|
Mr. Vebi Xhemaili-Tetovė
Simpozium shkencor:
Luftėrat e Skėnderbeut nė Pollog
Pollogu si njė krahinė e vogėl por tejet e rėndsishme njihet shumė heret nė histori, posaēėrisht ka qenė e pėrshkruar nga komandantė e strategė tė luftrave tė ndryshme qė nga periudha ilire e deri mė sot. Pastaj kėto luftra vazhdojnė pa ndėrprer me dyndjen e sllavėve nė kėto troje ku janė tė njohura luftratė bizantine kundėr plaēkitėsve sllavė tė cilėt pasi e pushtuan Dardaninė me qytetet kryesore tė saja: si Naisusin (Nishin) Skupin-Skopin (Shkupin) Manastirin u vėrsulėn drejtė Selanikut.
Qysh nė atė kohė tė hershme mesjetare nė trevėn e Pollogut gjendeshin lokalitete tė shumta mbi 27 fshatra. Nė anėn e Sharrit mė tė njohura ishin kėto lokalitete: Gradeci, (Draudrakum), Pirgosi (Piroku), Leshka etj. Si qendra mė tė njohura nė Pollog kah shekulli XII pėrmenden Leshka dhe Piroku, tė cilėt kanė qenė qendra tė rėndėsishme ekonomiko-politike para shekullit XII. Kah fundi i kėtij shekulli nė kėto anė kalojnė ushtritė e kryqėzatės sė III tė shoqėruara nga udhėheqėsi i dinastisė serbe Nemanja Plak. Nė kėto rrethana kėto vendbanime nė Pollog me fshatrat e saj janė djegur deri nė themel nga ushtria serbe e cila erdhi nė kėto anė pėr sė pari herė si pėrcjellse e Komandantit Frederik Barbarosa, qė nė atė kohė ishte komandant i kryqėzatave. Ky kaloi nėpėr fushėn e Pollogut duke rrethuar Gradecin e lashtė, tė cilin e mbajti tė rrethuar pėr tre ditė rresht por nuk arriti ta pushton. Prej nga vazhdoi rrugėn pėr nė Kostandinopol kah Ohri.
Pėr lokalitet e lashta qė kanė egzistuar nė fushėn e Pollogut flet edhe gjeografi i njohur arab i Idriz, icili nė shekullin e XII i vizitoi Maqedoninė dhe fushėn e Pollogut.Ky nė kėtė rast fshėn e Pollogut e quajti Bollog.
Poashtu edhe studjuesit sllav merren me etimologjinė e fushės sė Pollogut, duke e pagėzuar me emra tė llojllojhėm me teza tė pa definuara si duhet nė aspektin shkencor. Ata mundohen qė fushėn e Pollogut ta spjegojnė sipas fjalorit tė tyre sllav Po-logu, (Bozhja shuma)qė do tė thotė vend i pasur me male apo i mbuluar me male.
Fusha e Pollogut shtrihet nė Perėndim tė Shkupit dhe lidhte rrugėt Prizren-Tetovė-Shkup dhe rrugėn e vjetėr Durrės Ohėr Kėrēovė Gostivar-Tetovė-Shkup.
Por rruga qė ēonė Shkup Gostivar Dibėr, kjo rrugė qė kalonte rrėnzė Malit tė Thatė mbi grykėn e Dėrvendit, duke u lidhur me Gostivarin e ka shfrytzuar shpeshherė edhe Leka i Madh siē e quqnin turqit Skėnderbeun. nė luftra kundėr turqve. Me ardhjen e turqve ata e rriparuan kėtė rrugė. Pėr kėtė arsye mė vonė nga popullata e kėsaj ane u pagėzua Stamboll-Xhade.
Pas rėnjes sė Shkupit nėn sundimin turk mė 6 janar tė vitit 1391, sipas studiuesve bullgarė, ndėrsa studiuesi i ri shqiptar Mr. Qerim Dalipi, duke bėrė njė studim tė mirfilltė shkencor nė librin e tij, Inkursionet osmane nė trevat shqiptare deri mė1402, mbronė shkencėrisht nė mėnyrė tė argumentuar se Shkupi u pushtua nga ushtria osmane kah fundi i vitit 1391 dhe fillimi i vitit 1392 (mė 6 janar 1392), duke u mbėshtetur nė tė dhėnat e historiografisė mė tė re kohore.
Pas pushtimit tė Shkupit edhe krahina e fushės sė Pollogut me qytetet Gostivar e Tetovė, ra nėn sundimin e ushtrisė osmane.
Pas rėnjes sė vendeve tona nėn sundimin osman fillon njė epokė e re e popullatės shqiptare nėn adminisrtratėn e Perandorisė turke. Nė kėto rrethana tė reja politike u ndryshua nė tėrėsi struktura e popullsisė shqiptare, duke u asimilur pėr turq, qė flasin defteret osmane pėr regjistrim. Nė kėto dokumente turke pėr afėrsisht deri vitin1455, Shkupi dukej kėshtu: me 511 familje muslimane dhe 339 familje tė krishterė. ku shumica nga kėta familje ishin shqiptarė tė krishter, katolikė apo ortodoks.(V.XH).
