|
Zgjedhjet mbaruan: PO TANI...?
Edhe krahas gjithė asaj qė si farsė paszgjedhore na e pėrgatisin "vėllai Lube" dhe tė tjerėt, zgjedhjet parlamentare pėrfunduan dhe tė mposhturit tashmė dihen. Maqedonia i dha fund njė periudhe dramatike nė historinė e saj dhe falė pėrcaktimit tė qytetarėve tė saj duket se po nis ndėrtimin e shoqėrisė sė saj mbi baza tė tjera nga ato tė tanishmet. Dhe sa mė shpejtė qė ta kuptojė dhe pranojė kėtė lidershipi i saj i vjetėr e i ri, aq mė mirė do tė jetė pėr Maqedoninė">
Zgjedhjet parlamentare 2002 kanė mbaruar. Tri tė katėrtat e elektoratit nė njė atmosferė demokratike dhe korrekte doli dhe e dha votėn e vetė pėr ata qė duhet ta udhėheqin shtetin gjatė katėr viteve tė ardhshme. Cirku qė na e pėrgatisin ditėve tė fundit ata tė cilėt e humbėn besimin e votuesve kėtu nuk mund tė ndryshojė asgjė e aq mė pak mund tė ndikojė nė atė qė ėshtė para nesh.
Ēfarė na sollėn kėto zgjedhje?
Sė pari nė mėnyrė tė pamėshirshme e pastruan zhurmėn e cila sundonte nė skenėn e kėtushme politike. Elektorati tregoi se di tė dėnojė dhe paralajmėroi se kėtė do ta bėjė edhe mė tutje nė mėnyrė edhe mė tė shpejt dhe edhe mė tė pamėshirshme. Si lojtarė tė rėndėsishėm mbetėn katėr blloqe politike dhe pyetje e tyre "tė jesh ose tė mos jesh", qėndron nė atė qė tė dėshmohet se e meritojnė besimin e fituar.
Porosia qė nė planin politik e shprehėn votuesit ėshtė po ashtu e qartė. Janė nxjerrė mėsimet nga ngjarjet dramatike tė 18 muajve tė fundit. Ćshtė kaluar faza e ndieshme e ballafaqimit tė sėmurė emocional me realitetin e ri, themelet e reja mbi tė cilat qėndron shoqėria janė reale dhe tė patejkalueshme.
Marrėveshja e Ohrit, sado qė tė jemi tė pakėnaqur me atė qė e pėrmban, nga votuesit ėshtė pranuar si pikė kyēe fillestare. Kėto zgjedhje i humbėn ata qė nuk i pranonin, angazhoheshin pėr revidimin e saj, madje edhe anulimin e saj tė tėrėsishėm. Tė tillė kishte edhe nė mesin e politikanėve edhe nė mesin e mediumeve dhe gazetarėve, ata tė cilėt ndikojnė mbi mendimin publik. Tė parėt votuesit i mėnjanuan nė margjinat e jetės politike, tė dytit atje do tė gjenden nėse nuk kuptojnė se funksioni i tyre ėshtė qė tė informojnė pėr ngjarjet politike, e jo tė njėjtat t`i krijojnė.
Pėr dallim nga tė gjitha zgjedhjet e deritashme, pėr kėto zgjedhje mund tė thuhet se nė mėnyrė modeste, por tė qartė treguan heqje dorė nga veprimi politik nė kuadėr tė qarqeve tėrėsisht tė ndara dhe tė mbyllura etnike.
Deri tani beteja politike zhvillohej pėr pėrfitimin e pozitės ekskluzive pėr ta prezentuar mbarė bashkėsinė etnike nė praktikimin e pushtetit sė bashku me ata qė i prezentonin "tė tjerėt".
Oferta e pikėpamjeve politike para kėtyre zgjedhjeve dhe nė mjediset e ndara mbi baza etnike ishte me parashenja tė ndryshme politike. Edhe maqedonasit edhe shqiptarėt nė mesin e partive tė tyre etnike kishin rastin tė zgjedhin nė mes ofertave tė ndryshme politike. Dallimet tė cilat ekzistonin ndėrmjet Bashkimit Demokratik pėr Integrim dhe Partisė Demokratike Shqiptare - pėr shembull lidhur me Marrėveshjen e Ohrit, tė arriturat e saja ose nevoja e pėrqendrimit nė implementimin e saj - ishin shumė mė tė mėdha se ē'ishin dallimet ndėrmjet tyre dhe atyre maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE. Dhe e kundėrta - nė mėnyrė identike tė mėdha ishin dallimet tė cilat ekzistonin ndėrmjet kėtyre rivalėve nė palėn maqedonase.
Qėndrimet e BDI-sė lidhur me karakterin e shtetit ishin mė tė afėrta me ato tė partive maqedonase sesa me ato tė Partisė Demokratike Kombėtare. Shumė tė ndryshme ishin pikėpamjet e LSDM-sė dhe VMRO-DPMNE-sė rreth asaj se i kujt ėshtė shteti dhe kush duhet ta udhėheqė.
