Mediat dhe Manipulimi
Shkruan: Gėzim MEKULI, Oslo
Gjdo shpėrthim granate, gjdo vrasje,
secili akt i dhunės ėshtė terheqes, ėshtė ngjarje,
ėshtė "lajm"! Paqja dhe investimi nė
demokraci "nuk
ėshtė ngjarje", nuk ėshtė lajm! Po shpėrtheu
njė
auto-bombė dhe aty plagosen 32 njerėz, atėherė, pėr
mediat, ky do ishte "material me vlerė" Nėse
nė njė
vend tė pasluftės ku jetojnė 2 milion njėrėz,(me
gjithė
pėrbėrjen e sajė "multietnike"), me
gjithe tolerancėn,
pėrparsit dhe faljet qė bėnė njė popull shumicė
ndaj
"pakicės problematike", kjo, pėr mediat
nderkombetare nuk ėshtė ngjarje e madhe, nuk ka
ndonjė
vlerė... Sipas kesaj politike informative, po nuk
informuan mediat pėr kėta njėrėz...pėr kėtė
popull, ata
"nuk egzistojnė", sikurse qė "nuk
egziston" edhe
vendosshmėria e atijė populli pėr tė harruar tė
kaluaren e dhimbshme dhe pėr tė "ndėrtuar"
paqėn!
Fotografia krijon "realitetin"
"O trullan, po unė e kam pa me syt e
mi, a po ndinė!" Kjo ėshtė fjali e shpeshte qė
flitet
e ndėgjohet nga publiku besnik televiziv. Etja e
mediave pėr njė "fotografi tė rrall e
spektakulare",
nė veqanti pėr televizionin "tonė", ėshtė
shprehi dhe
dukuri absulute. Ndodhia, ngjarja nuk do ketė rėndėsin
e vet, nėse nuk "ndjeket" nga fotografia..."E
madhe"
dhe e rėndesis sė veqant ėshtė ngjarja e
"fotografi-zuar", ndėrkaq ajo e
jo-fotografizuar ėshtė
"e vockel, triviale dhe e pavlerė". E
shpejta e keqja qėndron
nė paraskenė; ...e vėrteta, dija e prapaskenės
"zhytet
turpėrisht poshtė", harrohet... Producenti
Televiziv,
amerikani Dani
Schechter thot: "Qka ne shofim,
ėshtė e tėra ajo qka xhirohet nga kamerat
televizive.
" E verteta" ėshė ajo qė servohet nga
mediat, te
tjerat janė "dokrra"! Shumė shtėpi
publike, pardon shtėpi
mediale dardanase, kanė nė kulm kėtė model
informimi:
nė gjdo kohė, nė gjdo vend nga njė fotografi. Tė
kuptuarit, qartėsia nuk ėshtė me rėndėsi, tė
jesh aktual, tė
jeshė aty ėshtė "alfa dhe omega". Keto
media,
opinionin e tyre publik jo rrallė e konsiderojn dhe
trajtojnė "si delme", si "kokėkrisur
e tė paditur". Ndodhė
shpesh qė redaktorėt refuzojnė informatat tė cilat
nuk
paraqėsin dhe pasqyrojn thjeshtė dhe pa komplikime
"botėn e mire apo atė te keqe". Ato "tė
komplikuarat" kuptohen vėshtirė nga publiku i
tyre
koketul...!
Keto media, reduktojnė,
artificialisht, tensionet shumėmgjyrėshe tė shoqėrisė
nė njė tė vetme; nė atė tė vijės sė konfliktit
e
acarimit. Kėto botėn e shofin me "njė sy",
pėrgjithsojnė dhe
ngatėrojn viktimėn me fajtorin, agresorin me
mbrojtėsin, heroin me tradhtarin, hajnin me tė
ndershmin...! Me thellimin e krizave ekonomike
thellohen krizat mediale.
Sa mė shum qė humbet identiteti personal, kėrkesat
e
opinionit publik pėr informim tė thjeshtė,
siperfaqesor, jocilsor, tė pakuptimt dhe jo objektiv
sa vijnė e
shtohen; Gazetarėt e gazetaret, tė cilėt punojnė nė
mėnyre shkencore e profesionale pakėsohen e
vetizolohen. Nė kėto shoqėri me "telashe
ekonomike"
vėshtirė qė mund tė gjindet ndonjė gazetar apo
gazetare qė do tė ishin nė gjendje tė informonin
opinionin nė mėnyr profesionale e "reale".
Sa janė tė besueshme mediat dardanase pėr ato
pėrendimore?
