Nė familjen e dėshmorit , Agim Bajramit nė Cyrih

 

NUK PO SHKOJ NĖ KOSOVĖ PĖR PUSHIME POR PO SHKOJ TĖ LIDHEM ME UĒK-nė

 

Teuta Zymberi

Kur hulumtohet jeta e heronjve, gjejmė njė veēori tė pazakontė nė  karakterin e tyre. Kanė diēka psikologjike edhe si kanė vepruar, edhe si kanė  rėnė, edhe ēfarė amanate kanė lėnė...Ėshtė njė psikologji e pėrbashkėt pėr tė  gjithė ata heronj qė kanė flijuar jetėn pėr atdheun. Shpirti tyre i madh,  ideali i tyre i madh i ka bėrė tė tillė-heronj. I tillė ishte edhe Agim  Bajrami.

Ai kishte ideal tė fortė dhe me vetėdije tė plotė u kthye nė atdhe pėr  t'ia dhėnė emrin atdheut. Agimi lėshoi Zvicrėn, jo pse nuk dinte ai, ta  vlerėsonte bukurinė maxhike tė alpeve zvicerane, por se mė i bukur i tingėlloi  idealizmi i maleve kreshnike tė Kosovės dhe thirrja: Atdheu nė rrezik-Vendlindja  thėrret. Dhe kjo ėshtė psikologjia e heroit. Pėr ta dashur lirinė, duhesh tė  vėhesh nė shėrbim tė saj.

Epopeja e UĒK-sė nė kėto ditė tė lehta pranvere solli flladin e saj  edhe nė familjen e dėshmorit; Agim Bajramit nė Cyrih. Dhe bashkė me flladin  e marsit, trokita edhe unė nė derėn e Zarije Bajramit pėr tė vizituar  edhe tre fėmijėt e saj simpatikė, Blertėn, Burimin dhe Florimin. Zarija,  bashkshortja e Agimit kishte njė mikpritje tė veēantė. Fillimisht nė sy mė ranė  fotografitė e Agimit tė vendosura nė mur. Agimi nuk e kishte lėnė Zarijen nė luks,  por ai, e kishte lėnė nė madhėshti. Dhe nė banesė tė saj fliste madhėshtia  pėr shpirtin e madh qė kishte Agim Bajrami. Nė shkurt tė kėtij viti Agimi  kishte mbushur tridhjetė e nėntė vjet. Pėr Zarijen, ditėlindja e Agimit ėshtė  njė ditė qė i sjell kujtime tė veēanta malli ngase ajo, nuk pat mundėsi t?i  vė njė tubė lule tek varri. Ah, kurbeti, kjo plagė e rėndė, ia kishte bėrė  edhe njė plagė mė rėndė ditėn e ditėlindjes larg Kosovės... Me Zarijen  filluam bisedėn krejt natyrshėm pėr tė pėrkujtuar ajo momentet mė interesante,  mė tė dhimbshme duke treguar jetėn e saj me Agimin. Natyrshėm filloi edhe  frymėzimi im tė bėhej edhe pėr shkrimin rreth portetit tė Zarijes, e cila edhe  kishte shprehur dėshirėn tė rrėfehej krejt nė mėnyrė origjinale pėr gazetėn  Fakti.

