Sfida Identitetit

    

Nga Arbėr Xhaferri 

Ēdo Popull e pėrdori kėtė nocion nė vend tė atij Komb, ngaqė kombi lidhet me ekzistimin e shtetit unik kombėtar, gjatė historisė sė vet synon tė spikasė pikat bashkuese qė luajnė rolin e forcės kohezive nė mes tė elementeve tė ndryshėm. Populli shqiptar, nė mėnyrė tė ēuditshme, nė mos edhe tė mrekullueshme arriti deri mė tani ta ruajė unitetin shpirtėror duke krijuar kode tė padiskutueshme tė identitetit tė veēantė: prejardhja ilire, Skėnderbeu, "feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria", Lidhja e Prizrenit, 28 Nėntori, orientimi perėndimor, Nėna Tereze, Adem Jashari etj. 

Nė mėnyrė tė ēuditshme dhe tė mrekullueshme pra, populli shqiptar pėrmes kėtyre kodeve arriti t'i mundė faktorėt ēintegrues, si ndarja konfesionale, territoriale, administrative, mungesėn e institucioneve unike kombėtare apo fetare. Bie fjala, gjatė sundimit osman tė gjithė popujt e tjerė tė sunduar, grekėt, serbėt, bullgarėt etj. i kishin subsistemet e tyre fetare qė krijonin unitetin e tyre popullor, ndėrkaq shqiptarėt tė integruar nė sistemin otoman nuk ndienin nevojė pėr njė subsistem tė kėtillė. Tė pėrkujtohemi me kėtė rast se Kisha Autoqefale Shqiptare u formua pas ēlirimit tė Shqipėrisė, kėshtu qė nė atė kohė nuk ka mundur ta luajė rolin e subsistemit fetaro- kombėtar, ndėrkaq Kisha Katolike ėshtė universale dhe nuk funksionon mbi parimet e autoqefalisė. 

Kur u shkėrmoq sistemi otoman vetėvetiu u dobėsua deri nė zhdukje sistemi shqiptar. Tė mbetur pa sistem, duke mos pasur subsisteme tė tjera, tė ndarė nė tri fe, nė dy dialekte, pa norma unike gjuhėsore, kulturore, juridike, pa institucione vetjake, pa borgjezi dhe elitė, pa industri dhe kapital financiar, pa sponsorizues tė jashtėm, pa kode dalluese qytetare apo unike kombėtare, ata, shqiptarėt, ishin tė destinuar pėr zhdukje. Pozita kaq e dobėt e shqiptarėve nė fillim tė shekullit XX i nxiti aspiratat e fqinjėve qė synonin t' i gllabėrojnė territoret e tyre, t' i shfarosin apo t'i dėbojnė. Pasojnė okupimet, kolonizimet, shfarrosjet, eksodet dhe gjithēka dukej e natyrshme, ngaqė shqiptarėt ende nuk e kishin qartėsuar identitetin qytetėrues apo kombėtar. Periudha e Princ Vidit, apo "Viti i Mbrapshtė" i Kadaresė e pasqyrojnė mė sė miri kėtė periudhė tė hutisė, tė sikletit nga mospasja e orientimit strategjik qytetėrues dhe kombėtar. 

Nė atė kohė kur ne shkėputeshim nga ish- sistemi, ndarje kjo e shoqėruar me hamendje, huti, dhembje, ende tė papėrgatitur ta krijojmė sistemin tonė shoqėror, aq mė pak tė pėrgatitur pėr rikodifikim tė vlerave tona sipas standardeve perėndimore, (tė pėrkujtojmė fatin e Princ Vidit, klithmat dhe dėrdėllisjet orientale tė Haxhi Qamilit, intrigat dhe pragmatizmin e padurueshėm dha pa cak tė Esat pashė Toptanit etj), nė atė kohė pra, kur s' kishim subsistem , as sistem, as institucione tė trashėguara nga e kaluara nė skenėn historike paraqiten duke vepruar nė harmoni tė plotė pa dallim feje, krahine apo ideje, rilindasit tanė, me vizione tė qarta pėr tė kaluarėn, pėr momentin dhe pėr tė ardhmen, vėllezėrit Frashėri, Pashko Vasa, Ismail Qemali, At Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli etj. Me paraqitjen e krizės lindore nė skenėn historike, kėta arkitektė tė identitetit unik kombėtar, kėta udhėrrėfyes tė sė ardhmes sonė tė sigurt, themeluan Lidhjen e Prizrenit, organizuan Kongresin e Manastirit, shkruan himnin kombėtar, themeluan shtetin e parė shqiptar, pėrkufizuan me thjeshtėsi gjeniale aksiomat e strategjisė kombėtare, si "Dielli pėr shqiptarėt lind nė perėndim", "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria" etj.

