ALITI DHE XHAFERI JANE HISTORI 

 


Ne vitet e para te dhjetevjeteshit te shekullit te kaluar ne hapesiren mbareshqiptare linden tri parti kryesore te levizjes se re shqiptare. LDK-ja ne Kosove ne krye me Ibrahim Rugoven. PPD-ja ne Maqedoni ne krye me Nevzat Halilin. Dhe PDSH-ja ne Shqiperi ne krye me Sali Berishen. Ne fillim lideret e tri partive kryesore manifestuan pajtueshmeri te plote edhe per ceshtjet kurciale te nje interesi gjithekombetar, qe u perkufizua si: thyerje e komunizmit dhe demokratizim i Shqiperise, pavaresi per Kosoven, status shtetformues per shqiptaret ne Maqedoni dhe te drejta autonome per shqiptaret ne Presheve e Bujanoc dhe Mal te Zi. Me kalimin e kohes Berisha shprehte orekset qe te shnderrohej ne figure qendrore politike e kombetare te botes shqiptare, duke mos fshehur tendencen se Prishtina dhe Tetova do te duhej subordinuar Tiranes.

Carja e pare serioze ne kete trekendesh ndodhi ne vjeshten e vitit 1993, pas "Aferes se armeve" ne Maqedoni, kur Berisha e zbrazi tere mllefin e vet autoritar mbi udheheqjen e pare te PPD-se. Ky mllef i tij erdhi menjehere pas takimit me Gligorovin ne vilen Biliana ne Oher. Ne kete mllef me se shumti pesoi Nevzat Halili dhe Mitat Emini. Duke i shpallur te dy "puthador" dhe "tradhetar". Ky qendrim jokonsekuent i Berishes rezultoi me ndarjen e PPD-se ne dy taborre. Kurse termeti politik tek shqiptaret e Maqedonise nuk ka mundur te kaloje pa kurrfare pasojash edhe per relacionin Tirane-Prishtine. Atehere ato nuk ishin te dukshme, por do te shihen me vone…

Percarja ne PPD dhe kercnimi qe iu be Mitat Eminit me direktive te UDB-se ne forme ultimatumi "mafioz" per ta larguar nga vendi I sekretarit te pergjithshem te PPD-se, shperthimi i "Aferes se armeve" dhe burgosja e 9 shqiptareve ne krye me Mitat Eminin, rrenimi i objekteve te universitetit te Tetoves dhe vrasja absurde e Abduselam Eminit, ngjarjet tragjike te 9 korrikut ne Gostivar, ku shume shqiptar u rrahen brutalisht nga ana e policies shoviniste maqedonase, me c'rast rane edhe kater deshmore, procesi i montuar gjyqesor politik i Rufi Osmanit dhe denimi i tij me 13 vjet e 8 muaj ne burg, tregojne se per ata qe leshuan pushtetin e LSDM-se dhe per ata qe sot e kane pushtetin e VMRO-DPMNE, partite shqiptare ne Maqedoni, e kombi shqiptar ne pergjithesi, vazhdojne te jene nje teater eksperimental dhe personazhe te nje tragjedie makabre ne "background", per te provuar se si mund te shkatrrohet nje levizje shqiptare nga vete protagonistet e asaj levizje, dhe se si mund te percahet nje komb, nga karrieriste dhe nga lidershipe te imponoar ne subjektin politik shqiptar ne Maqedoni.

Ky teater eksperimental, per fat te keq, qe disa vite po funksionon ne pjesen me te madhe te domenit shqiptar ne Maqedoni dhe po realizohet ne nje perpikmeri marramendese, dhe tmerresisht te suksesshme.

