|
Grande Prairie, 23 Shtator 2002
Politika trekėndėshe Beograd-Athinė-Moskė dhe anasjelltas gjatė shekullit tė
kaluar dhe tani nė shekullin e ri, kanė bėrė dhe po bėjnė propagandė
anti-shqiptare, e cila ėshtė pėrqendruar kryesisht nė tė ashtuquajturėn
aspiratat "shqiptaro-madhe". Armiqėt e kombit shqiptar bėjnė propagandė qė
gjoja "Shqipėria e madhe" paraqet njė rrezik tė pa parashikueshėm pėr
Gadishullin Ballkanik. Termi "Shqipėri e madhe" ėshtė term i gabuar politikė
qė pėrdoret nga armiqėt e kombit shqiptar.
Termi "Shqipėri e madhe" ėshtė njė emėrtim qė tė huajt; kryesisht
sllavo-mėdhenjtė, ua kanė vėnė shqiptarėve dhe jo shqiptarėt vetėvehtes.
Ideologjia kombėtare shqiptare, qė rrėnjet i ka qysh nė shekullin XIX-tė,
ishte ideologji kombėtare e realizimit tė interesit kombėtar - ēlirimit tė
kombit shqiptar nga robėria osmano-madhe. Ideologjia kombėtare bazohej nė
ēlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, pa pushtuar troje tė fqinjėve.
Ideologjia shqiptare ende nuk ka ndryshuar dhe nuk do tė ndryshon deri nė
arritjen e aspiratave kombėtare - ēlirimin dhe bashkimin e trojeve
shqiptare. Shqiptarėt nuk po rrezikojnė territore serbe apo greke,
shqiptarėt nuk po kėrkojnė as edhe qytetin e dikurshėm shqiptar Nishin; qė
sėrbet e fituan pėrmes spastrimit etnik tė vitit 1878. Tė vetmen gjė qė
shqiptarėt janė duke e kėrkuar ėshtė tė drejtėn e pamohueshme pėr tė jetuar
tė lirė nė njė shtet tė bashkuar shqiptar. Ky koncept nuk ka tė bėjė kurgjė
me konceptin e "Shqipėrisė sė madhe." Me bashkimin e trojeve shqiptare,
shtetet fqinje nuk humbin territore tė tyre, pėrveē kolonive. Shqiptarėt
janė i vetmi komb nė Gadishullin Ballkanik qė nuk kanė pushtuar shtete tė
tjera, por nė tė kundėrtėn, kanė derdhur gjak edhe pėr lirinė e shteteve
fqinje. Nė botėn shqiptare nuk ekziston asnjė plan - program apo platformė
pėr "Shqipėrinė e madhe", kurse nė atė sllave ekzistojnė me mijėra platforma
pėr krijimin e shteteve sllavo-mėdha.
Ndryshimi kryesor ndėrmjet tė dy koncepteve qėndron nė faktin qė "Shqipėria
e madhe" ėshtė pjellė e armiqėve tė kombit shqiptar; kurse, Shqipėria e
bashkuar ėshtė ideali i gjithė shqiptarve, qė nė ēdo rast janė tė gatshėm ta
japin edhe jetėn e tyre pėr tė. Ideali i ēlirimit dhe bashkimit kombėtar
ėshtė koncept pėr tė cilin kanė rėnė me mijėra dėshmorė dhe kėshtu do tė
jetė deri nė arritjen e qėllimit pėrfundimtar, realizimit tė Shqipėrisė sė
Ribashkuar.
Lirisht mund tė thuhet se nė mesin e shqiptarėve nuk ekziston ndonjė ide
shqiptaro-madhe. E vetmja ide qė ekziston dhe qė kombi ynė ėshtė rritur pėr
tė, ėshtė ideali i ēlirimit dhe bashkimit kombėtar. Bashkimi i tė gjithė
shqiptarėve nė njė shtet tė pėrbashkėt dhe integrimi i tyre nė Evropėn e
Bashkuar. Shqipėria e Bashkuar do tė sjell stabilitet nė rajon dhe mė gjėrė;
emigrantėt shqiptarė do tė kėtheheshin nė atdhe, kėthimi i tyre do tė sillte
shpresė pėr rindėrtimin e vendit, si pasojė e tri luftėrave rajonale; asaj
tė Kosovės, Kosovės lindore dhe IRJM-sė.
Politika e vijės Beograd-Athinė-Moskė paraqet politikėn anti-shqiptare;
prandaj, gazetarėt dhe politikanėt shqiptarė duhet tė kenė kujdes nė
perdorimin e disa termeve siē ėshtė ky term "Shqipėri e madhe", i gatuar
nėpėr kuzhinat e armiqėve shekullorė tė kombit
shqiptar.
Tahir Veliu, student i shkencave politike
|