Edhe pse nė Kosovė, egziston njė
numėr i madh gazetash, radio e TV "tė pavarura
e
kombėtare", kėto, vėshtire qė mund tė
citohen nga
shtėpit mediale perėndimore! Rrallė, shum rrallė
kemi ndonjė artikull apo ndonjė reportazh
radio-televiziv qė do tė citohej nga mediat
perėndimore. Citimi i njė Lajmi 20 sekondėsh nga
ndonjė institucion
medial perėndimor, (marė burimisht nga mediat tona),
do tė ishte befasi e kėnaqshme
Kėshtu po "zhduket"
njė
pjesė e realitetit, nė kėtė rast realiteti
medial vendas. Por, faji ėshtė i pronarėve tanė
medial, padyshim! Nė vend tė kėsaj fjalėt dhe
thashethemet e "pushtetarėve dhe aparatit
partiak" me ore e faqe tė
tėra "dokumentohen" dhe lansohen nga mediat
"tona". I
bėhet qejf vehtes! Vetėkenaqėsi e jo pėrgjegjėsi
zyrtare! Industrit mediale ndjekin nė reportazhet e
tyre mė tepėr qejfin dhe klishen e tyre se sa
realitetin e vendit. Andaj, sot kemi njė eksplodim
"simpatik" politiko-medial perėndimor
kundrejt serbisė, me
qindra lajme e reportazhe, me qindra artikuj e fjalė
miradashėse pėr "qeverin demokratike serbe".
Shtrohet pyetja: a mos disa shtete e
media perėndimore tentojnė tė "shpėtojnė
vehten" dhe
parasėgjithash armatėn e tyre nėpėrmes Kosovės?!
Detyra e mediave, (aktualisht) ėshtė "ta
shpėtoj vehten" duke shitur vehten e tij! Kėshtu
njėra
dorė pastron tjetrėn dorė.
Propaganda, manipulimi dhe
falsifikimi i qėllimt
Nė fjalorin e gjuhės Norvegjeze
propaganda shpejgohet si: "punė reklame pėr qėllime
tė
caktuara, mė sė shpeshti pėr caqe politike e
ideologjike dhe qėllime ekonomike". Nė frontin
e luftės
propaganda pėrdoret qė mundėsisht tė dobėsoj
moralin e
armikut, kundėrshtarin ta hutoj e dezinformoj. Nė
radhėt e veta propaganda mediale duhet tė ndikoj
nė forcimin e moralit tė luftės, opinioni publik tė
mobilizohet pėr pėrkrahjen e luftės...etj. Me ndihmėn
e pakursyer tė mediave nacionale, "sėmundja e
njohur serbe", shqiptarofobia, ėshtė
paraprogramuar nė
disa gjenerata serbe: Rast tė freskėt kemi
perkrahjen
e pakices serbe nė Kosovė ndaj partise sė
ultranacionalistit Sheshel dhe endrrėn serbe pėr
ripushtimin dhe ridomonimin serb nė Kosovė!!!
Mediat "tempull i qeverise"
Nė kohrat e ngritjeve tė tensioneve
dhe konflikteve politike e ushtarake, televizioni
posedon mundėsinė e ndėrmjetėsimit dhe lansimit mė
tė
shpejtė tė informacioneve. (Qka e bėnė mė tė
"kėrkuarėn" prej mediave, nė krahasim me
ato tė
shkruara). Pėr kėtė arsye pjesa mė e madhe e
popujve
tė botės, nė momente krizash, "thithė"
informatat
kryesisht nga ky medium. Jo rrallė nga ana e
opinionit
publik shqiptar lajmet nga televizioni konsiderohen
edhe si "njoftimie tė lėshuara" nga
qeveria.
Manipulacioni fillon qė me selekcionimin e temės;
nuk
do tė informaohet se qka nė tė vėrtet ndodhė, dhe
qka
p.sh nė mediat e huaja lansohet e flitet mbi
kosoven, por lansohet vetėm ajo qka pėr politikėn
ėshtė e lejuar. Kėtu kemi tė bėjm me njė formė
radikale tė konstrukimit "tė realitetit";
jo tentim qė realitetin
tė pėrdor pėr qėllime informimi e ndihmese, por
"prodhimin" e njė realiteti "made in
qeveria", njė
realitet virtuel i cili nuk posedon prova objektive
dhe
faktike... Lajmet e rėndėsishme, tė cilat janė tė
padėshiruara nuk lansohen. Mediat janė pėrgjegjėse
qė,
opinionin publik qdo herė ta rikujtoj nė njė
realitet. Po nuk
e bė kjo, atherė, vėshtirė do tė jetė e mundur qė
nė
shoqėrine tonė tė mirren vendime kapitale e me
pėrgjegjėsi kombetare