Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Xhamitė caqe tė bombardimeve selektive nga soldateska maqedone gjatė luftės mars gusht 2001 

  

Xhamitė Kėshtjella tė shqiptarėve-caqe tė bombardimeve selektive nga soldateska maqedone gjatė luftės mars-gusht 2001


Shkruan: Zekerija IDRIZI - Imam nė Berlin

Pėrgjatė luftimeve tė armatosura nė Maqedoni nė harkun kohor mars-gusht 2001, forcat ushtarako-policore maqedone, tė ndihmuara nga bandat paramilitare komite tė llojeve "tigrat" ("tigri"), "ujqit" ("vollci"), "luajt" ("lavovi"), "skorpionėt" ("škorpioni"), "paramilitarėt 2000" ("paravojska 2000"), "paramilitarėt e Todor Aleksandrovit" ("paravojska na Todor Aleksandrov") etj, dhe nga mercenarė tė shumtė serbė, rusė, bullgarė, ukrainas, jevgė etj, ndoqėn tė njėjtėn taktikė luftarake qė aplikoi soldateska serbo-ēetnike nė Kosovė. Edhe nė kėtė shtet tė brishtė, kudo trojeve tona iliro-dardano-shqiptare qė u zhvilluan luftime tė armatosura, si nė fshatrat e malėsisė sė Sharrit, nė Tetovė, nė fshatrat e komunės sė Shkupit dhe nė fshatrat e komunės sė Likovės nė Kumanovė, soldateska morbide ushtarako-policore sllavomaqedonase ushtroi etnocid mbi popullatėn civile, duarthatė e tė pambrojtur shqiptare, duke vrarė e masakruar pleqė, gra e fėmijė, ushtroi spastrim etnik pėrmasash gjenocidale, duke detyruar kėshtu mbi tetėdhjetė mijė shqiptarė tė marrin arratinė pėr nė Kosovė, Shqipėri e Turqi, ushtroi madje edhe kulturocid e urbicid mbi gjithė trashėgiminė e begatė kulturo-qytetėruese shqiptare, duke bombarduar, djegur e shkatėrruar shtėpitė, shkollat, ambulancat, xhamitė, mejtepet, varrezat, bagėtinė, tė korrat etj. Thėnė me njė fjalė, ajo zhvilloi strategjinė serbosllave tė tokės sė djegur, tanimė tė parė e tė pėrjetuar tash e dymbėdhjetė vite mė parė nė Kroaci, nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Kosovė.

Qafirat shkje (aaah!) edhe shenjtėritė tona na i pėrdhosėn

Cak i bombardimeve "selektive" nga ana e forcave ushtarako-policore maqedone pėrveē, siē konstatonte kėsokohe mendėsia qyqare, paranoike e histerike sllavoshkinore, "bandave mafioze e terroriste" shqiptare, ishin edhe xhamitė-kėshtjella tė shqiptarėve iliridas. Nėpėrmjet tė, paramendoni, tėrė arsenalit luftarak qė huazuan nga vėllezėrit e tyre sllavo-ortodoksė (Rusia, Ukraina, Serbia, Bullgaria e Greqia), si aeroplanėve ruso-ukrainas tė tipit "Suhoi" e "Antonov", helikopterėve ukrainas "MI-8" dhe "MI-24", topat e kalibrave 122 dhe minahedhėsit e tė gjitha llojeve, kaqushat, tankset dhe autoblindat, ato (formacionet militariste tė Qeverisė maqedone) dėmtuan, djegėn dhe rrėnuan, ca me themel e ca pjesėrisht, gjithsej 60 objekte islame, prej tyre 58 xhami. Nė mesin e tė dėmtuarave e tė shkatėrruarave, madje, bėjnė pjesė edhe gjashtė xhami tė vjetra si monumente historike, qė ishin si nėn pėrkujdesje tė tė Entit republikan pėr mbrojtjen e monumenteve kulturo-historike, ashtu edhe nėn pėrkujdesje tė UNESKO-sė, si: Xhamia e Larme (e Pashės) dhe Arabati Baba Teqeja nė Tetovė, Xhamia Is'hakije dhe ajo e Hasan Babės nė Manastir, Xhamia e Kadėn Anės nė Shtip dhe Ēarshi Xhamia nė Prilep.
Pėr mė tepėr, do vėnė theksin edhe nė faktin tjetėr se njė numėr i konsideruar i monumenteve islame u shkatėrruan edhe nėpėr shumė zona shqiptare nė Maqedoni qė s'ishin fare tė pėrfshira nė luftime tė armatosura, respektivisht nėpėr ato zona ku s'kishte formacione tė organizuara ushtarake tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Kėshtu, pėr shembull, turma civilėsh tė mllefosur shovenė, huliganė e fundamentalistė maqedonas, nė shenjė hakmarrjeje pėr ushtarėt e policėt e tyre bashkėvendas tė vrarė nė fushėbetejė nga ushtarėt trima tė UĒK-sė, e nė prani tė forcave tė mėdha policore, do t'i dėmtojnė dhe do t'ia vėnė zjarrin xhamive nė Prilep, Manastir, Shtip, Kėrēovė e Ohėr. Sė kėndejmi, shih absurdin, soldateska fantazmagorike maqedone, nėn pretekstin e kėrkimit e tė likuidimit tė "terroristėve", kuptohet atje ku ata s'ishin fare, dėmtoi e shkatėrroi edhe shumė xhami tė fshatrave tė Shkupit (sikundėr tanimė na ėshtė e ditur, mė sė keqi e pėsuan banorėt e fshatit Luboten, ku u granatua edhe xhamia e sapondėrtuar), Kumanovės e tė Tetovės. Nė kuptim tė digresionit, nė vazhdim do tė shtroj ca shembuj konkretė tė gangrenės antishqiptare e antimuslimane sllavomaqedonase.