Me 5 mars 1998, sė bashku me Agimin e fėmijėt e mijėra demonstrues,  kishim dalur nė Helvetiaplatz nė Cyrih pėr tė marrė pjesė nė marshin e  demonstruesve pėr tė protestuar para ambasadės sė Serbisė. Qyteti i madh i Cyrihut  dridhej nga brohoritjet e mėdha :UĒK... Pas pėrfundimit tė demonstratės, kthehemi ndaras nė banesė. Mbase u  ktheva mė vonė unė me fėmijėt, Agimi duke qeshur mė tha: Eja moj nuse ku  mbete...Neve na kishte ndarė turma e madhe e demonstruesve. Mė vonė bėra kafet dhe  filluam ta komentojnė demonstratėn. Gjatė bisedės, Agimi mė shikonte dhe nuk  m?i ndante sytė. I thashė: Po mė shikon diēka ēuditshėm, o burrė?. Po, po  tė shikoj ēuditshėm sepse, nuk tė kam shikuar asnjėherė nė asnjė ditė  tjetėr mė ēuditshėm se sot...,mė tha Agimi. Unė , nuk fola fare dhe Agimi mu  afrua pranė dhe mė tha. Zarije, unė nesėr...nisem... Atėherė kuptova se, ai  ,kishte marrė vendim tė prerė pėr tė shkuar nė Kosovė. Nesėr do tė  pėrshėndetesh me ne, i thashė. Po...nesėr...Mė pėrqafoi mua dhe fėmijėt dhe pėr  momentin arrita t?i them: Tė uroj fitore Agim. Unė jam i bindur nė fitore, mė  tha ai Tė nesėrmen, fillova ti pėrgatisja gjėsendet e Agimit dhe gjendja  ime shpirtėrore ndryshonte thuajase nė ēdo sekond. E shikoja Agimin, mė  dukej mė i bukur se ēdo herė, mė dukej njė hero i filmave, mė dukej njė trim  i madh pėrplot vendosmėri, mė dukej njė burrė interesant...me moral tė  fortė patriotik. I thoja vetes...Ndarjen time me Agimin e shihja njėlloj si  nė filmat e Shqipėrisė me tematikė lufte. Dhe sot me 6 mars 1998, dhe vetė  jeta ime mu duk se u bė njė film dhe Agimi u bė personazhi militant i  luftės. Kjo ėshtė ndarje, megjithatė njė ndarje, qė nuk e dija se si do tė  pėrfundonte. Ndjenjat e mia nuk ia shpjegoja fare Agimit, edhe pse mė dukej se edhe  vetė ai mendonte sikurse unė.

Momenti i pėrshėndetjes me Agimin ishte vėrtet njė pėrjetim i  dhimbshėm shpirtėror. Nė atė moment fliste ndjenja e krenarisė, fliste ndjenja e  bashkshortėsisė, ndjenja pėr fėmijėt e vegjėl, mė shumė se tė gjitha kėto ndjenja,  fliste ndjenja e madhe e Agimit pėr dashurinė ndaj atdheut, pėr dashurinė ndaj  luftės ēlirimtare.

Ne u pėrshėndetėm me Agimin, u pėrqafuam bashkė me fėmijėt dhe ishte e  vėshtirė kjo ndarje.? Mos u ligėshto kurrė Zarije nė jetė , ti je e fortė dhe  kujdesu pėr fėmijėt dhe mos u dorėzo kurrė pėr asgjė nė tė ardhmen? mė tha duke  mė dhėnė forcė pėr jetėn e mėtutjeshme. Do tė kujdesem pėr fėmijėt, por ne  do tė shihemi prapė, i thashė shumė e emocionuar. Ne, do tė shihemi Zarije  prapė, mė tha dhe nuk folėm fjalė mė shumė...

Mė duhet ta them edhe kėtė, se Agimi duhej tė shkonte me 12 mars 1998  nė spital nė Schlieren pėr tė operuar bajamet, por kishte anuluar terminin  pėr shkak dėshirės sė tij tė flaktė qė tė shkonte nė luftė.

Pas shkuarjes sė Agimit nė Kosovė, menjėherė pas dhjetė ditėve, unė  shtrihem nė spital dhe operohem nė kėmbėn e djathtė. Gjendja ime shėndetėsore  nuk ishte stabile dhe pėr kėtė gjendje nuk e kisha njoftuar fare Agimin dhe  as qė dinte ai, se si ndihesha dhe mua nė ēdo moment mė interesonte fati i  tij dhe fati i luftėtarėve tė UĒK. Mė kujtohet njė moment kur shkova nė  spital ta ndėrroja fashon bashkė me fėmijėt, mjeku mė pyeti: Zonja Bajrami, ti  je kaq e sėmurė dhe burri i juaj nuk vjen me ty dhe nuk t?i shikon  fėmijėt? Mjekut kisha nevojė t?i thosha: Burri im ėshtė nė luftė. Ai ka  shkuar pėr njė ideal tė madh dhe shėndeti im nuk do tė kishte vlerė e peshė  pėrballė luftės qė po bėnte Agimi nė Kosovė, por nuk munda pėr arsye tė veēanta  tCia thosha.

