Pėrbėrja etnike e Maqedonisė

POROSIA E HASAN PRISHTINĖS (Ēfarė duhet tė dijnė shqiptarėt);

Shqiptarėt dhe Maqedonia

Dr.sc. Vebi Xhemaili 

Karta e Bukureshtit | Qėllimet VMRO-sė | Republika shqiptare e Maqedonisė | Propagandat fetare | Katėr elaborate sėrbe pėr shpėrnguljen e shqiptarėve | Krijimi i Bullgarisė sė Madhe | Bisedat Hasan Prishtina-Pavllov nė Shkup | Tė parėt e Kosovės | Besatimi i parisė shqiptare | Letėr Ismail Qemalit | Shqiptarėt me bukė tjerėt me plumb

Pas mbarimit tė luftės sė Dytė Botėrore qėllimi i politikės shtetrore sllavo-maqedonase, pa fije turpi ka tentuar tė hegjimonizojė pjesėn e territorit shqiptarė qė u pushtua nga ushtria serbe nė vitin 1912. Politika sllave maqedonase gjitmonė i ka shpallur fajtor dhe jo lojalė shqiptarėt qė kanė kėrkuar hisen e vetė, duke deklaruar pulikisht se ky territor historikisht i ka takuar Shqipėrisė dhe duhet ti kthehet Shqipėrisė Etnike. Nė anėn tjetėr politika shtetrore maqedonase qė tė lajė mėkatet e disa protagonistėve qė kanė bėrė mėkate duke luftuar vetėm pėr kauzėn bullgare. Ndėrsa pas vitit 1912 kėta protagonistė kanė luftuar haptazi nė anėn e Serbisė pėr okupimin e qyteteve shqiptare qė kurr nuk i kanė takuar “Macedonisė” sė sodit qė nė Historiografinė mė ė re quhet Maqdonia e Titos e krijuar me urdhėr tė Kominternit, nė emėr tė politikės internacionaliste qė kanė kontribuar edhe disa komunistė shqiptarė.

Duke parashtruar problemin kėshtu dhe nė mėnyrė tejet objektive pa paragjykime, duhet nė pikė tė parė tė s’qarohet si nė aspektin historik, poashtu edhe juridiko-kushtetues, se pozicioni i shtetit tė Maqedonisė, qė nė mėnyrė tė argumentuar tė shifet pėrbėrja etnike e popullsisė dhe krijimi artificial i saj si nė aspektin politiko-juridik, poashtu edhe historik. Pasi kjo provincė pėrbėhet nga dy krahina: ajo shqiptare dhe sllavo-maqedonase.

Nė pjesėn perėndimore me shumicė janė shqiptarėt tė cilėt deri nė vtin 1912, pėrqindja ka qenė mbi 90%. Ndėrsa nė atė lindore dominojnė sllavėt, por ka jetuar njė numėr i konsiderushėm tė popullsisė muslimane, turke dhe shqiptare, tė cilėt gjatė luftrave ballkanike 1912-1913, ndaj tyre u ushtrua njė egzod i pa parė. Mė sė shumti nė kėtė drejtim tė pastrimit etnik ka bėrė ushtra serbe dhe greke . Kėta agresorė njihen si ekspertė pėr masakrimin e shqiptarėve gjatė caktimit tė kufuijve politikė mė 1913.V.Xh).

Shqiptarėt janė tė vetėdishėm pėr pozicionin e tyre juridiko shtetror dhe si popull nė kėto territore ku jetojnė edhe sotė, gjithmonė i kanė takuar Shqipėrisė Etnike. Shqiptarėt kurė nuk e kanė pranuar pushtetin sllav si atė serb poashtu edhe sot kėtė sllavo maqedonas. Pasi politika e tyre ditore haptazi ėshtė treguese e njė apartejdi kundėr kulturės historisė dhe mė e ndieshme se pėr shqitarėt janė tė rezervuara punėt mė tė rėnda dhe mė tė vėshtira fizike.
   

Karta e Bukureshtit

Anulimi i plotė i vendimeve tė Londrės ėshtė edhe suprimi i kartės sė Bukureshtit ku u krijuan kufij tė rij. Pra ky ėshtė objektivi i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Kėtė kėrkesė tė drejtė historike e dinė edhe pushtetėmbajtsit sllav, por nė momentin e caktuar luajnė nė kartėn e Bukureshtit, ku viset shqiptare kundėr vullnetit tė popullit shqiptar iu falėn me tė padrejtė pushtuesit serb dhe Grek. Pra nė kėtė formė vistet tona ngelėn nėn sundimin e ushtrisė dhe shtetit serb pėr 90 vite me radhė. Kėtė vitė kur mbushen 90 vite tė coptimit tė Shqipėrisė etnike, de iure, duhet tė thehet koncepti i pushtetmbajtėsve maqedonas mbi tė drejtėn e tyre politike juridike se pjesa perėndimore e ashtuquajtur Maqedoni duhet patjetėr ti takoj Maqedonisė.

Pushtetmbajtsit maqedonas tentojnė me lloj lloj propagandash ta shfrytzojnė robrinė e popullit shqiptar duke aplikuar masėn e dhunės, pėr tė mbajtur kėtė status quo. Poashtu kėta pushtetmbajtės sllav e dinė se kėtė territor e ka pushtuar ushtria serbe nė vitin 1912-1913, por kėta mundohen kėtė pushtim serb ta shfritėzojnė nė mėnyrė perfide duke u thirur nė tė drejtėn ndėrkombėtare pėr vetėvendosje tė shteteve, e nė veēanti kėrkojnė revidimin e kartės sė Ballkanit tė nėnshkruar nė gusht tė vitit 1913, nė Bukureshtė.

