|
Fitimtare dhe te mundur |
||
|
huazuar nga revista Klan Kush jane kater lideret kryesore te maqedonasve dhe shqiptareve. Portretet e tyre. E shkuara, fushata dhe shanset qe kane per me pas. Radiografia e njerzve qe mund te bejne edhe luften edhe paqen
Dikush ka humbur dhe dikush ka fituar. Nje tjeter do te ngrihet ne majat e pushtetit ndersa rivali i tij rrezikon ta humbase totalisht ate. E megjithate si ne Shkup, ashtu dhe ne Tetove gara vazhdon. Nje e kaluar sapo eshte mbyllur, nje e re sapo ka nisur. Te gjitha mbajne emrat e lidereve pasi ne Maqedoni (ashtu si ne krejt Ballkanin] skena politike eshte e dominuar nga parti politike te centralizuara, te gjitha te karakterizuara nga nje nivel i ulet i demokracise se brendeshme dhe nga mungesa e sistemeve te kontrollit dhe balances. Pikerisht per kete, ne krye te ketyre piramidave te partive, qe jane shume te ngjashme me ato te kohes se komunizmit, qendrojne kryetaret e partive, te cilet kane nje pushtet te madh politik dhe financiar. Per kete arsye edhe gara elektorale e sapo mbyllur ne Maqedoni me shume sesa me programet dhe me platformat e partive ishte e lidhur me figurat e lidereve te tyre. Po ashtu edhe e ardhmja mund te shpjegohet ne te njejten menyre. Cdo te beje tani Cervenkovski? Crol do te luaje me pas Ali Ahmeti. A do te arrijne te kryesojne partite e tyre Gjeorgjevski dhe Arber Xhaferri? Stafi i IWPR ne Maqedoni ka bere nje sondazh duke profilizuar te kater lideret kryesore. Duke bere portretet, por duke profetizuar edhe te ardhmen e tyre.... Branko Crvenkovski, 40 vjec, eshte nje ish inxhinier elektrik, i cili ka drejtuar Lidhjen social demokrate maqedonase, SDSM, qe prej vitit 1991, kur partia ka pranuar nje platforme social- demokrate dhe ka hedhur pertej te kaluaren e saj komuniste. Kryeminister i vendit nga Shtatori 1992 deri ne zgjedhjet e kaluara parlamentare ne nentor 1998, kur VMRO-DPMNE mundi SDSM dhe krijoi nje qeveri, ai ka qene kryeministri me i ri ne Europe ne vitin 1992, ne moshen 29 vjecare. Crvenkovski i perket atij brezi politikanesh te cilet kane ndihmuar ne krijimin e nje Maqedonie te pavarur dhe sovrane, duke shmangur gjakderdhjen e shkaktuar nga Sllobodan Milloshevici ne pjese te tjera te ish Jugosllavise. Ata qe e njohin kryetarin e SDSM-se thone se ai eshte nje njeri shume inteligjent, i cili ka mesuar "sekretet" e politikes se larte nga kujdestari i tij, ish- presidenti dhe themeluesi i SDSM Kiro Gligorov. Ai konsiderohet si nje pragmatist dhe jo ideolog. Pas nje atentati te deshtuar ndaj Gligorovit ne Tetor te vitit 1995, Crvenkovski filloi spastrimin e reformatoreve. Dhe gjate nje periudhe te shkurter kohore, pushteti i vertete u transferua nga ministrite e qeverise ne duart e zyrtareve te SDSM dhe partnereve te tyre ne koalicion (Partise per Prosperitet Demokratik te Shqiptareve te Maqedonise (PPD), te interesuar kryesisht per te pasuruar vetveten. Te gjithe ata, te cilet kane kundershtuar kete proces, ose jane larguar, ose jane detyruar te japin doreheqjen. Qeveria e Crvenkovskit eshte rrezuar ne vitin 1998, kryesisht sepse votuesit jane zhgenjyer nga dhimbjet e tranzicionit ekonomik dhe politik dhe sepse ata kane i konsideruar, gjithnje e me teper, autoritetet si te korruptuara dhe te lidhura me kriminelet. Te perballur me nje