|
Babai im thotė shpesh njė fjalė: "Nėse don tė gėrmosh njė gropė, nuk ėshtė diēka shumė e ndėrlikuar. Duhet tė marrėsh njė shatė dhe mund tė gėrmosh gropėn". Pyetja ime ėshtė: Pse faktori politik parcialist shqiptar ka filluar tė gėrmojė gropėn dhe, pastaj ka grisur vetveten, shatėn, me arsyetimin e dyshimtė se do tė zemėrohet urithi?! Pse me "arsyetimin" e tė mos kundėrvėnit ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, janė pranuar nga ky faktor tre "marrėveshje" nga tė cilat kanė pėrfituar mė shumė serbo-sllavo-maqedonasit se sa vetė populli shqiptar? Pse me kėtė "arsyetim" udhėheqėsit shqiptarė tė Kosovės nuk kėrkojnė ribashkimin e trojeve shqiptare dhe popullit qė jeton nė to me shtetin amė-Shqipėrinė, por kėrkon "pavarėsi"? Pse me kėtė "arsyetim" diplomacia shqiptare nuk ēon asnjė gisht nė organizatat ndėrkombėtare pėr korrektimin e padrejtėsive tė bėra mė parė ndaj shqiptarėve, por shkon dhe bėnė "marrėveshje pėr treg tė lirė" me ata qė shtypėn dhe gjenociduan popullin shqiptar? Mendoj se ky ėshtė njė pretekst, se ata nuk shqetėsohen aspak pėr ēka thotė bashkėsia ndėrkombėtare, por pėr kolltuqet e tyre tė ėmbėla dhe pėr barqet e tyre tė trasha. ( Nėse do tė ishin tė interesuar pėr vlerėsimet e bashkėsisė ndėrkombėtare do tė punonin pėr reduktimin e korrupcionit nė Shqipėri, pėr krijimin e njė ekonomie tė tregut funksional, gjė qė nuk ndodhė pėr shkak tė karrierizmit dhe tė intersave vetjake mafioze).
Gjithēka mund tė kuptoj, por nuk mund tė konceptoj absurditetin politik nė kurrizė tė popullit shqiptar. Unė nuk jam kundėr partive, por mbėshtes parimin e konservatorit Edmund Barke qė konsideron se "Partia ėshtė njė grup i njerėzve tė bashkuar pėr ti dhėnė shtysė, pėrmes pėrpjekjeve tė tyre, interesit kombėtar". Nė rastin e shumicės sė politikanėve shqiptarė jo vetėm qė nuk mbėshtėsin interesin kombėtar, por bėjnė veprime qė i mohojnė dhe kundėrshtojnė kėto interesa pa dėgjuar aspak ndėrgjegjen e tyre!
Shpresova se pas vitėve '90-tė, zėri i arsyes do tė shtyjė politikanėt shqiptarė tė veprojnė nė drejtimin e realizimit tė bashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Edhe pse ishin 50 vjet tė humbura nė Kosovė, 50 vjet nė tė cilėt "intelektualėt" e ndryshėm tė shkolluar nė doktrinėn mė tė thellė titiste kaluan pėrmes parlamentit tė Kosovės duke kėrkuar ndryshimin e statusit nga autonomi nė kuadėr tė Serbisė, nė republikė nė kuadėr tė "Jugoallavisė", ndėrkohė nėn jastėk natėn mbanin foton e "Marshallit". Askush nga ata nuk mendonte se kishte edhe njė alternativė tjetėr: Lufta e armatosur pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar. Pra, shpėrbėrja e RSF tė "Jugosllavisė" e gjeti popullin shqiptar nė Kosovė pa njė mbrojtje tė pėrshtatshme (siē patėn republikat e tjera nė atė kohė). Pranė kriminelit Millosheviq udhėheqėsit e Kosovės shpallnin pavarėsin pėrmes kushtetutės sė Kaēanikut. Kjo pamundėsonte mbrojtjen e integritetit territorial tė Kosovės Historike, nė kohėn kur krijohej njė e ashtuquajtur "Republikė e Maqedonisė".
