Maqedoni, media rindez ethet e luftės

    


Ndėrkombėtarėt pėrjashtojnė mundėsinė e njė konflikti tė ri. Edhe partia shqiptare nė koalicion 

Tetovė - Sipas disa mediave nė Maqedoni AKSH-ja njė formacion i ri ushtarak po pėrgatitet pėr njė tjetėr konflikt tė armatosur. Nė opinionin maqedonas po diskutohet pėr njė pranverė, e cila do tė rindezė fitilat e luftės. Por njė gjė e tillė ėshtė hedhur poshtė kategorikisht nga autoritetet ndėrkombėtare nė Maqedoni. “S’do tė ketė luftė tė re nė Maqedoni, e as qė ekziston kėrcėnim pėr sigurinė e vendit”. Kėshtu kanė deklaruar pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Maqedoni, duke i komentuar tė dhėnat e publikuara nė media pėr “ofensivė pranverore” tė AKSH-sė. Ndėrsa Ministria e Punėve tė Brendshme e Maqedonisė pėrmes zėdhėnėses sė saj, Mirjana Kontevska ka pohuar dje se nė rajonet e mėparshme tė krizės ekzistojnė grupe tė armatosura, por ajo pėrjashton organizimin e tyre duke i konsideruar grupe tė vogla. Ajo madje saktėsoi dje se kėto grupe ndodhen nė rajonin e Tetovės dhe tė Kumanovės. Sipas saj, deri mė tani pas tyre nuk ėshtė paraqitur asnjė organizatė apo parti politike. “Kėto banda kriminogjene shpesh i ndėrrojnė fshatrat, qė do tė thotė se nuk kanė pėrkrahje nga popullata vendase dhe se bėhet fjalė pėr grupe tė vogla nė rajonet e mėparshme tė krizės”, -ka thėnė Kontevska.
Nga ana tjetėr edhe nė Bashkimin Demokratik pėr Integrim (BDI), parti pjesėmarrėse nė qeveri, thonė se nuk kanė njohuri pėr ekzistencėn e formacionit tė quajtur AKSH. “BDI nuk ka njohuri pėr veprimin e tė ashtuquajturės AKSH nė rajonet e mėparshme tė krizės”, - ka thėnė zėdhėnėsja e BDI-sė, Ermira Mehmeti, duke kujtuar se Ushtria Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) ėshtė shpėrbėrė mė 26 shtator tė vitit 2001 dhe se nuk ka formacione tė organizuara ushtarake nė terren. Sipas pėrfaqėsuesve tė NATO-sė, OSBE-sė dhe BE-sė, situata e sigurisė nė Maqedoni ėshtė e stabilizuar dhe po pėrmirėsohet, se nuk do tė ndodhė “ofensivė pranverore” dhe se nuk do tė ketė luftė tė re.Vlerėsimet e pėrbashkėta tė pėrfaqėsuesve tė bashkėsisė ndėrkombėtare tė pranishėm nė Maqedoni janė se nuk do tė ketė konflikt tė ri shqiptaro-maqedonas. Sipas tyre, situata nė Maqedoni ėshtė stabile dhe ėshtė duke shkuar nė drejtim tė pėrmirėsimit, por ka akoma grupe tė armatosura nė terren. “Akoma ekzistojnė grupe nė rajonet e Tetovės dhe Kumanovės, tė cilat po u shkaktojnė probleme banorėve tė atjeshėm, por ata nuk janė kėrcėnim pėr situatėn e pėrgjithshme tė sigurisė nė vend”,- ka thėnė dje zėdhėnėsi i NATO-s, Craig Ratcliff. Ai ka ftuar njerėzit, posaēėrisht banorėt e kėtyre rajoneve qė tė bashkėpunojnė me policinė, sepse nė kėtė mėnyrė kėto grupe do tė dekurajohen. “Nuk do tė ketė luftė tė re nė Maqedoni”, ka qenė e vendosur nė deklaratėn e saj zėdhėnėsja e BE-sė nė Maqedoni, Clarisse Pasztory. Edhe zėdhėnėsi i OSBE-sė, Volfgang Greven ka thėnė se nė analizat e kėsaj organizate nuk ka argumente pėr pėrgatitje tė njė “ofensive pranverore”. “Bashkėsia ndėrkombėtare nuk do tė duhej qė tė fliste aq shumė pėr kėtė ēėshtje, me qėllim qė tė mos zgjojė idenė qė dikush ta bėjė kėtė”, -ka thėnė Greven. Dje pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Maqedoni kanė pėrshėndetur aksionet e policisė kundėr trafikut tė qenieve njerėzore si dhe planin veprues tė qeverisė pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, tė miratuar tė hėnėn. /Nga Ylber Lili/ Tetovė