politike, duhet ta denojne dhunen dhe te izolojne njerezit qe perpiqen te frikesojne qytetaret. Trajkovski ka kerkuar mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar, ne perpjekjet e insitucioneve te vendit, per te zhvillluar zgjedhje te lira dhe demokratike. Pėrfaqėsesi europian Solana ka pėrjashtuar mundėsinė pėr tė takuar Kryetarin e BDI-sė Ali Ahmeti. " Nuk kam pėr ta takuar Ahmetin sepse ai nuk mė ka kėrkuar ndonjė takim", ka sqaruar Solana. Vizita e Solanės vjen menjėherė pas njė "shėrthimi" tė ri dhune nė Maqedoni, gjė qė kėrcėnon zhvillimin e rregullt tė zgjedhjeve.
Duke i marė parsysh konstatimet kryesore nė kėtė artikull parashtrohet pyetja se ēka ėshtė mė e preferueshme kampanja pozitive apo ajo negative dhe ēka nėnkuptohet me kampanjėn negative? Nė krahasim me prodhimin e skandaleve paramoderne dhe ato moderne kampanja negative lėviz pėrgjatė njė tereni mė tė ndishėm apo subtilė: nė mėnyrė latente prodhon klimėn negative pėr kundėrshtarin, qė pritet tė jetė zbavitėse dhe jo etiketuese, degraduese dhe diskredituese. Lidershipet e disa partive politike nė taborin sllavomaqedonas patėn planifikuar qė edhe me shantazhime tė ndryshme, propagandė politike, zhvillimin e dhunės kundėrejt kundėrshtarėve politik, pėrdhunimi i tyre dhe vetė votuesve mbetja nė pushtet pėr ēdo ēmim politik? Por edhe zbritja prej pushtetit politik e ka ēmimin e vet, dhe ky proces i kampanjove tė ideollogjizuara nuk nėnkupton asgjė tjetėr pėrpos asaj se nė mesin e procesioneve dhe skenografisė sė »Dhomės sė Luftės-War Room-it« mundet aq lehtė veten ta shpallish humbės pėr shkak tė moskuptimit se procesi zgjedhor dhe ai politik janė ngushtė lidhur me definimin e interesit kombėtar pėr temėn pėr tė cilėn nuk ekziston konsenzi politik as tek njėri komunitet e as tek tjetri. Atėherė kėsaj here z.Arbėr Xhaferi i apim tė drejtė se e pati kuptuar se shoqėritė multikulturale apo plurale janė shoqėri konfliktuale. Por z.Xhaferi nuk e ka luajtur lojėn e vete por ėshtė bėrė pjesė e lojės sė vrasėsit tė shqiptarėve atėherė edhe Xhaferi na paska qenė vrasės i popullit tė vet. Andej edhe vrasėsit e popujve tė vet nė tė dyja anėt sėrish prej popujve kėrkojnė mėshirėn e tyre pėr tė mbetur nė pushtet. Lojė e pakuptimtė apo jo!?
Loja politike nė mes lidershipeve nė IRJM e ka atė kuptim qė sjelljet do tė fokusohen sipas kėtyre formulimeve si vijojnė: si pikėnisje e kanė aprovuar si kriter pėr tu bėrė pjesė e koalicionit tė ardhėshėm qeveritar rezultatin e aritur nė zgjedhje numrin e aritur tė deputetėve, dhe mundėsitė e krijimit tė grupit parlamentar. Pastaj vazhdojnė me logjikėn e duhur: PPD+BDI+PSDM apo nėse PPD nuk e pėrmubshė kriterin e lartėpėrmendur atėherė pjesė e kėsaj loje bėhet PDSH+BDI+PSDM. Sipas formulimit tė parė apo tė dytit apo ndonji formulimi tė tretė apo tė katėrt nė zhvillimin e sipėrm vėrehet dukuria e margjinalizimit politik tė disa partive politike shqiptare tė themi tė PPD aq ma lehte dhe PDSH aq ma veshtire dhe kriza e pėrfaqėsimit politik dhe reprezentuesve prej rradhėve tė BDI-sė tė reduktuar si opozitė brenda qeverisė sė ardhėshme nė IRJM, apo siq shprehet dr.Arlinda Vokaj-Shabani futja nėn kontrollin e dyfishtė tė BDI-sė dhe delegjitimizimi i plotė i deputetėve tė ardhėshėm tė kėsaj partie politike. Kampanjot zgjedhore tė partive politike nė IRJM si nė taborin shqiptar dhe atė sllavomaqedonas janė tė limituara tek rrėshqitja prej njė tereni tė njė demokracie normale nė qorrsokakun e kotėsisė dhe skenareve tė zeza, apo prej xhepit tim nė xhepin tėnd as ma pak e as ma shumė. Lidershipet politike duhet ta kuptojnė se disa prej krerėve tė tyre janė harxhuar dhe duhet lėshuar vendin tjerėve. Po si tė arrihet kjo pa gjakderdhje?
|