Me tė mbėrritur tė lajmit nė Prilep se nė mesin e 10 ushtarėve tė vrarė nė rrugėn Shkup-Tetovė, dy ushtarė ishin nga komuna e Dollnenit, njė nga fshati Ropotovė, tjetri nga Bello Pole (dy maqedonas e dy romė), vende kėto tė rrethit tė Prilepit, si dhe katėr tė tjerė nga qyteti, turma maqedonasish e romėsh (muslimanė) tė revoltuar, nė prani tė forcave policore maqedonase, do t'ia vėnė zjarrin nė shenjė hakmarrjeje xhamisė sė vetme nė qytet "Ēarshi Xhamisė", monument ky i rrallė historik dhe jetik pėr muslimanėt qė ėshtė ndėrtuar nė vitin 1446 nga arkitekti i njohur turk "Sinan", duke e shndėrruar kėshtu nė hi e pluhur, me ē'rast kanė pėsuar edhe shumė dokumente tė rralla me vlera tė mėdha arkivore pėr kulturėn tonė fetare dhe kombėtare. Po kėshtu piromanėt sllavomaqedonas vepruan edhe me objektet islame nė Manastir. Ata, me tė marrė vesh se nė mesin e 8 policėve tė vrarė maqedonas nė afėrsi tė fshatit Vejcė tė Tetovės, bėnin pjesė edhe bashkėvendas tė tyre, nė shenjė revolte do t'ia vėnė zjarrin Xhamisė Is'hakije, Xhamisė Hasan Baba, Xhamisė Hatunije si dhe objektit administrativ tė Muftinisė sė qytetit. Ja se ē'thotė nė lidhje me kėtė gazetari i organizatės "Human Rights Watch", Jettin Huggler: "Rreth 100 shtėpi janė djegur dhe xhamia e qytetit ėshtė shkatėrruar nga turma e irrituar, e cila ka vėrshuar nėpėr rrugėt e Manastirit nė mbrėmjen e sė mėrkurės sė kaluar, duke ngjallur frikė pėr njė valė tė re tė pastrimit etnik nė Ballkan. Nė varrezat e qytetit huliganėt maqedonas shkatėrruan e pėrdhosėn shumė varre tė shqiptarėve muslimanė, duke i hapur ato, ndėrsa pllakat e mermerit janė flakur tej. "Vdekje shqiptarėve" ishte fjalia e shkruar nė muret e xhamisė, ndėrsa qilimat pėr falje u dogjėn..." 
Po tė njėjtin skenar do ta pėsojė mė vonė edhe xhamia e vetme nė Veles. Tė premten, siē mėsova nga shtypi ditor nė gjuhėn shqipe, konkretisht mė 28 dhjetor 2001 nė orėt e hershme tė mėngjesit, piromanėt dhe banditėt sllavo-maqedonas ia vunė zjarrin xhamisė "Fazli Ahmet Pasha" tė kėtij qyteti, njė monument gjithashtu i rrallė i kulturės islame qė daton nga shekulli XVII. Nga zjarri nė masėn mė tė madhe u dėmtua xhamia, dyert e hyrjes, dritaret, hapėsira e faljes si dhe brendia e saj. Tė pėrkujtoj se kjo ėshtė pėrpjekja e tretė me radhė e shkatėrrimit tė kėsaj xhamie. Ajo u ndez gjatė verės, aty nga fillimi i luftimeve tė armatosura shqiptaro-maqedone, por zjarrfikėsit arritėn qė ta shuajnė zjarrin, nė kohėn kur sllavomaqedonasit nė bashkėpunim me policinė sulmuan tė gjitha objektet kulturore qė kanė tė bėjnė me shqiptarė, duke sulmuar madje edhe disa vendbanime shqiptare tė Velesit. Herėn e parė, siē dimė, kjo xhami u dogj nė vitin 1994 nga piromanėt maqedonas, mirėpo ajo mė vonė u meremetua nga Bashkėsia Islame.
Nga burime mirė tė informuara shqiptare, mbase edhe nga dėshmitarė tė drejtpėrdrejtė tetovarė, pata marrė vesh edhe pėr njė tentim djegieje tė pasuksesshme nga ana e ca piromanėve anonimė maqedonas tė Xhamisė sė Larme nė Tetovė. Mė 21 gusht 2001 (e martė), siē bėnė tė ditur ca banorė shqiptarė tė kėtij qyteti, persona tė panjohur maqedonas kanė telefonuar nė disa vende tė caktuara, ku kanė paralajmėruar se njė shenjė tė hakmarrjes pėr granatimin e Manastirit tė Leshkės, do tė djegin Xhaminė e Larme apo tė Abdurrahman Pashės - e ndėrtuar nė vitin 1495, e cila ėshtė e mbrojtur si monument historik prej UNESKO-s. 2). Por, pėr ndėrmarrje konkrete tė kėtij hapi vandal ndaj kėtij monumenti historik fetar atyre nuk ua mbajti bytha! Kjo, shumė thjesht, pasi qyqarėt brekėmbushės sllavo-maqedonas kishin nė dijeni faktin se, pėr dallim nga qytetet e mėsipėrme, mu nė brendinė e Tetovės iliro-shqiptare gjendeshin tė vendosur stoikisht nė istikame burrat zemėrluanė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. T'ju pėrkujtoj me kėtė rast se, muret e kėsaj xhamie janė goditur mė parė dy herė me breshėri plumbash nga armė zjarri tė policėve tė kryesatrapit sllavomaqedon Boshkovski. Muret e saj herėn e parė janė goditur me breshėri plumbash mė 18 mars, kohė kjo kur njėsitet tona ushtarake ēlirimtare qėndronin palėndur istikameve nė Balltepe, nė kalanė e Tetovės dhe nė rajonet e malėsisė sė Sharrit, kurse herėn e dytė janė goditur mė 6 qershor (2001), diku ndėrmjet orės 3:00 e 3:15 min. Kėsaj here gjurmėt nėpėr mure flisnin pėr gjuajtje tė shtatė plumbave nga armė zjarri, edhe atė nga dy drejtime: goditja e parė, sipas dėshmitarėve okularė, qe bėrė nga ana e rrugės sė "Ilindenit", kurse goditja e dytė nga drejtimi i rrugės "B.Milladinovi". U muar vesh, edhe kėtė herė policėt qyqarė sllavo-maqedonas e goditėn kėtė objekt sakral islamik fill pas tėrheqjes sė njėsiteve tona ushtarake konform marrėveshjes pėr lėshimin e pozicioneve nga qyteti qė qe nėnshkruar nė mes tė z.Ali Ahmeti, pėrfaqėsues politik i UĒK-sė, dhe z. Piter Fejt, pėrfaqėsues ndėrkombėtar pėr pacifikim tė krizės luftarake. Sepse, e dini mė, kur brenda qytetit manovronin njėsitet e UĒK-sė, i vėreje policėt zemėrtrumcakė alla-boshkovskianė se si, tė trullosur nga frika prej burrave zemėrluanė iliridas, ia mbathnin turravrap nga sytė kėmbėt dhe nga prapa ua bėnte "fufkaaaaa...."