Jo vetem percarja e PPD-se dhe "Afera e armeve", e cila reflektonte nje politike te mistifikuar dhe me deshtime ne planin e pergjithshem, nje politike te harxhimit te energjise brenda kampit politik shqiptar, sikurse edhe deshtimet tjera qe pasuan me vone jane rezultat i percarjes ne PPD, nderkaq, me ndodhin e ngjarjeve tragjike ne Gostivar dhe me likuidimin politik te Rufi Osmanit, tregojne se ata qe deri dje ishin partner ne pushtet dhe ata qe sot jane, dijne te shfrytezojne cdo hapesire, sado te vogel, per te future pykat e percarjes nder shqiptar. Natyrisht, eshte e qarte me teper se kurre, se nje ndihme te madhe dhe te pakontestueshme per te gjitha keto, atyre dje dhe ketyre sot qe jane partner ne pushtet, vazhdojne t'ua japin ata qe qendrojne prapa tyre, te cilet, permes tyre, tashme e kane hapur edhe nje fushe tjeter te percarjeve shqiptare. Fjala eshte per percarjen qe lindi ne zgjedhjen e partnerit politik maqedonas per te zene kulltuqe ne pushtetin e sistemit te jonjekohesise ne "FYROM".

Sot, me shume se kurre, subjekti politik shqiptar eshte i percare dhe eshte leshuar ne nje lufte te tmerrshme kunder njera-tjetres. Ky konflikt eshte ideologjik, kurse si pjelle eshte i huaj, ose me sakte, eshte pjelle e kuzhines antishqiptare dhe, si i tille, mund te realizohet vetem ne baze te mosdurimit personal te krereve shqiptar, por, mos te harrojme, ne baze te konfliktit ideologjik qendron komprementimi i ceshtjes shqiptare, zgjidhja e te ciles, do te bente hi e pluhur planet shekullore per ta zhbere qenien kombetare shqiptare, per te dobesuar pozicionin e tyre politik dhe ceshtjen e sovranitetit te shqiptareve per ta lene si ceshtje te hapur deri ne pafundesi…

Per te argumentuar se si linden konfliktet ne subjektin politik shqiptar-PPD, mund te sjellim shume argumente, por ne do te sjellim vetem disa qe kronologjikisht jane me te fresketa ne kujtese:

1.
Dhjete vjet me pare. Ne fasaden dungjyreshe. Ne lojen "Bardh e zi" ne politike. Ne emer te asaj PO apo JO qeverise dhe sistemit te jonjekohesise ne shtetin e Gligorovit. Kinse? U formuan dy taborre ne PPD. Njeri tabor me "SH" te madhe dhe tjetri tabor pa kete germe te alfabetit shqip. Pikerisht ne kete ndarje, ose thene me troc, ne ndezjen e fitilit "PERCARJE", u lind dhe ne skene doli gjeni udheheqes i Alitit dhe i Xhaferit.


Ky gjen ishte prodhim i marrdhenieve euforike dhe bilaterale mes Gligorovit dhe Berishes ne vilen Biliana ne Oher. Nga ky hibridizim si shperblim shqiptaret e Maqedonise fituan dy lider te instaluar ne fronin e ndare te PPD-se.

Prandaj Aliti dhe Xhaferti erdhen si nje nevoje hibride, sic vijne te gjithe lideret e fraksioneve, per t'u dhene legjitimim nje here e mire ketyre dy taborreve ne PPD. Ne kete synim-teme qendrore per Alitin dhe per Xhaferin u be menjehere loja "bardh e zi" ne politike; u fut konflikti politik dhe ideologjik brendashqiptar ne Maqedoni. Kjo teme do te mbetej qendrore ne veprimtarine e te dyve, duke u zgjeruar ne grindje e duke u thelluar ne antagonizmin e interesave klanore dhe personale me kalimin e viteve bashke me metamorfozat politike dhe mjeshterore te Alitit dhe te Xhaferit.

Tani do te pershkruaj siperfaqesisht se si une e kam pare gjenin udheheqes politik te Alitit dhe te Xhaferit. Ardhjen e te dyve ne dy taborret e ndara ne PPD.

2.
Aliti, i pari, ne "background", me kerkese te fanatikeve me te perbetuar te PPD-se, shume shpejte, fale autoritetit te pakontestueshem (ne doreheqje) te Dr. Xheladin Murati, do te arrije te ulet ne fronin e PPD-se dhe te trashegoi emrin, simbolin dhe vulen e saj.