Nėse nuk do tė ishte zėri i arsyes sė komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari, qė organizoi njė ushtri tė fuqishme nga gjiri i popullit, situata e Kosovės do tė mbetej dramatike. Pėrmes vdekjes sė tij ai dha sinjalin e fillimit tė Luftės Ēlirimtare, ai i dha forcė popullit shqiptar, atė forcė jashtėzakonisht tė madhe qė e bėnte popullin tu bėjė ballė tė gjitha pėrpjekjeve tė regjimit gjenocidial serb pėr tė kontrolluar sėrish Kosovėn. Por si pėrmes njė magjepsjeje ,zėri i arsyes u zhduk. Nuk mund tė shpjegoj me njė mėnyrė tjetėr pse UĒK-ja pranoi nė delegacionin shqiptar tė Konferencės sė Rambujesė pėrfaqesuesit e LDK-sė, qė ishin vėrtetuar se janė parcialistė tė bindur. Nuk mund tė shpjegoj nė njė mėnyrė tjetėr pse UĒK-ja pranoi nėnshkrimin e marrėveshjes sė Rambujesė dhe tė Rezolutės 1244 tė OKB-sė, duke "ēmilitarizuar" mė pas UĒK-nė dhe duke e transformuar atė nė TMK! Nuk mund tė shpjegoj as qetėsinė me tė cilėn populli shqiptar i Kosovės i pranoi kėto gabime, as atė qė disa liderė politik qė ishin shumė larg UĒK-sė, kanė bėrė subjekt tė fushatės zgjedhore vlerat e UĒK-sė(!)
Nuk mund tė shpjegoj as pasivitetin me tė cilin ata pranuan krijimin e enklavave dhe autoriteteve paralele serbe nga veriu i Kosovės, as lėshimet e UNMIK-ut tė bėra pas kėrkesave tė serbėve (Marrėveshja Hakkerup-Ēoviē, "decentralizimi i pushtetit", kthimi i kriminelėve serbė etj.
Shpresova se, nė Anamoravė, zėri i arsyes do tė bėjė UĒPMB-nė qė tė mos lėshojė armėt nga dora deri nė ēlirimin e plotė tė kėtyre trojeve nga sundimi serb. Por sikurse nė Kosovė ajo u shuajtė, si pėrmes njė mrrekullie, nė momentin kur ishte pranuar njė pazarllėk qė u dha mė shumė "tė drejtat" shqiptarėve. Por zgjedha serbe mbeti...
Edhe nė trojet shqiptare nėn Maqedoni pata shpresė se zėri i arsyes do tė ēojė tek fitorja pėrfundimtare, se udhėheqėsit e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nuk do tė bėjnė gabimet qesharake tė bėra mė parė. Po shpresova mė kot, sepse nė Iliridė rrėmuja e mendimit, skizofrenia e veprimeve do tė pėrbėnin tė kėqijat e ēdo antologjie tė absurditeteve. Njė pėrballim ushtarak bazohet me strategjinė qė, "pas mendimit tim ka nevojė pėr njė gjykim tė saktė e koherent". Por udhėheqėsit e UĒK-sė, pasi belbėzuan duke ndryshuar kot pozitat nga Kumanova, nė Tetovė dhe anasjelltas, pasi lodruan me durimin dhe shpresat tona, me njė papėrgjegjėsi tė madhe, pranuan nėnshkrimin e njė marrėveshjeje paqėsore marionete pa mbyllur operacionet ushtarake. Tė njejtit tipa, duke vazhduar me pėrēartjen e veprimeve, i kėrkuan popullit tė votojė nė zgjedhjet pėr tė ardhur ata tani nė qeveri pranė atyre qė shtypėn popullin shqiptar(!).
Nga tė gjithė kėto shembuj shikojmė se zėri i arsyes ishte dhe pastaj nuk ishte mė, ekzistonte, po mė pas shuhej. Por njė zė fillon dalė ngadalė tė bėhet i dėgjuar. Ėshtė zėri i atdheut qė vuan nga cungimi i tij nė pesė shtete, qė vuan nėn zgjedhėn shtypėse sllave dhe qė kėrkon dita-ditės me forcė qė shqiptarėt tė lenė interesat vetjake ose dallimet e ndryshme dhe tė fillojnė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt. Zėri i atdheut ėshtė dėgjuar dhe udha tani fillon tė mos jetė e mjegulluar. Shihet se nė njė tė ardhme jo tė largėt populli shqiptar do tė ketė shtetin i tij kombėtar. Udha do tė bėhet mė e qartė dhe shpejt ky zė do tė dėgjohet nė tė gjithė Ballkanin dhe pastaj nė Evropė. Do tė bėhen tentime pėr t'i pakėsuar nė heshtje kėto zėra, por tė gjitha pėrpjekjet do tė jenė tė kota, sepse zėri do tė jetė i fuqishėm dhe, mė nė fund, do tė realizohet ribashkimi kombėtar. Por, do tė realizohet! Optimizmi im ėshtė i bazuar.
Mona Agrigoroaiei
|