KĖSAJ I THONĖ PRANVERĖ LUFTE...

Ishin bėrė tre javė dhe me Agimin nuk isha dėgjuar fare. Njė shok i tij  mė lajmėrohet dhe mė tregon se Agimi po e forcon organizimin e UĒK. Agimi  nė ndėrkohė ishte emėruar Komandant i Zonės Operative tė Nerodimes dhe ai,  po ashtu kishte marrė detyrėn organizative tė hapė frontin e luftės edhe  nė Kaēanik. Mė pas , Agimi udhėton nė Shqipėri pėr tė kontaktuar me shokėt  nga Kaēaniku ku duhej furnizuar me armatim. Me ardhjen e Agimit nė  Shqipėri, meqė duhej pritur ca kohė atje, Agimi vjen nė Zvicėr pėr tė ndejtur njė  javė. Nga aeroporti i Cyrihut mė lajmėrohet. Unė u befasova shumė dhe vėrtet  ndjeva njė gėzim tė madh dhe menjėherė u tregova fėmijėve pėr ardhjen e babit.  Nuk jam nė gjendje ta pėrshkruaj takimin me tė dhe tė atij me ne. Fėmijėt  nuk e lėshonin nga duart. Mbase u mbushėn njė javė erdhi dita prapė pėr t'i  uruar rrugė tė mbarė .? Pėr njė kohė tė shkurtėr, do tė jemi bashkė Zarije,  do tė jem pranė fėmijėve. Por, sė pari duhet ta heqim gjakatarin serb nga  trojet tona, pastaj do tė vi tė ju marrė dhe do tė jetojmė tė lirė nė Kosovė,  mu drejtua me kėto fjalė. Unė i thashė: lajmėrou Agim nė telefon mos na  harro, por ai ma ktheu me njė qėndrim tė prerė: Unė, nuk po shkoj tė ulem  kėmbkryq nė Kaēanik e as tė rri duarkryq por po shkoj nė luftė tė lidhem fortė  me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės tė luftoj kundėr armikut  serbosllav...Pse po qan Zarije, e kishte pyetur Agimi nė fund tė ndarjes. Nuk po qaj se  jam e ligėsht, por po qaj se edhe po mburrem me krenarinė tėnde, i kishte  thėnė gruaja burrit. Po ke tė drejtė dhe ke arsyen tėnde tė qash...Lotėt  janė, megjithatė ndjenja tė arsyeshme...Kėsaj i thonė: pranverė lufte...

Kėto ishin fjalėt e fundit tė Agimit. Ishin fjalėt qė mė vonė do tė  bėheshin paragraf i historisė Agimi kthehet nė Shqipėri dhe pastaj hyn nė Kosovė dhe shkon pėr tė  bėrė planet operative tė luftės sė bashku me shokėt e tij nė Kaēanik. Emri i  Agimit ishte i bėrė i dashur pėr popullin dhe emėr i frikshėm pėr pushtuesin  serb.