Rreth vitit 1440 nė Provincėn e Maqedonisė dhe nė disa krahina tė Shqipėrisė u zbatua krejtėsisht sistemi timaro-spahilluk Nė Shqipėri nuk ngeci asnjė lagje qyteti apo fshati pa u pėrfshi nė njerin nga tri llojet e sundimit feudal:-has, zeamet, ose timar. Nė fillim nė Krahinėn e Maqedonisė ishin: Pashėsanxhaku, Sanxhaku i Ohrit dhe ai Qustendilit. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVI nga Pashasanxhaku u ndanė dhe u formuan dy sanxhaqe tė veēuara i Selanikut dhe i Shkupit. Nė kuadėr tė Sanxhakut tė Shkupit u bashkuan nahitė e Shkupit, Tetovės, Kėrēovės dhe Prilepit.
Pushtimi i tokave tė Shqipėrisė, fillon nga Shkupi, thotė studiuesi gjerman Peter Batrl, e cila u shoqėrua me njė rezistencė tė fortė.
Por shumė shpejtė pas rrėnjes sė Shqipėrisė nėn sundimin osman, fillon shtimi i paknaqėsisė duke u shoqėrua me njė varg kryengrytjesh,nga popullata shqiptare, duke filluar nga viti 1432 deri nė vitet1438 nėn udhėheqjen e disa feudalėve nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut.
Nė vitin 1432 fillon kryengritja nė Shqipėrinė e Mesme e udhėhequr nga Andrej Topija, e cila u shua me gjak nga ushtria osmane. Sipas studiuesve sllav, kjo kryengritje ėshtė shtrirė edhe nė mesin e shqiptarėve tė Maqedonisė Perėndimore ku bėnė pjesė edhe fusha e Pollogut, me qytetet Tetovė dhe Gostivar. Por mė e theksuara ėshtė ajo e vitit 1440 kur Skenderbeu u emrua pėr drejtues (Sanxhakbej),tė Dibrės me rrethinė, ku pati mundėsi tė kontaktojė me popullsinė e kėsaj ane dhe tė shohė disponimin e popullatės shqiptare pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme.
Pas betejės sė Nishit, Skenderbeu me 300 luftarė pas shtatė ditė rugėtimi arriti nė Dibėr, prej kah vazhdoi rrugėn pėr nė Krujė. Kjo ngjau mė 13 nėntor 1443. Prej kėsaj date fillon pavarėsia e Shqipėrisė dhe periudha mė heroike e popupllit Shqiptar. Shėnon nė librin e vetė Vlladan Gjorgjeviēi. Ky armik i pėrbetuar i Shqipėrisė e pranon Skenderbeun si komandant, por shton se ushtria e Skėnderbeut pėrbahej nga popullata serbe, e cila nė atė kohė e kishte vėrshuar Shqipėrinė nga tė gjitha anėt.Ndėrsa pėr betejėn e Nishit mė 1443 nuk i pėrmendė fare hungarezėt dhe Janosh Huniadin. Por potencon kėtė betejė e fituan serbėt.
Pas marrjes sė Krujės Ushtria e Skėnderbeut pėr njė muaj ēliroi tėrė territorin qė mbante dikur nėn kontrollin e vetė babai i tij Gjoni. Duke u zgjeruar nga Dibra, Gostivari, deri nė Tetovė. Pasi edhe nėna e tij Vojsava ishte nga fusha e Pollogut. Mė konkretisht, nga qyteti i vjetėr Iliro-Romak i ashtuquajtur Draudrakum, qė nga Mesjeta e herėshme njihet me emrin e Gradecit tė sotshėm. Pra, territori i i shtetit tė Skėnderbeut shtrihej nė ato kufij qė posedonte dikur babai i tij. Por i zgjeruar me njė marrėveshje tregėtaro-doganore qė lidhi ai mė 1426 me Republikėn e Raguzės, tė cilėn e ka nėnshkruar nė emrin e vetė dhe tė djemėve tė tij. Kufijt e kėtyre zotėrimeve pėrcaktoheshin prej Shufadaje nė jugė tė Lezhės, e prej Rodonit nė bregdet deri nė Prizren. Nga ana tjetėr nė zotėrimet Gjonit bėnte pjesė edhe Krahina e Rekės nė Verilindje tė Dibrės, qė kufizohej me Gostivarin. Pra kėto territore ishin tė bashkuara deri nė vdekje tė Gjonit, qė pėrafėrsisht ka vdekur nė mes viteve 1437-1440. Kjo datė e vdekjes sė babait tė Skėnderbeut sipas historiografisė shqiptare nuk mund tė merret si e saktė, pasi babai i Skėnderbeut nė bazė tė burimeve mė tė reja ka vdekur mė vitin 1437.
Pra kėto territore Skėnderbeu do tė tentojė ti rruaj nga inkursionet turke nė Maqedoni duke filluar nga gryka e Dėrvendit qė lidhė Shkupin me Tetovėn deri nė Liqenin e Ohrit, duke pėrfshi kėto qytete: Tetovėn, Gostivarin, Kėrēovėn, Strugėn me rrethinėn e Ohrit.