renie te ndjeshme te standarteve te jeteses, elektorati e denoi SDSM duke votuar per VMRO-DPMNE, deri ne ate kohe ne opozite. Per ironi, Crvenkovski e ka konsideruar ceshtjen e krimit dhe korrupsionit ne qeverine e tanishme si temen kryesore te programit te tij elektoral. "Kjo qeveri jo vetem qe nuk e lufton krimin, por e mbron ate", thoshte ai gjate fushates elektorale qe shkoi. "Maqedonia nuk mund te jete e lumtur nese 200 apo 300 vete pasurohen, ndersa 2,300,000 te tjere mbeten te varfer. Nje shtet i ndertuar mbi kete baze, nuk ka perspektive dhe te ardhme". Me nje fushate te tille, si dhe duke perfituar nga gabimet e WMRO-DPMNE te cilen nje pjese e popullesise e akuzon per mosshmangjen e luftes, ai arriti te fitoje zgjedhjet me 40.4 perqind te votave. Tani ai do te jete padiskutim kreu i qeverise se re. Por problemi me i madh per te mbetet qeverisja me Bashkimin Demokratik per Integrim, partine e pare shqiptare te perbere nga shume deputete qe vijne nga lufta? A do te dije t'ia servire Cervenkovski nje gje te tille elektoratit te tij? A do te dije ai te vazhdoje frymen e Ohrit dhe tu jape shqiptareve ato te drejta qe tani i takojne edhe me kushtetute? Sfidat per kryeministrin ish-komunist, te rikthyer ne pushtet, nuk jane te lehta. Kundershtari i tij me i forte, vetem kater vjet me i ri ne moshe, mendohet se do te vazhdoje te jete 36 vjecari Ljupco Georgievski. Ky profesor i letersise krahasuese eshte marre vetem me politike gjate gjithe jetes se tij. Ai ka qene kryetar i VMRO-DPMNE qe prej themelimit te saj, ne Prill 1991. Ne vitin 1991, kur ishte vetem 25 vjec, ai u be zevendes president i Maqedonise nen Gligorovin. Tete muaj me vone, ai ka dhene doreheqjen. Ne nje biografi te tij ai thote se, "ka qene teper i pakenaqur me ritmin e reformave nga komunizmi ne demokraci". Ai, me pas, ka kaluar tete vjet te veshtire ne opozite. Georgievski u zgjodh kryetar i partise se tij jo vetem sepse ishte nje nacionalist i ri dhe romantik, por edhe sepse politikanet me te vjeter dhe me me eksperience ne VMRO-DPMNE menduan se do te mund ta manipulonion lehtesisht ate. Por, Georgievski ka provuar se ka qene nje kocke e forte dhe nje politikan, i cili meson shpejt. Fraksione te brendeshme te partise, disa prej te cilave edhe me ndihmen e policise sekrete, jane perpjekur ta rrezojne, por pa sukses. Pas fitores se partise se tij ne zgjedhjet e vitit 1998, Georgievski u be kryeminister. VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet, pasi ndryshoi shume qendrimin e saj ne krahasim me pozicionin nacionalist te linjes se ashper te fundit te viteve '90. Deri ne ate kohe, fjalori dhe platforma e partise kishte qene e dominuar nga retorika nacionaliste, anti-Shqiptare, e perziere me nje doze te forte antikomunizmi dhe nje dyshim te madh per Serbine fqinje dhe komunitetin nderkombetar. Por VMRO-DPMNE-ja dhe Georgievski e ulen shume retoriken e tyre dhe filluan te promovonin bashkejetesen me komunitetin Shqiptar. Ne vitin 1997 dhe 1998, Georgievski ra nen influencen e Vasil Tupurkovskit, kryetar i Alternatives Demokratike (AD), e cila me pas do te ishte edhe forca levizese ne qeverine e Georgievskit, dhe Arben Xhaferrit, i cili drejton Partine Demokratike te Shqiptareve. Nen influencen e tyre, Georgievski e zbuti qendrimin e tij