Aliti, ashtu sic perzuri me "dhune" nga PPD-ja levizjen kombetare, perzuri edhe romantizmin folklorik te strukturave partiake te PPD-se. Ai eshte i pari qe futi ne PPD imazhin e ri te "moderuar" e te konceptuar ne parti evropiane, qe cdo organi baze te PPD-se i dha energji te reja dhe me kete hapi edhe rruge per vrullin e njerezve te etur per karriere politike, duke i bere qendrimet dhe veprimet e bazave dinamike, te komunikueshme, demokratike dhe te lira… Mirepo

Ne kujtese te fanatikeve do te mbete e pashlyer fotografia e pozes politike:"Aliti ne perqafim me Gligorovin". Ky perqafim, ne shenje urimi, erdhi menjehere pas miratimit te Kushtetutes se Maqedonise ne "Sobranje". Kete veprim te Alitit nuk da ta harronin kurre fanatiket, por edhe nuk do ta permendin kurre ne mbledhjet e parties, me qellim qe te shpetonin te "paprekur" neper filtrin e gjyqeve hetimore te pushtetit te Gligorovit. Prandaj ndodhi ajo te cilen e verenin te gjithe te tjeret perpos fanatiket: ata mbeten pengje ne vallen e lojes "Partner" te Alitit. Apo, fitoren e trashegimise se Alitit e shnderruan ne "fitore te Pirros". Definim qe disi nuk shkon dhe eshte mjaft i panatyrshem. Ne mos tjeter per shkak se ndjenja "sakrifice" e fanatikeve humbi cdo vlere, sepse fanatiket lejuan qe ndjenja e tyre te zoterohet nga koncepti pragmatik i Alitit. Kurse me vone edhe vete Aliti do t'i flijoje fanatiket ne mer te puthadoreve, te gjakut dhe sorollakut te tyre. Dhe mu vallja e ketille e solli Alitin ne korridoret e Gligorovit: te mundohet te ece ne rruget e ngadalshme "hap pas hapi" por te sigurta, qe shpien kah integrimi i shqiptareve ne sistemin politik, ekonomik dhe shteteror te Maqedonise. Ne realitet ky integrim u kushtezua me perjashtimin e fanatikeve nga ky process…

E mete thelbesore ne konceptin e Alitit ka qene se dobeson qe ne start pozicionin shqiptar ne shtetin e Gligorovit, pavaresisht nga ideja se megjithate, "jemi ne sistem". E kjo per arsye se ne Nenin e pare te Kushtetutes se Maqedonise, me preambulle nacionaliste, thuhet se ky eshte shtet i maqedonasve.

Aliti me mjeshtri te madhe diti te kaperceje dhe te dale nga shume kriza. Rejtingu i tij pati ā€œulje dhe ngritjeā€ ne politiken e ā€œ hap pas hapiā€ ne sistemin e shtetit te Gligorovit, ne te cilen ne menyre te paskrupullt prodhoheshte demokracia e diktatures parlamentare ne Maqedoni. Ai u ballafaqua burrerisht karshi karizmes nacionaliste te Xhaferit. Vlen te theksohet qendrimi i tij antiLSDM me rastin e marrjes se mandatit dhe rizgjedhjes se serishme te Xhaferit ne ā€œSobranjeā€.

Ne takimin e pare me Nanon, kur mori vesh per hilen e Berishes dhe kurthin e Gligorovit, Aliti beri trimerisht betimin se me kurre nuk do te shkoje ne zyret e Gligorovit. Ne vend te tij filloi te paraqitet Xhaferi. Ndoshta betimi burreror e shtyri Alitin te mbetet ne opozite, te perpiqet te luaj rolin kryesor ne seancat e reinkarnimit politik, per nje mbijetese sizifi ne politike, qe ne periudhen e pas Kongresit te III te PPD-se kerkonte rikthim te ri ne keshtjellen e rrenuar prej tij. Sa pati guxim dhe mundesi, por edhe durim ne kete rol, kjo nuk u vare edhe aq prej tij, nga shkaku se fati i tij mbeti ne kembe te qelqta, ne sanduke, pasi votat e bashkepartiakeve te tij vendosen qe Aliti te largohet nga posti i kryetarit te PPD-se.