Politika maqedonase kėrkon Konventė tė re pėr Ballkanin, ku do tė nominohej Maqedonia si shtet mė i ri nė Ballkan me kėtė territor qė ka sot. Ky shtet sllav haron se gjysma kėtij terrotori i takon popullit shqiptar qė historikisht nominohet si pjesė tė Shqipėrisė Verilindore. Ky popull kurr nuk dėshiron tė jetojė sė bashku me popullin sllav tė Maqedonisė. Pasi nga organet e pushtetit egzistues ky popull gjatė disa dekadave ka pėrjetuar trauma qė nuk mundė ti pėrshkruaj historia, prezenca e jonė nė ekzekutivė ėshtė shpallur casus belli.V.Xh.).

Por kėta puhtetmbajtės sllav harojnė se me nėnshkrimin e kėsaj karte nė Bukuresht mė 1913, vetėm Shqipėria ngeli e rrethuar nga tė gjitha anėt me popullin e vetė qė iu dhanė shteteve tė Ballkanit si dhuratė. Me kėtė rast nga Shqipėria etnike u shkėputėn edhe territore tė reja. Territorri qė pėrfshinė Shqipėria Etnike e sot qė janė tė shkputura nga trungu i mėmdheut fillon: nga Gjiri tė Spicės (nė veri tė Tivarit), kthehet drejtė verilindjes duke marrė mbrenda Tuzin, Hotin, Grudėn, Triepishin, duke ndjekur kufirin me Malin e Zi, pėrmbledh Pejėn, Gjakovėn, Mitrovicėn (pjesėn lindore), Gjilanin, Ferizofikun, Kaēanikun, njė pjesė sė Kazasė sė Shkupit, Tetovėn, Gostivarin, Kėrēovėn, Dibrėn, Strugėn duke arritur ndėrmjet liqejve tė Ohrit dhe Prespės, deri te maja e Malit Gramoz, vazhdon drejtė jugut nė tė dalė tė Gjirit tė Prevezės. Tė gjitha viset nė perendim e pėrbėjnė Shqipėrinė etnike-historike. Nė njė shtetė tė bashkuar ku ujit i thuhet ujė e bukės bukė. “Kėta janė kufijtė qė i pranon shqiptari”.V.Xh).
    

Qėllimet VMRO-sė 

Qė tė shifen qėllimet e VMROS dhe politika e saj agresive kundėr qyteteve shqiptare dhe luftės sė popullit shqiptar pėr ēlirim e bashkim kombėtar do tė bėjmė njė retrospektivė tė veprimit politikė tė saj, Pasi ēdo shqiptarė e ka pėr qėllim tė dijė politikėn antishqiptare qė ka zhvilluar kjo parti nacional -shoveniste kundėr ēėshtjes shqiptare. Kjo parti qėllimet e veta hegjemoniste i shprehu gjatė vitit 1912 kur shqiptarėt u ēuan nė kėmbė nė luftė pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Nė kėtė rastė u pa qartė se ata e refuzuan bashkėpunimin me atdhetarėt shqiptarė, duke kaluar haptazi nė anėn e politikės bullgare e mė vonė i pėrkrahėn operacionet e ushtrisė serbe dhe malazeze. Pra me kėto veprime antishqiptare u panė qartė qėllimet e VMROS dhe politika e saj agresive kundėr qyteteve shqiptare dhe luftės sė popullit shqiptar pėr ēlirim e bashkim kombėtar.

Njė nga themeluesit e VMRO-sė nė vitin 1983, Hristo Tatarēev nė librin “Prviot Centrallen Komitet”, shkruan:”Nė fillim tė vitit 1894, nė tė pėrmendurit gjashtė veta (mendohet pėr Dame Gruevin, Petar Pop Arsov, Hristo Nikollov, Andon Dimitrov, Hristo Tatarēev, Hristo Bostanxhiev, u takuam nė dhomėn e Andonov Dimitrovit). Nė kė takim biseduam gjatė pėr rrethanat politike nė atė kohė dhe nė fundė vendosėm tė dalim me kėkesėn pėr autonominė e Maqedonisė.

E cila mė vonė do tė shėrbejė si njė allkė pėr bashkimin e njė federacioni tė popujve tė Ballkanit. “Qė don tė thotė se ne duhet tė dimė, se qysh para themelimit tė VMROS-sė prashihej “Federasioni Ballkanik”.

Nė atė kohė Maqedoni quhej territorri nga Selaniku deri nė Shtip, ndėrsa Velesi (Velizora) i ka takuar Dardanisė nga perudha romake kur pėr kryeqitet ishte Skupi (Shkupi i sodit).

Sipas ndarjes mė tė re administrative Osmane mė vitin 1864 u formuan tri Vilajete nė mes tė Ballkanit: i Shkodrės i Manastirit dhe i Janinės, ndėrsa nė vitin 1868 u formua edhe Vilajeti i Kosovės me seli nė Prizren. Por pasi nė kėtė qendėr shqiptare bėnte pjesė Tetova, Gostivari, Shkupi, Kumanova dhe Velesi, ushtria turke pėr ta neutralizuar Prizrenin vendosi pėr kryeqendėr tė bėnte Prishtinėn mė 1875, por kėtė vendim pas tre viteve e ndėroi dhe pėr qėndėr administrative dhe diplomatike e bėri Shkupin mė vitin 1888.

Kjo shifet mė qartė nė bazė tė dokumenteve egzistuese kur fillon kryengritja e Ilindenit mė vitin 1903, maqedonasit e ndajnė pushtetin revolucionar dhe ekzekutivin e saj nė mėnyrė tė barabartė edhe me pėqindje nė “EKZEKUTIVIN” ishin 2 vlleh, 2 shqiptarė dhe 2 maqedonas, ndėrsa Parlamenti i ardhshėm duhej tė numronte 60 delegatė 20 shqiptarė 20 vllehė 20 maqedonas.

