Reagime pas amnestimit tė akuzuarve pėr pėrgjim 

    

SJELLJET E DERISOTME TĖ HABITATIT, TĖ NGJASHME ME ATO TĖ PUSHTUESIT SERBIJAN

 

 

Siē edhe dihet, nė dhjetė vitet e fundit tė shekullit tė kaluar, politika diskriminuese e pushtetit okupues serbo-ēetnik ndaj shqiptarėve, kishte eskaluar deri nė atė masė, sa qė kishte marrė pėrmasat e njė aparthejdi.

Kjo politikė serbomadhe e cila ushtrohej ndaj shqiptarėve para syve tė Bashkėsisė "demokratike" ndėrkombėtare e cila ishte prezente nė ēdo cep tė Kosovės, por pėr "ēudi", nuk u ndėrmor asnjė veprim konkret nga ana e saj, nė drejtim tė mbrojtjes sė popullėsisė shqiptare, nga diskriminimet fashizoide qė po u bėheshin.

Qėllimet e kėtij aparthejdi dukeshin haptazi, ngase ato lakuriqėsoheshin nga veprimet konkrete tė terrorit shtetėror serbijan ndaj shqiptarėve dhe ishin nė pėrputhje me dokumentacionin politik, juridik dhe ekzekutiv, tė pėrgatitur pėr kėto qėllime, si pėr shembull: Programi jugosllav pėr Kosovėn (1988); Ligji pėr ndarjen e banesave serbėve (17 mars 1994); Dekreti pėr mėnyrėn dhe kushtet e kolonizimit tė Kosovės (12 janar 1995).

Siē dihet, vėnia nė jetė edhe e kėtyre dokumenteve diskriminuese ndaj shqiptarėve, filloi:

1.Me marrjen e tė gjitha banesave tė cilat ishin nė ndėrtim e sipėr dhe qė u ishin ndarė pėr shfrytėzim punėtorėve shqiptarė, nga kolektivet e tyre punuese, para vitit 1989;

2.Me marrjen e dhunėshme tė banesave tė banuara nga shqiptarėt, nė bazė tė vendimeve tė kolektiveve tė tyre punuese;

3.Ndalimi i zyrtarizimit tė kontratave tė pasurive tė paluajtėshme "serbe", nėse ato ishin blerė nga shqiptarėt, edhepse me ēmime astronomike.

Tė gjitha banesat tė cilat iu uzurpuan shqiptarėve me dhunė administrative e shtetėrore, edhepse tė ndėrtuara nga djersa e pėrbashkėt e popullit tė Kosovės ( mbi 93% shqiptare), ju ndanė ekskluzivisht minoritarėve serbo-malazias. Kėto banesa u privatizuan tė gjitha prej serbo-malaziasve, brenda viteve 1989-1999.

Si pasojė e efekteve tė kėtyre veprimeve diskriminuese tė administratės fashizoide tė pushtuesit serbo-ēetnik, shumė familje shqiptare, jo vetėm se kishin mbetur pa tė ardhura ekzistenciale, por ato kishin mbetur edhe pa streh mbi kokė. Andaj, shumė familjar shqiptarė, tė ballafaquar me kėto rrethana tejet tė rėnda ekzistenciale, u detyruan tė marrin rrugėt e mėrgimit, jo vetėm drejt vendeve evro-perėndimore, por edhe drejt SHBA-ve dhe Australisė sė largėt.

Kjo gjendje e padurueshme nė tė gjitha segmentet e jetės tė kolektivitetit shqiptar i detyroi ata tė vetorganizohen, nėn moton e tyre tė njohur "Liri a Vdekje". Kėshtu nga gjiri i kėtij populli fisnik dhe tė shumėvuajtur u lind Famėmadhje Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Nė rradhėt e kėsaj ushtrie u rreshtuanė djemtė dhe vashat mė besnike tė popullit shqiptar, tė vendosur dhe tė gatshėm pėr tė sakrifikuar ēka ėshtė e domosdoshme, deri nė ēlirimin e plotė tė atdheut tė robėruar nga thundra e pushtuesėve serbo-sllavė, dhe ribashkimin e tij nė njė shtet tė vetėm demokratik dhe kombėtar.