3.
Xhaferi i dyti, si antipod i Alitit, nen hijen e Thacit dhe me shtojcen e germes "Sh", i veshur (nga koleget e tij te TVSH-se) me kostume te Skenderbeut, do te ulet ne fronin tjeter te PPD-se dhe menjehere do te fitoje perkrahje nga Tirana zyrtare. Klani rudimentar i Berishes, duke perkrahur Xhaferin, njeherazi ia njihte atij te drejten ne trashegimine e gjenit te Skenderbeut ne PPD.

Ne emer te idese "kriza politike", te projektit per regjionalizim te Maqedonise ose te kerkeses per formimin e nje Parlamenti dydhomesh ne Maqedoni, per subjektivitet te shqiptareve ne Kushtetuten e Maqedonise, Xhaferi kundershtoi pjesmarrjen e PPD-se ne qeverine e Gligorovit dhe i beri revision politikes "hap pas hapi" te Alitit, duke iu referuar fakteve te shumta nga qendrimet e paprincipta e lekundjet oportuniste te puthadoreve te Alitit. 

Ne kete kontekst, duke vene ne spikame tkurrjen e ceshtjeve kurciale te shqiptareve ne Maqedoni, Xhaferi thoshte se "hap pas hapi mund te ngjitemi larte por mund te shkojme edhe poshte, nderkaq neve hap pas hapi na u mor shteti, e drejta e perdorimit te flamurit, komuna, prona shoqerore, u mashtruam me oferten e posteve, ne stafin e ministrive jemi nje e treat, ne Parlament nje e gjashta, nderkaq ne jeten publike nje e tridhjeta". Keto konstatime, per pjesen dermuese shqiptare, ishin fakte se ceshtja shqiptare ne Maqedoni nuk ngjiteshte hap pas hapi larte, por shkonte poshte. Fatkeqesisht politika e Alitit e perfaqesuar nga puthadoret e tij nuk fliste ne favor te mjeshtrise sone, te avancimit te ceshtjeve kurciale te shqiptareve ne Maqedoni.

Revizionin qe ia beri Xhaferi qendrimeve politike te puthadoreve te Alitit dhe ballafaqimi i tyre me kerkesat e shqiptareve e me gjendjen faktike te tyre ne Maqedoni, sidomos per probleme te tilla te rendesishme si ceshtja e humbjes se shtetit, te statusit te shqiptareve si komb shtetformues ne Maqedoni, humbja e te drejtes se flamurit, perjashtimi i gjuhes dhe i shkrimit shqip nga institucionet qendrore te shtetit,etj., nxjerrnin ne pah dhe dhe vertetonin natyren e vertete te zbehur te puthadoreve te Alitit, qe si mbeturina te ish-sistemit harruan ceshtjet kurciale te shqiptareve ne Maqedoni dhe u zhyten thelle ne oqeanin e korrupsionit ne favor te interesave te tyre personale per nje ekzistence ne tipin e mbijeteses ne sistemin e jonjekohesise ne shtetin e Gligorovit.

Ne baze te pakenaqesise nacionale dhe sociale te shqiptareve Xhaferi ndertoi karrieren e vet politike dhe demaskoi eliten neokomuniste shqiptare ne formacionin e pare te PPD-se, por gjithnje duke nxjerr ne pah edhe problemin e demokracise, qe eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme te teorise politike dhe te praktikes demokratike ne sistemin shumepartiak, vecanerisht ne shtetet multietnike dhe multikonfesionale, nje vije demarkacioni qe ndane demokratet e vertete nga neokomunistet e veshur me petkun e shumepartizmit, sidomos ne shtetet qe jane ne fazen e tranzicionit, te transformimit te shoqerise prej nje sistemi ne tjetrin, prej atij te njepartizmit ne sistemin e shumepartizmit.

