|
Nuk ka ndodhur asnjėherė qė njė vend i dalė nga kolonizimi tė vetėkėrkojė moratorium pėr tė dinamizuar procesin e pavarėsimit
Por dosido ēdo ide vėrtetė zgjon nga gjumi, ashtu siē bėri mė heret kryetari koncensual duke disajnuar flamurin e ri dhe duke komponuar muzikėn pėr himnin e ri
Agim Vuniqi, SHBA
Derdhja e verės franqeze nė rrugėt e Minesotės dhe kritika e Fox-newsit drejtuar Klintonit pėr pasojat e mundėshme politike, po qė se shkon tė luaj golf me kryeministrin kanadez Zhak Kartie (pas njė kritike dhe deklarate jo tė matur politike drejtuar amerikanėve) reflektojnė lidhshmėrinė ekonomi-politikė-sport.
Amerikanizmi si ndjenjė e fuqishme e patriotizmit global, i dhuroi botės demokracinė, por edhe ndjenjen e fuqishme pėr liri. Nuk ka liri pa liri tė fjalės, edhe po qė se njeriu rebelohet me krejt botėn pėr tė shprehur mendimin e lirė dhe nuk ka diplomaci pa forcė, kėtė e pat kuptuar Millosheviqi mė heret por edhe regjimi Sadamian, e gjithė kjo ilustron shkėlqyeshem thėnien e Kisingjerit "Diplomacia pa forcė eshte sikurse simfonia pa instrumente muzikore".
Njė kerkese tė UNMIKU-t drejtuar publikisht AKSH-sė qė tė jipej emri i parsonit tė viktimizuar po qė se ai ishte anėtar i AKSH-sė rezultoi me pėrgjigjen e menjėhershme tė AKSH-sė duke dhėnė emrat e dy ushtarėve tė cilėt shkatėrruan urėn qė lidhte Serbinė dhe enklavėn politike serbe (duke ndarė Mitrovicėn dhe popullatėn e saj) tė lejuar heshtazi nga KFOR-i franqez dhe UNMIK-u, por tragjikisht viktimizuan edhe veten.
Atė qe benė amerikanėt duke derdhur verėn franqeze dhe duke zėvendėsuar emėrtimet "French frieze" dhe "French pasta" me "free frieze" dhe "free pasta" qė kishin konotacion freng, si kundėrpėrgjigje e kėrcnimit franqez me veto nė Kėshillin e Sigurimit pėr aprovimin e rezolutės sė dytė, gjė qė mė vonė rezultoi me invazionin anglo-amerikan, pėr tė pėrmbysur regjimin e Sadamit dhe ēlirimin e popullit irakian nga diktatura familiare e Sadam Hyseinit (kėtė fakt e bėnė mė tė fuqishem edhe bisedat e herėpasherėshme qe kam me njė regjisor irakian, por edhe me irakienė tė tjerė qė jetojnė nė SHBA), bėnė edhe dy tė rinjtė pamėdyshje patriotė shqiptarė e aspak terroristė (ngase ata nuk rrezikuan jetėn e askujt), duke dashur qė tė ndėrprejnė hekurudhėn qė lidhė Serbinė me pjesėn e ndarė tė Mitrovices.
Viktimizimi i jetėrave tė tyre ėshtė pasojė e politikės shterpe tė UNMIK-ut dhe tė dualizmit politik sidomos gjatė kualifikimeve politike, meqė shume shpejt u harrua akcioni me bomba i Millan Ivanoviqit dhe bombashėve tė tjerė serb ndaj pjesėtarėve tė policisė sė UNMIK-ut, ku u plagosėn mbi dhjetėra policė, nga te cilėt u lejua edhe uzurpimi me forcė i spitalit tė vetėm nė Mitrovicė (nė te cilin shėroheshin minatorėt e Trepēės dhe fėmijtė e tyre) zyret e te cilit i shėndėrroi nė foltore shoveniste i pėrkdheluri i Ēoviqit e me vonė edhe i Shtajnerit. Kjo manifestohej sidomos me lėvizjen e lirė tė banditėve-terroristė serbė tė "Rojeve te Ures", por edhe me levizjen e lirė tė zhandarėve serbė nė terrritorin e kontrolluar nga UNMIK-u.
Sa herė e do nevoja jemi Mic Sokola, vlon gjaku e "yrysh" mbi mezėn e pėrgatitur me mish tė fėrguar, duke ngrehur dolli pėr lirinė qė aq shumė e deshėm, dhe atė para se te kryhej lufta, por edhe pas saj. Vėrtetė i kemi nofullat e forta, nuk ėshtė rastėsi qė boksi dhe sportet luftarake na flejnė, ndonjė garim eventual jashtė Kosovės e shfrytezojmė pėr t'i vizituar tė afėrmit edhe pse jashtė
protokolit sportiv.