Kryengrytjet e shqiptarėve qė shpėrthyen gjatė kėtyre viteve nė Shqipėri kurr nė kėto troje sundonte babai i Skėnderbeut. Dhe disa suksese tė principatave shqiptare tė cilat pastaj u shtypėn me njė egėrsirė tė paparė nga turqit. Kėto veprime barbare lanė te Skėnderbeu njė zemrim tė thellė shpitėror, me plotė trauma psikologjike, duke filluar moshat e reja tė popullatės shqiptare e nė veēanti nė familjen e Kastriotėve e posaēėrishtė nė vetė Lekėn e Madh-Skėnderbeun. V.XH).
Nė kėto rrethana tejet tė vėshtira kryengritėse e nė veēanti feudalėt shqiptarė nuk mund tė duronin sundimin e e vrazhdė turk, kėrkonin nga familja e kastriotėve qė tė dėrgonin dėrgonin njerėz tė besueshėm te Skėnderbeu nė Adrianopojė, duke e ftuar qė tėkthehej nė nė Shqipėri pėr vazhdimin e luftės kryengritėse pėr ēlirim nga zgjedha turke e tėrė Shqipėrisė dhe bashkimin e principatave feudale nė njė shtetė tė pėrbashkėt me njė mbret trashėgues.
Sipas disa burimeve mė tė reja italiane Skėnderbeu ka qenė nė Shqipėri para vitit 1440, menjėherė pas vdekjes sė babait 1437-1440.Gjatė kėsaj periudhe si duket sulltani e shton dyshimin nė veprimin e Skėnderbeut, pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Prandaj sulltani jep urdhėr pėr emrim tė rri, qė Skėnderbeu tė largohet nga Shqipėria dhe emrohet pėr Sanxhakbej nė Nikopol, krahinė nė Bullgari, qė ishte mė afėr Edrenes dhe vetė sulltanit.Kjo argumenthet edhe nė veprimtarinė diplomatike,tė shtuar tė Skenderbeut. Pasi ky kishte filluar ti shpeshtojė edhe kontaktet interne me Venedikun, Raguzėn. Skėnderbeu u pėrpoq tė afrohej edhe me Napolin. Kėtė veprimtari tė dendur diplomatike e ka shėnuar kronisti italian Donado da Lece.
Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave mė tė reja historiografike diplomacia e Skėnderbeut kishte filluar mė parė se ai tė kthehet nė Shqipėri nė vitin 1443, duke i bėrė tė ditur fshehurazi mbretit Alfons,: se ishte dėshira e tij ta ēlironte Shqipėrinė kundėr turqve. Pra Skėnderbeu e kishte pėrgaditur terenin kundėr turqve dhe priste momentin e volitshėm, Ky rast u paraqitė pas betejės sė Nishit mė 1443.
Nė anė tjetėr edhe papa Eugjeni i IV ishte shumė i interesuar pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme nė Shqipėri,se ai tani mė ishte i bindur se me shqiptarėt dhe Skėnderbeun qė kishte pėrsosur artin ushtarak nė Turqi. Pasi ky ishte njohės i mirė i operacioneve luftrake tė ushtrisė tė turke, pasi ishte shkolluar sė bashku me Mehmetin dhe nė beteja ishte treguar mė i mirė se ai.
Pra,Vetėm te Skėnderbeu dhe heroizmin e tij egzistonte shpresa se do ta ndalonte depėrtimin osman kah Italia dhe Europa qėndrore. Prandaj ai mbante lidhje intensive me peshkopėt katolikė nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė dhe me bujarėt shqiptarė, Gjergj Arianitin, por edhe me Skėnderbeun.
Thyerja e ushtrive turke nė afėrsi tė Nishit i dha shkas Skėnderbeut tė tė zbatonte planin e tij tė pėrgaditur prej kohėsh sė bashku me 300 kalorės shqiptarė tė repartit tė tij dhe i shoqėruar nga i vėllaj Stanishi dhe nipi Hamza Kastrioti,tė cilėt pas disfatės sė Nishit, e braktisin fronin dhe nisen nė drejtim tė Dibrės, ku arrinė pėr shtatė ditė. Duke marė me vete njė ferman tė remė kinse ia kishte nėnshkruar sekretari i vulės sė sulltanit qė e shoqėronte Bejlerbeun Kasam Pasha, me tė cilėn urdhėrohej Subashi i Krujės ti dorėzonte Skėnderbeut kėshtjellėn.
Skėnderbeu kudo u pritė si ēlirues, ai pasi e mori Dibrėn, u nisė pėr nė Krujė, kudo nė viset e posa ēliruara u hoq flamuri turk dhe u ngritė flamur i kuq me shkabėn e zezė dy krerėshe. Pra kudo valonte flamuri i Kastriotėve.
Pas marrjes sė Krujės, Skėnderbeu u nisė nė krahinat e Matit e Dibrės, ku bėnin pjesė edhe fusha e Pollogut me qytetet Tetovė e Gostivar. Pra fuhsha e Pollogut bėnte pjesė nė zotėrimet e Kastriotėve. Mė 27 nėntor Skėnderbeu arriti vetė nė Krujė, tė nesėrmen mė 28 nėntor1443 nė saje tė pėrkrahjes sė madhe qė gjeti, nė popull, u shpallė zot i Principatės sė lirė dhe tė pavarur tė Kastriotėve me qendėr nė Krujė. V.XH.).