Gjatė kohės sė revolucionit xhonturk Jane Sandanski, Hristo Ēenopev Dobri Daskallov, Dimitar Vlahov, i Hristo Jankov, formojnė partinė e vetė e ashtuquajtur “Narodna Federativna Partija”, e Cila bėnte pėrpjekje pėr decentralizimin e Turqisė dhe federalizimin e saj me kėto njėsitė (Shtete) federale: Ermenia, Kosova, Maqedonia, Shqipėria, dhe disa territore tjera nacionale nė Perandorinė turke.

Me fillimin e luftrave ballkanike sllavėt e Maqedonisė haptazi kalojnė nė anėn e ushtrisė srebe nė luftė kunfėr turqve dhe shqiptarėve. Me fillimin e Luftės sė Parė Botėrore. Gjatė kėsaj lufte Krste Misirkovi haptazi i ka bėrė thirje Serbisė pėr njė konfederatė me Maqedononė si pjesė e barabartė e kėsaj njėsie federale. Pas vitit 1934 vetėm VMRO, ishte si organizatė e vetme politike qė ka kėrkuar me Vanēo Mihajllovin nė krye. Qė gjatė sundimit bullgar bashkangjitjen e vendeve tona me Bullgarinė, Kjo organizatė ka luftuar edhe kundėr partizanėve maqedonas qė donin ta fusnin krahinėn e Maqedonisė nėn patronatin e Jugosllavisė.

Poashtu kėta mihajllovistė dhe ēetat e tyre kanė bėrė kėrdi nė shumė qytete shqiptare e nė veēanti nė Shkup 1941-1944. Pas luftės sė Dytė Botėrore, Shkupi bėhet qendėr e nėntokės sė VMRO-sė. Me tė vetmin qėllim pėr shkputje tė Maqedonisė dhe bashkim me Bullgarinė. (“Senishta na minatoto-Vanēo Mihallov” f. 101.). Kjo organizatė poashtu i ka bėrė dėme shumė tė mėdha edhe antarėve tė Partisė Nacional Demokratike Shqiptare, qė pas luftės vepronte me tė madhe nė qytetet shqiptare tė Maqedonisė si Shkup, Kumanovė Teteovė e Gostivar. Kėta me ndihmėn e partisė turke “Juxhel”, e dėmtuan me tė madhe veprimtarnė e NDSH, duke arritur tė kapin udhėheqėsit e kėsaj partije.
   

Republika shqiptare e Maqedonisė

Prandaj krerėt e Lėvizjes Kombėtare shqiptare duhet ta kenė parasyshė qėllimin e VMROS si dje ashtu edhe sot e cila ka vepruar dhe vepron prapa shpinės sė shqiptarėve. Pra edhe planin e tyre pėr anshlusin me Bullgarinė qė mos tė na ndodhė kjo ne shqiptarėt duhet tė shkputena sa mė parė nga ata dhe tė shpallim REPUBLIKĖN TONĖ SHQIPTARE NĖ TROJET TONA ETNIKE, duke pėrfshirė tė gjitha qytetet shqiptare qė historikisht i takojnė Shqipėrisė Etnike. Porosia e Hasan Prishtinės dhe Dervish Himės, i cili haptazi nė mitingjet e mbajtura ka deklaruar se me sllavėt nuk ka bashkpunim, se nga ana e tyre mungon gjatė tėrė historisė sonė tė pėrbashkėt bashkpunimi dhe sinqeriteti, dhe me tė madhe duket dyftyrsia e tyre. (poltronizmi V.Xh.).

Shqiptarėt e “Macedonisė” qė jetojnė me shekuj nė trojet e veta historike, kanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė luftėn e tyre pėr ruajtjen e identitetit kombėtar dhe kulturės shqiptare nė trojet e veta etnike gjatė shekujve, duke filluar nga periudha e Lekės sė Madh dhe Mbretėreshės Teuta, nė luftėn e saj kundėr romakėve. Nė tė njetėn kohė rezistencat permanente qė kanė bėrė shqiptarėt e kėtyre trojeve tona tė Shqipėrisė Etnike, qė sot dikush me tė padrejtė e quan Maqedoni, duke vjedhur emrin e vjetėr iliro-romak (“Macedoni-mė-ke-don”. Kėta sllav tė Maqedonisė tė cilėt kanė ardhur kėtu si barbarė, tentojnė ta paraqesin veten si autoktonė, duke vurė historiografinė e tyre nė shėrbim tė politikės ditore. V.Xh.).

Kjo luftė kundėr sllavėve, ka vazhduar pa ndėrprer duke bėrė rezistencė tė armatosur politikės asimiluese qė kanė tentuar tė aplikojnė shtetet e posa themeluara tė fiseve sllave nė trojet tona historike, nga shek.VII deri nė ditėt e sodit. Kjo luftė pėr ruajtjen e identitetit tonė kombėtar, edhe pse ka qenė shumė e vėshtirė, me plotė sakrifica, por, kurrė nuk ka pushuar…?.V.Xh).

Ky presion i veprimit pėr asimilimin e popullsisė jo sllave, ka vazhduar nga ardhja e sllavėve nė trojet tona deri mė sot . Por hovin mė tė madh kjo politikė asimiluese herė herė nė disa faza ka kaluar nė agresion me tė gjitha dimensionet mė barbare. Pasi kėta shtete tė posa themeluara fillojnė nė mėnyrė tė organizuar njė luftė permanente kundėr shqiptarėve. Kjo fazė nismėn e ka kur vetėdija e popullit shqiptar kalon nė fazėn mė tė lartė duke pėrfshi kėrkesėn pėr shtet shqiptar. Pra kjo kėrkesė e shqiptarėve i bashkon shtetet sllave kundėr neve. Pra kėtu lindin antagonizmat mbrenda Ballkanit e cila ėshtė arsyeja e vetme e kėrkesave shqiptare pėr autonomi dhe shkėputje nga perandoria turke. Shqiptarėt kėtė ide nuk e fshehin, ata haptazi dalin pėr kėto kėrkesa. Nė kėtė rastė dua tė theksojė tezėn e historiografėve mė tė mėdhej botėror pas periudhės sė Skėnderbeut: “se idenė pėr njė shtet tė bashkuar shqiptar e ka nė kokė ēdo shqiptar pa marrė parasyshė nivelin e tij arsimor apo postin qė mban nė momentin e caktuar kohor”. Por edhe shtypi i kohės kishte tė njetin mendim pėr shqiptarin. “Se dėshira pėr bashkim i bashkon shumė shpejtė shqiptarėt”. V.Xh).