Duke u nisur nga ky koncept dhe krejt ne kundershtim me veprimet e neokomunisteve, te cilet sistemin e shumepartizmit dhe demokracine e kuptonin ne frymen e pragmatizmit te tyre subjektiv, qe niset nga nevojat, interesat e perfitimit te castit, Xhaferi kritikon, demaskon dhe hedh poshte teorizimet, manipulimet, inskenimet e neokomunisteve kunder demokracise dhe demokrateve dhe, ne te njejten kohe, shtroi problemin e ngecjes se proceseve demokratike ne Maqedoni, meqe tiparet e demokracise ishin pjelle e nje restauracioni, nga i cili, qe nga thelbi i tij, nenkuptoheshte lufta e strukturave neokomuniste per nje mbijetese tjeter ne pushtet nen petkun e shumepartizmit ne Maqedoni. Kjo njeherit ishte shkak kryesor qe Xhaferi te luftonte edhe kunder iluzionit te PPD-se, ne vecanti luftonte kunder mikroelites neokomuniste te instaluar ne qeverine e Gligorovit, qe ne nderkohe kjo mikroelite kishte formuar nje bastion te forte ne PPD dhe mbi supet e veta mbante edhe timonin udheheqes ne kete parti.

Kjo lufte e shtyri Xhaferin te kerkonte kredibilitetitn e shqiptareve ne perfaqesim: te behet bartes i bordit shqiptar dhe artikulues i interesave te tyre per ceshtjet me kurciale ne Maqedoni. Ai do te arrije kete ne vitin 1996 (me fitoren e pergjysmuar) ne zgjedhjet lokale, meqe ne qendrat kryesore me shumice shqiptare fituan perfektet e tij.

-------------------

Une deri ne vitin 1997 e kam kuptuar veprimtarin politike te Xhaferit. Nuk i jam referuar te kaluares se tij, nuk i kam lejuar vetes te bie ne predhat e propagandas neokomuniste te PPD-se, as qe me ka interesuar te dij dicka me teper per qarqet e tij majtiste. Kam menduar se perkrahja e demokrateve te Berishes ka qene ne favor te interesave shqiptare ne Maqedoni. Ky mendim i imi erdhi nga transparenca politike e Xhaferit, nga vet thelbi i fjalorit te tij, sic ishte kritika e tij kunder qeverise nacionalkomuniste te LSDM-se. Gjithashtu kete mendim me veprimet e tyre inerte ma kane imponuar edhe neokomunistet shqiptare te formacionit te pare te PPD-se.

Ne qofte se flas per mendimet e mia, atehere kjo eshte sepse deshiroj t'ua shpreh keto kujtime, kujtime qe me perkasin mua, races sime si une, shoqerise sime dhe qytetit tim. Ne nje fare dore jam i lidhur me grupet e sotme politike, ndersa ju e dini si si ato mendojne, cfare marrdhenie kane me fene, por edhe cfare raportesh kane ndermjet veti, cilat caqe i synojne dhe cfare gjuhe dhe kulture posedojne. Keshtu qe nuk kam frike se si do te me kuptojne me poshte kreret e PDSH-se. Per arsye se frika ime eshte veprimi i tyre konkret ne skenen politike ne Maqedoni.

Nje nga keto kujtime, qe dua te behet edhe kujtimi i juaj, pa dyshim eshte momenti kur paraqitet "zbrapsja apo taktika e perkohshme politike" ne fjalorin politik te PDSH-se. Aty ku edhe e kane themelin qasjet e mia per analize. Ky moment tek une nuk e ka lindur urretjen kunder ndokujt, por perkundrazi, dicka tjeter krejtesisht, edhe me teper me ka nxitur te lexoj, te studjoj, te shoh natyra te ndryshme te personaliteteve politike, te percjelle fenomenet per edhe rreth tyre. Sa i perket natyres sime, une jam i vetedijshem se njerezit si une, ithtaret e mendimit te lire qe jane humbur diku neper shtresat e shoqerise, qe e kane pervetesuar heshtjen e madhe te Krishtit, ne dhjetevjeteshin e dyte te demokracise kane nje shanse historike per hixhret ne konceptet shteterore te Mojsiut dhe Muhamedit. Kurse ata qe thone se kane qene te pavarur dhe te lire prej qendrimeve partiake, ndersa per veprimtarite e tyre kane kerkuar terthorazi rezistencen e tyre, kurre nuk kane qene te lire dhe te tejdukshem ne lirine e tyre.

