Artan ARSLLANI
LOBI: Zoti Beadini, cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr
miratimin e propozimligjit pėr zyrtarizimin e
Universitetit tė Tetovės nga ana e Qeverisė? A mendoni
se kjo do tė jetė njė zgjidhje optimale?
BEADINI: Kjo ėshtė njė e arritur e tė gjithė
shqiptarėve. Ne arritėm ta mbajmė gjallė Universitetin e
Tetovės dhe punėn e tij, duke kaluar me sukses tė gjitha
sfidat. Tashmė erdhi koha qė ky institucion tė
zyrtarizohet nga ana e shtetit. Kjo pasoi pas
nėnshkrimit tė njė marrėveshjeje nė muajin mars tė kėtij
viti mes subjektit politik shqiptar nė qeveri dhe
rektorit tė UT-sė. Ne dėshirojmė qė t'i pėrmbahemi kėsaj
marrėveshjeje. Para disa muajsh nga ana e Qeverisė dhe
Parlamentit u bė ndryshimi i Ligjit pėr arsimin sipėror
dhe me kėtė ndryshim ne fituam tė drejtėn pėr zyrtarizim
tė UT-sė. Me kėtė ne arritėm qė tė kemi Universitetin e
tretė nė Maqedoni dhe financimin e tij nga buxheti i
shtetit. Nė kuadėr tė kėtij ligji ekziston njė
aneks-elaborat, ku jepet propozimi se sa fakultete do tė
pranohen dhe do tė funksionojnė.
LOBI: UT-ja aktualisht funksionon me 11 fakultete,
ndėrkohė qė projekti i zyrtarizimit parasheh legalizimin
e 4 fakulteteve ekzistuese, si dhe tė njė Qendre
politeknike. Ju edhe mė parė jeni prononcuar se mė me
rėndėsi ėshtė zyrtarizimi i UT-sė sesa vetė numri i
fakulteteve. Si e elaboroni kėtė?BEADINI:
Gjatė bisedimeve kemi tentuar tė ruajmė nė tėrėsi
strukturėn aktuale tė Universitet tė Tetovės. U pranuan
5 fakultete, ku janė tė ngėrthyera programet mėsimore tė
tė gjitha degėve qė funksionojnė nė kuadėr tė UT-sė.
Mund tė pėrmendim Fakultetin e Shkencave
Matematiko-Natyrore, ku pėrfshihen degėt e biologjisė,
fizikės, kimisė, matematikės dhe informatikės, apo nė
Fakultetin e Shkencave Humane dhe tė Arteve, ku hyjnė
gjeografia, historia, filozofia, sociologjia, arti
figurativ dhe ai muzikor, si dhe programi mėsimor nga
gjuha shqipe, angleze, gjermane dhe maqedonase, ndėrsa
kėtu pėrfshihen edhe pedagogjia dhe psikologjia. Pos
Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik, pėr herė tė parė
hapet Fakulteti Politeknik, ku do tė jenė degėt e
infrastrukturės, bujqėsisė, telekomunikacionit, tregtisė,
ekologjisė dhe zhvillimit rajonal. Ne vlerėsojmė se nuk
ėshtė faktor determinant numri i fakulteteve, porse mė e
rėndėsishme ėshtė qė tė arrijmė ta zyrtarizojmė UT-nė,
qė do tė financohej nga shteti. Meqė Universiteti do ta
ketė autonominė e vet si ēdo universitet tjetėr, bazuar
nė nenet ekzistuese, nė tė ardhmen do tė kemi mundėsi tė
hapim edhe degė, drejtime dhe fakultete tė reja.
Konsideroj qė starti ėshtė i mirė...
LOBI: Disa fakultete, degė dhe drejtime, nė radhė tė
parė Fakulteti i Mjekėsisė, nuk janė tė inkorporuar nė
kėtė projekt, ndėrkohė qė numri i studentėve tė
regjistruar nė to ėshtė i konsiderueshėm. Cili do tė
jetė statusi i tyre nė kėtė fazė tė legalizimit?BEADINI:
Fakulteti i Mjekėsisė nė elaboratin aneks tė ligjit
ėshtė pėrfshirė me njė klauzolė tė veēantė, ku thuhet se
statusi i kėtij fakulteti do tė zgjidhet nė vazhdimėsi,
meqė ėshtė fakultet specifik dhe kėrkon kushte specifike.
Prandaj, ne mendojmė dhe bėjmė pėrgatitje maksimale qė
tė krijojmė kushte normative pėr kėtė fakultet. Sė pari,
do tė duhet qė Qendrėn Mjekėsore nė Tetovė ta
transformojmė nė njė qendėr klinike, me tė cilėn gjė do
tė arrijmė dy efekte: do ta rrisim cilėsinė e mjekėsisė
nė Tetovė dhe do tė krijojmė kushte pėr Fakultetin e
Mjekėsisė.