Pėr tragjiko-komiken e gjithė kėtyre tablove tmerruese apo e gjithė kėtyre skenave tė zymta e tendosėse qė atėbotė mbretėruan nė vendbanimet shqiptare, jo vetėm tė komunave tė zėna ngojė, por edhe nė ato tė Krushevės, Shtipit apo tė ndonjė komune tjetėr ku shqiptarėt janė pakicė, rrėfen e dhėna pėr padurueshmėrinė e vandalistėve e qyqanėve maqedonas tė marrin vesh sa mė shpejt se mos vallė nė programet televizive shpallej se ushtarėt e vrarė maqedonas janė nga qyteti i tyre, nė mėnyrė qė menjėherė, kuptohet pa pardon, tė vehen nė "lozje tė valles sė tyre piromane". Kėshtu p.sh. njė grup piromanėsh maqedonas tė Ohrit, fill pas pėrhapjes sė spekulimeve se nė mesin e ushtarėve maqedonasė qė u vranė ditėve tė fundit nė itinerarin Shkup-Tetovė (nė afėrsi tė fshatit Grupēin) ka edhe nga qyteti i Ohrit, tentuan t'ia vėnė zjarrin xhamisė Kulogllu, qė ndodhet nė lagjen "Voska", duke gjuajtur nė brendi tė saj shishe me koktej. Qė nė fillim, pėr fat tė mirė, ca shqiptarė arritėn ta shuajnė zjarrin. Por, sipas dėshmitarėve okularė, huliganėt maqedonas kanė arritur tė thyejnė xhamat e njė xhamie tjetėr nė qytet. 
Atje ku nuk u shkoi ndorėsh tė rrėnojnė xhamitė, turma e banda tė tėra huliganėsh maqedonas i pėrdhosėn keqas shumė xhami e objekte tė tjera islame, duke i "qendisur" muret e tyre me lloj-lloj shkarravinash e grafitesh tė tyre tradicionale me pėrmbajtje shovene e ksenofobe, madje aty-kėtu edhe me pėrmbajtje kushtrimtare. Kėshtu, ta zėmė, nga ana e piromanėve maqedonas qe vepruar nė Ohėr, paramendoni, nė njė kohė kur pikėrisht nė kėtė qytet zhvillohej dialogu politik nėn monitoringun e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtar (Leotard dhe Perdju) pėr zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-maqedonas. Kėsokohe, shenja tė tėra komunikacioni nėpėr rrugė, mure shtėpish shqiptare, por edhe xhamish dhe objektesh tjera qė janė nė pronėsi tė shqiptarėve ohrasė, qenė pėrdhosur me grafite me pėrmbajtje fyese pėr shqiptarėt, si: "Umrite Shiptari", "Begajte od Makedonija Shiptari, Smrt", "MVR-Nie sme so vas", "Makedonski lavovi" etj. Kėto grafite, pėr mė tepėr, i regjistroi edhe syri i monitoruesve ndėrkombėtarė duke ndjekur itineraret e tyre Shkup-Ohėr, Ohėr-Shkup. Kėso grafitesh do tė figurojnė edhe nėpėr mure tė shumė xhamive nėpėr qytete e fshatra tė tjera nė Maqedoni. Veēanėrisht, nė mesin e kėtyre shkarravinave, pėr turp, shquheshin pėr nga transparenca: kryqat sllavo-ortodoksė, kryqat nazistė, kokardat e ēetnikėve serbė - qė tė pėrkujtonin ēastet mizerable tė shqiptarėve tė Kosovės nėn thikat e bajonetat e ēetnikėve, si dhe veēan grafitet kushtrimtare e kėrcėnuese, si ajo, ta zėmė, "Vreme e..."("Koha ėshtė...").
Si cak i bombardimeve "selektive" tė soldasteskės morbide sllavo-maqedonase, pėr turp, ishin edhe varrezat muslimane. Tė mallkuarit shndėrruan nė hi e pluhur mori varrezash tė tė parėve tanė, duke fshirė nga faqja e dheut kėshtu gjurmėt ose nishanet e tyre, tė cilat, s'do mend, dėshmojnė pėr autoktoninė mijėvjeēare tė shqiptarėve iliridas. Kėshtu, ta zėmė, veē tė tjerash e pėsuan pjesa dėrrmuese e varrezave tė qytetit tė Tetovės, qė janė tė vendosura nė lagjen "Teqe". Konkretisht tė martėn, mė 24 korrik tė vitit 2001, diku rreth orės 22.00, siē do t'i raportojnė gazetės "Fakti" Skender Palloshi, pėrgjegjės i lagjes "Vėllazėrimi" dhe Veli Pajaziti, kryetar i Bashkėsisė vendore tė Reēicės sė Vogėl, pas sėrė luftimesh tė rrepta nė mes forcave tė UĒK-sė dhe forcave ushtarako-policore maqedonase mu nė brendi tė Tetovės, u paraqit njė zjarr i madh rreth varrezave tė qytetit, i cili mė vonė, siē konstatuan ata, bėri shkrumb e hi pjesėn mė tė madhe tė tyre. 
