Politika e bixhozit

Xhelati dhe viktima

 


(Pas katėr vjet paqeje nėn administrimin e UNMIK-ut shqiptarėt pėrballen me presionin e Grupit tė Kontaktit tė influencuar nga diplomacia ruse pėr tė pranuar bisedimet teknike me serbėt, duke ua imponuar ndėrrimin e tezave se nė tė vėrtetė "xhelati ėshtė viktima", por qė janė tė papranueshme pėr palėn shqiptare, ngase shqiptarėt dhe NATO-ja fituan kuftėn nė Kosovė

Agim Vuniqi, SHBA



Do te ishte i pranueshėm konstatimi se me Kosovėn do tė qeverisin qytetarėt e saj pa pėrcaktuar fare statusin e saj politik, edhe nė bisedimet eventuale qė Hari Holkeri do t'i zhvillojė me delegacionin e Beogradit nė Vienė- pa prezencėn e shqiptarėve.



Pranimi i palės shqiptare pėr bisedime qofshin ato edhe teknike do tė ishte kapitulim dhe trathėti e interesave nacionale tė shqiptarėve, do tė ishte pranim i ndėrrimit tė tezave se lufta nė Kosovė ishte "luftė civile"duke viktimizuar kėshtu qytetarėt e Kosoves dhe luftėn e drejtė tė UĒK-sė se kinse ata luftuan per te ndryshuar regjmin "jo demokratik dhe militant" te Beogradit e jo per te realizuar tė drejtėn e pakontestueshme tė tyre per deklarim tė lirė dhe demokratik pėr pavarėsi, ngase shqiptarėt dhe UĒK-ja fituan luftėn (nė tokė), tė ndihmuara nga Aleanca Veriatlantike (nga ajri) dhe kjo luftė ishte ēlirimtare dhe antikoloniale





Kosova-"tokė e premtuar" vazhdon tė jetė terren pėr presione politike, nga serbėt, tani duke kushtėzuar edhe bashkėsinė ndėrkombėtare me kompromise pėr serbėt sė pari me pranimin e Kartės Kushtetuese mė heret dhe tė Deklaratės Kushtetuese tash, nė mes tė shteteve Serbi-Mal i Zi (po qė se pranohet nė OKB me kėto ndryshime, atėherė synimi i pavarėsisė pėr shqiptarėt do tė jetė i vėshtirėsuar, meqė raportet ndėrshtetėrore nuk krijohen me deklarata politikajsh, por me dokumente tė karakterit ndėrkombėtarė tė mbėshtetura nė marrėdhėniet ndėrkombėtare), por edhe me pėrshpejtimin e procesit tė bisedimeve, qė u inicua nga diplomacia ruse, e cila po mundohet me ēdo kusht tė rikthehet nė Ballkan, pėr t'i krijuar probleme diplomacisė amerikane dhe administratės sė Bushit e cila ėshtė angazhuar si nė planin e brendshėm dhe atė tė jashtėm pėr tė siguruar mjete tė mjaftueshme financiare pėr rindėrtimin e Irakut, por edhe hartimin e Kushtetutės sė Irakut brenda gjashtė muajėve, qė duhet tė
pėrmbushet nga qeveria kalimtare. Ky angazhim do tė duhej tė fuqizohej edhe nga Kėshilli i Sigurimit me njė rezolutė tė re, (duke arritur pajtueshmėri me diplomacinė frenge e cila vazhdimisht kėrcnohet me veto) pėr tė marrė pėrgjegjėsinė pėr rindėrtim dhe angazhim ushtarak edhe Bashkėsia Evropiane dhe NATO-ja.



Pėrfundimisht kur NATO-ja interevenoi nė Kosovė kėtė e bėri me tė njėjtėn ambivalencė qė edhe karakterizon veprimin e saj, "NATO-ja e cila nė rastin e Kosovės ėshtė mė afėr protektoratit tradicional tė qeverisjės se sa tė influencoi ndonjė kualitet tė ri. Forcat ė NATO-s janė nė Kosovė nė bazė tė mandatit tė OKB-sė i cili nė efekt ėshtė kundėr aspiratave tė popullsise lokale shqiptare. Shqiptaret nuk luftuan pėr autonomi por pėrpavaresi dhe sigurisht jo tė mbėtėn nėn qeverisjen jugosllave"*



Kisingjeri saktėsisht parashikoi se ēka do tė ndodhė pas Millosheviqit? "Jugosllavia demokratike e pėrkrahur nga Rusia do tė kėrkojė nė OKB t'ju pėrmbahet rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit qė t'i mundėsoi ushtrimin e tė drejtave tė banorėve tė vet"*.



Cili do tė jėtė qėllimi amė pėr kėrkesat e kosovarėve pėr pavaresi tė cilat janė tė sigurta nė pėrmbajtje. "Do tė jetė ironike pėr SHBA qė kanė luftuar nė emėr tė autonomisė sė kosovareve, por tash tė rrezistoi por edhe tė luftoi qėllimet qė tė arrihet pavarėsia e kosovarėve"*.