Nė ēlirimin e shpejtė tė principatės rol tė rėndėsishėm luajtėn masat e gjėra popullore, thot Barleci nė fjalėt qė u tha atė ditė krutanėve nė Krujė: Lirinė mund ta kishit fituar me trimrinė tuaj edhe me njė ēlirimtarė tjetėr, se Shqipėrisė nuk i mungojnė burrat
Lirinė nuk u solla unė po e gjeta kėtu nė mesin tuaj
armėt nuk ua ngjesha unė, po ju gjeta tė armatosur, lirinė e kishit kudo, nė krahror, nė ballė, nė shpatė dhe nė ushtat
Pas mbajtjes sė Kuvendit mbarė kombėtar nė Lezhė ku pėr herė tė parė u bashkuan shqiptarėt nė historinė tonė. Kėtu nė nė kėtė kuvend historik u krijua Shqipėria feudale. Kuvendi shpalli Skėnderbeun pėr kryetar tė saj. Qė njėherit i takuan edhe ingerencat komandantit tė parė tė ushtrisė sė parė shqiptare, si komandant i pėrgjithshėm me titullkapiten i Pėrgjithshėm (Capitaneus Generalis).
Pas fitoreve tė njė pas njėshme tė Skėnderbeut, Sulltan Memeti i II vendosi qė sė pari ti jep fundė Kėshtjellės sė fundit tė Bizantit dhe sundimit tė saj qė pėrjetonte njė krizė tė mbrendėshme si politike dhe ekonomike. Sulltan Mehmeti vendosi qė kėsaj radhe tė vazhdojė rrethimin dhe me sulmin e pestė arriti qė ta pushtojė Konstandinopolin mė 29 maj 1453.
Poashtu nė anėn tjetėr sulltani vendosi tė dėrgojė nė Shqipėri Ibrahim beun qė tė hakmirej pėr disfatėn e rėndė qė kishin pėsuar Dalip e Hamza pasha njė vit mė parė nė betejėn e Modricės, mė 21 korrik 1452 ku u zu rob vetė Hamza pasha nga vetė Mojsi Golemi, me njė pjesė tė ushtrisė dhe shtabit, pjesa tjetėr e ushtrisė u vu nė ikje.
Skėnderbeu nė njė manovrim tė tė shpejtė ushtarak me Mojsi Golemin pėr dy orė arriti nė fushė betejė tė re nė vendin e ashtuquajtur Meēad aritėn tė rrethojnė ushtrinė e Dalip pashės e cila numronte mbi 15 mijė ushtarė. Nė kėtė betejė tė pėrgjakur u vra edhe edhe vetė Dalip pasha. Sipas kronistėve tė kohės nė kėto dy beteja u vranė mė shumė se 7000 ushtarė turq dhe u kapė njė material shumė i madh luftarak.Ndėrsa ushtria shqiptare humbi pėrafėrsisht njė mijė luftarė dhe shumė tė plagosur.
Beteja e Parė e Pollogut
Ushtria turke e udhėhequr nga komandanti Ibrahim beu u nisė me 14 mijė ushtarė nė derejtim tė Shkupit, pėr tė hyrė nė Pollog, kah Gryka e Dėrvendit. Ku e priste ushtria e Skėnderbeut, dhe mė 22 prill 1453 erdhi deri te beteja e njohur nė histori si beteja e Pollogut.
Pėr kėtė betejė tė zhvilluar nė fushėn e Pollogut, na jep njė pėrshkrim tė hollsishėm pėr shtrirjen e Pollogut dhe kufizimin e saj. Marin Barleti nė mėnyrė tė hollsishme e pėrshkruan fushėn e Pollogut me rrethinė duke e cituar se ajo rrethohet me male rreth e pėrqark tė ashtuquajtura male tė Pollogut. Sipas Barlecit turqit para se tė vendoseshin nė fushėn e Pollogut mė 22 prill kaluan qytetin e Shkupit qytet tė turqve tė ashtuquajtur-Shkup.
Por me keq ardhje mundė tė konstatojmė se edhe studjuesit shqiptarė nė studimet e veta Shkupin e pėrmendin si qytet tė turqve. (Kėta historian tė cilėt arkivistikėn turke e pėrdorin si kallup, nuk ėshtė mirė tė prezntohen si shqiptar). Por nė kėtė rast ėshtė e patjetėrsueshme tė theksohet se nė statistikat turke kanė qenė tė punsuar ekspert qė dinin tė favorizonin popullin turk dhe Perandorinė Osmane. Prandaj edhe statistikat turke flasin nė favor tė politikės sė asaj kohe, se popullata qė banonte nė qytetin e Shkupit nė vitin 1455 ishte nė pėrpjestim 2/1, me muslimanė. Nga kėta 516 familje, turke ndėrsa tė krishterė 339 familje, nga kėta shqiptarė tė krishterė,dhe njė pjesė e vogėl e sllavėve e tė tjerėve.( V.XH).
Beteja e Pollogut u zhvillua nė mes Gostivarit dhe Tetovės, Sipas Nolit beteja e Pollogut u zhvillua nė afėrsi tė Tetovės.