LOBI: Mirėpo, ēka do tė bėhet me studentėt,
fakultetet e tė cilėve kanė mbetur jashtė zyrtarizimit?BEADINI:
Ne nuk kemi lėnė askėnd jashtė UT-sė, tė gjithė janė nėn
ombrellėn e tij. Ne do t'i pėrfshijmė tė gjitha
fakultetet qė kanė mbetur jashtė zyrtarizimit, si dhe do
tė kemi risi nė hapjen e degėve tė tjera. Kėshtu, askush
nuk do tė lihet anash. Shumė mė me rėndėsi ėshtė shtimi
i efektit tė cilėsisė mėsimore-shkencore nė kuadėr tė
Universitetit.
LOBI: Zyrtarizimi i UT-sė nėnkupton edhe disa
obligime shtesė nė rrafshin e reformimit tė studimeve
konform Deklaratės sė Bolonjės. Ēka do tė ndėrmarrė
rektorati dhe organet e tjera tė universitetit pėr
aplikimin e reformave universitare?BEADINI:
Ne i kemi aplikuar kėto reforma tashmė dy vjet, mirėpo
tash, me nėnshkrimin e Kartės sė Bolonjės nga ana e
ministrit tė Arsimit nė Berlin, mendojmė qė shteti t'i
marrė pėr obligim qė t'i ndjek kėto reforma konform
kėsaj deklarate. Pėr ne do tė jetė pak mė lehtė, meqė
jemi nė startin e zhvillimit tė Universitetit dhe do tė
mund mė shpejt t'i kapim kėto reforma. Programet
mėsimore tė ēdo fakulteti ne i kemi konceptuar bazuar nė
kėto reforma dhe konform standardeve qė i kėrkon
arsimimi i lartė.
LOBI: Qeveria e RM-sė, me miratimin e propozimligjit
pėr zyrtarizim tė UT-sė, qė duhet tė kalojė edhe nė
procedurė parlamentare, pos njohjes si institucion i
arsimit sipėror merr pėr obligim qė atė edhe ta
financojė. Cili ėshtė konstrukti financiar i kėtij
universiteti dhe cilėn pjesė tė tij do ta mbulojė vetė
Qeveria nga buxheti i saj?BEADINI: Presim qė
ligji tė kalojė nė Parlament dhe duhet tė jetė i
definuar me ligj edhe statusi financiar i Universitetit.
Universiteti do tė ketė disa xhirollogari. Njėra do tė
jetė pėr llogarinė shtetėrore, tjetra pėr fondacionin e
studentėve dhe njė e tretė pėr donacionet e jashtme. Nė
tė ardhmen kėto do tė harmonizohen mes Universitetit dhe
Ministrisė sė Arsimit, qė ky universitet tė financohet
tėrėsisht nga ana e shtetit.
LOBI: Me zyrtarizimin e UT-sė a mendoni se
ashpėrsohet konkurrenca e studimeve, duke pasur parasysh
se nė Tetovė funksionon edhe Universiteti i EJL-sė, apo
ėshtė ky njė shans i mirė pėr bashkėpunim tė ndėrsjellė?BEADINI:
Duhet sqaruar disa punė: ne jemi nė start tė vitit
akademik universitar, ndėrsa UEJL i takon stadit tė
kolegjit evropian, ndaj dhe ne mendojmė qė nė kėtė
moment ėshtė me rėndėsi qė tė zyrtarizohet UT, kurse nė
tė ardhmen do tė shohim pėr bashkėpunimin.
LOBI: Cili ėshtė opinioni juaj pėr faktin se nė
Tetovė po funksionojnė dy universitete. Disa zėra nga
qarqe tė ndryshme politike e diplomatike thonė se nė njė
tė ardhme kėto universitete duhet tė bashkohen...
BEADINI: Nuk ėshtė temė diskutimi pėr momentin
nėse do tė bashkohemi apo jo dhe nuk do tė merremi me
kėtė. Ne gjithmonė kemi kėrkuar qė tė jemi universitet i
tretė shtetėror dhe tė financohemi nga buxheti i shtetit,
ndaj dhe kėtė e arritėm. Kurse UEJL e ka statusin e vet
privat, ka themeluesin e vet dhe ka organet e veta. Punė
tjetėr ėshtė ajo se me kė mund tė bashkohet UT-ja. Nė tė
ardhmen mund tė kemi ndonjė bashkėpunim, por tash pėr
tash jemi me programe tė ndryshme.
