ANATOMIA E NJĖ DISKURSI TĖ PAQARTĖ POLITIKO-ETNIK

A kanė shqiptarėt e Maqedonisė krizė identiteti?!


Lėre qė nuk pati qasje mė tė drejtė pėr tė “kthyer” borxhin ndaj artikulimeve tė zėshme tė kėrkesave tė shqiptarėve, por subjektet politike qė u krijuan gjithmonė po e “tradhtojnė” verdiktin e popullit. Ndryshe nuk mund tė kuptohet fakti historik se shqiptarėt e Maqedonisė pėr nga mėnyra dhe forma e organizimit janė treguar si pjesė mė e disiplinuar e popullit shqiptar

Atė qė shqiptarėt e Maqedonisė ua pėrshkruajnė maqedonasve, nė esencė, nė ēdo pikėpamje, e kanė edhe shqiptarėt. Me vite tė tėra ngushėllim pėr shqiptarėt ka qenė se maqedonasit kanė krizė identiteti, madje edhe atėbotė kur Maqedonia fitoi pa ferrė nė kėmbė pavarėsinė. Dhe tėrė kėtyre viteve, derisa shqiptarėt u thyen politikisht, por edhe nė aspekt dinjiteti, amullia e krijuar vetėm se shtohet nga viti nė vit.
Tė zėnė nėn kthetrat e njė shovinizmi tė dėshmuar nė kohėn e ish-Jugosllavisė, shqiptarėt e Maqedonisė, pavarėsisht nga “thyerja e eshtrave” tė mendėsisė pėr tė formuar njė kolektivitet tė fortė politik, edhe pas mė shumė se njė dekade mbeten pa konstituencė tė theksuar tė veēorive etnike nė shtetin qė pėr ta herė ėshtė “nėnė” e herė “njerkė”. Edhe lufta nuk arriti tė sqarojė gjėsendet dhe qiellėsitė nė relacion tė dy etniteteve mė tė mėdha nė shtet. Derisa njė dekadė tė tėrė shqiptarėt u pajtuan qė tė jenė pakicė kombėtare, viti 2001 dhe konflikti i hapur, dhanė shenja se, megjithatė do tė ndryshojnė hesapet, dhe se shqiptarėt do tė kėrkojnė barazi tė plotė karshi maqedonasve.
Por, disi heshturazi, tė humbur nė shtegun e kėrkimit tė vijės kolektive, shqiptarėt, me apo pa vetėdije, po e zbehin ardhmėrinė ngase prej njė garniture nė garniturė tjetėr vetėm se po e dėshpėrojnė elektoratin dhe tėrė shqiptarėt nė pėrgjithėsi, duke i vėnė nėn ethe tė histerisė kolektive.
Nė kėrkim tė identitetit tė tyre, shqiptarėt e Maqedonisė jo qė krijuan ndonjė strategji bashkimi, por sakaq dallimet nė shoqėrinė e kėtushme shqiptare vetėm se shtojnė dallimet dhe vėshtirė ėshtė rreshtimi pas njė ideje qė do tė bėnte tok obcionet dhe pikėpamjet e prijėsve, tė cilėt i kanė dalė pėr tė drejtuar shqiptarėt e kėtushėm.

Sprinti i Ali Ahmetit apo maratona e Arbėn Xhaferit

Ėshtė shumė vėshtirė t’u bėhet psikoanalizė komplementare shqiptarėve tė Maqedonisė, sepse nė tė gjitha parametrat nisėse ka hendeqe tė pakapėrcyeshme. Nė vorbullėn e kėrkesave politike, mėkatarė, pa dyshim, janė prijėsit e parė, kuptohet atė qė e organizuan politikisht entitetin shqiptar kėtu, qė pėr nga definicione dhe pėr pėr nga pėrmbajtja ishte nė pozitė nėnshtruese nga brishtėsia e shtetit etnik maqedonas tė sapoformuar.
Por, edhe pėrkundėr “hard” ndryshimeve tektonike nė tėrė ish-Jugosllavinė, shqiptarėt e kėtushėm ishin tė gjykuar qė vazhdimisht tė durojnė hegjemoninė maqedonase, me atė qė koalicionimet qeverisėse me partitė maqedonase amortizonte klithjet pėr formėsim tė njė identiteti tė ri tė etnisė shqiptare. Mungonin projekte, pėrpjekje pėr t’i dhėnė shtytje frymės sė organizimit kolektiv nė tė gjitha format e organizimit shoqėror. Lėre qė nuk pati qasje mė tė drejtė pėr tė “kthyer” borxhin ndaj artikulimeve tė zėshme tė kėrkesave tė shqiptarėve, por subjektet politike qė u krijuan gjithmonė po e “tradhtojnė” verdiktin e popullit. Ndryshe nuk mund tė kuptohet fakti historik se shqiptarėt e Maqedonisė pėr nga mėnyra dhe forma e organizimit janė treguar si pjesė mė e disiplinuar e popullit shqiptar. Kujt ia ka marrė mendja se di diēka nė politikė, ka kėrkuar votat e shqiptarėve - i ka marrė, kujt ia ka marrė mendja tė luftojė - ka gjetur luftėtarė, mė fjalė tė tjera shqiptarėt e Maqedonisė nuk kanė kursyer as para as edhe shpirt pėr tė ngritur kolektivitetin e tyre, sė paku nė nivel tė maqedonasve.
Tani para nomenklaturės politike shqiptare i janė paraqitur dy obcione qė pėr nga pėrkufizimi kanė bazėn jo edhe aq tė shėndoshė, shikuar nga diskursi i paqartė politik, por edhe nga aspiratat e mjegulluara pėr njė “integrim” apo pėr njė “shtet entik”.
Gjykuar nga doktrina apo vokabulari politik shqiptarėt e Maqedonisė, ėshtė koha e fundit, pas tė gjithė kėtyre ndodhive, tė japin fjalėn e tyre – janė pėr njė Maqedoni tė kornizuar nė Ohėr, apo janė pėr njė ndarje, qoftė edhe e dhembshme, prej maqedonasve. Dhe nuk ėshtė lehtė t’u sfidohet dy obcioneve diametralisht tė kundėrta, tė cilat nuk kanė asfarė strategjie tė sforcuar me taban akademik, por janė shprehje proforme pėr mbajtjen e kondicioneve “tė fituesit” (Ali Ahmeti) dhe “njeriut qė ka para” (Arbėn Xhaferi). Dilemat janė nėse duhet shkuar pas njeriut qė me sprint deshi tė kryejė punėt (Ahmeti), apo njeriut qė ishte pėrgatitur pėr njė maratonė tė gjatė (Xhaferi).
Dallimet midis kėtyre dy politikanėve shqiptarė janė tė mėdha. Mė tė theksuarat ishin gjatė fushatės zgjedhore tė vjeshtės sė vitit tė kaluar. Ndėrsa Xhaferi pėr moto zgjedhore kishte Perėndimin, Ahmeti synonte integrimin.