Ushtria turke pasi e kaloi grykėn e Dėrvendit u vendosė rrėnzė malit tė Thatė nė vijėn Merrovė-Stėrmnicė-mbi Zhelinė nė drejtim tė fshatit Ēellopek. Nė betejėn me ushtrinė turke fitoi Skenderbeu me njė taktikė tejet tė pėrsosur ushtarake edhe pse ushtria turke ishte shumė mė e madhe.
Skenderbeu sėbashku me Mojsi Golemin arritėn nė fushėn e Pollogut nė njė kohė shumė tė vėshtirė klimatike. Gjatė rrugės filloi njė shi shumė i fuqishėm. Por Komandanti i Pėrgjthshėm shqiptar Skėnderbeu dha urdhėr qė edhe nė ato kushte tė vėshtira tė marrshohet nga Gostivari, nėpėr fushėn e Pollogut duke iu afruar malit tė Thatė e mė konkretisht Skenderbeu zuri pozicione nė vijėn nė mes Ēegranit dhe dhe fshatit Vollkovi, me pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė u vendosė nė hapsirėn nė mes fshatrave Tenovė Radiovcė, pėrgjatė rrjedhės sė lumit Vardar. Nė kėto kushte me shi pas njė pushimi qė bėri ushtria turke, Ibrahim pasha dha urdhėr qė tė marrshohet nėpėr fushėn e Pollogut, nė drejtim tė Mokrės pėr nė Dibėr.
Nė kėtto rrethana tejet tė papritura Skenderbeu e sulmoi ushtrinė turke tė komanduar nga Ibrahim pasha, kurr ai fare nuk priste kėtė sulm se mundė tė sulmohej nė fushėn e Pollogut. Ushtria turke e ndryshoi drejtimin nė vend qė tė niset kah Gostivari pėr nė Dibėr filloi tė shkapėrderdhet dhe tė prapset ka gryka e Dėrvendit nė drejtim tė Shkupit. Kjo grykė mbaron deri para dyerėve tė Shkupit dhe ėshtė tejet e pėrshtatur pėr sulme nga tė dy anėte rrugės. Nė kėtė betejė ushtria turke pėsoi njė disfatė tė rėndė, duke lėnė njė numėr tė madh vrarė, qė sipas kronistėve tė kohės kalonte numrin mbi 3000 ushtarė dhe shumė tė plagosur. Nė kėtė betejė u vra edhe vetė Ibrahim pasha. Merritor pėr suksesin e madh tė kėsaj beteje padyshim ėshtė edhe Mojsi Golemi. Pas kėsaj beteje tė shkėlqyer nė Pollog, Skėnderbeu u kthye nė Krujė ku i vazhdoi bisedimet diplomatike me disa shtete tė Evropės.
Nė tė njetin vit Mehmeti i II arrinė ta pushton Kėshtjellėn e fundit tė Perandorisė sė Bizantit Kostadinopolin,(Islambollin), qė sot njihet me kėtė emėr Stamboll. Pushtimi i Kostadinopolit nga Sulltan Mehmeti u futi frigėn shteteve evropiane e nė veēanti Venedikut dhe mbretit tė Napolit, tė cilėt tė vetmin shpėtim e shihnin vetėm te Mbreti i shqiptarėve Skėnderbeu.
Kėta shtete tė Evropės nxitėn Skėnderbeun duke i premtuar ndihma tė mėdha. Pasi vetėm nė prisin e shqiptarėve ishin tė bindur se mundė tė mbrojnė Evropėn nga invadimi osman.
Skėnderbeu nė kėto rrethana tė favorėshme diplomatike pėr Shqipėrinė vendosi tė rrimkėmbte vendin. Sė pari tė sanonte fortifikatat e shkatruara nga ushtritė turke dhe tė rrikthente me ndihmėn e tyre teknike sė pari Svetigradin dhe Beratin. Me kėto fortifikata dominuese nė aspektin strategjiko-ushtarak, Skėnderbeu ishte i bindur thellė se do tė pėrgaditej mė mirė mbrojtja e vendit nga sulmet e ardhshme turke. Pėr kėtė arsye i thiri nė konsultim me komandantėt e vet.(kėshillin komandues). Tė cilėt erdhėn nė pėrfundim qė sė pari tė merret Berati e pastaj Svetigradi. Ndėrsa vetė Mojsi Golemi kėrkoi qė tė shkojė nė kufij pėr tė sigurar vendin nga ndonjė sulm i pa pritur nga ushtria turke.
Nė kėto rrethana kurr Shqipėria identifikohej me Skėnderbeun nga goja e Papės si shpėtimtar i vetėm i tėrė kristianizmit, papritmas u pėrhap lajmi se Mojsi Golemi ka tradhėtuar Skėnderbeun, Komandantin mė tė madh nė Historinė e Mesjetės dhe tė mbarė Evropės. Nga kjo tradhti Skėnderbeu pėsoi njė disfatė tė rėndė ku humbi mbi 6000 bashkluftarė, para dyerėve tė Beratit. Pėr kėtė ngjarje tė kobėshme, tė komandantit mė tė besueshėm tė Skėnderbeut, Historianja ruse Smirnova pėr katastrofėn e Beratit do shkruaj: katastrofa e Beratit bani njė jehonė tė keqe pėr pozitėn e Principatės shqiptare dhe pėr autoritetin e Skenderbeut shumė kush kujtoi se vepra e tij mbaroi.
