Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

NATO dhe Evropa Luglindore 

   

DIPLOMATICUS

Mbledhja e ministrave tė mbrojtjes tė vendeve anėtare tė NATO-s, e 
mbajtur nė Varshavė mė 24-25 shtator, duket se e mbylli kapakun e 
dosjes sė zgjerimit tė tanishėm tė NATO-s, vendimi pėr tė cilėn do tė 
merret zyrtarisht nė samitin e Aleancės Atlantike nė Pragė mė 21-22 
nėntor tė kėtij viti. Mes tre varianteve tė Formula 3, Formula 7 dhe 
Formula 10, ku numrat paraqesin grupet e mundėshme pėr pranim tė 
shteteve tė cilėt bėjnė pjesė nė 10 shtetet qė janė pėrfshirė nė 
Planin e Anėtarėsimit nė NATO, duket se Formula 7 ėshtė cilėsuar si 
mė e pranueshmja. Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, lordi 
Xh.Robertson, deklaroi mė 27 shtator nė Berlin se megjithėse nuk janė 
marrė vendimet rreth numrit tė kandidatėve, unė mendoj se njė zgjerim 
ambicioz ėshtė parashikuar. Siē edhe ėshtė e kuptueshme, Robertsoni 
nuk i pėrmendi shtetet qė do tė ftohen, por gazeta e mirėinformuar 
amerikane "Uashington Post" shkruante mė 26 shtator se NATO ėshtė 
gati tė pranojė nė samitin e Pragės 7 vendet e bllokut lindor, 
Bullgarinė, Rumaninė, Slloveninė, Sllovakinė dhe tre shtetet balltike 
Estoni, Lituani, Letoni.

Nga lista e shteteve tė Formulės 7 shihet se nė planin e zgjerimit tė 
NATO-s pėrfshihen tre shtete tė Evropės Juglindore dhe konkretisht 
Rumania, Bullgaria dhe Sllovenia. Ky ėshtė njė vendim i madh dhe hap 
historik dhe ndodh pas 50 vjetėsh qė ndėrmerret njė zgjerim nė 
rajonin tonė, qysh nga koha e pranimit tė Greqisė dhe tė Turqisė nė 
NATO nė vitin 1952. Planifikuesit dhe vendimmarrėsit strate-gjikė 
atllantikė duket tashmė kanė ardhur nė mendimin e pėrbashkėt se NATO 
duhet tė zgjerohet edhe nė krahun juglindor tė saj, pėr tė realizuar 
mė plotėsisht misionin e saj tė rėndėsishėm tė faktorit botėror tė 
paqes, sigurisė dhe tė vlerave demokratike e civilizuese. Tashmė NATO 
do tė shtrihet edhe nė segmentin nga Deti i Zi nė Detin Adriatik.

Sigurisht deri nė nėntor, pra deri nė "dasmėn atllantike", janė ende 
edhe dy muaj, por nė rajon, siē ėshtė nė traditėn e vjetėr 
ballkanike, festimet kanė filluar. Ministria e jashtme e Rumanisė, 
nėpėrmjet ambasadės sė saj nė Uashington lėshoi mė 27 shtator njė 
komunikatė shtypi, ku thuhet se Rumania ėshtė njė nga shtetet e 
caktuara pėr tė hyrė nė NATO nė samitin e pritėshėm tė Pragės, pas 
njė amendamenti pėr sigurimin dhe konsolidimin transatllantik tė NATO-
s tė hartuar nga nėnkomiteti europian i marrėdhėnieve ndėrkombėtare 
tė Kongresit amerikan dhe ku pėrmenden me emėr tė shtatė shtetet e 
Formulės 7. Ndėrsa presidenti i Bullgarisėe, G.Pervanov, gjatė nje 
konference tė pėrbashkėt nė Sofie me presidentin portugez Jorge 
Sampaio, deklaroi mė 26 shtator se ėshtė ēėshtje ditėsh kur Bullgaria 
do tė ftohet tė hyjė nė NATO. Burime tė besueshme diplomatike nga 
shtete tė NATO-s nė Tiranė bėjnė tė ditur se nė Bruksel ėshtė menduar 
se do tė ishte mirė edhe pėr shtetet e reja anėtare, edhe pėr shtetet 
qė presin, qė pyetja torturuese kush do tė marrė ftesė pėr nė samitin 
e Pragės, tė bėhet gradualisht njė sekret qė njihet. Dhe nuk duket 
rastėsi qė fill pas mbledhjes sė ministrave tė NATO-s nė Varshavė kjo 
mori rrugė.
Shtrirja e Aleancės Atllantike nė tre shtete tė rajonit tė Evropės 
Juglindore ėshtė vėrtet njė zgjerim ambicioz i NATO-s , i cili pėrbėn 
njė zhvillim historik dhe tė rėndėsishėm pėr tė tashmen dhe tė 
ardhmen e krejt rajonit tonė dhe ėshtė pozitiv pėr tė gjithė shtetet 
e rajonit. 