Nė mesin e mijėra shqiptarėve tė ngujuar nėpėr bodrume shtėpish tė fshatrave tė pėrfshira nė luftė, tė cilėt-atėbotė-pėrjetuan ēastet mė tė hidhura skėterrore nė jetėn e tyre, u gjetėn edhe dhjetėra imamė e nėpunės administrativė tė Bashkėsisė Islame. Kėshtu, ta zėmė, vetėm nė Komunėn e Likovės, e cila pėr dy muaj rresht u gjend nė shėnjestėr tė bombardimeve tė parreshtura nga soldateska sllavomaqedonase apo, thėnė ndryshe, nė njė shtetrrethim tė hekurt, u gjendėn midis jetės dhe vdekjes afro tridhjetė mijė civilė shqiptarė, nė mesin e tė cilėve pati dy drejtorė sektoresh tė BI si dhe Muftiun e Muftinisė sė Kumanovės, e bashkė me ata edhe dhjetėra hoxhallarė e imamė tė tjerė. Kėsokohe, sidomos pas evakuimit tė njė pjese tė popullatės nga zona e luftimeve nė kėtė komunė, brutalitetit, rrahjes dhe keqtrajtimit ghithėfarėsh policor burgjeve famėkėqija tė Kumanovės dhe Shkupit, veē tė tjerėve, do t'i nėnshtrohen edhe Rexhep ef. Emini, imam nė fshatin Vaksincė, nga pasojat e tė cilave pas disa ditėsh do tė vdes, dhe Ridvan ef. Neziri, imam nė fshatin Opajė. 
Akt skandaloz, i poshtėr dhe jocivilizues: mė 23 korrik 2001, nė orėn 2 e 10 minuta pas mesnate nė shtėpinė e imamit tė xhamisė sė vetme nė Dellēevė, Islam ef. Arifit 73 vjeēar, kriminelė tė panjohur sllavomaqedonas kanė hedhur granatė. Granata ka eksploduar nė pjesėn e prapme tė shtėpisė dhe pėrveē dėmit tė shkaktuar material dhe panikut, fatmirėsisht tė lėnduar dhe viktima nuk ka pasur. Familja e Islam ef. Arifit ėshtė njė prej familjeve tė rralla shqiptare qė jetojnė nė kėtė qytet. Kjo nuk ka qenė hera e para qė ky hoxhė dhe familja e tij tė jenė nė shėnjestėr tė kriminelėve dellēevas. Problemet e tij, nė tė vėrtetė, patėn filluar qysh kur dy muaj pas kėtij akti kriminal Televizioni maqedonas A1 pat plasuar nė opinion njė (dez)informatė se kinse njėri prej dy djemve tė tij paskėsh ndihmuar dhe mbledhur mjete pėr UĒK-nė. Atėbotė, si pasojė e kėsaj dezinformate, djali i inkriminuar pėrjashtohet nga puna si inspektor komunal nė Dellēevė, kuptohet pa kurrfarė shpjegimi, kurse mulla Islami do tė kidnapohet pėr disa orė rresht nga njė polic rezervist dhe dy banditė tė tjerė maqedonas, me ē'rast do rrihet brutalisht. Pak mė vonė, piromanėt maqedonas do t'ia vėnė zjarrin edhe xhamisė sė vetme nė kėtė qytet. 

Aktet barbare i bekoi Kisha Ortodokse Maqedone

Tė gjitha aktet etnocidale, kulturocidale e urbicidale, qė soldateska militare e paramilitare sllavomaqedonase i ushtroi pamėshirshėm mbi popullatėn shqiptare dhe mbi gjithė trashėgiminė e tyre tė begatė kulturo-qytetėruese kombėtare e fetare, i bekoi Kisha Ortodokse Maqedonase me surrogatin e saj tė ashtuquajtur Komision pėr marrėdhėnie me bashkėsitė fetare. Me qindra fakte flasin nė favor tė kėtij konstatimi. Mė kujtohen fare mirė klithjet e krrokamat e kreut tė KOM: "Bashkėsia Islame dhe Kisha Katolike nuk janė komunitete aotoktone nė truallin e Maqedonisė ortodokse, dhe, si tė tilla, qendrat e veta i kanė jashtė vendit tonė !"; "Maqedonia ėshtė shtet ekskluzivisht maqedonas dhe ekskluzivisht sllavo-ortodoks !"; "Shqiptarėt janė ardhacakė !"; apo, siē thuhej nė letrėn e kryepeshkopit tė KOM-it, gospodin Stefan, dėrguar sekretarit tė OKB-sė, z.Kofi Anan: "Maqedonisė i kanoset rreziku i zhbėrjes nga grupe terroristėsh e muxhahedinėsh tė armatosur shqiptarė...!" Boshkovski i pėruronte zyrtarisht "luanėt" e tij si tigrat e Arkanit, edhe atė jo nė mjediset e ndonjė akademie tė rendit a tė forcave tė armatosura, po pikėrisht nėpėr kishat e bogosllovjes, ku kreu mė i lartė i KOM-it me nė krye sveti Stefanin i "shenjtėronte" ata jo si luftėtarė tė Maqedonisė shumėetnike e shumėfetare, por si "luftėtarė tė ortodoksisė". 