Vitet 1455-1456 janė vite tejet tė vėshtira nė Sundimin e Skėnderbeut nė Shqipėri. Pas Mojsi Golemit edhe nipi i tij Gjergj Stres Balsha u shiti turqve nė tetor 1456 kalanė e Modricės pėr 30 000 dukatė tė argjenta.Pas tij u largua nga Skėnderbeu edhe Hamza Kastrioti bashkė me tė shoqen e fėmijėt. Ishin kėto grushte tė rėnda pėr Skėnderbeun qė e tronditėn shumė fortė, por nuk e thyen moralin e lartė luftarak tė Skėnderbeut.
Nė kėto ēaste shumė tė vėshtira pėr Komandantin shqiptar, e braktisėn edhe diplomatėt e huaj,tė akredituar nė zyrėn politike pranė Skėnderbeut nė Krujė. Kėta diplomat filluan tė humbin besimin nė rezistencėn e mėtutjeshme nė luftrat e Skėnderbeut kundėr turqve. Por kėtė vuajtje shpirtėrore Skėnderbeut e tejkaloi me njė fitore tė shkėlqyer kundėr tradhtarit dibran Mojsiut, i cili u nisė me 15 000 luftarė kah Maqedonia pėr nė Dibėr. Beteja zhvillua mė 18-20 maj 1456 nė fushėn e Oranikut, duke i shkatruar njė disfatė katastrofale mbi 10 000 tė vrarė, ndėrsa vetė Mojsi Dibra, pas dy muajve hiku nga Stambolli, pasi nuk munndė ti duronte fyerjet si shqiptar qė i bėrin turqit, u kthye nė Shqipėri, ku Skėnderbeu i madh ja fali jetėn pėr tradhtinė e bėrė.
Nė kėto rrethana tejet tė vėshtira politike nė Shqipėri, kurr shtetet e Evropės i kishin humbur shpresat pėr vetė mbrojtje. Papritmas nė vitin 1456 kemi edhe njė fitore nga Janosh Huniadi nė Beograd, mė mė 6 gusht 1456 Pėr fat tė keq tė botės sė krishter, pas kėtyre betejave tė shkėlqyera pas 7-8 ditėve papritmas nga ethet vdes Janosh Huniadi.
Pas vdekjes sė Huniadit 1456, Skenderbeu ishte njeriu mė i rėndėsishėm qė mbronte integritetin e shteteve kristiane para turqve.
Pushteti i Papės para sė gjithėve filloi tė shoh nė Skėnderbeun figurėn mė tė rėndsishme udhėheqėse tė planifikuar pėr komandimin e luftrave kryqėtare. Ky ishte shkaku qė vetė Papa Kaliksti i III, kėtė udhėheqės musliman e pagėzoi Atleta Christi.
Pas kthimit tė Skenderbeut nė vitin 1462 nga Napoli ku i siguroi Ferdinandit kurrorėn mbretėrore. Skėnderbeu nė Napoli themeloi edhe koloninė e parė shqiptare tė udhėhequr nga Demetrie Pepesi.
Me kthimin e Skenderbeut nė Shqipėri dhe ekspeditn e sukseshme tė Skėnderbeut nė nė Itali 1461-62 , Sulltan Mehmeti dėrgoi tri ushtri pėr ta mposhtur Princin e arbėrve dhe Komandantin legjendar Skėnderbeun. Ky gjatė vitit 1462 zhivilloi tri beteja tejet tė rėndėsishme kundėr turqve. Nė drejtim tė malit Mokra dėrgoi Sinan Pashėn, i cili u thye mė 27 gusht 1462, poashu edhe krahu i majtė i kėsaj ushtrie u thye pa arritur nė Dibėr, Husein beu.u kap i gjallė.
Pak ditė mė vonė nga Kosova (ėshtė fjala pėr Shkupin qė nė atė kohė ende njihej si qendėr e Dardanisė e pas beteės sė Kosovės nė vitin 1389 si qendėr administrarivee Kosovės, V.XH).),u nisė edhe Jusuf beu me 18 000 ushtarė, por u thye nė hyrje tė Pollogut pa arritur nė Tetovė .
Sulltan Mehmeti i II dėrgoi edhe ushtrnė e III nė krye me Karaxha beun i cili pa arritur nė Dibėr u thye shumė keq nė shtator tė vitit 1462 te beteja e Livadit (Livadhia e sodit), afėr Strugės.
Beteja e II e Pollogut
Kjo betejė u zhvillua nė verė tė vitit 1462. Jusuf beu kėsaj radhe tentoi me njė manovrim qė nga Shkupi tė hy nė Pollog, nga rruga e vjetėr qė lidhė Shkupin me Tetovėn nėpėrmes Grykės sė Kaēanukut, pėr rreth lumit Vardar kah Kalaja e Orashjes, qė me pzitėn e saj straregjike ėshtė pika mė dominuese nė hyrje tė fushės sė Pollogut, qė nga populli i vendit quhet Kalaja e Skėnderbeut.