Kryengritja e Dervish Carės e cila filloi nė Gostivar e Tetovė dhe u zgjerua nė tėrė Vilajetin e Kosovės duke ēliruar qytetet shqiptare tė maqedonisė sė sodit me Shkup, Kumanovė, Katllanovė, deri nė Veles e Kriva Pallankė, d.m.th, deri nė ato kufij ku shtrihej Shqipėria etnike. E ka udhėhequr njė komandant fare i pa njohur, qė deri nė atė kohė ishte njė nėpunės ushtarak nė Gostivar, qė fare nuk ishte i shquar nė mesin e popullatės nė Gostivar e Tetovė.
   

Propagandat fetare

Pėr ta shuar vetėdijen nacionale tė shqiptarit, e cila ēonte nė luftė pėr shkėputje nga shtetet fqinje. Ata vendosėn qė kėtė vyrtitė tė shqiptarit ta balancojnė nėpėr mes tė rolit tė kishės ortodokse. Propaganda e kėsaj kishte marrė hovė tė madh nė Ballkan. Kisha ortodokse me tė madhe i kishte hapur shkollat dhe dėrgonte misionar nė mesin e popullatės shqiptare duke bindur ata qė tė heqin dorė nga pėrkatėsia nacionale dhe me ata qė kanė pėrkatėsi tė njejtė fetare. Kjo propagandė e kishės greke dhe asaj bullgare e serbe ka lėnė pasaoja tė rėnda nė disa krahina tė Shqipėrisė Etnike.

Si mė e zėshmja nė kėtė drejtim ka qenė kisha ortodokse greke dhe pas vitit 1870 e shton intensitetin e saj edhe Ekzarkia bullgare, e cila ka vepruar nė kėtė drejtim nėpėrmes misionarėve tė saj. Poashtu nė kėto troje shqiptare ka vepruar edhe kisha serbe. Kėta shpeshherė kanė aritur edhe veprim tė kordinuar duke i ndajtur sferat e interesit kundėr popullit shqiptar.

Mė sė miri veprimin e tyre e pėrshkruan shkenctari i madh Jeriēeku, i cili pėr Shqipėrinė shprehet,“ėshtė gjithashtu e vėrtetė se ndikimet fetare tė huaja kanė eroduar pak nga pak tokat e skajeve shqiptare”.

Nė anėnėn tjetėr kanė vepruar nė kontuinitet edhe shtetet fqinje tė Ballkanit, tė cilėt me forma dhe metoda mė barbare, kanė vepruar pėr ēkombėtarizimin dhe egzodin e popullatės shqiptare, ku si masė e fundit u aplikua metoda mė fazhizoide, shpėrngulja me dhunė pėr Anadolli, si shkretirė e njohur qė ka gėlltitur me qindra mijė shqiptarė nga trojet e veta etnike.
   

KATĖR “ELABORATE” SERBE PĖR SHPĖRNGULJEN E SHQIPTARĖVE

Kėta shtete sllave kanė pėrgaditur edhe projekte (Egozdus nė masė), kundėr shqiptarėve. Nė kėto projekte ka qenė e involvuar edhe kreu mė i lartė i politikės shtetrore si ajo: bullgare, greke e serbe. Nė kėtė egzodus kundėr shqiptarėve kanė marė pjesė edhe pushtetmbajtės tė lartė nė pushtetin serb Bullgar dhe grek. Nga kėta ideologė mė i njohur ėshtė vetė Kryeministri serb Ilia Garashanini, i cili mė 1848 ka projektuar projekt pėr shpėrnguljen e shqiptarėve. Ky i propozoi diplomacisė bullgare “PROGRAM”, pėr shtrirjen dhe zgjerimin e shteteve sllave kundėr tokave shqiptare. Pastaj kėtė projekt e ndanė nė faza tė reja kohore pėr shpėrnguljen e disa qindra mijė familjeve shqiptare nga trojet e veta ku ka jetuar me shekuj: p.sh. tė Nishit me rrethnė, Vranjės, Surdulicės, Stracinit e tjerė. Ky territor kapė njė numėr tė madh tė shpėrngulur familjesh shqiptare, ku sipas statistikave egzistuese kapė njė numėr mbi 350.mijė shqiptarė qė morėn rrugėn e mėrgimit.
   

Krijimi i Bullgarisė sė Madhe

Ky projekt arriti tė realizohet gjatė krizės lindore 1876-1878. Pas kėsaj lufte me ndihmėn e Moskvės mė 3 mars u krijua “Bullgaria e Madhe”, e cila pėrfshiu viset e pastra shqiptare deri nė Dibėr, Strugė e Pogradec. Shqiptarėt u ēuan nė kėmbė kundėr kėtij vendimi, qė tokat shqiptare kurr mos tė hynė nė kuadėr tė Bullgarisė sė Madhe. Me ndėrhyrje tė Fuqive tė Mėdha, u thirė Kongresi i Berlinit, ku pėrsėri mė sė shumti humbėn shqiptarėt. Ku viset shqiptare nga Nishi deri afėr Kumanovės, kaluan nė pronėsi tė shtetit serb. Nė kėtė Kongres Mbreti gjerman Vilhemi i II, pėr herė tė parė “mėsoi” sė nė kėto troje nė mes Ballkanit, jeton njė popull i lashtė dhe quhen shqiptarė.