Karakteristikė dalluese gjatė "zisė kombėtare sllave" alias "netėve tė tragjedisė civile shqiptare" ishin nė veēanti fjalimet luftėnxitėse kryesisht nė baza fetare nga klerikėt e lartė tė kishės ortodokse sllavomaqedonase. Klerikė kėta, tė cilėt, publikisht, edhe atė nė sinkronizim e koordinim tė plotė me zyrtarėt politikė tė shtetit, nėpėrmjet masmediumeve publike dhe private pėrhapnin kushtrimin sllavo-ortodoks pėr qėrim definitiv tė hesapeve me "terroristėt muslimanė"; thurrnin lloj-lloj shpifjesh e insinuatash nė adresė tė luftės sė drejtė kombėtare tė UĒK-sė, duke e emėrtuar atė si "xhihad islamik", "fundamentalizėm", "rrjet i El-Kaidės" dhe ēka jo tjetėr; predikonin dofarė aleancash gjithortodokse-pansllaviste si "digė ndaj komploteve tė Vatikanit dhe katolicizmit kundėr ēdo gjėje sllavo-ortodokse"; lusnin e thėrrisnin nė ndihmė Moskėn si "shpėtimtare tė vetme tė vlerave tė pastra ortodokse"; kėrcėnonin me shpallje tradhėtarėsh e heretikėsh cilindo nga liderėt a deputetėt maqedonasė qė do tė merrte guximin tė japė votėn pro platformė-marrėveshjes kornizė tė Ohrit, sepse kjo, sipas tyre, do tė paraqiste tradhėti tė interesave madhore fetaro-kombėtare tė shtetit maqedon. Paramendoni, kjo nė njė kohė kur kreu mė i lartė i ulemave tė BIM, thjesht nė tė gjitha komunikatat e tija pėr shtyp, nė tė gjitha agjendat diplomatike, nė tė gjitha paraqitjet nėpėrmjet masmediumeve publike dhe private, si edhe nė tė gjitha takimet ndėr-religjioze kėrkonte me ēdo kusht ētensionim tė situatės konfliktuoze ndėretnike nė rrafshin luftarak, duke vėnė nė pah domosdoshmėrinė e zgjidhjes sė krizės nėpėrmjet mjeteve paqėsore politiko-diplomatike; thėrriste masat shqiptare, kudo vatrave tė krizės, qė tė ruajnė nė maksimum gjakftohtėsinė dhe pėr asnjė ēmim tė mos lėshojnė vatrat e tyre stėrgjyshore, duke u bėrė pre e lloj-lloj dezinformatave e spekulimeve luftėnxitėse; nė kohėn kur xhamitė dhe tė gjitha objektet kulturo-arsimore fetare raketoheshin nė mėnyrė selektive, digjeshin, rrėnoheshin e pėrdhoseshin si mos mė keq (pėr ēka BIM informoi me kohė tė gjitha organet pėrkatėse nė vend dhe jashtė: Entin republikan pėr mbrojtjen e monumenteve historike, Qeverinė e Maqedonisė, Komisionin pėr ēėshtje fetare, organizatat botėrore islamike dhe UNESKO-n), kreu i BIM apelonte pėr mosshfaqje revanshi nga ana e burrave tė UĒK-sė, duke vazhduar kėshtu traditėn jashtėzaskonisht fisnike tė tė parėve tanė nė mbrojtjen dhe shfaqjen e njė respekti tė thellė ndaj tė gjitha monumenteve tė kultit fetar, pa dallim pėrkatėsie konfesionale (ēka, nė fakt, edhe kėsaj radhe e dėshmuan kėtė virtyt tė kombit burrat tanė tė pushkės dhe populli shqiptarė iliridas nė pėrgjithėsi); si edhe, duke qenė prore nė koordinim tė thellė me faktorin politiko-ushtarak shqiptar, kėrkoi nga tė gjithė faktorėt vendorė maqedonas dhe nga ata ndėrkombėtarė qė tė njihet Maqedonia si shtet multietnik dhe multikonfesional, larg parimit "njė shtet, njė komb, njė fe", tė cilin mėtonte ta implementojė pala sllavomaqedonase me nė krye KOM-in etj.
Gjithashtu edhe kryetari i komisionit surrogat i KOM-it, njėfarė i mendermethėnshmi Gjorgji Naumov, nė deklaratat e tij skandaloze i arsyetonte bombardimet e xhamive, duke i emėrtuar si caqe legjitime ushtarake dhe me pretekst se ato objekte qenkan shfrytėzuar si "pozicione nga tė cilat ėshtė qėlluar mbi mbrojtėsit"?! Po nė kėtė kontekst, veēanėrisht ēesharake ishte deklarata e kryeministrit Georgievski gjatė zhvillimit tė operacioneve luftarake nė zonėn e Likovės, i cili xhaminė nė Mateē e shpalli si objekt strategjik luftarak pėr nga struktura ndėrtimore e saj. Sipas mendimit tė tij, shih ironinė, shqiptarėt nė kėtė zonė qenkan pėrgatitur pėr luftė qysh para dhjetė-dymbėdhjetė vitesh, pra qė kur ėshtė ndėrtuar kjo xhami, sepse, sipas tij, mihrabi i saj, i cili gjendet nė anėn juglidore, na paskėsh pasur trashėsi tė tejtheksuar dhe me njė zbrazėtirė tė madhe nga brenda nė formė gjysėmharku, pėr dallim nga tre muret tjera tė rėndomta anėsore. Ėshtė e qartė se ai ama nuk ka haber fare nga pikėpamja e strukturės ndėrtimore tė xhamive (pasi, natyrisht, tė gjitha xhamitė kanė po atė strukturė ndėrtimore qė ka edhe xhamia e Mateēit) - siē me tė drejtė konstaton Reis-ul-Ulema i BIM, Haxhi Arif ef.Emini - por tė lejojė tė manipulohet nga ata tė cilėt ia kanė ia kanė pėshpėritur nė vesh kėtė margaritar (pardon: kėtė marrėzi) flet pėr njė diletantizėm tė llojit tė vet.