Gjatė luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, terrori shtetėror serbo-ēetnik ndaj shqiptarėve u intensifikua deri nė atė shkallė, sa qė arriti pėrmasat e gjenocidit.

Si pasojė e kėtij terrori, ¾ e popullatės shqiptare u detyruan tė marrin rrugėt e mundimshme tė egzodit, drejt Shqipėrisė Londineze dhe IRJM-sė.

Gjatė kėsaj lufte nga pushtuesi serbomadh u rrėnuan fshatra, qyteza, lagje, shtėpi shqiptare nėpėr lagje etnikisht tė pėrziera, si dhe tė familjeve tė piketuara si armike tė tij. Tė gjitha kėto veprime vandale ndaj pronave shqiptare, u kryen nga ekipe profesionale dhe me pėrvojė tė freskėt pėr veprime tė tilla, nga lufta e Kroacisė dhe ajo e Bosnies, duke pėrdorur mjetet mė tė sofistikuara piroteknike dhe armėt e kalibrave mbi 120 mm.

Falė gjakut tė pastėr shqiptar dhe ndihmės sė aviatorėve tė NATO-s, kjo luftė u pėrfundua turpshėm pėr soldateskėn fashizoide serbo-ēetnike dhe vetėm njė pjesė e aspiratave tona kombėtare u bė realitet.

Nė prag tė pėrfundimit tė luftės, popullata e mbetur civile serbo-malaziase, kryesisht fėmijė, gra e burra tė shtyer nė moshė ( gati krejt tė aftėt pėr luftė ishin tė mobilizuar, shumica vullnetarisht nė forcat paramilitare), pasi plaēkiti ēfarė kishte mbetur e vlefshme dhe pa u djegur, nga pronat e fqinjėve tė tyre shqiptarė, u shpėrngul drejt Serbisė dhe Mali tė Zi ose u enklavizua nėpėr vise tė ndryshme tė Kosovės.

Pas instalimit definitiv tė forcave tė KFOR-it dhe vėnies nėn kontroll "tė plotė" tė territorit tė Kosovės administrative, popullata shqiptare filloi tė kthehet masovikisht e vendosur pėr tė vazhduar jetėn nėpėr votrat e tyre, por i gjetėn ato tė shkrumuara tėrėsisht nga vandalizmat e barbarėve serbo-ēetnik.

Tė ballafaquar me kėtė realitet rrėnqethės, shumica e shqiptarėve u detyruan tė kėrkonin strehim tė pėrkohshėm pėr familjet e tyre, derisa t’i rindėrtonin shtėpitė e veta, pėr ēka kishin shumė premtime se do tė ndihmoheshin. Andaj nga kjo nevojė emergjente detyrimisht u vėndosėn nėpėr banesat e zbrazėta, nėper qytete dhe fshatra.

Kishte shumė raste, qė shqiptarėt tė vendoseshin nėpėr ato banesa, tė cilat deri nė vitin 1989, sipas vendimeve tė kolektivave tė tyre punuese, ku kishin punuar deri sa u nxorrėn me dhunė nga pushtuesi, kishin qenė nė shfrytėzim prej tyre. Ata ishin tė bindur se epoka e padrejtėsive, falė sakrificave sublime, luftės heroike tė djemėve dhe vashave tė tyre dhe ndihmės sė aviatorėve tė NATO-s, kishte pėrfunduar nė pakthim.

Nuk mund tė mohohet edhe fakti, se pati edhe keqpėrdorime nga njė numėr jo i vogėl i atyre shqipfolėsve, tė cilėt pa patur nevojė emergjente, por pėr qėllime pėrfitimi uzurpuan, si banesa ashtu edhe lokale afariste, natyrisht pėr qėllime pėrfitimi. Kėta profiterė tė luftės ose u vėndosėn nėpėr kėto banesa, ose ua lėshuan ndėrkombėtarėve pėr qera tė majme, ose i shitėn me ēmime astronomike.