Kah mesi i shekullit tė XX, sipas projektit tė Vasa Ēubrilloviqit “ISELJAVANJE ARNAUTA”mė 1937, nė radhė tė parė sipas kėtijė programi tė paraqitur qeverisė serbe kėrkohej qė sa mė parė tė shpėrnguleshin shqiptarėt e Maqedonisė sė sodit, duke filluar nga Dibra, Struga, Ohri, Manastiri, Krusheva me rrethinė, Kėrēova, Tetova, Gostivari. me fshatrat e Rekės mbi Mavrovė. Pastaj Shkupi me rrethinė, Kumanova me Karadak dhe Lugina e Preshevės. Kjo luginė gjatė sundimit turk i ka takuar Vilajetit tė Kosovės, ndėrsa pas luftės sė parė 1912-1915, dhe tė dytė serb 1918-1941, i ka takuar Qarkut tė Shkupit.

Nė kėtė kontestė “tė pastrimit etnik shqiptar” ka dhėnė kontributė edhe shkrimtari i shquar serb Ivo Andriqi, i cili nė vitin 1939, i paraqiti njė “ELABORAT” tė vetin qeverisė serbe pėr shpėrnguljen sa mė masive tė shqiptarėve nga Kosova dhe Maqedonia. Ky nė kėtė memorandum ka kėrkuar qė patjetėr tė ndahet Shqipėria nė mes Serbisė dhe Greqisė. Kjo do ti mundėsonte rrugėn Serbisė pėr njė asimilim sa mė tė shpejtė tė shqiptarėve nė Kosovė e Maqedoni. Ndėrsa nė anėn tjetėr Mbretria Jugosllave do tė fitonte mbi 300 mijė shqiptarė katolik dhe ato do tė integroheshin shumė shpejtė nė shtetin e ri Jugosllav.

Kjo ide pėr shpėrngulje nė masė tė shqiptarėve pėr Turqi dhe Shqipėri vihet pėr herė tė KATĖRT nė masė mė vitin 1953 nė njė takim partiak tė Jugosllavisė komuniste tė Titos nė Split mė vitin 1953. Nė vitin 1954 qeveria Jugosllave ka paguar mbi 20 mijė dollarė pėr shpėrngulje tė shqiptarėve nė Turqi.

Nga viti 1953 janė shpėrngulur shqiptarė dhe turqė nga Maqedonia deri nė vitin 1963 mbi 50 mijė vetė, sipas statistikave tė Republikės Popullore tė Maqedonisė. Kėto shpėrngulje i pranojnė edhe deputetėt e palės maqedonase e nė veēanti ato tė Partisė sė VMRO-sė, tė cilėt haptazi deklaronin nė parlament se ėshtė shumė e vėrtetė se shpėrngulje ka pasur nga pala shqiptare dhe turke dhe ėshtė mirė qė ka pasur. Pasi me kėto shpėrngulje kėrkush nuk ėshtė dėmtuar. Duke deklaruar se pasurit e mbetura nė Maqedoni, u ėshtė paguar nė Turqi me paret e duhanit maqedonas. Por kėta zotri haronin se pa fije turpi i kanė zaptuar shtėpitė e tyre, duke i shpallur si tė vetat. V.Xh.).

Por edhe kjo marrėveshje komuniste, pėsoi fiasko si ato tri marrėveshjet e Mbretrisė borgjeze. Pasi nė kėtė kohė ngritja e vetėdies sonė kombėtare ishte nė nivel shumė mė tė lartė se nė vitetet e para luftėsės. Poashtu edhe veprimi i Lėvizjes sonė Kombėtare ishte shumė mė i organizuar pėt ti bėrė ballė kėsaj fushate fashizoide qė tentonte tė veprojė kundėr intrgritetit territorial tė popullit shqiptar si nė Maqedoni, Kosovė dhe Mal tė Zi. Kushtet pėr njė rezistencė mė tė dobėt tė veprimit kanė qenė nė krahinėn e Ēamėrisė.

Kjo ide ka qenė e pėrkrahur edhe nga shumė ushtarakė tjerė serb e malazes tė udhėhequr nga Albanofobi i shquar Nikolla Pashiqi, dhe ai i Malit tė Zi Kral Nikolla. Ky i fundit gjithmonė ngrente dolli, kur merrte ndonjė lajmė tė “mirė”, se ushtarėt e tij kanė vrarė ndonjė shqiptar, (Kral Nikolla, deri dje (1912), ka qenė miku i ngushtė i Ismail Qemalit, i cili shpesh herė kthente pėr drekė te mbreti, po kėtė mendim pozitiv e kanė pasur edhe fisi i Kelmendasėve, duke haruar se mbreti nė atė kohė i ndihmonte kėtij fisi qė ta shkpusė nga interesi kombėtar, si pjesė pėrbėrese e Shqipėrisė etnike, nė favor tė malazezėve…?). V.Xh). Ky ėshtė njėherit edhe nismėtar i “Aleancės Ballkanike” tė dirigjuar nga vetė cari i Rusisė Nikollajeviqi dhe ministri i jashtėm rus.

Me urdhėr tė Rusisė, kėta shtete krijuan aleancėn Ballkanike, (ku bėnin pjesė pėrveē Serbisė dhe Bullgarisė, Mali i Zi dhe Greqia), qė nė praktikė ishte plan i fshehtė ushtrak, me karakter ekspansionist, pėr tė luftuar e grabitur tokat e Shqipėrisė Etnike, ose mė mirė me thėnė asgjėsimin e Shqipėrisė nga harta e Ballkanit, qė e kishte vulosur me gjak i Madhi Skendėrbe.