nacionalist dhe keshtu u be me i pranueshem, jo vetem per komunitetin nderkombetar, por edhe per shume votues Maqedonas te cilet e sollen ate ne pushtet ne vitin 1998. Georgievski eshte drejtuesi i padiskutueshem karizmatik i VMRO-DPMNE-se. Ne politike, ai duket se drejtohet kryesisht nga instinktet, ne krahasim me dijet dhe zgjuarsine. Ai eshte autor i dy romaneve dhe nje libri me poezi, i cili eshte shume erotik. Poemat e tij jane botuar gjeresisht ne shtypin lokal. Qendrimi i tij i pergjithshem ka qene nje disavantazh ne situaten komplekse te sigurise dhe politikes, e cila ka shperthyer ne vitin 1999 me krizen e Kosoves dhe me pas me konfliktin e armatosur ne Maqedoni ne vitin 2001. I gjendur nen presion nga gjendja ekonomike e keqe dhe gjendja e rende e sigurise dhe ajo politike dhe duke qene koshient per pergjegjesite e tij ne kete situate, Georgievski iu kthye qendrimeve te tij te vjetra, duke folur per "komplote te huaja", "lojra te medha diplomatike" ne Ballkan, "armiq te brendshem" ne radhet e gazetareve dhe te njerezve te opozites, e te tjera si keto. Por edhe tani, pas humbjes ne zgjedhje, me vetem 24 perqind te votave, pozicioni i tij si kryetar i partise duket i sigurte, pavaresisht faktit se opozita thote qe kater vjet ne pushtet e kane bere ate nje "prej njerezve me te pasur ne Ballkan". Strategjia postelektorale sikurse edhe ajo e meparshmja e Georgievskit eshte e thjeshte: ai do te perpiqet ta sulmoje rivalin e tij direkt, Cervenkovski, se po krijon nje koalicion me terroristet. Georgievski shpreson qe PDSH e Arben Xhaferrit te behet partner ne qeverine e re. Nese PDSH e Xhaferrit do te hynte ne qeveri edhe Georgievski do ta kishte me te lehte, sepse duke u munduar te mbronin vetveten ministrat e PDSh nuk do te lejonin te hetohej mbi mekatet e qeverise se shkuar. Nga ana tjeter, pas vitesh dominimi nga karizmatiku Xhaferri, kampi i Shqiptareve etnike ka levizur ndjeshem. Kriza e vitit te kaluar ka nxjerre ne krye njerez te rinj, duke filluar nga Ali Ahmeti partia e te cilit fitoi afro 12 perqind te votave. "E ardhmja e Maqedonise qendron ne funksionimin e demokracise dhe zhvillimin e besimit ndermjet komuniteteve, jo tek dhuna", ka thene Ahmeti ne muajin Prill. Vetem nje vit me pare, ne malet rreth Tetoves, ai ka drejtuar nje force guerrilase te Shqiptareve. Shumica e Maqedonasve etnike e kane konsideruar ate si drejtuesin e terroristeve. Sot, ai e konsideron veten si nje socialdemokrat dhe drejtues i nje partie politike, e cila mbeshtet pajtimin ndermjet Maqedonasve dhe Shqiptareve. Ata te cilet e njohin Ahmetin, e pershkruajne ate si gjakftohte dhe te qete. Kur ai flet, leviz pak dhe ka nje pamje tolerante. Ai eshte i ndergjegjshem per mungesen e eksperiences politike, por te njohurit e tij thone se ai i ka mesuar shpejt "sekretet e politikes". Ahmeti ka lindur 43 vjet me pare ne Kicevo, ne Maqedonine Perendimore. Ai nuk flet Maqedonisht. Per 20 vjet ka punuar ne Zvicer dhe ka kaluar shume kohe ne Kosove. Ne vitet '80, ish qeveria Jugosllave e ka akuzuar per irredentizem Shqiptar dhe aktivitete nacionaliste. Ne ate kohe, ai ka qene ne radhet e grupeve te shumta Marksist-Leniniste qe vepronin ne Kosove. Ne fund te viteve '90, nen emrin e luftes Komandant Abazi, ai ka qene nje nder krijuesit dhe organizuesit