Ne momentin "zbrapsja apo taktika e perkohshme politike" une e gjeta politikanin qe pretendonte fronin e filiales se para-ardhesit te tij ne qeverine e shtetit qe ne fillim te karrieres se tij edhe e urrente me se shumti. Aty e pashe liderin e ardhshem per nje faze tjeter ne qeverine e shtetit te partive maqedonasve, zbrapsja e pare e se ciles ishte ai vete; Xhaferi, partia e te cilit ne emer te atdhetarizmit punoi dhe vuajti per mbijetese te tij ne skenen politike te Maqedonise. Keshtu, gjate ketyre perpjekjeve per mbijetese, erdhi ne shprehje kthesa e Xhaferit, qe ishte rezultat i tajmingut dhe veprimit te tij makiavelist ne politike. Keto te dyja do te mbesin edhe stile te ardhshme politike te Xhaferit per te perfituar pervoje pragmatike ne sistem, nje menyre tjeter te veprimit, per ballafaqimet e parties se tij me problemet e shqiptareve ne kanalet institucionale te sistemit te jonjekohesise ne Maqedoni, qe nuk i perkasin kesaj apo asaj "partie", por shtetit si shkalle me e larte e organizimit ne nje vend.

Cili moment dua te mbetet edhe ne kujtesen e juaj? Kush mori pjese ne kthesen e Xhaferit, kush ishte shkaktari kryesor qe e lindi kthesen per "zbrapsje apo taktike te perkohshme politike"? Kush ndikoi qe ai te kthehet ne Shkup dhe te futet ne zyret e Gligorovit? Ju kujtohet mire! Kur ne Vlore fillon te shfaqet kriza e rebeleve, te manifestohet ne rruge dhe vetetimthi te kap gjithe Shqiperine, ne Tetove, filluan te lekunden edhe qendrimet politike te Xhaferit. Si rezultat i ketyre lekundjeve, me kohen ndryshonte edhe kursi i tij politik. Nje pjese e madhe e anetareve te parties se tij nuk arriti kurre te mesonte te verteten e "Vertete" se kend e mbrojti Xhaferi ne Shqiperi: institucionet e shtetit shqiptar apo revolucionin demokratik". Ne ate kohe ishte veshtire te kuptoheshin deklaratat e Xhaferit dhe nga kursi politik i parties se tij ne Maqedoni. Nuk diheshte se ne favor te kujt shkonin veprimet politike te Xhaferit dhe parties se tij ne Maqedoni: ne favor te rendit dhe qetesise ne Shqiperi, apo ne favor te revolucionit te vonuar demokratik. Veprimet e tij politike te vitit 1997 do te mbeten momente per qasje dhe analiza me te thella per te shpjeguar termetet poltike ne tokat shqiptare. Kurse une do te ndalem te termetet e mendimeve te mia rreth dhe per rreth Xhaferit.
4.
Une dhe Xhaferi

Deri ne vitin 1997 Xhaferi e arsyetonte bindshem trashegimine e gjenit te Skenderbeut ne Maqedoni. Kur kthehem dhe e kujtoj fillin e tij behem koshient per gjithe peshen e vendimit dhe e pranoj boterisht se une ne fillim u kam besuar kostumeve "Skenderbe" te Xhaferit. Pra, ne vitin 1997 une e prisha dhe e largova prej vetes kete besim. Vetem per nje arsye: kur Xhaferi zhveshi kostumet "Skenderbe" ne momentin kur ky fillon te mirret me veprime zik-zake politike, te mos i perserise betejat e Skenderbeut, por ne vend te tyre te perdor taktiken politike, zbrapsjen momentale, pa hezitim edhe une u zhvesha dhe hoqa dore nga kostumet e Skenderbeut, u largova nga idhulli im i rrejshem, nga transparenca politike e Xhaferit, nga fjalet dhe nocionet e tij, keshtu qe vendosa te futem vete ne politike, ne realitet, te jem akter direkt ne proces, ne njemendesine e sistemit te eleminimit ne politiken rudimentare shqiptare ne Maqedoni. Per kete une kam nje mbeshtetje shume te forte: mbeshtetja ime eshte Zoti!