Kjo gjendje nuk mund tė vihej nė rregull nga ish-pjestarėt e UĒK-sė, pėrkundėr dėshirės dhe gatishmėrisė sė tyre, sepse ata ishin demobilizuar dhe nuk kishin asnjė kompetencė vendimmarrėse dhe ekzekutive. Tė gjitha kėto kompetenca, nė bazė tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, i kishte UNMIK-u dhe KFOR-i.

Pas vendosjes sė administratės ndėrkombėtare, pėrkatėsisht pas krijimit tė ashtuquajturit Kėshilli i Pėrkohshėm Administrativ, me rregulloret nr.1999/23 dhe 2000/60 tė PSSP tė OKB-sė, zotit Bernard Kushner, u themelua dhe u zyrtarizua Drejtoria e Banesave dhe e pasurisė si dhe Komisioni pėr kėrkesa pronėsore dhe banesore, tė njohur nė opinion si Habitati. Sipas shpjegimeve qė u dhanė pėr opinion, qėllimi i kėtij segmenti tė UNMIK-ut, do tė ishte vendosja e rregullit tė gjithanshėm juridik nė marrdhėniet pronėsore e banesore, tė cilat realisht ishin nė njė gjendje kaotike. Prandaj, popullata e priti me mirėdashje dhe besim tė plotė, krijimin edhe tė kėtij segmenti, nga "aleatėt".

Njėri ndėr obligimet pėr tė cilat zotohen zyrtarėt e Habitat-it, tė betuar solemnisht, sipas tekstit tė pėrshkruar nė nenin 2 pika3, tė Rregullores tė PSSP nr.1999/23, ėshtė shqyrtimi dhe marrja e vendimit tė paanshėm, nė lidhje edhe me kėrkesat, sipas pikės c tė nenit 1, tė kėsaj Regullorje.

Ēfarė ndodhi nė realitet?

Sa u pa deri nė ditėt e sotme, tjetėr ishin Rregulloret, nė bazė tė cilave ishte krijuar, legjitimuar dhe duhej t’u pėrmbahej Habitati, gjatė punės sė tij dhe diēka tjetėr ishte dhe mbeti puna konkrete e kėtij segmenti tė administratės tė dėshtuar tė UNMIK-ut.

Nė realitet, nė shumicėn e rasteve gjatė punės sė tij, Habitati u pėrmbahej dhe vazhdon t’u pėrmbahet disa "rregulloreve" tė pashkruara, shumė privilegjuese vetėm pėr minoritetin serbo-malazias. Andaj, nė popull ėshtė krijuar qė me kohė bindja e bazuar, se edhe ky segment i UNMIK-ut, mund tė jetė gjithēka tjetėr, por kursesi parimor dhe i paanshėm. Kėtė bindje tė popullit e pėrforcojnė shumė fakte.

Deri mė sot, nga ana e kėtij segmenti tė administratės ndėrkombėtare, nė shumicėn e rasteve u pėrfillėn vendimet e pushtetit tė dhunshėm serbo-ēetnik, tė cilat iu lėshuan minoritarėve serbo-malazias gjatė viteve 1989-1999. Nga Habitati u pranuan si tė ligjshme tė gjitha kontratat pėr privatizimin e banesave shoqėrore, tė ndėrtuara me djersėn e pėrbashkėt tė popullit tė Kosovės. Burokracia ndėrkombėtare nė krye tė Habitatit, as qė u lodhė, se kėto kontrata janė legjitimuar nga njė pushtet okupues dhe nė pėrputhshmėri me normativėn juridike tė tij, tė kontestuar jo vetėm nga shqiptarėt, por edhe nga instancat mė relevante vendimarrėse ndėrkombėtare.