Kjo alencė ushtarake do tė luftojė edhe nė aspektin diplomatik kundėr “Ēėshtjes shqiptare” kundėr bashkimit tė shqiptarėve dhe shpalljes sė pavarėsisė pas ēlirimit tė Shkupit dhe ngritjes sė flamurit mė 13 gusht tė vitit 1912. Nė bazė tė dokumenteve ekzistuese, kjo shihet qartė kur bisedat shqiptaro-turke, shkonin nė favor tė shqiptarėve, pasi pėrfaqėsuesi turk Ibrahim beu nė kėto biseda qė vazhduan pas Prishtinės nė Shkup, deri mė 19 gusht 1912, ishte i gatshėm qė shqiptarėve nė emėr tė qeverisė turke tu ofronte Autonominė.

Me pėrhapjen e lajmit se shqiptarėt po fitonin…?. Shtetet ballkanike reaguan ashpėr duke dėrguar ultimatum Rusisė dhe Fuqive tė Mėdha, se me Autonominė e shqiptarėve preken interesat mė jetike tė shteteve sllavo-ortodokse nė Ballkan.

Njė memorandum tjetėr nga rrethina Shkupit, dėrguan edhe pėrfaqėsuesit e VMRO-sė, Kryeministrit bullgar Geshovit, “se Shkupi nuk duhet tu jepet shqiptarėve”. Por duhet theksuar edhe pse sllavėt qė jetonin nė atė kohė nė Shkup, serb e bullgarė ishin pakicė me vetėm 18 mijė banorė. Ndėrsa shqiptarė dhe muslimanė kishte mbi 40 mijė sipas burimeve bullgare.V.Xh.)

Pasi me fitimin e Autonominė prisheshin planet sekrete tė Moskvės, Sofjes, Beogradit, dhe Athinės. Prandaj kėto shtete sllave-ortodokse, u ēuan nė kėmbė kundėr Autonomisė dhe bashkimit tė popullit shqiptar nė njė shtet tė pėrbashkėt historiko-etnik.
   

Bisedat Hasan Prishtina-Pavllov nė Shkup

Dėshprimi i Hasan Prishtinės, duke pritė pėrgjegjen e Z. Pavllov, iu drejtova konsullit britanik me seli nė Shkup, duke i deklarua me gojė: “Na shqiptarėt pėr me i dhanė fund mizores turke nė Shqypni si edhe pengimevet qi po na bahen nė ēashtje t’alfabetit e kulturės s’onė kombtare, kemi zgjedhė si tė vetmin mjet shpėtimi me ba njė lėvizje t’armatosun kundra sundimit tyrk. Me kėtė rasė tė rezikshme kemi nevojė tė madhe pėr pėrkrahjen e Anglisė”. Por mė nė fund shtoi konsulli anglez do tė jap pėrgjigje kėtu nė Shkup pasi ta marr pėrgjigjen e Londrės.
     

Tė parėt e Kosovės:

Nė Kosovė, mbretronte njė “pezmatim”,shumė i ashpėr kundra Xhemijetit. Pra kudo qė hapa nevojėn e njė Lėvizje me armė m’u pėrgjegj pozitivisht. Kuvendova me shumė zotni nga parija shqiptare mbi zhvillimin e njė kryengritje. “Por ndaras e me reservė tė madhe pasi egzistonte rreziku shumė i madh”.

Ēėshtja ishte shumė e rėndė zbėrthimi i saj kėrkonte njė mfshehtėsi e mjeshtri sa anjė punė tjetėr. Pra, ata qė ua merrshin fjalėn nuk mujshin me e njoftė shoqi-shoqin e tė gjithė ishin lidhė nė mue.

Poashtu egzistonte rreziku nga mizoria sllave nė Kosovė, ata ishin tė detyruar tė pėrmendin emrat e antarėve tė familjeve tė vdekur me qėllim qė mos tė zbulohen nga agjentėt serb dhe tė informohen organet qeveritare serbe. Pasi ato mbanin lidhje tė ngushta me qeverinė turke, duke e informuar pėr ēdo takim tė partisė shqiptare.
     

Besatimi i parisė shqiptare

Riza be Kryeziu nga Gjakova, Zeinulla beu kushėriri i Hasan Prishtinės,nga Vuēitėrni, Isė Boletini, Xhemal beu, nga Prishtina, Ahmed beu nga Gjakova, Halim beu Derralla nga Tetova, nji nga nji u besatuan me mue qė kanė pėr tė hecė deri nė fund. Kėshtu ma dhanė besėn edhe krenėt e Llapit e tė Drenicės.

Kryengritja kishte pėr tė fillue at ditė qi unė kishe me i mbath opengat e me dalė nė Drenicė (Malci e Vulēitrnit e Mitrovicės), mbas meje kishin me marrė malet krejt ata qi mė patėn dhėnė besėn.
    

Letėr Ismail Qemalit

Koha e shėnuar pėr kryengritje po afrohej gjithnji, i shkrova letėr Ismail Qemalit, qė ta kryente detyrėn. Mu pėrgjigjė me sotė e nesėr e me premtime tė thata. Sipas bashkohanikėve tė tij, dhe dokumenteve egzistuese Ismail qemali nė kėtė kohė ishte thellė i bindur se egziston mundėsia pėr njė konfederatė shqiptaro-greke).V.Xh).

Unė isha duke punuar reptas duke shfrytėzuar ēdo minutė, nga friga se mos tė ftofen, apo dėshprohen e mos po lodhen ata qė ishin betue. Si pėr shembul puna me Nexhip Dragėn. Ēka ndodhi me Nexhip Dragėn nė Shkup. Nji ditė te “Ura e Gurrit” e takoi Selim Fandėn e i tha:”Nexhip Draga a e she Selim Fanda tani po mė ndjekė policia e duan me mė xanė”. Selim Fanda pėr tė qetsuar Nexhip Dragėn e ēoi nė kafene dhe gjatė bisedės e bindi se kryengritja nuk fillon tani por pas dy viteve.Me tė vetmin qėllim pėr ta qetsuar Nexhip be Dragėn.