LOBI: Projekti pėr zyrtarizimin e UT-sė tashmė mund
tė konsiderohet si i kryer. Kuadri udhėheqės i UT-sė
definitivisht lirohet nga njė bagazh 10-vjeēar dhe mund
t'u kthehet pa ngarkesa anėsore zhvillimit tė ardhshėm
tė kėtij universiteti. Cilat janė synimet e kreut tė UT-sė
pėr njė zhvillim afatshkurtėr dhe afatgjatė tė kėtij
universiteti?BEADINI: Ne kemi strategjinė
tonė tė punės, si atė afatshkurtėr po ashtu edhe atė
afatgjatė. E para ėshtė ajo qė ne arritėm ta
zyrtarizojmė Universitetin dhe tė pėrgatisim modelet e
strukturės sė kėtij universiteti, programet mėsimore
sipas standardeve evropiane tė arsimimit tė lartė. Do tė
tentojmė qė tash tė zgjerohemi. Ne kemi projekte tė
ndryshme qė duhet tė pėrkrahen nga faktori ndėrkombėtar,
por edhe nga ana e shtetit. Edhe mė tej do tė mundohemi
qė tė kemi prioritet ngritjen e stafit tė ri akademik,
qė tė bėhen avancime nė shkallėn e magjistrave dhe
doktorėve tė shkencave, do tė mundohemi qė tė rrisim
cilėsinė e punės, ngase jemi universitet serioz dhe do
tė mundohemi tė krijojmė kushte sa mė optimale pėr
studentėt, me konvikte, bibliotekė universitare e kėshtu
me radhė.
LOBI: Objekti ekzistues i UT-sė pėr shkak tė
zgjerimit tė vazhdueshėm me fakultete nuk pėrmbush
nevojat hapėsinore. Flitet pėr marrjen e komplekseve tė
reja, siē ėshtė godina e "Monopolit" tė Tetovės. Ē'ėshtė
bėrė nė kėtė drejtim?BEADINI: Pėrpos objektit
qendror, do tė zgjerohemi edhe nė objekte tė tjera
ndihmėse, ndaj dhe kėrkojmė edhe kompleksin e "Monopolit",
nė mėnyrė qė tė mund ta adaptojmė. Momentalisht kemi
edhe studentė nė atė kompleks, ku mbahen provime. Kjo
duhet t'i gėzojė studentėt, por nuk duhet penguar nga
shteti, sepse pretendojmė tė jemi universitet shtetėror,
nuk ėshtė ky objekt privat.
LOBI: Ēfarė programi mėsimor-shkencor do tė ketė ky
institucion shtetėror dhe a do tė harmonizohet me atė tė
dy universiteteve tė tjera shtetėrore?BEADINI:
Ne bėjmė pėrgatitje tė konceptojmė programin mėsimor
konform standardeve tė arsimit tė lartė nė Evropė.
Mendoj qė duhet t'u pėrmbahemi kushteve dhe do t'i
harmonizojmė programet mėsimore me kėto dy universitete,
me qėllim qė ta arrijmė cilėsinė e kėrkuar.
LOBI: Si do tė rivalorizohen diplomat e studentėve tė
UT-sė, tė cilėt i kanė kryer studimet para zyrtarizimit?BEADINI:
Ky problem nuk ėshtė edhe aq i madh. Mendoj qė me
zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės do tė zgjidhet
edhe problemi i kėtyre studentėve, ashtu qė do tė
formohet njė komision, qė pėr kėtė moment ėshtė nė
negociata me Universitetin e Tetovės dhe do tė sillet
njė komision nga Qeveria. Me ligj ėshtė definuar qė ky
komision, kur tė miratohet nga Qeveria e RM-sė, tė marrė
hapa konkretė dhe t'i nostrifikojė tė gjitha diplomat e
studentėve tė diplomuar nė UT, kėshtu qė do tė zgjidhet
edhe ky problem.
LOBI: Cili do tė jetė bashkėpunimi i ardhshėm mes dy
universiteteve tė tjera shtetėrore tė Maqedonisė, si dhe
me ato tė Shqipėrisė, tė Kosovės dhe universitetet e
tjera tė Evropės e tė botės?BEADINI: Tash 10
vjet kemi pasur sukses nė kėtė drejtim, sepse kemi pasur
marrėveshje konkrete pėr bashkėpunim me universitetet e
Shqipėrisė dhe tė Kosovės dhe kjo ende po vazhdon, si me
atė tė Prishtinės, ashtu edhe me ato tė Tiranės,
Shkodrės, Vlorės etj. Do tė vėmė kontakt tė
bashkėpunimit edhe me dy universitetet e kėtushme, me
atė tė Shkupit dhe Manastirit. Do tė tentojmė qė kėtė
bashkėpunim ta zgjerojmė edhe jashtė vendit, me
universitetet qė kanė programe tė ngjashme
mėsimore-shkencore.
LOBI: Me miratimin e Ligjit pėr zyrtarizimin e UT-sė
nė Parlamentin e Maqedonisė, a do tė zyrtarizohet ky
universitet me automatizėm apo do tė duhet tė
respektohen disa afate ligjore qė mund tė zgjasin
ndoshta deri nė vitin e ardhshėm akademik?BEADINI:
Me miratimin e kėtij ligji nė Parlament, si dhe me
botimin e tij nė "Fletoren zyrtare tė RM-sė", tri ditė
pas miratimit, do tė jemi universitet zyrtar, ndonėse si
i tillė mund tė quhemi edhe tash, ngase Qeveria e ka
miratuar kėtė dhe do tė punojmė konform standardeve tė
pėrcaktuara.