Sė pari, ajo dėshmon interesimin e vazhdueshėm tė Aleancės mė tė 
madhe tė shteteve demokratike pėr rajonin e Evropės Juglindore. Nė 
komunikatėn e mbledhjes sė ministrave tė mbrojtjes tė NATO-s nė 
Varshavė nėnvizohet se ministrat diskutuan rolet operacionale tė NATO-
s nė Ballkan. Por ēėshtja e zgjerimit tė saj nė rajon shkon pėrtej 
roleve thjesht operacionale dhe paraqet njė interesim tė karakterit 
strategjik dhe afatgjatė.

Sė dyti, zgjerimi tregon rėndėsinė qė merr stabiliteti dhe siguria nė 
rajonin e Evropės Juglindore nė tėrė arkitekturėn euroatllantike tė 
sigurisė.

Sė treti, zgjerimi tregon se zhvillimet dhe perspektivat e zhvillimit 
tė bashkėpunimit dhe tė marrėdhėnieve tė popujve dhe shteteve tė 
rajonit janė tė lidhura pėrfundimisht me ato tė organizmave dhe 
strukturave euroatlantike.

Mjafton tė shohėsh hartėn e Evropės Juglindore dhe zona e sigurisė 
dhe e angazhimit atllantik pėrfshin tashmė njė hark rrethor tė tė 
gjithė rajonit tonė.

Duket se disa rrethana tė reja kanė pėrcaktuar kėtė strategji tė 
shtrirjes sė NATO-s nė krahun juglindor tė saj.

1- Ngjarjet e 11 shtatorit dhe lufta kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, 
si dhe krijimi i koalicionit tė madh botėror antiterrorist, i dhanė 
njė kuptim tė ri vetė misionit, pėrbėrjes dhe strategjisė afatgjatė 
tė Aleancės Atllantike. Nė kėtė sens vendi qė zėnė dhe duhet tė 
luajnė shtetet e rajonit nė kėtė koalicion botėror antiterrorist 
ėshtė i rėndėsishėm, duke pasur parasysh pozitėn e tij si zonė 
kryqėzimi mes linjave, korridoreve dhe interesave tė kontinenteve tė 
ndryshėm, Evropė-Lindja e Mesme, Evropė-Azi. Eshtė gjithashtu e 
njohur se rajoni ynė ka qenė dhe mbetet njė objekt i lakmuar veprimi 
dhe tranziti pėr programe dhe strategji integraliste tė origjinave tė 
ndryshme politike, racore apo fetare. Nė kėtė kuptim ajo qė quhet nė 
mėnyrė klasike pozicioni gjeostrategjik i rajonit mori njė domethėnie 
tė re ndėrkombėtare pas ngjarjeve tė 11 shtatorit.

