FLAMURI KOMBĖTAR SHQIPTAR ĖSHTĖ SIMBOLI I SHQIPTARĖVE PĖR LIRI, PAVARĖSI DHE BASHKIM KOMBĖTAR
Ėshtė e drejtė e shqiptarėve tė Kosovės qė tė vazhdojnė tė pėrdorin flamurin kombėtar shqiptar, sepse shqiptarėt e Kosovės janė pjesė e pandarė kombit shqiptar. Propozimi i "presidentit" tė Kosovės, pėr krijimin e simboleve tė veēanta pėr Kosovėn, pikėrisht mė 28 Nėntor ėshtė akt antishqiptar dhe i papranueshėm pėr shqiptarėt.
Krijimi i simboleve tė veēanta pėr Kosovėn bjen ndesh me idenė se Kosova ėshtė pjesė e shkėputur nga Republika e Shqipėrisė. Ky propozim i Rugovės, do t'i vinte themelet e ndarjes sė pėrjetėshme tė Kosovės dhe tė Republikės sė Shqipėrisė, do t'i jepte fund identitetit kombėtar shqiptar nė Kosovė, veēanėrisht amanetit tė mijėra dėshmorėve pėr bashkimin e trojeve shqiptare dhe tė Shqipėrisė sė Ribashkuar.
28 Nėntori ėshtė dita e Flamurit Kombėtar Shqiptar, dita e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, dita e daljes publike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe datėlindja e Komandantit legjendar Adem Jasharit. Prandaj, ėshtė antishqiptare qė pikėrisht mė 28 Nėntor tė propozohet krijimi i simboleve tė Kosovės.
28 Nėntori ėshtė dita mė e rėndėsishme nė historinė e popullit shqiptar, sepse pikėrisht mė 28 Nėntor u vunė themelet e shtetit tė bashkuar kombėtar shqiptar.
Kosova ėshtė pjesė e pandarė e Shqipėrisė. Me krijimin e simboleve tė veēanta "kosovare", ndarja ndėrmjet Kosovės dhe Republikės sė Shqipėrisė do tė bėhet realitet dhe kėshtu do tė vihen themelet e ndarjes sė pėrjetėshme. Vullneti i popullit shqiptar nuk ėshtė qė tė jetojė i ndarė nė pesė shtete tė ndryshme, me flamuj tė veēantė, sikurse Austria qė jeton pėrkrah Gjermanisė me simbole tė veēanta. Me ndryshimin e simboleve kombėtare do tė legjitimohej ndarja e trojeve shqiptare dhe dallimi veē sa do tė shkonte duke u thelluar, kurse pasojat do tė ishin tė paparashikueshme.
Shqiptarėt do tė nderohen nė Evropė, vetėm e vetėm kur tė arrihet bashkimi kombėtar shqiptar dhe kur ne tė jemi tė fortė, pėrndryshe pėrgjithmonė do tė ngelim qytetar tė rendit tė dytė.
Gjatė tėrė historisė sė popullit shqiptar hasim vazhdimisht nė pėrpjekjet pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar, amanetin e mijėra dėshmorėve qė nuk kursyen as jetėn e tyre pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Nėn flamurin kuq e zi, me shqiponjėn dykrerėshe nė mes u zhvilluan tė gjitha luftėrat kundėr okupatoreve tė ndryshėm, prandaj ėshtė e drejtė e shqiptarėve tė Kosovės tė vazhdojnė ta valvisin flamurin kombėtar shqiptar.
Shtetet nuk krijohen me ndėrrimin e flamujve tė tyre. Shtetet krijohen nė bazė tė parimit dhe sė drejtės pėr vetėvendosje.
Tahir VELIU - Grande Prairie, 29 Nėntor 2002