' Ishte ditė e diel, rrėfen Zarija me ndjenjat e ēiltėrta tė saj.  Zgjohem herėt para mėngjesit, se nuk mund tė flija. Blerta, Burimi dhe Florimi  i vogėl ende po flinin. I shikova qė tė tre me mall dhe ua pėrkėdhela  secilit flokėt. Dola nė dhomėn e pritjes dhe njeri tė gjallė nuk dėgjoja nė  atė kohė tė hershme.U ula dhe duke pirė njė kafe si pėr ēudi ndjeva sikur  mė preku me dorė Agimi dhe sikur e ndjeva zėrin e tij tek mė tha: zgjohu  moj nuse, sepse kėshtu qeshte me mua shpesh. Mė beso, Teuta, se e ndjeva  zėrin e tij...Fillova tė endem nėpėr dhomė, shikoja nė dritare dhe mendoja ku  tė telefonoja. Atėherė telefonova tek prindėrit e Agimit nė Kaēanik dh u  thashė: se a jeni mirė tė gjithė? Mirė jemi, mė thonė dhe vetėm kaq. Por nė  zemrėn time po vlonte njė zjarr i madh dhe po mė ēonte peshė diēka... Dhe mė  vonė gjatė ditės sė diel, filluan disa telefona tek unė dhe mė pyesnin se  mos jam dėgjuar me Agimin. Atėherė fillova tė ndjej diēka tė dhimbshme nė  shpirt. Tashmė fėmijėt ishin zgjuar dhe po luanin lojrat e tyre tė kėndshme.  Unė vazhdoja si unė pa asnjė lajm ditėn e diel. Tek tė nesėrmen, ditėn e  hėnė, nė teleteksin zviceran ipet njė lajm, se nė fshatin Gabrricė janė vrarė  tre persona. Njėri ishte Gjeladin Kurti dhe pėr dy tė tjerėt nuk ishte  dhėnė emri. Tani mė veē e ndjeja thellė nė shpirt edhe Agimin tim tė dashur.  Mė vonė pas lajmeve tė sė nesėrmes kush i kishte dėgjuar lajmet shqip,  ishin informuar, se Agimi kishte rėnė heroikisht nė misionin e tij tė  aksionit ...krejt vonė vjen njė shok i Agimit dhe pa e pyetur fare i them: mos  di gjė pėr Agimin! Ai nuk foli nė ēast, por sytė iu mbushėn me lot dhe mė  tha: Bėhu e fortė Zarije...Nė moment fillova padashur tė qaj, por menjėherė,  vajza ime ; Blerta mė bie nė krah dhe filloi tė mė bėrtasė: Mos qaj  mami, tė lutem mos qaj se nuk ėshtė e vėrtetė kjo qė thotė pėr babin.  Atėherė, kam mbledhur forcėn tė mos qaj mė vetėm pėr hir tė fėmijėve dhe pėr hir  tė Agimit, pėr hir tė idealit tė tij. Dhe nė ato ēaste fola me fėmijėt e  mi, edhe pse tė vegjėl,pata nevojė shpirtėrore t?ju thoja: me babin tuaj  patėm jetė e vite tė lumtura edhe pse nuk jetuam as pesė vite bashkė. Nė  muajin e parė tė nusėrisė, Agimin e burgosi UDB-serbosllave, pastaj burgu qė e  mbajti, pastaj shkuarja e tij nė luftė, pastaj ...Dhe unė duhet tė qėndroja.  Agimi ishte i vetėdijshėm nė idealin e tij dhe pėr kėtė ideal edhe flijoi  jetėn. I mora fėmijėt pranė vetes dhe u tregova pėr aktin heroik tė babit tė  tyre...

UNAZA E MARTESĖS U PAGĖZUA UNAZA E LIRISĖ

Ditėt vazhdonin. Lufta e UĒK, bėhej e lavdishme. Nė banesėn e Zarijes  hynin e dilnin shumė miq, bashkatdhetarė pėr ta nderuar dėshmorin, pėr ta  nderuar veprėn heroike tė Agim Bajramit.