Kur vepronin ata kishin shumė kundėrshtarė, sė pari vetė popullin qė s'i kuptonte deri nė fund (atmosfera e "Vitit tė mbrapshtė"), pastaj fqinjėt, serbėt, grekėt, konservatizmin turk, burokracinė evropiane etj. Mirėpo, vizioni i tyre, formulat e tyre ishin pėr fat gjithėkohore, kėshtu qė i mbijetuan kundėrshtarėt dhe idetė e tyre konkurruese. Ato ide dhe vlera realizohen sot e gjithė ditėn duke i thėrmuar idetė alternative. Idetė e rilindasve tanė ishin aq universale, tė afėrta dhe mobilizuese, saqė u bėnė tė obligueshme, mė shumė a mė pak pėr tė gjithė, pa marrė parasysh ideologjinė (rojalistė, republikanė, komunistė, fashistė, ballistė, demokratė), fenė (tė krishterė apo muslimanė), krahinėn (toskė apo gegė), kryesisht pa kundėrshtime serioze. Fryma e rilindasėve tanė vepronte edhe atėherė kur ata nuk ishin gjallė. Nga ky pellg shpirtėror rrodhi ideja pėr standardizimin e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe qė shpesh mė me zjarr mbrohet nga gegėt kosovarė se lebėrit toskė. Nė kėtė pellg shpirtėror u mbytėn tė gjitha orvatjet e armiqve tanė pėr ta nxitur luftėn ndėrfetare sipas variantit boshnjak, apo ndasitė krahinore. 

Nė epopenė kosovare me po aq zell morėn pjesė shqiptarė pa dallim feje, krahine dhe ideje, ndėrkaq nė krizėn e vitit 1997 nė Shqipėri nuk u shfaqėn tė ēarat e kėsaj natyre. Maksimat gjithėkohore tė rilindasėve tanė ishin mė tė forta sesa virusėt qė pėrgatiteshin nė laboratoret e huaja. Por, sa do tė jenė tė forta kėto maksima kundėr infektimeve tė brendshme, sa do tė jenė gjendje kėto roje tė identitetit kombėtar t' i njohin shkarjet e brendshme, ėshtė ēėshtje qė duhet tė na brengosė. Kohėt e fundit, nė emėr tė demokracisė, tė sė drejtės pėr shumėsi idesh dhe veprimesh shfaqen botėkuptime qė kontestojnė atė qė mendonim se ėshtė ēėshtje e pakontestueshme: identitetin unik kombėtar, pa dallim feje, krahine apo ideje. Nė Kosovė, nga disa qarqe shfaqen ide pėr pėrkufizimin ose pėr njohjen e realitit pėr ekzistimin e identitetit kosovar. Nė tė parė, vetė ideja nuk ngėrthen nė vete asgjė alarmante, aq mė parė ngaqė vjen nga qarqe qė nuk mund tė cilėsohen si armiqėsore, por pėrkundrazi. Idetė e kėtilla shfaqen si tė natyrshme ngaqė e pasqyrojnė njė realitet banal dhe janė nė vijė me dukuri tė ngjashme nė Bavari apo Lombardi. Por, nėse nisma, motivi mund tė jetė beninj, pasojė e njė revolte tė llastuar kundėr normizimeve artificiale, pasojat mund tė jenė katastrofale, ngaqė legalizojnė dhe legjitimojnė projektet pėr fragmentarizim tė identitetit unik kombėtar, mbi baza krahinore, fetare apo ideore. Analiza, diferencimi, spikatja e pikave dalluese ėshtė veti e revoltės sė verbėr rinore pėr vetafirmim tė padobishėm, ndėrkaq sinteza, gjetja e pikave afruese ėshtė veti e pjekurisė dhe maturisė qė pėrfundon me krijim tė makrostrukturave. Popujt qė kanė pasur kėtė veti sintetizuese janė rritur tej mase, ndėrkaq popujt qė janė ngulitur nė theksimin e veēorive tė kota janė fragmentarizuar deri nė zhdukje. Aq sa kanė kosovarėt tė drejtė pėr identitet tė veēantė, po aq kanė tė drejtė pėr veēori tė kėtilla brenda Kosovės, rugovasit, drenicasit, llapjanėt, gjakovarėt, sheherlinjtė e tė mos flasim pėr krahina jashtė Kosovės. Pra, nuk ėshtė fjala te veēoria, por te dilema se ku do tė pėrfundojė ky proces. 