"Njė menyrė e mundshme e zgjidhjes ėshtė qė tė thirret njė konferencė ndėrkombėtare duke pėrfshirė atė nėn patronatin e OSBE-sė qė tė arrihet njė zgjidhje politike pėr

Bosnjėn dhe Kosovėn. Do tė pėrcaktojė hapat drejt pavarėsisė pėr Kosovėn dhe tė vendosė ēėshtjet ė Bosnjės nė bazė tė principit tė vetėvendosjes pėr secilin grup etnik. Konferenca gjithashtu do tė pajtohet duke garantuar rezultatet e marrėveshjes"*

(*-Kissinger "Does America need a foreign policy)



Standardet e bashkėsisė ndėrkombėtare (!?)



Si mund tė arrihet standardi i shoqėrisė multietnike, kur nė Kosovė vendosė UNMIK-u, qeveria serbe dhe serbėt vendor. Si mundė te arrihet multietniciteti kur nuk ka pajtim etnik? Si te arrihet pajtimi etnik kur pala qė kriminalizojė bashkėqytetarėt asnjėherė nuk u pendua pėr kėtė? A vlejnė standardet vetėm pėr palėn shqiptare apo ato duhet zgjėruar edhe pėr serbėt vendor por edhe pėr Serbinė (kjo ėshtė e paarritėshme meqė rezoluta e hekurtė 1244 vlenė vetem pėr tė bėrė presion mbi palėn shqiptare(?!), e cila pėsojė nga barbarizmi serbė, u vodhė e tėrė teknologjia nga uzinat e Kosovės, njė pjesė u shkatėrrua edhe nga bombardimet e NATO-s meqė nė to apo rreth tyre ushtria okupatore serbe kishte fshehur armatimin).



Serbėt nuk janė tė interesuar pėr demokratizimin e Kosovės, ata janė tė interesuar-kėtė asnjėherė nuk mohojnė, pėr kėthimin e policisė dhe ushtrisė kriminale serbe, tė cilėt sė bashku me serbėt vendore masakruan, djegėn (mbi 10,000 dhe dėbuan dhunshėm mbi 1,000,000 shqiptarė).



Zyret e ndėrtesės shumėkatėshe tė OKB-sė janė shpresa dhe zhgėnjimi i shumė popujve nė botė, meqė e drejta pėr tė vendosur pėr tė ardhmen e popujve ėshtė rezervuar vetėm pėr kombet-shtet, duke anashkaluar formulėn e multietnicitetit me tė cilėn eksperimentojnė me tė drejtat e shqiptarėve duke aplikuar standarde tė dyfishta, meqė kėto standarde janė pjesė e lojės ndėrkombėtare duke mos pėrmendur fare se pėrmbushja e kėtyre "standardeve" pėrcakton autonominė e zgjėruar tė Kosovės(?) duke mos qartėsuar kush do tė qeverisė me Kosovėn nė tė ardhmen. Prandaj do te ishte i pranueshem (para ēdo takimi eventual nė nivele te ndryshme nderkombetare e para se gjithash nė Grupin e Kontaktit) konstatimi se me Kosovėn do tė qeverisin qytetarėt e saj pa percaktuar fare statusin e saj politik, por edhe nė bisedimet eventuale

qė Hollekeri do t'i zhvillojė me delegacionin e Beogradit nė Vienė pa prezencėn e shqiptarėve.


Kjo e drejte rezulton edhe nga e drejta e qytetarėve tė Kosovės per tė jetuar tė lirė, tė sigurtė dhe tė jenė pjesė e prosperitetit tė gjithė qytetarėve evropianė. Lufta nė Kosovė dhe angazhimi i aleances veriatlantike kishte mu kėtė qėllim, prandaj ēdo perpjekje per devalvimin e ketyre vlerave do te thotė dėshtim i plotė i angazhimeve tė Unionit Evropian dhe tė vetė Kėshillit tė Sigurimit, meqė kėrkesa kinse pėr implementimin e plotė tė rezolutės 1244 pas kater vitė paqeje paraqet nė mėnyrė singnjifikante pėrpjekjen pėr ndėrrimin e kursit politiko-diplomatik nė raport me Kosovėn, edhe pse kėtė tė drejtė-tė drejtėn e zbatimit tė plotė e kishte misioni i UNMIK-ut, duke rikujtuar faktin se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian si dhe Banka Botėrore ishin pėrgjegjėse pėr rindėrtimin e ekonomisė sė shkatėrruar kosovare, dhe atė gjithnjė nė pajtueshmėri me rezolutėn 1244 qė ka mbėshtetje juridike nė kapitullin VII tė kartės sė OKB-sė, kapitull ky qė parashikonte njė akcion vendosės dhe
imponues