? Nė vitin 1999, shkoj nė Kosovė, fillon prapė rrėfimin me njė krenari  tė lartė, Zarija. Nė Kaēanik mė pritėn bashkkombasit e mi aq pėrzemėrsisht  dhe aq pėrzemėrsisht flitej pėr Agimin. Tek varrezat e Dėshmorėve mora  pjesė nė homazhe sė bashku me mijėra tė tjerė. Vendosa njė tubė lule mbi  varret e dėshmorėve tė Kombit dhe mbi varrin e tė dashurit tim, Agimit.. Ja,  shiko Teutė kėtė gotė, mė thotė Zarija. E merr gotėn nga vitrina dhe ma sjell  ta shoh. Pėr herė tė parė gjatė rrėfimit, as unė nuk munda tė pėrmbahem  dhe sytė mė mbushen me lot. E shikova Zarijen, kėtė femėr bujare, kėtė nėnė  krenare. Pastaj Zarija mė tha: Nė kėtė gotė e ruaj njė grusht dhe, qė unė e mora  tek varri i Agimit nė ditėn e rivarrosjes. Nė kėtė dhe i kam futur edhe dy  unazat tona...kjo ėshtė e imja...kjo ėshtė e Agimit...kėtu nė mes kam vendosur  Emblemėn e UĒK-sė...Kjo ėshtė unaza e Agimit, unaza e lirisė, kjo ėshtė unaza e  flijimit, kjo ėshtė unaza e Agimt qė jeton i gjallė pėrherė nė histori...dhe kjo  ėshtė unaza ime qė jeton e vdekur nė mesin e tė gjallėve...

( Mė habiti aq shumė ky krahasim i bukur i Zarijes. Njė krahasim i  sinqertė mes dashurisė dhe luftės, njė krahasim mes idealit dhe jetės, njė  krahasim mes ndjenjave intime dhe ndjenjave kombėtare, njė krahasim, qė Zarija  me njė modesti e madhėshti pėrshkroi karakterin e vendosur tė bashkshortit  tė saj...njė krahasim qė solli mesazhin e Agimit: Pėr dashuri jap jetėn,  Pėr Atdhe sakrifikoj dashurinė. Agimi edhe bėri kėshtu. Sepse ai shumė herė  kishte thėnė mes familjes, mes miqve, nė tubimet me bashkatdhetarė, mes  parimeve tė tij? se pa luftė nuk ka liri, nuk ka ēlirim?.)

? DANKE, FRAU BAJRAMI DAS IST WUNDERBAR!!!...?

? Pas rėnies sė Agimit, fillon Zaria tė shprehet, jeta pėr mua si nėnė  e tre fėmijėve merr drejtimin e njė pėrkujdesi tė madh pėr fėmijėt dhe  pėr obligimet familjare. Rasti mė i rėndė shpirtėror pas rėnies sė Agimit  ka qenė pėr mua kur duhej ē?regjistruar Agimi nė komunė, kėtu nė Cyrih  Kisha lajmėruar rastin e Agimit tek organet kompetente, por nuk bėja asgjė,  ngase puntorja sociale kėrkonte vėrtetim zyrtar qė duhej ta lėshonte KMDLNJ  nė Prishtinė. Kjo procedurė po zgjaste shumė dhe filloi tė mė  traumatizonte mjaft shumė, ngase mė ra rasti tė shkoja disa herė nė zyrė dhe ta  shikoja Librin amzė tė tė vdekurve pėr ē?lajmėrim. Kėtu, u mėrzita shumė dhe i  thashė vetevetes. Athua po arrij tė pėrshėndetem me ty, Agim edhe nė mėnyrė  procedurale!... Vėrtetimi nga Kosova erdhi me 5 shkurt 2001.ku thuhej pėr rėnien e  Agimit si dėshmor i Kombit. Unė shkova nė komunė, kėtu nė Cyrih dhe e dėrgova  vėrtetimin. Puntorja sociale mė tha : Danke Frau Bajrami das ist wunderbar,(  Faleminderit zonja Bajrami kjo ėshtė mrekulli)! Po ēfarė mrekullie, mendova , nė  vend qė tė mė ipte forcė, ajo u gėzua qė ia dėrgova vėrtetimin qė ta kryej  shkurt punėn e saj. Derisa po prisja nė dhomėn e pritjes unė po shikoja njė  album me kostume tė reklamave tė njerėzve tė vdekur. Unė kurrė asnjėherė nuk  jam ligėshtuar se atė ditė Punėtorja sociale ma bėri me shenj tė hyja nė  zyre. Ajo erdhi me plot dokumente nė duar.Punėtorja sociale mė ofroi librin e  tė vdekurve. Nėnshkruani, ju lutem mė tha. Aty mė lėshoi fuqia dhe fillova  tė qaj mbi libėr, ndėrsa fleta e librit u lag e tėra nga lotėt e mi. Unė  duhej tė nėnshkruaj ndarjen e pėrjetshme me Agimin dhe duhej ta vėja  nėnshkrimin tim pėr tė deklaruar se Agimi ka vdekur. Sepse, nė kėtė zyrė po flitej  tė kryhej njė procedurė, ndėrsa nė shpirtin tim dhe nė shpirtin e Kosovės,  Agimi ėshtė pėrherė i gjallė , mendova. .Ky ishte momenti mė i rėndė dhe mė  fyes pėr mua mbas gjitha atyre pėrjetimeve qė kisha pėrballuar mė herėt.