Si rezultat i punės "parimore" ndėrmjetsuese tė Habitatit, deri nė fund tė vitit 2002 u shitėn me ēmime astronomike nga minoritarėt serbo-malazias mbi 20.000 banesa "private", tė cilat u blenė nga shqiptarėt e kamur ekonomikisht.

Si pasojė e kėtyre shitėblerjeve (kontrabandimeve) me ndėrmjetėsimin dhe aminimin e Habitatit, gati po kaq familje shqiptare u nxorrėn nė rrugė me dhunė, nga policia e UNMIK-ut dhe KFOR-it, natyrisht me kėrkesėn e zyrtarėve tė Habitatit (proserb), duke ua demoluar dhe thyer edhe ato pak mobilje dhe inventar tjetėr familjar, gjithmon me kushtėzimin kohor prej 3-5 minuta, pėr lirimin e banesave tė "uzurpuara". Shumica e familjeve shqiptare, tė cilat u nxorrėn nė rrugė me dhunė, nė bazė tė vendimeve arbitrare tė Habitatit, nuk kishin streh mbi kokė. Jo pse nuk deshtėn, por nuk i ka ndihmuar askush pėr rindertimin e banesave apo shtėpive tė djegura nga vandalėt serbo-ēetnikė, ndofta edhe nga vetė "pronarėt legjitimė", tė cilėve Habitati, me veprimet e veta arbitrare, po ua lironte banesat nga "uzurpatorėt" shqiptarė.

Duhet theksuar, se nė mesin e familjeve tė nxjerrura nė rrugė, nga veprimet e Habitatit, kishte invalidė dhe bonjakė tė luftės, si dhe familje tė dėshmorėve tė kombit!

Ndofta nuk e kanė pasur tė qartė zyrtarėt e gjithpushtetshėm "demokratė", tė "paanshėm" dhe "shumė" human tė Habitatit, se nė sytė e popullatės paqėsore dhe tė shumėvuajtur shqiptare, me kėto sjellje tė tyre arbitrare po barazoheshin me milicinė serbomadhe. Pėrndryshe, para se t’i nxirrnin nė rrugė njė numėr jo tė vogėl tė kėtyre familjeve tė shumėvuajtura shqiptare edhe nga banesat tė cilat kishin qenė tė shfrytėzuara prej tyre, deri nė vitin 1989, bile do t’ua gjenin njė strehim tė pėrkohshėm, derisa tė zgjidhet drejt dhe pėrfundimisht rasti i tyre.

Kėto veprime tė Habitatit, jo vetėm se janė duke vazhduar, por ato janė intensifikuar kohėve tė fundit. Siē edhe pritet, intenziteti i kėtyre veprimeve tė kėtij segmenti tė administratės ndėrkombėtare, do tė arrijė kulmin gjatė muajve qė vijnė. Kjo, ēka po veprohet nga Habitati, nuk bėhet pėr tė venė rend dhe drejtėsi nė ēėshtjet pronėsore. Kjo bėhet pėr motive politike, thjeshtė pėr interesat e burokracisė ndėrkombėtare, e cila ka planėzuar rikthimin e tė shpėrngulurve nga Kosova. Asaj, nuk i intereson fare, se kush e meriton tė kthehet, qofshin ata edhe kolonizatorė tė viteve 1989-1999, tė sjellur nga Kroacia apo nga Bosnja; qofshin ata edhe ish-pjesėtarė tė policisė, ushtrisė apo tė forcave paramilitare, tė cilėt dhunuan, rrahėn, vranė, dogjėn dhe plaēkitėn fqinjėt e tyre shqiptarė. Pėr burokracinė ndėrkombėtare, me rėndėsi ėshtė tė realizohen planėzimet dhe pėrfitimet e tyre tė majme finansiare, pėr punė "tė dobishme" qė bėjnė pėr Kosovėn dhe popullin e saj.