Institucionet me tė cilat u mashtruan shqiptarėt janė "letra bixhozi" (model matematikor qė pėrdoret nė "teorinė e lojėrave" gjatė zgjidhjes sė kontesteve diplomatike) me fotografi tė "institucionalistėve" shqiptarė me tė cilat luajnė zyrtarėt e UNMIK-ut dhe tė Beogradit duke pretenduar qė problemin e Kosovės ta minimizojnė dhe ta hjekin pėrkohėsisht nga agjenda ndėrkombėtare duke e pėrceptuar atė si njė problem shqiptaro serbė nė nivel tė Federatės Serbe dhe Malazeze, duke dimenzionuar kėtė problem vetėm nė suaza teknike pa prekur nė statusin e Kosovės qė edhe ashtu ėshtė nė kuadėr tė njė krijese tė vdekur "Jugosllavi", duke ua mundėsuar serbėve hartimin e Kushtetutės sė re serbe dhe malazeze qė nuk do tė ishte e barasvlershme pa pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės. Meqė rezoluta 1244 i referohet nocionit Jugosllavi e jo Unionit serbo-malazeze dhe me pranimin, e bisedimeve eventuale tė emėrtuara si teknike do ta rikthente problemin e Kosovės si problem brenda Federatės
serbo-malazeze duke dobėsuar krejtėsisht pozitėn negociuse tė shqiptarėve dhe do tė shtyente zgjidhjen e problemit tė Kosovės deri nė aderimin e plotė tė Sėrbisė e Malit tėZi nė Bashkėsinė Evropiane, duke mos lejuar zhvillimin ekonomik tė Kosovės mbi nivelin serbo-malazezė, duke u frikėsuar nga shpėrthimet sociale nė Serbi qė do tė kushtonin shumė mė shtrenjtė pėr BE-nė.



Nėse ka pajtueshmėri qė Kosova administrohet nga OKB-ja pėrmes "misionarėve" tė OKB-sė, atėherė edhe pėrgjegjėsia pėr zhvillimet nė Kosovė duhet tė bie mbi ta. Prandaj, logjikisht shtrohet pyetja pėr ēfarė arsye u mbajtėn dy herė zgjedhjet lokale dhe njėherė qendrore, kur kompetencat e institucioneve tė ndėrtuara nga vota e popullit janė tė cunguara dhe ato shėrbejnė vetėm si dekor, meqė nuk janė tė pėrfaqėsuara fare nė OKB, por qe sherbejne vetem pėr qėllime tė brendshėme duke krijuar pėrshtypjen nė opinionin vendor se institucionet demokratike tė Kosovės janė pjesė e organizimit tė brendshėm, e qė janė krejtėsisht triviale nė raport me gjendjen reale.



Pėr tu dėgjuar zėri nė OKB duhet tė kesh letėrnjoftimin e shtetit nga i cili vjen, prandaj oferta per bisedime teknike ne mes te Prishtines zyrtare dhe Beogradit pa u qartėsuar fare se cili ėshtė pozicioni negocius i Kosoves (pėr ēka duhet tė negociojnė shqiptarėt kur nuk kanė fuqinė juridike te implementimit te ēfarėdo marreveshjeje eventuale duke mos percaktar fare nivelin e bisedimeve dhe qėllimin e tyre, meqė nė to nuk do tė marrin pjesė fare pėrfaqėsuesit e BE-sė, dhe tė Komisionit Evropian, ėshtė pra ky njė test pėr tė testuar vendosmėrinė politike tė shqiptarėve pėr shtetėsi, prandaj edhe pranimi i palės shqiptare pėr bisedime qofshin ato edhe teknike do tė ishte kapitulim dhe trathėti e interesave nacionale tė shqiptarėve, do tė ishte pranim i ndėrrimit tė tezave se lufta nė Kosovė ishte "luftė civile"duke viktimizuar kėshtu qytetarėt e Kosoves dhe luftėn e drejtė tė UĒK-sė se ata luftuan kinse pėr tė ndryshuar regjmin "jo demokratik dhe militant" tė Beogradit e jo pėr tė
realizuar tė drejtėn e pakontestueshme tė tyre pėr deklarim tė lirė (bisedimet me palėn serbe kanė pėrfunduar nė Rambouillet-it dhe nė Paris, tė cilin e dokument e nėnshkroi pala shqiptare me ndėrmjetesimin e amerikaneve dhe tė vetė sekretares sė shtetit Madelein Albright, dhe tė njėjtin e patėn kundėrshtuar serbėt) ngase shqiptarėt dhe UĒK-ja fituan luftėn nė tokė, tė ndihmuara nga Aleanca Veriatlantike nga ajri (pėrpjekje tė tilla tė minimizimit tė luftės ēlirimtare hasim nė vazhdueshmėri edhe nga bartėsitė e funkcioneve mė tė larta tė institucioneve demokratike tė Kosovės, duke u bėrė kėshtu pengesė e jetėsimit tė pavarėsisė sė Kosovės, duke mos dashur tė pranohet fakti se luftėn nė Kosovė e fitoi UĒK-ja dhe populli i Kosovės qė u rikthya menjėherė pas kapitulimit serb)