e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK). Ne vitin 2001, ai eshte bere drejtuesi politik i UC Kombetare, nje formacioni luftarak, qe nisi nje konflikt te armatosur ne Maqedoni, i cili pothuajse e zhyti vendin ne nje lufte civile. Per shkak te aktiviteteve te tij te mepareshme ne UCK, Ahmeti eshte ne listen e zeze te Presidentit George Bush per individet e dyshuar per perfshirje ne terrorizem. Qe prej nenshkrimit te Marreveshjes se Ohrit me 13 Gusht te vitit te kaluar, e cila permiresoi statusin dhe te drejtat e Shqiptareve ne Maqedoni, Ahmeti ka mbeshtetur totalisht Marreveshjen dhe eshte bere nje nder mbrojtesit me te flakte te saj. Pasi nuk ka arritur te bashkoje te gjitha fraksionet e Shqiptareve ne gjirin e Keshillit Koordinues te Shqiptareve, Ahmeti krijoi partine e tij politike, BDI, e cila ka kerkuar kryesisht zbatimin e plote te Marreveshjes se Ohrit. Ahmeti ka thene se ai do te marre pjese ne cfaredo qeverie, por do te preferonte te punonte me Social Demokratet e Crvenkovskit. "Une jam nje Social Demokrat", ka thene ai per gazetaret, pasi ka reformuar UCK-ne vjeshten e kaluar. Megjithate ai ka pranuar te mos marre pjese ne kabinetiin e ri duke deklaruar se per te me i rendesishem eshte drejtimi i partise sesa kolltuku i ministrit apo i deputetit. Ndoshta detyra paresore e ketij burri te urte e te shtruar do te jete perkujdesja qe lufta te harrohet e qe sidomos me te mos abuzohet. Shembulli i luftetareve ne Kosove dhe i diskretitimit elektoral qe ata i bene vetes pas lirise se krahines, eshte nje sinjal i mjaftueshem edhe per Ali Ahmetin. Perballe Ahmetit, ne kampin e Shqiptareve u gjend gjate kesaj kohe Arben Xhaferri, 54 vjec. Nje ish shef kabineti ne Kosoven e drejtuar nga komunistet ne vitet '80, Xhaferri e ka ndertuar karrieren dhe profilin e tij politik ne Kosove, duke punuar ngushtesisht me ish- drejtuesen e Partise Komuniste ne province, Katjusha Jasharin. Perpara se te aktivizohej ne politike, ai ka punuar si kryeredaktor i TV te Prishtines. Ai nuk eshte arrestuar apo ndaluar asnje here nga policia Jugosllave per politiken e tij ne mbeshtetje te irredentizmit Shqiptar ne Kosove ne vitet '80. Ai ka ardhur ne Maqedoni ne fillim te viteve '90, pas shperberjes se Jugosllavise, duke u anetaresuar ne te vetmen parti te Shqiptareve ne Maqedoni ne ate kohe, Partia per Prosperitet Demokratik (PDP). Xhaferri, ne koalicion me te riun dhe ambiciozin Menduh Thaci (qe me pas do te behej zevendes kryetar i PDSH dhe krahu i djathte i Xhaferrit), filloi te organizoje nje fraksion ne PPD, i cili kundershtonte qendrimin e moderuar te partise, qe ne ate kohe ishte ne pushtet. Shansi i Xhaferrit per te ndare PPD dhe fillimin e partise se tij erdhi ne momentin e krizes ne lidhje me Universitetin e Tetoves. Xhaferri mbeshteti idene e krijimit te Universitetit ne Gjuhen Shqipe - te cilin qeveria nuk pranoi ta njihte - duke sulmuar PPD-ne (ne ate kohe te drejtuar nga Abdurahman Haliti), se nuk kundershtonte perpjekjet e Maqedonasve per te mbyllur ate. Ne kete beteje ai u mbeshtet fuqimisht nga ish presidenti shqiptar Berisha ,sponsorizim i te cilit mund te quhet ne nje fare menyre edhe partia e re. Pasi u shkeput nga PPD dhe krijoi PDSH ne vitin 1994, Xhaferri mori nje qendrim me radikal se sa partia e tij e