Pas njė kohe nė shtėpinė time nė Shkup vjen bullgari Pavlllov me mė lajmrue pėr pėrqėndrimin e sllavėve tė Maqedonisė a do tė bashkpunojnė me shqiptarėt apo jo. Ai pasi hyri mbrenda e vazhdoi bisedėn dhe mė nė fundė mė tha:”Se Bullgarėt nuk mundeshin kursesi me marrė pjesė me nji kryengritje”.

Ky deklarim i bullgarėve na dėshproi fortė. Por nė anėn tjetėr mungonte ana financiare pėr kėtė detyrė tė madhe qė kishim marė pėrsipėr, vendosa nė moment pėr shitjen e magazave dhe diqaneve tė mija, (sipas deklaratės sė Ajet Haxhiut, Hasan Prishtina pėr Kryengritjen e Pėrgjithshme shqiptare qė u organizua nė Shkup ka shitur 24 diqane).

Hasan Prishtina mė 5 maj ishte nė Drenicė sė bashku me Zenulla Beun, burė nė shejė pėr besnikri nacionalizėm e bujari. Gjatė rrugės thira Ahmet Prekazin dhe Sadik Ramėn. Erdhėm nė Junik vendi historik ku gjithmonė bashkoheshin e lidheshin beetė Peja e Gjakova, pėr me i ra Turkisė.

Hasan Prishtina jo vetėm pasurinė por e shkriu edhe veten nė luftė pėr ēlirimin e vendit, ky patriot i palodhshėm nuk e vuri kurr kokėn nė gjumė duke vrapuar tėrė jetėn pėr ēlirimin e popullit shqiptarė dhe bashkimin e Kosovės dhe Maqedonisė me Shqipėrinė e pėrgjysmuar. Por disa shkurtė pamės politik qė mė sė shumti kanė luftuar pėr interesa tė veta se sa pėr komb e shpallėn tradhtar, kėta shqipėfolės i bėnė etiketime qė si duron lehtė shqiptari i rėndomtė e jo mė veprimtaria e Hasan Prishtinė dhe kontributi qė dha ky strategė dhe politikanė shqiptarė si nė paralamentin turk, poashtu edhe gjatė kryengritjes sė Pėrgjithshme nė vitin 1909-1912.

Gjatė kryengritjes sė shtatorit mė 1913, mori pjesė aktive me Isa Boletinin dhe Halim Derrallėn, Ishte antarė i komitetit pėr mbrojtjen e Kosovės, luftoi kundėr ushtrisė serbe pėr ēlirimin e Kosovės dhe Maqedonisė deri mė 1915. Me ardhjen e ushtrisė bullgare nė viset tona mė 1915, filloi rezistencėn e organizuar kundėr tyre, ku pėr kėtė arsye u burgos nė Shkup nga ushtria bullgare.

Mė nė fundė pėr kėtė kontribut tė dhėnė pėr “Ēėshtjen shqiptare”, u vra nga dora e njė shqipėfolėsit, i cili deklaroi nė gjyqė, se unė e kamė vrarė njė tradhėtar shqiptar. Hasan Prishtina u vra nga ky doras mė 14 gusht 1933. Ky ishte njė shqiptarė qė merej me tregėti dhe me Hasan Prishtinėn ishte takuar disa herė nė Nicė e Paris, para se ta vriste. Sipas gazetės “Makedhonia” tė Geqisė, Ibrahim Ēela ky shqipfolės, nė hetuesi deklaroi pa fije turpi: “se Hasan Prishtina ishte dhe mbeti tradhtar i ynė”.
   

Shqiptarėt me bukė tjerėt me plumb

Kjo luftė hegjeomoniste e kėtyre shteteve sllave vazhdon edhe sot e kėsaj dite kundėr shqiptarėve edhe pse ata e dinė fortė mirė se shqiptarėt nė kėto troje gjithmonė kanė luftuar kundėr zaptuesėve tė huaj, duke i pėrkrahur dhe mbrojtur fqinjėt e vetė. Ka dėshmi qė herė herė sipas nevojės shqiptarėt kanė bashkėpunuar edhe me serbėt gjatė Mesjetės, nė betejėn e Maricės mė 1371. Poashtu kanė marė pjesė aktive me ushtri tė regulltė kundėr turqve nė betejėn e KOSOVĖS mė 1389.

Nė fillim tė shek XIX shqiptarėt kanė bashkpunuar edhe me Dinastinė e KARAGJORGJEVIQĖVE dhe Princin e tyre Karagjorgje Petroviqin, nė ēlirimin e Beogradit nga turqit, mė vitin 1805-1806. Shqiptarėt u kanė ndihmuar edhe grekėve, nė luftėn e tyre pėr pavarėsi kundėr turqve 1821-1822,

Nė kohėn e Historisė mė tė Re, mė sė shumti u kemi ndihmuar sllavo-maqedonasve e nė veēanti nė kryengritjen e Ilindenit mė 1903. Nė kėtė kryengritje, pėrveē pjesėmarrjes direkte tė shqiptarėve nė krye me Komandantin legjendar Pjetėr Gurrin, duke vdekur pėr liri tė tė gjithėve nė fushė betejė. Pasi kjo pjesė e vendit historikisht i takon Shqipėrisė Etnike, sipas dok. serbe. Nė anėn tjetėr kjo kryengritje ėshtė furnizuar nga popullata jo sllave edhe me armatim dhe pushkė mė tė njohura pėr atė kohė, me armatim modern tė kohės, “MARTINKAT” e Tetovės.