Edhe nė kėto zgjedhje parlamentare, sikurse nė ato tė mėparshme, vendimtare ishte pakėnaqėsia e elektoratit me praktikimin e pushtetit nga ana e atyre qė e kishin. Duke i dėnuar ata, votuesit e shpėrblyen opozitėn duke ia dhėnė tė drejtėn qė ta drejtojė shtetin gjatė katėr viteve tė ardhshme. Por, nuk duhet harruar se votuesit janė pėrcaktuar edhe ndėrmjet opcioneve "implementim i tėrėsishėm i Marrėveshjes sė Ohrit", "Maqedonia si shtet i pėrbashkėt" dhe "radikalizmi verbal", "Kėrkesat tė cilat Ohri nuk i plotėsoi" dhe "ėndrra pėr bashkim kombėtar". Siē ua dhanė votuesit besimin atyre tė cilėt po ashtu janė pėr implementimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, pėrkundėr potencimit tė saj si burim tė tė gjithė tė kėqijave tė ardhshme pėr Maqedoninė ose akuzat kundėr mbarė botės e cila Marrėveshjen na e imponoi nė pajtim me ākomplotinā e pėrgatitur kundėr maqedonasve dhe shtetit tė tyre nacional, sikurse mund tė dėgjohet aty-kėtu.
Dhe nuk ėshtė e parėndėsishme qė votuesit nuk e pranuan thirrjen politiko-ditore tė ikonografisė kuqe-zi tė āshqiponjaveā tė Skėnderbeut dhe āluanėveā tė VMRO-sė por vendosėn pėr shenjat jonacionale, sipas ngjyrave dhe simboleve, tė partive fituese nė zgjedhje.
Dhe, ē'ka mė tutje?
Para zgjedhjeve - nė ashpėrsinė e fushatės parazgjedhore, por edhe kur u pa se kush si ka kaluar nė zgjedhje - (keq)pėrdorej tema se kush me kė do tė koalicinojė nė Qeverinė e re. Fitohet pėrshtypje se ēdo marrje me kėtė mjegull dhe ata tė cilėt e prodhojnė duke dashur qė nė turbullirė tė fitohet diēka ėshtė jofitimprurėse pėr tė mos thėnė e kotė.
Nuk ka kurrfarė dilemash se kush janė fituesit nė zgjedhjet. Dhe pėrse ata fituan pėrkrahje.
LSDM-ja si prijėse e koalicionit "Pėr Maqedoninė" nėse do tė dėshironte tė mbetet nė ujėrat etnike do ta pranonte ofertėn e koalicionimit etnik maqedonas. Sado qė tė dukej e rrezikshme kjo para zgjedhjeve, ajo megjithatė luajti nė kartėn e Maqedonisė tė mbėshtetur nė implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit.
Nė shoqėrinė e cila ende ėshtė thellėsisht e ndarė mbi baza etnike, besimin e shqiptarėve, si popullatė mė e madhe pas maqedonasve, padyshim e fitoi BDI-ja.
Nė Maqedoninė postohridase, pozita e fituesit nė zgjedhje si parti e komuniteteve tjera deri nė fund e relativizon koncentrimin e fuqisė. Ćshtė tejet e parėndėsishme pėr partinė politike shqiptare se a do tė jetė nė Qeveri ose jo. Mekanizmi i ri kushtetues ia jep fuqinė e re tė vėrtetė nėse ajo e ka shumicėn ndėrmjet "tė vetėve". Asnjė ligj i rėndėsishėm nuk mund tė miratohet pa gjysmėn e votave tė tyre dhe kėtu mund tė ndryshojnė gjėrat me futjen nė Parlament tė pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tjera etnike pėrmes koalicionit "Pėr Maqedoninė".
LSDM-ja e promovoi dhe e praktikoi pėrcaktimin politik qė nė Qeverinė e Maqedonisė gjithmonė tė ketė parti politike shqiptare, sipas mundėsisė ajo qė ka fituar pėrkrahjen mė tė madhe tė elektoratit. Do tė ishte baraz me vetėvrasje politike qė tani pas kėtyre zgjedhjeve parlamentare tė hiqet dorė nga pėrcaktimi i tillė. Fakti qė mundėsitė pėr zgjedhjen e partnerit shqiptar pėr shkak tė rezultateve zgjedhore praktikisht janė barazuar vetėm me BDI-nė, nė shikim tė parė i komplikojnė punėt.
LSDM-ja nė mėnyrė racionale politike do ta pranojė BDI-nė pėr partner tė saj qoftė nė Qeveri, qoftė nė Parlament. Mė lehtė ose pak pėr shkak tė opinionit maqedonas mė vėshtirė, me ose pa ndihmėn e sugjerimive tė faktorit ndėrkombėtar, veēmas tė SHBA-ve.
Ćshtė pėr pėrdorim dhe nė funksion vetėm tė politikės ditore logjika "Ahmetin nuk e duam, BDI-nė do ta pranojmė". Ćshtė e qartė se Ahmeti ėshtė BDI-ja. Ndėrsa BDI-nė e zgjodhi pjesa mė e madhe e shqiptarėve nė Maqedoni dhe kjo thjesht nuk mund tė injorohet. Nėse kjo kuptohet dhe respektohet lehtė, ėshtė e mundshme marrėveshja duke pėrfshirė atė qė do tė nėnkuptonte edhe hapa taktike qė tė mos iritohet nė mėnyrė tė panevojshme pjesa e opinionit te vetė publik.
huazuar nga
revista "Klan"
|