|
Fėmijėt maqedonas shkėmbejnė armė me libra |
|||
Sipas njė deklarate tė kryetares sė OJQ-sė, Natasha Dokovska, motivimi vjen prej vrasjeve dhe incidenteve tė shumta me armė nė Maqedoni, nė tė cilėt tė rinjtė janė shpesh viktima. Kryetari i Parlamentit maqedonas, Nikola Popovski, tha se qeveria premtoi tė miratojė njė ligj tė ri pėr ēarmatimin brenda 100 ditėve tė para tė saj nė pushtet, por ende nuk e ka filluar projektin. Ideja ėshtė tė vazhdohet me kėtė fushatė ndėrgjegjėsimi derisa tė pėrfundojė ēarmatimi dhe pėr jo mė pak se gjashtė muaj. Veprimtaria e parė e fushatės u quajt "Libra pėr Armė". Fėmijėt e shkollave u inkurajuan tė dorėzonin armėt lodra, duke marrė si shpėrblim libra. Veprimtaria, e organizuar tre herė, tregoi se fėmijėt e ndjejnė mė mirė nevojėn e projektit sesa shumė tė rritur. Deri mė tani, fėmijėt maqedonas kanė dorėzuar 900 armė plastike, tė cilat do tė riciklohen tė gjitha dhe do tė pėrdoren si material pėr njė statujė qė do tė simbolizojė kėtė veprimtari. Pėr tė ndihmuar nė promovimin e fushatės, OJQ pėrfshiu kėngėtarė dhe aktorė tė mirėnjohur. Qendra e Informimit pėr Ēarmatosjen Vullnetare, e cila ėshtė pjesė e projektit, organizoi njė forum muajin e kaluar pėr tė disktuar mbi rolin e bashkėsisė ndėrkombėtare nė zgjidhjen e kėtij problemi urgjent. Forumi arriti nė pėrfundimin se asnjė nuk duket ta dijė numrin e saktė tė armėve tė paligjshme, por vlerėsohet se nė Maqedoni gjenden rreth 600,000 armė tė vogla dhe tė lehta, shumė nga to tė siguruara gjatė konfliktit tė vitit 2001 ndėrmjet forcave qeveritare dhe rebelėve shqiptarė etnikė. Duke ditur se tranzicioni nė Europėn Qėndrore dhe Lindore kontribuoi ndaj krimit tė organizuar dhe luftrave nė disa prej vendeve, numri i armėve tė paligjshme nuk ėshtė i habitshėm. Njė nė tre persona nė vend ėshtė i armatosur me armė, pushkė, mina apo bomba. Mediat kanė njoftuar se shkollat e mesme duken si kampe ushtarake. Sasia e madhe e thikave, gazeve helmues dhe armėve tė zbuluara nė shkolla ka rezultuar nė tė paktėn njė incident tragjik. Fakti mė shqetėsues ėshtė se tregtia e paligjshme e armėve nė fakt ėshtė nė rritje. Nga viti 1998 nė 2002, u rregjistruan 750 raste tė mbajtjes sė paligjshme tė armėve, qė pėrfshinin mė shumė se 1,000 persona dhe rreth 9,000 armė tė konfiskuara. Deri mė tani, lufta kundėr krimit tė organizuar ėshtė pėrqėndruar nė drogat e paligjshme dhe prostitucionin, por ende ekziston njė numėr shumė i madh armėsh qė duhen mbledhur. Sot qeveria ėshtė duke punuar me zell pėr tė propozuar njė ligj tė ri pėr ēarmatosjen vullnetare. Me ndihmėn e Norvegjisė dhe Hollandės, mė nė fund kėtė verė do tė fillojė njė "korrje" maqedonase e armėve.
|