mepareshme. Ne nje kohe te shkurter, ai fitoi nje popullaritet shume te madh ne radhet e Shqiptareve ne Maqedoni dhe ne Ballkan, dhe vizitohej nga te derguarit nga Kosova, Shqiperia dhe diaspora Shqiptare. Ne vendosjen e autoritetit te tij, Xhaferri eshte ndihmuar shume nga semundja e tij misterioze. Per shkak te saj - ndoshta nje forme e rralle e semundjes se Parkinsonit - levizjet e tij jane te ngadalta dhe te planifikuara dhe zeri i tij i bute e me ton te ulet, duke i dhene atij nje pamje qe buron nje zgjuarsi prej te mocmi. "Une kam probleme serioze me shendetin, por e di se si ta bej shendetin tim te keq, pjese te personalitetit tim dhe te jetoj me te", ka thene ai per nje reviste, ne Shkurt 2000. Ne zgjedhjet e vitit 1998, PDSH fitoi me pak vota sesa PPD, por Xhaferri e pranoi oferten e Georgievskit per t'u futur ne koalicionin e ri. Qe prej asaj kohe, PDSH eshte akuzuar vazhdimisht per korrupsion, ne menyre te ngjashme me PPD ne te kaluaren. Kjo - se bashku me deshtimin e qeverise per te promovuar kauzen e te drejtave njerezore te Shqiptareve - ka qene arsyeja per daljen ne skene te UCK-se. Iso Rusi, botues dhe redaktor i Lobi, nje e perjavshme Shqiptare ne Shkup, thote se Xhaferri i ka thene se ai "kishte pranuar ligjet e politikes: politika eshte e piset dhe duhet te behet ne ate menyre! Nese je ne pushtet, kjo te sjell nje fluks parash. Dhe nese nuk e merr ti, atehere do ta marre dikush tjeter". "Keto jane parimet e zbatuara ne praktike nga Xhaferri si nje politikan ne ndryshim, nga Xhaferri si intelektual dhe drejtues i opozites", ka thene Rusi. Xhaferri i ka hedhur poshte keto akuza si pjese e nje "tendence per te demtuar imazhin e Shqiptareve dhe per t'i paraqitur ata si mafia". Perballe popullaritetit te madh te BDI, ne fillim te fushates elektorale, Xhaferri ka shtuar radikalizimin e PDSH-se, duke thene haptazi se Marreveshja e Ohrit nuk perben limitin e kerkesave te Shqiptareve ne Maqedoni. Sipas njoftimeve ne mediat ne gjuhen Shqipe, zevendes kryetari i tij, Thaci, ka kerkuar publikisht bashkimin e te gjithe "territoreve Shqiptare" ne Europe ne nje shtet. Familja e Xhaferrit ka jetuar per shume vjet ne Norvegji. Ne disa qarqe ne Kosove, ekzistojne zera se ai po nderton nje shtepi te madhe ne Prishtine. Keto zera kane shkaktuar disa hamendje se presioni i semundjes mund ta detyroje ate te terhiqet nga politika. Shifrat Me teper se 3,000 kandidate nga 53 parti konkuruan ne zgjedhjet e fundit per 120 vendet e parlamentit maqedon. Por rrezultatet finale nxorren fitues koalicionin e majte Sebashku per Maqedonine me 40,4 perqind te votave. 60 deputete. Ne vend te dyte u rendit VMRO-DPMNE se bashku me liberalet te cilet arriten te marrin 24 perqind te votave. 33 deputete. Ne vend te trete u rendit Bashkimi Demokratik per Integrim, i Ali Ahmetit, formacioni i dale nga lufta qe morri 11,8 perqind 16 deputete. Dhe pas tij Partia Demokratike shqiptare e Arber Xhaferrit me 5,2 perqind. 7 deputete. Ajo per prosperitet Demokratik me 2,3 perqind, 2 deputete dhe Partia Demokratike Komberare e Kastriot Haxhirexhes me 2,1 perqind me 1 deputet. Po kaq arriti te marre edhe Partia Socialiste, 1 deputet, e drejtuar nga ish komunisti dhe ish njeriu i afert i Sllobodan Millosheviqit, Ljubisav Ivanov-Dzingo. huazuar nga revista "Klan" |