Fjalet jane vetem tregues, nuk jane pershkrime adekuate te njemendesise. E, megjithate, njerezit leshohen ne idhujtari, sepse mendojne, kur thuhet fjala Zot, se kjo fjale i pergjigjet atij. Si mund te jemi ashtu te marre: A harruam se emri personal i zotit eshte Allah? A harruam se 99 emra i ka vetem Allahu? Ato na japin te kuptojme njemendesine e Allahut ne madheshtine e tij krijuese. Per qenien e vet dhe njemendesine e tij ne art, qe eshte objekt i shqisores, Allahu ne Kur'an thote:"Ne artin tim ka argumente per nje popull qe veshtron, per nje popull qe mendon, per nje popull qe di te fitoje pervoje, te udhezohet dhe te falenderohet". Allahu eshte Nje dhe 99 emrat i pergjigjen cilesive te tij ne artin e njemendesise se botes dhe jetes, te asaj cka e shohim dhe te asaj cka nuk mund ta shohim.

Poenta:
Zoti, qe eshte Allahu, nuk eshte zbulim i mendjes dhe objekt i shqisores. Ai eshte i padukshem. Ai nuk mund te shihet, ne Allahun mund vetem te besohet: vetem 99 emrat e tij jane te perhershem, te perjetshem, pa fillim dhe pa mbarim. Ne zemer te njeriut ka vend vetem per kete besim.

Nderkaq, kur eshte fjala, kuptohet, ne relativ, per gjerat te cilat determinohen nga 99 emrat e Allahut, derisa, ne te vertete, pervec Allahut, tjeter cdo gje qe ekziston ne kohe, levizje dhe hapesire, determinohet prej 99 emrave te Allahut, per qeniet njerezore apo druret, flete, fjala nuk i pergjigjet objektit te saj. Nje mik i imi dhe funksionar partiak i PDSH-se, pas ligjeratave te mia, me pate thane:"O zot, vetem tash e kam kuptuar se gjithe kohen sa kam qene ne PDSH paskam qene i verberuar ne nocionet dhe fjalet e Xhaferit, paskam qene adhurues idhujsh! Idhulli im nuk ka qene nga druri a metali, porse nje idhull i shpirtit tim, qe e riprodhova vete ne mendimin tim". Ky eshte lloj me i rrezikshem i idhujtarise, sepse njerezit perdorin nje material jashtezakonisht te rafinuar per krijimin e idhujve te tyre-mendjen.

Xhaferi, por edhe cdo xhafer tjeter, lider, kryetar shteti, jane zbulim te mendjes se dikujt, te nje grupi apo klani njerezish, jane si une: numra serik te Allahut dhe asgje nuk kane me shume se une, ne realitet me shume se une kane vetem gjynahet qe i fituan vete per te mbijetuar ne kurrize te njerezve si une, te cilet i mashtruan dhe me idealet e tyre u tallen. Gjynahi i tyre nuk do te jete kurre i njejte me gjynahin tim!

Nese Xhaferi e ndien me shume veten si filozof sesa si politikan do te me kuptoj, nuk dua vetem te me lexoj. Nese jo… atehere te tjeret si une le te me kuptojne! Nese ajo qe e shihni eshte vetem nocion, fjale apo transparence e dikujt, ju nuk jetoni me realitetin, sepse njemendesia eshte konkrete. Nocionet, fjalet apo transparenca e dikujt jane vetem mjete, te cilat na fusin ne realitetin, por, kur tashme nje here kemi arritur aty, duhet intuitivisht te arrijm deri tek ai apo qe drejteperdrejte ta perjetojme.

Xhaferi dhe terri i tyre karrierist, ne fillim u mbeshtet dhe u kushtezua me uni-in e Berishes. Ne politike, deri me renien e Berishes, Xhaferi mbeti rob i nocioneve te veta, i transparences pa njemendesine, perkatesisht pa realitetin e levizjes, aksionit dhe veprimit konkret politik. Nje tipar tjeter i transparences se tij mbeti statikja, derisa, ne te vertete, ne njemendesi gjithcka levize dhe ndryshon. Ne Xhaferin deri ne vitin 1997 nuk ndryshoi asgje, ne fakt nuk ndryshoi per shkak se nuk levizi asgje ne njemendesine e tij. Une besoja ne Xhaferin dhe pritja levizjen e tij ne drejtim te transparences se tij politike, te proklamuar tre vjet rresht ne shtyp dhe mediume elektronike. Ekziston fjala lum, por uji i atij lumi perher rrjedh. Ne momtin kur une e ze me nje ene, atehere ai pushon te rrjedh. Ne momtin kur gjerat mbyllen brenda fjaleve, nocioneve, ato pushojne te levizin. Behen statike, te vdekura. Vala e ngrire nuk eshte me vale. Vala ne thelb eshte levizje, aksion. Fjalet gjithhere jane te ngrira, qofte edhe ne konferenca shtypi, kurse njemendesia rrjedh. Ne njemendesi u lind beteja e flamurit ne Gostivar, ne Drenice u lind UCK e Adem Jasharit per clirim, jo ne zyre dhe ne konferenca shtypi.