Komandanti i shquar shqiptar qė nė kėtė kohė ishte shpallė mbojtės i tėrė krisherizmit, nuk lejoi qė ta mashtrojė njė komandant nga Anadolli. Ky arriti ta ndaj ushtrinė e vetė nė dy pjesė, duke sulmuar nga kalaja e Orashjes pėr rreth lumit Vardar ndėrsa me pjesėn dėrmuese tė kalorsisė e sulmoi ushtrinė turke mbi urėn e gurit nė fshatin Zhelinė nė drejtim tė grykės sė Dėrvendit. Ushtria e Jusuf beut e habitur nga ky sulm i furishėm i komandantėve tė Skėnderbeut nuk pati kohė qė tė zen pozicione pėr zhvillimin e luftės dhe filloi zbrapsjen e pa kontrulluar, ajo u tėrhoqė pėrgjatė grykės sė Dėrvendit, ndėrsa njė pjesė e saj kah fshati Radushė qė ēon nėpėr luginėn e Vardarit pėr nė Shkup, duke pėsuar humbje katastrofale. Komanda turke tentoi nė hyrje tė Shkupit tė bėnė rezistencė ushtrisė shqiptare, por nuk pati sukeses. Pozita strategjike e kėsaj ngushtice e vulosi fatin e betejės nė favor tė ushtrisė shqiptare.Pasi kjo zonė me pozitėn qė ka nuk lejon pėrhapjen apo zhvillimin e operacioneve luftarake dhe pėrdorimin e armatimit tė rėndė, deri nė hyrje tė Shkupit. Kėtė epėrsi gjeostrategjike, komandantėt e spikatur tė ushtrisė sonė kombėtare tė udhėhequr nga vetė Skėnderbeu arritėn ta ta shfrytzonin me pėrpikni deri para dyerėve tė Shkupit, duke i sjellur njė disfatė tė rėndė ushtrisė turke e cila nga fusha e Pollogut deri nė hyrje tė Shkupit la mbi 2 000 tė vrarė dhe disa qindra tė plagosur.
Kjo betejė e shkėqyer e Skėnderbeut nė Pollog duke i dėbuar turqit deri ppara dyrėve tė Shkupit i dha popullatės shqiptare kudo qė ishte shpresėn e ēlirimit nga sunduesit turq tė Anadollit.
Sulltan Mehmeti i dėshpruar nga disfata e Pollogut, me tė shpejtė nisi njė ekspedit tjetėr ushtarake me njė ushtri edhe mė tė madhe drejtė Shqiprisė nėn komandėn e Karaxha beut, shqiptarėt tė vendosur si ēdo herė pėr tė mbrojtur ēdo pllėmbė tokė i dolėn pėrpara te fusha e Livadit (Livadhisė), duke i shkėtuar njė disfatė tė rėndė. Pra kėtė vit kalendarik kurr mbushen 540 vite tė fitores sė Pollogut, Dibrės dhe tė Betejės sė Livadhisė. Me plotė krenari kėto fitore i pėrkujton: Tetova, Dibėra,Gostivari, Struga, e nė veēanti Livadhia. Pra kėto fitore janė tė tėrė popullit shqiptar, tė udhėhequr nga prisi i ynė legjendar Skėnderbeu.I cili nė ato kushte tė ngrytjes sė vetėdies kombėtare arriti tė themelon shtetin feudal shqiptar duke i bashkuar pėr herė tė parė shqptarėt nga tė gjitha trojet etnike, nga Shkupi deri nė Ulqin.V.XH)
Kėto suksese nė luftarake nė Shqipėri dhe fitorja e Skėnderbeut nė Napoli, ku arriti vetėm me 2 500 ushtarė tė mundė kundėrshtarėt e Ferdinandit, njėherit mikut mė tė sinqertė tė popullit shqiptar dhe tė vetė Skėnderbeut, ku erdhi deri te forcimi i i aleancės shqiptaro-napolitane.
Kėto fitore e forcuan pozicionin diplomatik tė Skėnderbeut nė arenėn ndėrkombėtare.
Marrėveshja Shqiptaro-turke nė Shkup
Paqa e Shkupit njihet nė histori si njė marrėveshje me rėndėsi tė madhe historike qė u nėnshkrua nė mes pėrfaqėsuesve tė Skėnderbeut dhe Mehmmetit tė II nė Shkup kah fundi i prillit 1463.
Kjo marrėveshje u nėnshkrua me njė afatė dhjetė vjeēar. Kjo paqė u pranua si tejet tragjike pėr shtetet e Evropės e nė veēanti nga vetė papa Pio II, i cili ishte nė atė kohė edhe nismėtar i lutrave kryqėtare kundėr gjysėm hėnės. Skėnderbeu mė kėtė alencė tė lidhur nė Shkup, bėri njė ēmenduri nė politiken e papės e nė veēanti nė diplomacinė e jashtme tė Vnedikut. E cila disa vite me radhė nxiste Turqinė nė luftė me Skenderbeun. Qė tė mbante nėn hegjemoninė e vetė sferat e interesit nė tėrė bregdetin shqiptar me disa qytete tė rėndėsishme nė zonėn bregdetare. Paqa e Shkupit sipas historianėve tė kohės ėshtė njė e arritur fenomenale e diplomacisė sė Skėnderbeut, nė forcimin e politikės sė vendit nė analet diplomatike. Qė sipas analistėve tė kohės, lidhja e kėsaj marrėveshje nė Shkup cilsohet si njė fitore e shkėlqyer e diplomacisė Skėnderbegiane, kundėr njė politike shterpe (e shpeshėherė poltroniste), qė mbante deri nė atė kohė Republika e Shėn-Markut.V.XH).