U muar vesh, me tė rrėnuarit e monumenteve kulturo-historike islame: xhamive, mejtepeve e teqeve, estabilishmenti politik, ushtarako-policor dhe ai fetaro-ortodoks maqedonas synonte zhdukjen e njė pjese tė gjurmėve kulturo-qytetėruese qė dėshmojnė autoktoninė mijėvjeēare tė shqiptarėve nė kėtė pjesė tė truallit iliro-dardano-shqiptar, nga njėra anė, dhe krijimin e njė imazhi pėr Maqedoninė si shtet ekskluzivisht sllavo-ortodoks nga pikėpamja fetare dhe ekskluzivisht maqedonas nga pikėpamja kombėtare nė arenėn ndėrkombėtare, nga ana tjetėr.
Fatmirėsisht, kėto synime, respektivisht kėto botėshikime tė bizantinizmit obskurantist lindor sllavomaqedonas, ishin aq tė pa krypė sa bashkėsia ndėrkombėtare nuk mund t'i kapėrdinte dot. 
Paramendoni, paradoks mbi paradokset, ose, thėnė mė drejtė, absurd mbi absurdet: tė gjithė sllavėt, nė radhė tė parė vetė maqedonasit (projekti i ASHAM pėr ndarjen territoriale tė Maqedonisė), mė pastaj serbėt (kontestues tė autoqefalitetit tė KOM dhe tė njė pjese tė territorit tė shtetit maqedonas), bullgarėt (kontestues tė gjuhės maqedonase), grekėt (kontestues tė flamurit, emrit dhe tėrėsisė territoriale tė shtetit tė brishtė maqedonas) dhe rusėt (nė Enciklopedinė Ruse kurrkund nuk figuron gjuha dhe etnikumi maqedonas) janė ngritur nė kėmbė kundėr "vlerave" substanciale gjuhėsore, etnike, kulturo-qytetėruese, fetare e territoriale tė popullit e shtetit maqedonas, vetėm shqiptarėt janė ngritur nė luftė pėr tė mbrojtur kėto vlera, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė kėtij shteti tė brishtė. Thėnė ndryshe, tė gjitha strukturat sllavo-ortodokse janė ngritur nė kėmbė pėr ta shpėnė Maqedoninė sa mė larg universit kulturo-qytetėrues perėndimor, respektivisht sa mė larg institucioneve evro-atlantike, vetėm strukturat politiko-ushtarake dhe fetare tė shqiptarėve janė ngritur nė kėmbė pėr tė shpėnė Maqedoninė, si shtet tė pėrbashkėt shqiptaro-maqedon ose maqedono-shqiptar, nga ēdo pikėpamje nė gjirin e familjes evro-atlantike, larg universit obskurantist bizantino-lindor.

Manastirin e Leshkės e bombarduan formacionet militare mazohiste tė Qeverisė maqedonase

Mė 21 gusht 2001, e hėnė, nė ora 3.00 nė mesnatė u ngrit nė ajėr Manastiri i Leshkės, me ē'rast u dėmtua tėrėsisht kisha e "Shėn Atanasit", e ndėrtuar nė vitin 1924, dhe pjesėrisht dyert hyrėse tė kishės sė vjetėr "Sveta Bogorodica", e cila daton nga fillimi i shekullit XIV (viti 1326). Para se t'i qasemi pyetjes delikate se kush qėndron prapa kėtij akti jocivilizues, fillimisht tė hedhim dritė njė fije mbi historikun e kėtij manastiri.
I kujt ėshtė manastiri i Leshkės ?
Fshati Leshkė, ku gjendet ky manastir, gjendet nė pjesėn veriore tė Tetovės sė sotshme, shtrihet nė pjesėn e majtė tė rrugės Tetovė-Ferizaj. Pėrndryshe Leshka ėshtė e ndėrtuar mbi gėrmadhat e qytetit tė dikurshėm Lugaje (nga shqipja Lugaje-luginė e zgjeruar dhe e thelluar, ndėr maqedonasit quhet Legen Grad - qytet i paidentifikuar antik). Pra, Leshka u themelua mbi gėrmadhat e njė vendbanimi antik, i cili nuk ekziston mė. Ky vendbanim ėshtė ndėr mė tė mėdhenjtė nė Pollog. Mė i madh ka qenė Tetova, Vrapēishti dhe i treti pėr nga madhėsia ka qenė Leshka. Nė kėtė vendbanim hasen monumente tė ndėrtuara qė nga periudha romake siē janė kishat, epitafet, mbishkrimet e periudhės romake etj. Nga Leshka kalon rruga qė lidh Varvarėn-Hutujė-Sutole-Gjermė-Vejcė-Veshallė-Buzovcė dhe Prizren e mė tej pėr nė Romėn antike. Ndėr popullsinė e fshatrave tė banuara me shqiptarė, kjo rrugė njihet me emrin "Udha e Madhe". Para ardhjes sė sllavėve, kėto vise kanė qenė tė banuara me ilirė, me ardhjen e sllavėve dhe vendosjen e tyre nė kėto troje u bė e banuar me njė popullatė tė pėrzier ilirė-sllavė dhe mė vonė edhe me turq dhe popullatė tjetėr e pėrzier. Kjo ėshtė si pasojė e migrimit tė popullsisė prej njė vendi nė njė vend tjetėr. Zakonisht, migrimet zhvillohen prej vendeve pasive e tė varfėra nga vendet mė tė begata. Fushėgropa e Pollogut e njohur ka qenė qė nga e kaluara e largėt historike, me begati tė tilla.
