Heshtja, bashkėbisedimi apo
konflikti...!?
Nga Agim Vuniqi, SHBA
Komunikimi nė mes tė njerėzve ėshtė i ndryshėm, ai bėhet nė gjuhė tė ndryshme dhe ėshtė plotėsisht i kuptueshėm po qė se ekziston mirėkuptimi, nėse praktikohen norma normale tė komunikimit. Por nuk ia vlen tė komunikosh, bile bile as tė kritikosh ndonjė fenomen tė caktuar, kur nuk ka pajtueshmeri normash. Kultura politike dhe rrespekti pėr bashkėbiseduesin janė pjesė tė komunikimit normal, kur mungojnė keto kritere atėherė nuk ka bashkėbisedim, situata tė tilla ndryshe quhen konfliktuoze.
Pėr tė pasur konflikt (bashkėbisedim) janė tė mjaftueshėm dy veta, veēanėrisht nė rastet kur ata, edhe pse e flasin tė njėjtėn gjuhė nuk kuptohen, nė raste tė tilla vlen institucioni i arbitraritetit(?), ndersa ne vendet ku vepron ligji vendosė institucioni i gjykatave. Meqė shumica e qytetarėve nuk janė tė prirur tė krijojnė situata tė tilla, mė me dėshirė heshtin, meqė, dhe ne raste tė tilla kur nuk ka bashkėbisedues ka pajtueshmėri tė plotė, dhe "politikanėt" dhe komentuesit do tė kėnaqen me veten se askush nuk reagoi dhe kėshtu do te krijohet mendimi i uniformuar, dhe tė gjithė do tė gėzohen me "demokratėt" qė do tė "flakareshin" gjithėsecilin qė nuk do tė pajtohet me mendimin e tyre, dhe kėshtu shoqėria do tė ketė "demokracinė" totalitare, do tė ketė qendrėn ku do tė centralizohen mendimet dhe prap do t'i thojnė "demokraci".
Dhe tė gjithė ata qė nuk do tė pajtohen do tė jenė vasal tė dikujt, duke mos u lejuar asnjėrit tė ketė qėndrime politikisht tė pavarura, edhe nė rastet kur ndonjėri nuk dėshiron t'i bashkohet asnjėrit tabor politik, duke dashur tė zhvillojė vetėdijen shtetėformuese e jo atė partiake.
Dhe tė gjithė tė tjerėt qe nuk do tė mendojnė si "demokratėt" do tė jenė ose "marksistė", ose "titistė" ose "rusofil", edhe pse edhe Rusia ka pranuar pluripartizmin si alternativė tė zhvillimit shoqėror, vetėm Kina dhe Kuba kanė mbetur shtetet e vetme ku doktrina marksiste dhe monizmi politik janė alternativat e vetme tė zhvillimit shoqėroro-ekonomik.
Ēdo shoqėri e organizuar e gjykon krimin, por ajo nuk i lejohet individit tė pėrcaktojė fajėsinė dhe tė gjykojė, ai mund vetėm tė dėshmojė nė rastet kur ėshtė dėshmitar okular, pra nuk mund tė fajėsohet askush pa argumente, meqė kėshtu krijohet filozofia e dyshimit dhe vjen deri te lufta e klasave politike, zhvillimi i rebelizmit politik, dhe kėshtu do tė pėsojė qytetari, por edhe tė gjithė ata qė do tė indoktrinohen me njė mendim tė tillė filozofik.
Udhėheqėsit e institucioneve duhet tė krijojnė besimin e qytetarėve nė institucionet demokratike qė po krijohen me shumė vėshtėrsi, duke besuar sė pari ata vetė nė to, edhe nė rastet e mosėmarrėveshjeve tė thella, duke kėrkuar interpretimin ligjor nga ligjėzbatuesit tė cilėt duhet tė jenė profesionistė dhe politikisht tė pavarur.