Nė kėto rrethana tė reja nė Ballkan Shqipėria u bė vend merritor pėr forcat e shteteve Europiane. Tani Venediku pėr herė tė parė kėrkoi nė vitin 1463 prishjen e traktatit tė Shkupit, duke kėrkuar publikisht qė tė lidhė aleancė me Shqipėrinė dhe tė ndihmojė ushtarakisht Skėnderbeut,duke i ofruar mbi 1000 ushtarė dhe 5000 dukat pėr luftėn qė do tė pasonte.
Historianja ruse Smirnova, thotė:me kėtė aleancė defakto Venediku ka pranuar Shqipėrinė si shtet tė pavarur nė krye me Skėnderbeun. Ajo nė punimin e vetė Histori e Shkurtė e Shqipėrisė pranon: se merrita kryesore pėr goditjen dhe qėndresėn e qė iu ba Perandorisė otomane, e cila asokohe ishte nė lulzimin e saj tė plotė , nė Europėn Juglindore, u pėrket popujve qė bėnė qėndresėn mė tė fortė Shqiptarėve Sllavėve tė Jugut dhe Hungarezėve.
Historiografia gjermane pėr emrin e Skėnderbeut thotė se emri i Skėnderbeut do tė jetė simbol i rezistencės pėr brezat shqiptarė. Emri i Skėnderbeut do tė jetė nė shfrytėzimin e kujtesės pėr bashkim tė gjithė shqiptarėve. Ky personalitet i ynė kombėtar do tė jetė personifikim edhe gjatė Rilindjes sonė kombėtare.
Lufta e Skėnderbeut dhe bashkimi i popullit shqiptar nė kohėn e tij, do tė shėrbejė si fundament edhe krerėve tė Lėvizjes sonė Kombėtare, duke filluar nga Lidhja e Prizrenit e deri mė sot. Ata thirrėn heroin qė tė vendosej sė bashku me ta nė llogoret e luftės ēlirimtare qė tė frymėzonte nė ēdo hap me flamurin dhe me trimėrinė e pashoq dhe urtėsinė e tij.Ky kolos i historisė sonė kombėtare do tė ngel si: simbol i rezistencės kombėtare pėr pasardhėsit e tij, nė luftė pėr ēlirim e bashkim kombėtar tė popullit shqiptar kudo qė jetojnė.
LITERATURA
1.Jahja Dranēolli Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, Pejė, 2001.
2.Ali Vishko, Nahija e Gostivarit nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, Jehona, nr.8-9, Shkup.
3.Iliri i Albanci,(nauėni skupovi ) libri i 10, Beograd, 1988.
4.Vasil Kėnēov, Izabrani Proizvedenija, Tom II, Sofija, 1970.
5.Qerim Dalipi, Inkursionet osmane nė trevat shqiptare deri mė 1402, Kėrēovė, 2002.
6.Tetovo i tetovsko niz istorijata, I,Tetovo,1982.
7.Istorija na makedonskiot narod, Shkup. 1969.
8.Historia popullit Maqedonas, Shkup, 1983.
9.Peter Batrl, Albanien, Regensburg, 1995, (Pėrkthyer nga gjermanishtja 10.Lubinka Milenkoviq, botuar nė Beograd nė vitin 2001).
11.Historia e popullit shqiptarė, I, Prishtinė, 1969.
12.Burime tė zjedhura pėr historinė e Shqipėrisė, vėlimi i II, Tiranė, 1962.
13.Vladana Gjorgjeviēa, Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913.
14.Vebi Xhemaili, Pushtimet e para serbe nė Pollog, Flaka, mė 16-19 mars 1993.
15.Gjergj Kastrioti Skėnderbeu dhe lufta shqiptaro-turke e she. XV, Tiranė, 1967.
16.Muzafer Bislimi, Borbite na Skenderbeg so osmanlite so poseben osfrt na Makedonija, Shkup, 2001.
17.Marin Barleti, Historiae jetės dhe e veprave tė Skėnderbeut,Tiranė, 1964.
18.Fan Noli, Historia e Skėnderbeut, Prishtinė, 1968.
19.Masar Kodra, Historia e Diplomacisė shqiptare, (vep.nė dorshkrim).
20.Arsh-Senkieviē-Smirnova, Histori e shkurtė e Shqipėrisė, Prishtinė, 1967.
21.Mahmut Hysa, Shqiptarėt e Maqedonisė, Shkup, 1994.
22.Abas Ermenji, Albania, Romė, 1968.
23.Joseph Hameer, Historija Turskog Osmanskog carstva, Zagreb, 1979.
24.Tetovo i tetovsko niz istoriata, Tetvė, 1982.
|