Poenta:
Formonie mendimin per njeriun vetem atehere kur do ta njihni ne njemendesine e tij, ne veprim, levizje, aksion, ose, qe te keni rehat shpirtin, kurre, kurren e kurres, prej perpara mos u mbeshtetni ne askendin, qofte edhe atehere kur fjalet e tij te prekin direkt ne shpirt.

Preferenca:
Kur ju do te gjindeni ne situata te ketilla, ose kur do te perpiqet ndokush permes fjaleve ta pushtoje boten e juaj shpirterore, atehere ju preferoj ta kujtoni Allahun dhe te mbeshteteni ne shkollen e tij Hyjnore, ne pervojen e 28 profeteve te permendur ne librat e shenjte.

5.
Kur Xhaferi filloi te levize, te clirohet njemdesisht nga uni i Berishes, te futet ne veprime konkrete ne procesin politik, fatmiresisht, edhe une u clirova nga vlera e idhujtarise, nga idhulli im, mendimi im per Xhaferin, fillova fjalet, nocionet, transparencen e tij politike, pavaresisht prej rrethanave, t'i ndaj prej veprave, levizjeve dhe aksioneve te tij konkrete. Ne momentin kur une u sigurova se transparenca politike e Xhaferit, me te cilen u rrit karizma e tij nder shqiptar, nuk ishte i njejti mjet per te realizuar qellimin, por vetem mjet, i cili prej Xhaferit u shfrytezua qe te futet ne realitet, perkatesisht t'i vizatoje vijat e veta ne artin e te mundshmes, pikerisht atehere, duhet edhe une te jem transparent, u zhduk idhulli im i riprodhuar ne mendimin tim: Xhaferi.

Ku dua te arrije? Deri tek vetedija e plote mbi njemendesine, qe na rrethon. A nuk jane njemendesi veshja dhe zhveshja, taktika politike e fjaleve, zbrapsja momentale, kthimi, rivendikimi i bordit, dalja dhe hyrja ne pushtetin lokal: eshte fakt se te gjitha keto ndodhin ne proceset politike dhe levizin, ndryshojne ne forme, por megjithate levizin ne njemendesi. Vetedijesi do te thote te pergjosh, vezhgim i asaj qe ndodh me ne dhe per rreth nesh. "Ndodh" eshte fjala e vertete, ndersa zhveshja e kostumeve "Skenderbe" ndodhi ne njemendesine e Xhaferit, ne gjenin e tij karizmatik, e jo ne fjalet, nocionet dhe ne transparecen e tij politike.

Poenta:
Xhaferi nuk eshte filozof, kurse ideolog edhe me hiq, meqe nuk lindi nga masat, eshte politikan dhe lider i nje elite te nje partie tjeter nga ajo e Alitit, eshte "zbulim i zbuluar" ne mendjen e dikujt dhe i varur nga nje grup apo klan njerezish ne Tetove…


P. S. Le te jete kjo analize nje shembull per z. Ali Ahmetin qe (me ose) pa deshiren e tij te bie predhe e agjenturave te Alitit dhe Xhaferit. Pyes: Me cfare guximi propozohet Mahi Nesimi ambasador i BDI-se ne Kroaci. Ka edhe shume te tjere qe nuk dua t'i permendi ketu. Nje keshille nga une prej Londre per z.Ali Ahmetin: afro njerez te ri qe kane qene kundershtare te politikes se Alitit dhe Xhaferit dhe nuk kane marre nje peni prej tyre… nese doni t'i shijoni frytet e pasluftes ne Maqedoni.