Nga Maqedonia vjen njė ide tjetėr qė mund tė klasifikohet si "kontribut" intelektual-politik pėr fragmentarizim tė identitetit kombėtar. Fjala ėshtė pėr afirmimin e konceptit politik tė kombit, pra identifikim tė nocionit komb me shtetin dhe jo me pėrkatėsinė etnike. Sipas kėtij mendimi nė tė kaluarėn nė Maqedoni, qė nga themelimi si shtet i pavarur janė bėrė gabime tė pafalshme kur ėshtė pėrfillur koncepti etnik nė ndėrtimin e shtetit. Duke ofruar kontributin e vet pėr korrigjim tė kėtij defekti, propozuesi, nė emėr tė njė partie politike sugjeron idenė e ndėrtimit tė njė kombi politik tė pėrbashkėt. Me kėtė qytetari do tė identifikohej me shtetin si bashkėsi politike e jo me bashkėsinė etnike. Nė fund tė kėtij rrėfimi thuhet se kjo tezė filozofikisht ėshtė shumė e qartė. Kjo qasje le qė filozofikisht nuk mund tė jetė e qartė, ngaqė kėto ēėshtje nuk janė tema tė studimit tė filozofisė, por tė sociologjisė apo tė antropologjisė, por edhe teorikisht nuk janė tė qartėsuar deri nė fund, ngaqė konfrontohen me njė mal botėkuptimesh. Marrė nė tėrėsi teorikisht vėrehen dy qasje: koncepti franko-anglez qė identifikon kombin me shtetin dhe koncepti gjerman, por edhe ai italian etj. qė identifikon kombin me prejardhjen etnike apo me veēoritė kulturore. Kėto dallime burojnė, kanė tė bėjnė edhe me ēėshtjen e proceseve tė thella historike. Popujt qė kanė ndėrtuar herėt shtetin, ku ka qenė e padiskutueshme identifikimi i shtetit me njė komb e gjuhė, si francezėt apo anglezėt, kanė parapėlqyer variantin e identifikimit tė kombit me shtetin, pra konceptin e kombit politik, ndėrkaq popujt qė nuk kanė arritur tė ndėrtojnė shtetin e vet unik dhe kanė qenė tė shkapėrderdhur nė shtete tė tjera apo nė njė sėrė feudesh, si gjermanėt apo italianėt pėr ta ruajtur kohezionin e brendshėm e kanė parapėlqyer konceptin etnik-kulturor pėr kombin. Nė vijė tė kėtij pasqyrimi, shqiptarėt tė mbetur jashė shtetit amė, nė kuadėr tė sistemeve tė huaja asnjėherė, teorikisht dhe praktikisht, nuk kanė pranuar konceptin politik pėr kombin por, atė etnik. Ata rrėqetheshin kur dikush i quante jugosllavė apo tash sikur dikush do t'u ofronte preshevarėve qė tė pranojnė konceptin politik tė kombit dhe tė quhen serbė, meqė shteti quhet ashtu.

Sėkėndejmi shqiptarėt e Maqedonisė asnjėherė nuk mund tė pranojnė idenė e kombit politik dhe tė quhen maqedonas, pos nėse emri i Maqedonisė do tė kishte konotacion gjeografik e jo etnik, si Kosova, Zvicra, Belgjika, apo Kanadaja. Kjo nėnkupton nevojėn qė sllavėt e Maqedonisė tė gjejnė njė emėrtim tė ri pėr veten. Sipas teorive tė ēėshtjes kombėtare vlerėsohet se varianti i parė, ai i kombit politik, francez, anglez, amerikan, shpie kah asimilimi, ndėrkaq ai i dyti, i kombit etnik, kah diferencimi. Pėrcaktimi pėr njėrin variant apo tjetrin ėshtė zgjedhje politike e kurrsesi shkencore e filozofike. Por, sidoqoftė pasojat janė katastrofale meqė fragmentarizojnė identitetin kombėtar. Nė fund tė kėtij procesi do tė kishim, sipas kėsaj logjike shqiptarė-shqiptar, shqiptarė-kosovar, shqiptarė-maqedonas, shqiptarė-serb, shqiptarė-malazes etj. Nėse varianti i parė i fragmentarizimit tė identitetit kombėtar i takon rebelimit rinor kundėr imponimit tė normave shtrėnguese unike, atėherė thėnė butė varianti i dytė i takon njė aventurizmi momental ditor, po aq tė papėrgjegjshėm intelektual. Mirėpo, halli nuk pėrfundon me kaq. Nė skenė shfaqen edhe ide tė tjera qė janė diametralisht tė kundėrta me maksimat e rilindasve tanė. Shfaqen ide pėr veēori fetare tė kombit. Me kėtė rast duhet tė pėrmendet projekti vehabist i theksimit tė kodeve, tė tipareve "islame", arabe tė shqiptarėve. Vehabistėt dhe zėdhėnėsit e tyre shqiptarė nuk bėjnė fushatė dhe analiza tė aspekteve teologjike tė islamit, si bie fjala funksionimi i sheriatit nė shoqėrinė moderne, njėsimi i funksionit tė pushtetarit dhe prijėsit fetar nė figurėn a kalifit nė shoqėritė moderne, por kryesisht merren me detaje qė shqiptarin e veēon nga trungu shqiptar dhe e afron me atė arab, pra nuk investohet nė thellimin e besimit, tė diskursit teologjik, por investohet nė kode dalluese brenda pėr brenda substancės shqiptare. Tė gjitha kėto ide tė llastuara, kėto aventurizma intelektuale apo projekte tė pėrimtėsuara integraliste arabe qė infiltrohen lehtė-lehtė pėrmes petkut fetar nė esencė e dromcojnė substancėn unike kombėtare shqiptare. A do tė mbyten edhe kėto sfida tė brendshme tė identitetit unik shqiptar ashtu si ato tė jashtmet nė pellgun e vlerave tė rilindasėve tanė, mbetet tė shihet. Si do qė tė jetė, materiali ėshtė tepėr i ēmueshėm pėr tė lejuar qė me tė tė bėhen eksperimente sqimatare.