Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

"Stalinistet dhe pronarėt" e mediave masive ne Dardani! 

  

Kur njė gjykatė e Moskės, para ca muajsh, mbylli TV-stacionin qeveri-kritikuese TV6, "cari" Putin bėri kėshtu edhe "goditjen e fundit" ndaj lirisė se shtypit dhe fjalės nė Rusi. Stacioni i fundit Televiziv qė mbulonte tėrė hapsirėn e vendit; stacioni i cili vazhdimisht i shtronte pyetje "jo tė pėrshtatshme", provokative e kritikuese qeverisė, perfundimisht, me vendimin e gjygjit u mbyll! Tanimė pėr Putinin, qė "mbėshtjellet" me mentalitetin monist, nuk egziston ndonjė zė kritikues medial qė do i "shkatėronte" veprimet politike e ushtarake tė tijė. Politikanėt liberal, organizatat pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut si dhe vet mediat masive ruse protestuan dhe janė duke protestuar akoma. Qeveritė e jashtme demokratike, posaqėrisht ato europerėndimore, shprehen "shqetsimin dhe zhgėnjimin e tyre tė madh...!" 
Por, pushteti "alla Putin" reagon demonstrantivisht i painteresuar ndaj kritikės dhe zhgėnjimit europerėndimor! !

Si ėshtė e mundur qė njė vend, i cili u bė sakaq aleati i afėrt e besnik i  perėndimit, nė luftėn kundėr terrorizmit, tė terrorizoj e "minoj" institucionet e veta tė brendshme ”demokratike"!


Pėrgjigjja me e besueshme do ishte: as Putini vet dhe as njerezit rreth tijė s’e kanė ngulitiur e kuptuar imperativin demokratik tė kohės; imperativ i cili qėndron nė lejimin dhe gjallėrimin e njė shtypi tė lirė dhe tė pavarur. Kanali televiziv i mbyllur, ndėr tjerash, ishte mirprofiluar me lajme e informata kritikuese e objektive ndaj luftės nė Ceceni, dhe me reportazhet mbi realitetin cecen: "alarmonte dhe informonte" opinionin publik mbi humbjet e ushtrisė ruse dhe shkeljet e tė drejtave tė njeriut nga vet politka ushtarake dhe ideologjia ruse!
Lufta nė Ceceni ėshtė "luftė e Putinit" dhe kritika, eventuale, ndaj kėsaj lufte ėshtė edhe kėrcėnim pėr tė. Me egzekutimin dhe mėnjanimin" e kėtij mediumi qeveria e Putinit "demokrat" ka realizuar qėllimet e! tijė nė mėnyrėn mė "ligjore"; duke larguar kritikuesit, vėshtruesit dhe transportuesit e realitetit ne hapėsirėn anarkiste ruse! Nė rusi ekzistojnė media qė lansojnė dhe informojnė nė mėnyrė jokritike, pohuse dhe qindpėrqind proqeveritare!!! 

Ngjajshmėria politiko-mediale ruse dhe asaj dardanase


Nė Dardani, "falė Zotit", nuk ėshtė cari Putin! Akoma mė enigmatike, kėtu janė pronarėt privat medial, organizatat dhe bordet e "pamvarura" tė mediave! Ponarėt medial citojnė informatat politke si papagalli monoton. Ja p.sh. aktualisht kemi informatėn mbi "strategjinė e ribashkimit" tė Mitrovicės, qė Z. Steiner e kishte aprovuar pa pėlqimin, konsultimin dhe sė pakut informimin e institucioneve "tė pavarura Kosovare!"... Edhe kėtu industria pėrfituese marksiste-sovjetike shpejtoj tė citoj tė plotfuqishmin Z. Steiner, duke mos pasur as guximin e vockėl intelektual e profesional mbi kritikėn dhe mospajtimin rreth vendimit autokrat e tė mjegulluar tė Herr Stiene! rit…!

Mediat nė dardani pasqyrohen dhe identifikohen si shėrbėtore tė fuqisė politike, "sherbėtore" tė interesave tė ca mekanizmave e organizatave ndėrkombėtare politikisht e demokrativisht tė padefinuara! 

Kėto media, "skllave e shėrbėtore" ndaj politkės e partisė ndonjėherė pėrpunojnė edhe ndonjė "boom-lajm", madje edhe shkruajn ndonjė "aha-artikull" por, gjithnjė duke pasė kujdes qė tė mos "kapėrcen kompetencat" e duke u  qėndruar besnik detyrave partiake e sektare "tė faraonėve tė tyre tė plotfuqishėm": Nė kėtė "hallakamė" mediale "ala Putin" marin pjesė shum radio, televizione e gazeta kommerciale..! 

Ka media masive dardane qė tentojnė tė kenė "rolin, qortues e kritikues" ndaj kuvendit, partisė, kultit tė personit, shtetit; por kėto duan parasėgjithash tė kenė "tė garantuar lirinė kritike" ndaj ca "intelektualėve e intelektualeve tė rrokatur" kombėtar e ndėrkombėtar; dukurive dhe epizodeve "v! ajtuese e shkatėruese" tė shoqėrisė sonė; korrupcionit, rryshfetit, atentateve politike…etj. 

Kritika ndaj "kolumbianizimit tė shoqėrisė" dardane nuk ėshtė nė rendin e ditės" pėr kėto media. Liria pėr tė kritikuar nė hapsirėn shqiptare, dhe mundėsia pėr tė artikuluar atė, se c’farė njeriu mendon, ėshtė duke pėrėnduar!
Pas kėtyre ndodhive kobzeza, nuk mundemi tė flasim pėr sistem tė drejtėsisė sė pamvarur nė dardani, pa i shtuar e "dhuruar" kėsaj njė buzėqeshje ironike. Intelegjencia "qė rrezaton" nė dardani "frigohet e
tmerrohet" nga njė fenomen akoma mė shqetėsues; vetėcensura.

Sot nė ambientet e institucioneve mediale, ėshtė frika e vet redaktorėve dhe gazetarėve qė do "t’i detyroj" ata tė "vetcensurohen" e tė "vetdisiplinohen". 

Disa nga mediat "pushtetlakmuese" nuk dėshirojnė tė jenė nė opozitė me shtetin, qeverinė, aparatin sundues, por ato "hapin sytė e veshėt" dhe presin pėr njė "nėnshtrim-ofertė" nga aparati shtetėror… pėr kompromis politik e "bashkpunim medial". Ato nuk duan tė jenė media pa pushtet !!!


Gėzim Mekuli, Oslo