KUSH DO TĖ BESONTE SE RRUGĖT DO TĖ MBUSHEN PROTESTA!

Sot e vazhdoj jetėn kėtu ku jam. Nė Cyrih. Tani sė shpejti do tė  dalė nga botimi njė libėr monografik kushtuar jetės dhe veprimtarisė sė  Agimit nė pėrgatitje tė poetit Isuf Sherifit. Nė libėr do tė flitet gjerėsisht  pėr Agimin si veprimtar i hershėm i ēėshtjes kombėtare, si pjesėmarrės i  demonstaratave 1981, si i burgosur politik, si anėtar i LPK , pėr rėnien e tij  heroike, pėr titullin nga SH.P.i UĒK: Gjeneral-Major etj. Paj ēka tė them pėr pozitėn e familjeve tė dėshmorėve. Kur nuk njihet  vlera e UĒK, si ta kuptoj unė pėr ēka luftoi Agimi dhe dėshmorėt e tjerė.  Dėshmorėt nuk e kanė dhėnė jetėn pėr njė Kosovė tė padefinuar. Me tė thėnė tė  drejtėn, ėndėrra e Agimit gjithnjė ka qenė bashkimi me Shqipėrinė. Kjo gjendje  qė ėshtė sot nuk ishte qėllimi i Agimit , por as i dėshmorėve tė tjerė.  Askush nuk kemi besuar se akoma duhet tė diskutohet se ēfarė statusi duhet tė  ketė Kosova. Askush nuk ka besuar se akoma duhet tė mbushim rrugėt me  protesta. Na i marrin luftėtarėt nėpėr burgje etjera gjėra plot tė dhimbshme po  ndodhin tek ne shqiptarėt!!! Sa i pėrket interesimit si njė grua e dėshmorit  apo si njė familje e dėshmorit, falenderoj disa shokė tė Agimit qė kanė  ndihmuar ngapak fėmijėt e mi. Pastaj unė jam nė Zvicėr. Edhe kėtu psh. kur  mbahen tubime tė bashkatdhetarėve e manifestime tė ndryshme tė rrallė janė ata  organizatorė qė mė dėrgojnė ftesa pėr pjesėmarrje. S?ka ndonjė interesim tė  jashtėzakonshėm. Por , me rėndėsi sot ėshtė se Agimi mė sė paku mė takon mua. Ai ėshtė  dėshmor i kombit dhe nderimi e lavdia bien nė emrin e tij.

U pėrshėndetėm me Zarijen dhe fėmijėt e saj pėr ditė mė tė mira. Gjatė  udhėtimit tim pėr nė Luzern mu kujtua Agimi, ashtu njė fytyrė e dashur siē ishte  gjithnjė i dashur me tė gjithė miqtė e tij. Ai dinte tė tė respektonte. Dhe nė  njė tubim tė LPK-sė nė Volkshaus nė Cyrih, nė fund tė vitit 1997,isha me  Metushin, Reshatin dhe Agimin. Duke biseduar, Agimi me pamjen e tij tė thellė  mendimtare na tha:? paj, kur bėhet luftė, nuk e di kah do tė shkonte Kosova pos nė  Shqipėri...?