Para ardhjes sė Perandorisė Osmane nė Ballkan, popullata shqiptare i ka takuar konfesionit krishter. Si tė tillė, predikimet fetare i kryenin nėpėr kisha, kuptohet, sė bashku me popullatėn sllave krishtere. Mė vonė, me kalimin e shqiptarėve masivisht nė Fenė islame, pakica katolike shqiptare do tė sllavizohet pothuajse absolutisht, pėrveē shqiptarėve tė Rekės, tė cilėt kanė mundur qė ta ruajnė edhe fenė e tė parėve tė tyre, por edhe kombėsinė. Kėshtu, pra, do tė sllavizohen edhe ata pak shqiptarė katolikė tė fushėgropės sė Pollogut. Sa u pėrket kishave tė dikurshme, tashmė tė rrėnuara, janė hasur nėpėr fshatra tė banuara vetėm me shqiptarė tė konfesionit islam si nė Poroj, Xhepēisht, Reēicė, Gurgunicė, Nerasht dhe shumė fshatra tė kėsaj fushėgrope. Sllavomaqedonasit sot vijnė nė pėfundime tė gabueshme dhe theksojnė se "kėto fshatra dikur kanė qenė tė banuara me maqedonas !". Njė kishė e tillė ėshtė edhe ajo e Sveta Bogorodicės nė Leshkė, e ndėrtuar nė periudhėn romake. Maqedonasit vėrtetojnė se ėshtė kishė maqedonase, ndėrsa nuk vonoi shumė, u paraqit Bullgaria duke dėshmuar se ėshtė kishė e vjetėr bullgare, por njė gjė harrojnė se kjo kishė ėshtė edhe shqiptare. Mu pėr kėtė do tė theksoj kėtė argument: "Peshkopata e Prizrenit kishte pasuri nė Leshkė, nė Pollog tė Poshtėm. Fjala ėshtė pėr kishėn e Sveta Bogorodicės dhe pranė saj edhe tri pasuri tė priftėrinjve tė cilėt e quanin "Oborri i Peshkopatės qė nga shekujt" Madje tė shtojmė edhe atė se, nėse nė oborrin e kompleksit tė Manastirit tė Leshkės gjendet varri i Kiril Pejēinoviqit, po aty, diku nė afėrsi, gjendet edhe varri i njė predikuesi krishter shqiptar. Pra, kjo kishė sa ėshtė e sllavomaqedonasve e bullgarėve aq ėshtė edhe e shqiptarėve. Atėherė, shtrohet me tė drejtė pyetja se vallė kush qėndron pas ngritjes nė ajėr tė kishės sė "Shėn Atanasit" ?
Me tė ndodhur tė kėtij akti vandal e jocivilizues, tė gjitha strukturat sllavomaqedonase, si ato partiake e shtetėrore, ashtu edhe ato kulturore e fetare, apriori dėnuan Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare, duke konstatuar se formacionet e saj ushtarake qėndrojnė pas kėtij akti vandal. Ja, tani do tė veēoj disa deklarata tė ca maqedonasve prestigjiozė:
-Mitropoliti i Pollgės-Kumanovės, gospodin Kirili: "Ataku vandal mbi Manastirin e Leshkės ėshtė kryer nga ana e bandave ateiste fundamentalisto-islamike. Thėnė mė konkretisht, atė akt e kryen grupe muxhahedinėsh arabė e kurdė tė ardhur nga jashtė..."
-Ministresha e Kulturės nė Qeverinė e Maqedonisė, Ganka Samoilova-Cvetanovska: "Ky akt vandal lirisht mund tė krahasohet me rrėnimin e monumenteve budiste tė vjetra 2000 vjet nga ana e talebanėve avganistanezė. Kėrkoj nga bashkėsia ndėrkombėtare ta dėnoj kėtė akt talibanez..."
-Portparolli i VMRO-DPMNE, Gjorgji Trendafilov: "Manastiri i kėnduar nė kėngėt tona popullore ėshtė shkatėrruar nga "terroristėt shqiptarė" me ndėrmjetėsim tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare".
Deklarata pothuaj me pėrmbajtje tė ngjashme dhanė edhe Oliver Romevski, portparoll i VMRO-vistinska, Aleksandar Dimitrov, portparoll i Alternativės Demokratike, Jovan Kordijanov, drejtor i Entit republikan pėr mbrojtjen e monumenteve kulturore, Stavre Gjikov, prokuror publik, Todor Petrov, kryetar i Kongresit botėror maqedonas etj. Njė fije mė e matur nė deklaratė ishte Radmilla Sheqerinska, portparoll i partisė LSDM, e cila ndėr tė tjerash pat thėnė: "Kjo paraqet atak direkt mbi mundėsitė e zgjidhjes paqėsore tė krizės dhe mbi perspektivat e jetės sė pėrbashkėt ndėrnacionale. Rrėnimi i monumenteve tė kulturės, tė cilit do religjion qofshin, ėshtė akt jocivilizues, i cili duhet tė dėnohet nga tė gjitha partitė dhe nga tė gjithė qytetarėt e kėtij shteti si dhe nga faktori ndėrkombėtar..." 