2- Rajoni i Evropės Juglindore ndodhet nė njė fazė postkonflikti dhe 
sapo ka dalė nga njė periudhė e gjatė dhe e lodhėshme pėrplasjesh tė 
armatosura mes popujsh, shtetesh dhe etnish, qė nga lufrat qė 
shkaktoi regjimi i Milosheviēit nė ish Jugosllavi e deri tek 
konfliktet e armatosur etnike nė Luginėn e Preshevės dhe nė FYROM 
vitin e kaluar. Pafuqia historike e rajonit pėr tė kapėrcyer vetė 
krizat dhe rreziku i pėrsėritjes sė krizave rajonale janė njė 
indikacion strategjik, qė nuk mund tė mos merret nė konsideratė. 
Pėrveē kėsaj emėruesi i pėrbashkėt i ecurisė sė tė gjitha konflikteve 
tė ndodhura nė rajon nė kėto dhjetė vjet ka qenė zgjidhja e tyre 
nėpėrmjet angazhimit tė faktorit ndėrkombėtar nė planin politik dhe 
garantimi i zhvillimit paqėsor dhe i stabilizimit tė situatave 
nėpėrmjet pranisė sė forcave tė armatosura paqeruajtėse tė Aleancės 
Atllantike. Por angazhimi ushtarak dhe i sigurisė, diplomatik dhe 
politik i NATO-s nuk mund tė vazhdojė pa kufi kohor dhe nė fund tė 
fundit ka dobėsitė qė ka njė mekanizėm qė vjen nga jashtė. Me tė 
drejtė nė shtabet e Brukselit ėshtė planifikuar njė reduktim gradual 
i pranisė ushtarake tė NATO-s nė rajon. Por ky planifikim, i cili 
ėshtė keqkuptuar disa herė si largim i SHBA dhe i NATO-s nga rajoni 
ynė, nė tė vėrtetė ėshtė njė strategji e shndėrrimit tė formės sė 
tij. Qė do tė thotė se menaxhimi i krizave dhe i konflikteve tashmė 
do tė zgjerojė bazėn e shteteve qė do tė bėjnė pjesė nė tė, duke 
zgjeruar anėtarėsimin e tyre nė NATO. Pra NATO nuk vjen nė rajon, por 
NATO do tė ndodhet nė rajon pėrmes anėtarėsimit tė shteteve tė 
rajonit.

Nė formulėn 7 nuk janė pėrfshirė tre shtete aplikante, ndėr tė cilat 
edhe Shqipėria, por kjo nuk duhet parė si njė mbyllje e derės pėr 
vendin tonė. Nė takimet e niveleve mė tė larta tė drejtuesve tė 
aleancės atllantike dhe tė shteteve mė tė rėndėsishme tė NATO-s me 
pėrfaqėsues tė shtetit shqiptar ėshtė dhėnė siguri se procesi i 
pranimit tė anėtarėve tė rinj ėshtė njė proces i derės sė hapur. Vetė 
historia e ekzistencės sė NATO-s me zgjerimet e saj tė njėpasnjėshme 
mė 1952 me Greqinė e Turqinė, me Gjermaninė mė 1955, me Spanjėn mė 
1982 dhe me Ēekinė, Hungarinė e Poloninė mė 1999, tregon se ajo ėshtė 
njė aleancė demokratike dhe elastike, qė vetė koha e kėrkon qė tė 
ekzistojė duke u zgjeruar.

Eshtė njė e vėrtetė historike se procesi i zgjerimit tė NATO-s, 
sidomos pas shembjes sė komunizmit dhe sidomos drejt ish-shteteve 
komuniste, ka qenė mė i shpejtė se sa procesi i zgjerimit tė 
Bashkimit Europian drejt kėtyre shteteve. Por tė dyja kėto procese, 
tė cilat janė prioriteti strategjik i pothuaj tė gjitha shteteve qė 
dolėn nga ish bota komuniste, nė fund tė fundit kanė njė ndėrvarje, e 
cila ndihmon reciprokisht njėra-tjetrėn.

Sido qė tė vijnė rrjedhat dhe cilido qoftė kalendari, anėtarėsimi nė 
NATO me siguri do tė ēojė edhe nė anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian 
tė shteteve dhe tė rajoneve.


(Gazeta Shqiptare)