Dhe kėshtu si gjithnjė sportistėt shqiptarė eksportojnė dezorganizimin, jo diciplinėn...edhepse sporti do tė duhej tė fisnikėrojė vlera.
Gjatė njė gare tė mėhershme tė karates nė Gjermani, disa sportistė lėshuan garimin pėr tu takuar me ndonjė tė afėrm, e njėjta gjė u pėrsėritė edhe nė njė garim boksi me reprezentacionin e Belgjikės (tre boksierė u ndalėn nga policia gjermane, e disa tė tjerė u vetėndalen) sinjalizojnė qartazi atė qė eshte opozitė e sportit-jodiciplinėn.
Kjo do tė ishte disi e pranueshme po qė se shqiptarėt do t'i mbronin ngjyrat e ndonjė shteti fėqinjė (pėr te cilin realizuan rezultate tė shkėlqyeshme sportive) por tash kur ata mbrojnė ngjyrat e kombėtares sė Kosovės ėshtė vėrtetė mė shumė se paturpėsi.
Nė mungese tė njė sigurie te pėrgjithėshme tė qytetarėve tė Kosovės (edhe pse ata i siguron policia e UNMIK-ut dhe aleanca e vetme ushtarake dhe shumė e fuqishme e NATO-s), qė ndoshta ėshtė shkak qė mungon edhe rigoroziteti i komisioneve diciplinore nė sport, por edhe fakti se nė sport janė grumbulluar ata qė me sė paku kanė kontribuar nė ndėrkombėtarizimin e tij.
Biznisi i dyshimtė dhe "allėsh verėshi" me "kumbarėt" e Serbisė nė kohėn e luftės kur "biznismenėt" shqiptarė tregėtonin pėrmes "Arkan Bankės" dhe "Kariq Bankės" me valutė tė fuqishme konvertibile pėr tė bėrė "transakcionė zhirale" me dinarė (disa prej kompanive tė sotme tė fuqishme shqiptare paguanin edhe stėrvitjet e sportistėve nga Mali i Zi dhe Serbia si kundėrshpėrblim pėr efektet financiare tė realizuara nga "kumbarėt"- kėtė dukuri e kanė te njohur shumė veta por ata heshtin, e dijnė
edhe ish inspektoret e "Kontabilitetit Shoqeror"...!?).
Politika sportive e pas luftės vazhdon tani nė kushte tė reja shumė mė tė lehta, duke infiltruar nė kryesitė e klubeve edhe oficerė tė luftės, duke u shkaktuar dėm atyre dhe sportit, qė zbehė dukshėm imazhin e moralit tė ēlirimtarit, duke keqpėrdorur emocionet e tyre qe kanė ndaj sportit, por edhe ndaj Kosovės.
Ky "yrnek" ishte bartur nga Beogradi dhe ishte kultivuar qė nga Jugosllavia Brioniane me pėrfaqėsimin e ushtarakėve nė udhėheqjet e klubeve, por edhe pas saj, nė shumicėn e klubeve ishin vendosur "patriotėt serbė" tė Klanit tė Zemunit, tė cilėt kishin privatizuar shumė klube. Dhe kėshtu edhe sporti si politika rrijnė mbi dy kėmbė pa eshtėra. Dhe kėtė yrnek e sforconte ndonjėri nga "biznismenėt" shqiptarė me lidhje shumė tė fuqishme me Beogradin.
Padyshim sporti si dhe politika "e lartė" do tė vėjnė moratorium ndaj botės edhe pse udhėhiqen nga Misioni i OKB-sė dhe nga Korniza Kushtetuese. Nuk ka ndodhur asnjėherė qė njė vend i dalė nga kolonia tė vetėkėrkojė moratorium pėr te dinamizuar pavarėsimin. Si duket agonia politike disavjeēare u pėrgjigjet "bos-ėve" politike, ngase vetėm nė kėtė mėnyrė ėshtė mė sė lehti tė mbijetohet politikisht-pa pėrgjegjėsi konkrete pėr dėshtimet eventuale politike tė shpalosura para elektoratit.
Por dosido ēdo ide vėrtetė zgjon nga gjumi, ashtu siē bėri mė heret kryetari koncensual duke disajnuar flamurin e ri dhe duke komponuar muzikėn pėr himnin e ri.
Kėshtu qė ēdo gjė fillon nga politika meqė ajo ėshtė trend, aty kėtu duhet tė prehet ndonje shirit nė ndonjė manifestim sportiv dhe tė dėgjohet nga mikrofoni zėri i kryeministrit se kėshtu ndėrkombėtarizohet sporti i Kosovės, dhe mė vonė te gjithe ngrehin dolli dhe tė gjithe lėvizin nofullat si tė ishin boksierė profesionist.
|