Nuk dua qė ky shkrim tė kuptohet, si njė kundėrshtim ndaj kthimit tė tė shpėrngulurve nė pronat e tyre tė ligjshme. Por, si njė kritikė ndaj veprimeve antishqiptare tė disa segmenteve ndėrkombėtare, tė cilat mund tė shkaktojnė pasoja tė paparashikueshme dhe vėshtirė tė riparueshme. Ky shkrim dua tė kuptohet, si njė kėrkesė qėllimmirė ndaj kėtij segmenti tė administratės ndėrkombėtare, qė edhe gjatė kėtij proēesi tė kenė kujdes dhe tė mos sillet njanshėm, duke favorizuar, siē edhe po ndodhė, vetėm minoritetin serbo-malazias.

Nėse vėrtetė zyrtarėt e Habitatit duan tė punojnė drejt, ata mė parė duhet tė bėjnė zgjidhje strehimi, nė rend tė parė, pėr ato familje tė cilat i kanė shtėpitė e djegura dhe qė nuk kanė patur asnjė mundėsi pėr t’i rindėrtuar dhe mandej edhe pėr rastet tjera sociale, para se t’i nxjerrin nga banesat e "uzurpuara".

Kur ėshtė fjala pėr sigurimin e mjeteve finansiare, pėr zgjidhjen e problemeve strehimore, ato kanė mund tė sigurohen deri mė sot, vetėm nga shitblerjet e zyrtarizuara nga ana e Hbitatit. Por, kjo nuk ka qenė as e paraparė nga burokracia ndėrkombėtare, sepse po t’ishte ndryshe, do tė veprohej me kohė.

1. Siē u tha mė lartė, deri mė sot, nė Kosovė janė shitur mbi 20.000 banesa nga "pronarėt" serbė, me ēmime astronomike. Andaj, po tė kishte patur Habitati dhe themeluesit e tij, vėrtetė pėr qėllim zgjedhjen e drejtė tė kaosit banesor, ata me siguri nuk do tė pranonin dokumentacionin pėr privatizimin e banesave shoqėrore, sipas kushteve tė favorshme pėr qėllimet e rikolonizimit tė Kosovės. Se sa tė favorshme kanė qenė kėto kushte privatizimi, mjafton tė ceken vetėm ēmimet qė janė paguar pėr kėto banesa, tė cilat sillen nė pėrputhje me kuadraturėn e banesės, prej 30 DM e deri nė 3000 DM. Kėtu, shihet qartė se me njė veprim tė drejt tė Habitatit, do tė liroheshin mijėra banesa, nė tė cilat do tė vėndoseshin po kaq familje, tė cilat nga pasojat e barbarisė serbo-ēetnike kanė mbetur pa streh mbi kokė.

2. Normalisht, tė gjitha banesat dhe pasuritė tjera tė paluajtėshme, do tė duhej tė shiteshin me ēmime reale ekonomike. Andaj, nė rastet e shitėblerjeve, shitėsit do tė duhej t’i paguhej vetėm vlera reale tė cilėn e ka paguar me rastin e privatizimit, duke i shtuar kėsaj vlere njė kamatė mujore, prej kohės kur ėshtė shpėrngulur. Ndėrsa tepricėn e mjeteve nga ēmimi real i banesės apo i pasurive tjera tė paluajtėshme, tė cilat ėshtė dashur t’i paguaj blerėsi, ta kishin inkasuar nė njė fond tė posaēėm, tė dedikuar pėr ndėrtimin e banesave tė solidaritetit dhe pėr rindėrtimin e shtėpive tė djeguara nga lufta. Po t’ishte vepruar kėshtu, problemi i strehimit edhe nė Kosovėn e sotme, do tė ishte sjellur nė gjendjen normale.

Pėr fund, do tė shėrbehem me njė konstatim tė pėrhapur nė popull: Mėnyra se si ėshtė punuar edhe nga Habitati, me shumėēka ngjanė me veprimet e pushtetit serb, tė viteve 1989 -1999.

 

SEJDI VESELI, 16 prill 2003, Prishtinė