Nė kėrkim tė identitetit
Duke qenė para kėsaj dileme tė madhe, shqiptarėt e Maqedonisė, me shkallė mė tė ulėt tė pėrgatitjes sė vetėdijes kolektive ndėr trungun shqiptar dhe me njė bashkėdyzim tė turbullt tė hipokrizės sė tejtheksuar tė prijėsve politikė, edhe mė tutje janė nė kėrkim tė identitetin tė humbur. Ata nuk mund tė thonė gjė mė shumė nė opinionin e gjerė, sepse gjithēka sillet nga subjektet politike, tė cilat nė rrugėtimin e tyre kanė treguar se pėrherė kur vijnė nė pozitė i “detyrojnė” shqiptarėt ta ēojnė mirė me maqedonasit, ndėrsa kur i humbin zgjedhjet, kėrkojnė tė shfaqin epshet nacionaliste.
Nė tė gjitha kėto pėrplasje tė hipokrizisė sė moralit destruktiv mė sė shumti ka pėsuar kurrizi i shqiptarit tė rėndomtė, i cili me plogėshtinė e organizimit ekonomiko-shoqėror, po paguan haraēin e dyfishuar. Shqiptari i kėtushėm ėshtė i detyruar tė tregojė lojalitet fiskal dhe patriotik ndaj shtetit, por edhe ndaj partisė shqiptare nė pushtet, sepse nė tė kundėrtėn atij do t’i mbyllen tė gjitha dyert e sė nesėrmes.
Nėse interpretimet e ndryshme identiteti pėrkufizohet si sinonim pėr vetėrespektimin, ndjenjė e pėrkatėsisė, vetėdije pėr veten, vetėdije pėr cilėsi tė veta dhe pėr cilėsi grupore, dhe nėse kėtu shtojmė identitetin ekonomik dhe kulturor, atėherė shqiptarėt e Maqedonisė janė shumė larg pėr tė marrė ndonjė bojė identiteti. Para tyre janė disputet e mėdha - tė integrohen me frymėn e re tė kohės qė i gjason njėfarė “Vėllazėrim-Bashkimi - Pjesa e Dytė” apo tė marrin armėt dhe tė formojnė “Shqipėrinė e Madhe”.
Para shqiptarėve janė sfiduese edhe alienimet dhe fetishizimet e ndryshme qė mund tė ndodhin brendapėrbrenda organizimit kolektiv momental tė shqiptarėve tė kėtushėm – partitė politike, dy universitetet e Tetovės, disa klube sportive dhe pak nisma biznesi.
Por, nė tėrė kėtė vobektėsi mė e dhembshme ėshtė se nė pėrpjekjet pėr tė qėndruar nė skenė dhe pėr tė realizuar atė qė kanė ndėr mend, si duket, shqiptarėt e kėtushėm kurrė nuk do t’ia dalin. Vėshtirė e kanė pėr tė krijuar njė shoqėri tė shėndoshė shqiptare, sepse pėrqeshja e tėrė asaj qė erdhi dhe u bė “maqedonase” po kthehet si bumerang, ngase nė tė gjitha format veēuese tė identitetit - shteti, kultura, gjuha, etj., megjithatė maqedonasit, sado qė tė jenė tė kontestuar, kanė krijuar identitetin nacional, sepse ėshtė fakt objektiv dhe politiko-juridik shtetėsia maqedonase e cila shpreh faktin subjektiv - identifikimin e individit me kombin dhe shtetin.
Zaten, nė kushtet e kėtilla tė brishtėsisė sė identitetit shqiptar, nuk janė pėr t’u habitur tentimet e maqedonasve pėr tė pėrvetėsuar identitetin e Nėnė Terezės, dhe tentimet qė nė mėnyrė triviale tė pėrvetėsohen edhe disa fytyra dhe personalitete tė jetės publike.
Sidoqoftė, shqiptarėt e Maqedonisė, tė quajtur edhe si “zora qorre” e shqiptarėve, mbase tė papėrcaktuar pėr disiplinėn “sprint” tė Ali Ahmetit dhe “maratonėn” e Arbėn Xhaferit, janė duke vrapuar disiplinėn “stipelēejs”- disiplinėn ndoshta mė tė vėshtirė nė vrap, ngase duhet kėrcyer hendekun me ujė. E, thonė se notuesit e mirė kanė sukses mė tė madh nė politikė!


Nebi MĖRSELI/ Shkup