Siē shihet, insistimi i propagandės mediale e politike maqedonase qė a priori tė gjitha sulmet mbi jetėn, pronėn dhe identitetin shpirtėror maqedonas ta lidhin me shqiptarėt, tė pėrkujton ato raportet e gazetarėve serbė nė vitet tetėdhjeta nga Kosova, nė tė cilat trumpetohej se "njerėz tė panjohur tė kombėsisė shqiptare kanė dėmtuar varrezat e serbėve dhe malazezėve nė Kosovė". Madje-madje kjo propagandė maqedonase, pėr tė inkriminuar e satanizuar shqiptarėt, tė pėrkujton atė rastin e atij serbit nga Gjilani (Martinoviqit) qė vetė e kishte futur shishen nė prapanicė e, nė anėn tjetėr, kėtė akt djallėzor, kėtė akt tipik tė gjenit e sojit sllavo-shkinor, u pėrpoq t'ua mėvesh shqiptarėve si akt pėrdhunimi mbi tė. Edhe nė rastin e Manastirit tė Leshkės, sllavomaqedonasit pėrdorėn tė njėjtin skenar: e bombarduan vetė me gjithė arsenalin e tyre ushtarak, qė kishin vendosur bazave tė tyre nė Ratajė e Zhillcė, dhe nė mėnyrė perfide u pėrpoqėn qė kėtė akt vandal t'ia mėveshin Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Kreu mė i lartė i UĒK-sė i hodhi bindshėm poshtė tė gjitha akuzat e pabaza tė maqedonasve pėr gjoja pjesėmarrjen e saj nė kėtė akt vandal e joqytetėrues. Ushtarėt tanė, sikundėr theksonte Shtabi i pėrgjithshėm i UĒK-sė nė komunikatėn e tij, me akte tė kėtilla nuk janė marrė edhe nė kohėt kur i shfrytėzonin pėr strehimore e istikame kishat nė Mateē, nė Haraqinė, nė Kalanė e Tetovės etj. P.sh. vetė eprori Xhezair Shaqiri, i njohur me nofkėn e luftės "Komandant Hoxha", me tė vendosur me ushtarėt e tij nė Haraqinė tė Shkupit, nga druajtja e manifestimit eventual tė ndonjė veprimi tė pahijshėm nga ana e ndonjė mendjelehti, dha urdhėr pėr t'u mbajtur roje pėrreth kishės sė fshatit. Kjo pikėrisht si nė tė kaluarėn kur me shekuj familjet shqiptare muslimane ose, sikundėr i emėrton historiani ynė i shquar dr.Skėnder Rizaj, vojvodėt shqiptarė merrnin nė mbrojtje kishat e tyre tė dikurshme, tashmė tė uzurpuara nga serbėt. Si p.sh. kishėn e Deēanit nga vojvodėt Demukaj tė Deēanit dhe Patrikanėn e Pejės nga familja Nikqi - Kelmendi i Rugovės, shqiptarė tė islamizuar. "Vallė, cilat janė motivet e kėtyre shqiptarėve muslimanė qė t'i ruanin kishat "serbe"?! - pyet S.Rizaj, duke u pėrgjigjur njėherėsh: "pėrgjigjen mund ta gjejmė nė faktin se kėto kisha nuk ishin vetėm tė serbėve, por, me shekuj, edhe tė shqiptarėve. Kėto institucione fetare u takonin tė parėve tė kėtyre familjeve shqiptare, nė njė tė kaluar jo fort tė largėt". 12) 
Fundja, inskenuesve mazohistė maqedonas vlen t'u pėrkujtohet, qė tė mos djegin e granatojnė xhamia dhe kisha, sepse pas zbutjes sė emocioneve shtazarake tė tyre, gjėja pėr tė cilėn mė sė shumti do tė kenė nevojė janė pikėrisht kishat, ku do tė duhet tė lusin pėrunjtėsisht Zotin t'ua falė mėkatet e pista (!?).

Autori ushtron detyrėn e imamit nė xhaminė "Isa Beu" tė Berlinit.

Fusnotat: 

1. Shih artikullin e tij: "Pjesėmarrja e policėve nė sulme ngjall frikė nga njė aksion antishqiptar", gazeta "Fakti", Shkup, 13 qershor 2001, fq.6. 
2. Shih artikullin:"Paramilitarėt maqedonas paralajmėrojnė: Do ta djegim Xhaminė e Larme nė Tetovė", Fakti, 24 gusht 2001, fq.11.
3. "Pėrpjekje pėr pėrsėritjen e skenarėve tė piromanėve maqedonas", nė:"Fakti", 15 gusht 2001, fq.7.
4. Shih: "A u kanė rėnė nė sy ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtarė grafitet antishqiptare", nė: "Fakti", e mėrkurė, 1 gusht 2001, fq.12-13.
5. Pėr mė gjerėsisht shih artikullin e kėsaj gazete: "Luftė e vėrtetė-edhe njė natė e rėndė nė Tetovė", 26 korrik 2001, fq.4
6. Lidhur me kėtė lexoje deklaratėn e Haxhi Jakup Selimovskit, pėrfaqėsues i BIM-it, dhėnė gazetės "Fakti": "Policia rreh brutalisht disa imamė tė xhamive", e martė, 5 qershor 2001, f.15.
7. Shih kumtesėn: "Hidhet granatė nė shtėpinė e Islam Arifit", gazeta Fakti, 25 korrik 2001, fq.8.
8. Tetovo i tetovsko niz historijata, Tetovė, 1982, fq.76.
9. Shih mė gjerėsisht: Rrahmi Veliu, "E kujt ėshtė kisha e Shėn Atanasit?-Nė kompleksin e Manastirit tė Leshkės gjendet varri i njė predikuesi krishter shqiptar", gazeta Fakti, 13 shtator 2001, fq.17.
10. Tė gjitha kėto deklarata konfirmoi nė: gazeta "Dnevnik", nr.1632, Shkup, 22 gusht 2001)
11. Pėr mė gjerėsisht, sa i pėrket pyetjes se kush qėndron pas rrėnimit tė manastirit tė Leshkės shih artikujt nė gazetat e Faktit: Manastirin e Leshkės e kanė shkatėrruar vetė maqedonasit, e enjte, 23 gusht 2001, fq.4; Sefer Musliu, Dyshimi nė "filmin" e fundit, e shtunė, 25 gusht 2001, fq.4; Pėr ndėrkombėtarėt e paqartė kush e ka kryer sulmin, e enjte, 23 gusht 2001, fq.10; Irfan Agushi, Rrėnimi i 46 xhamive ėshtė talibanizėm, e shtunė, 25 gusht 2001, fq.16; Muhamet Ajeti, Shqiptarėt e duan tė veten dhe e respektojnė tė huajėn, e martė, 28 gusht 2001, fq.8.
12. Shih librin e tij: "Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII", Tiranė 1987, fq.420-437.