Shqiptarėt e treguan veten se janė pėr bashkėjetesė me fqinjėt, por tė barabartė nė tė gjitha fushat e jetės. Kjo u tregua nė vepėr, gjatė luftės sė Dytė Botėrore,( Shumė nėna shqiptare i kanė ruajtur kėta komunist sllavė nėpėr shtėpitė e veta, duke i ushqyer sė bashku me antarėt e familjes, pasi ndiqeshin me tė madhe prej fashistėve bullgar, e pas luftės kėto ngjarje mė humane u haruan nė tėrėsi dhe nuk pėrmendeshin fare. V.Xh).

Kjo shihet mė sė miri nė prakėtikė kurr shqiptarėt morėn pjesė nė ēlirimin e tokave sllave deri nė Srem, Zagreb, Dubrovnik, duke arritur deri nė Triest, (shumė nga kėta luftarė u helmuan si nė Dubrovnik, ku ka pasur edhe komandant, nė preshevė u helmua Abdulla Presheva, ndėrsa njė numėr mė i madhė me qindra u vranė prapa shpine gjatė rrugės pėr nė Bar dhe Ulqin, pa pikė faji. Vetėm e vetėm pse i kishte lindur nėna shqiptare V.Xh).

Por ky flijim i shqiptarėve si duket pas rreziqeve, fare nuk ėshtė pranuar nga pala sllave qė erdhi nė pushtet si nė Maqedoni, Serbi, Mal tė Zi, e mos tė flasim pėr sjelljen e agresorėve grek.

Shqiptarėt pas mbarimit tė luftės sė Dytė Botėrore janė trajtuar si njerėz tė rangut tė dytė apo tė tretė dhe kanė punuar punėt mė tė rėnda fizike si kanal punues, sharraxhinjė, dhe qymyrmbajtės. Pas pushteti aktual kurr nuk ka pasur besim te shqiptarėt pėr punsim nė administratėn shtetrore dhe organet tjera vetėqeverisėse dhe komanduese.

Nė Maqedoni mė e theksuar ka qenė pozita e vėshtirė politike, me njė tendosje permanente tė situatės, e nė veēanti pas mbarimit tė luftės sė Dytė Botėrore dhe themelimit tė shtetit tė Titos, ku OZNA famkeqe ka bėrė kėrdi kundėr shqiptarėve.

Nė Maqedoninė Perėndimore kanė funksionuar edhe kampet e pėrqendrimit si nė kohėn e Hitlerit. Kampi mė i njohur ka qenė ai i “Monoplit tė Tetovės”, nė Tetovė. Kėshtu kampe ka pasur nė shumė qytete shqiptare. Ndėrsa ata shqiptarė qė nuk janė pėrkulur kurr pushtetit sllavo-komunist, “OZNA” i ka dėrguar nė kampet e ndėgjuara tė Sremit, Shidit dhe Goli Otokut. Ku shumica nga kėta atdhetarė kurr nuk u kthyen tė gjallė nė vendlindje nga torturat e pėrjetuara sllavo-komuniste. “Por vdiqėn sy ēelė duke pėrshpėritur amanetin e fundit pėr ta parė Shqipėrinė e lirė dhe tė rribashkuar”. V.Xh).

Historia e Shqiptarėve ėshtė shumė e pasur por edhe shumė e hidhur, pėrplot me ngjarje rėnqethėse nga historia e jonė, qė ne sot nuk jemi nė gjendje ti pėrshkruajmė tė gjitha ato vuajtje tė kėtij populli kreshnik qė ka pėrjetuar nga forcat militante sllavo-ortodokse. Kėtė egzodus kanė arritur ta pėrballojnė vetėm nėnat shqiptare. Kėta Loke edhe pse kanė pasur dhimbje qė nuk mund ti pėrshkruaj dora e njeriut kurrė nuk janė pėrkulur tė kėrkojnė mėshirė pėrpara kėtyre agresorėve.

Udhėheqėsit e Lėvizjes sonė Kombėtare Shqiptare pėrkundėr kėtij terrori qė ėshtė bėrė kundėr popullit tonė, ata kurr nuk janė gjunzuar para kėtij armiku tė pėrbetuar, qė nuk ka gjetur forma dhe metoda pėr ta ēfarosur dhe zhdukur nga rrėnjėt. Por pėrkundėr kėtij terrori me tėrė forcat i kanė bėrė ballė kėtyre fortunave kohore qė janė paraqitur para pragut tė shtėpisė. Duke iu kundėrvuar me tėrė vullnetin dhe atė pak armatim primitiv qė ka poseduar shqiptari, duke korrur shumė beteja tė lėvdishme kundėr sunduesėve tė huaj.

Unė me kėtė rast jamė i kufizuar kundėr vullnetit tim ti ndaj shqiptarėt dhe periudhat historike, ti bėjė padrejtėsi tė madhe historisė sonė kombėtare duke e shkėputur nė periudha. Por, unė edhe pse ndodhem nė njė situatė tė palakmuar do tė mundohem ti veēojė disa ngjarje historike qė janė tė locuara nė Maqedoninė e sodit. Ky shtet politik i krijuar pas luftės sė Dytė Botėrore. Pasi rrethanat kėrkojnė qė tė pėrcaktohemi vetėm pėr disa ngjarje mė me relevancė qė janė zhvilluar nė Dardani, qė mė vonė me ardhjen e turqve nė kėto troje krijohet Vilajeti i Kosovės dhe i Manastirit, e pas luftės sė Dytė Botėrore krijohet Maqedonia si pjellė e komunizmit, duke grabitur edhe disa qytete shqiptare nėn ombrellėn e vetė edhe pse kėta qytete shqiptare kurr si kanė takuar Maqedonisė antike.V.Xh).

Por kjo nuk don tė thotė se pėr ne ėshtė vonė. Jo, kurr nuk duhet tė dorzohemi asesi se ėshtė vonė, apo ka kaluar koha. Aq mė pak kur tani pėr pozitėn e shqiptarėve tė Maqedonisė pas 90 viteve janė tė interesuar edhe fakorėt ndėrkombėtar nėn patronatin e SHBA-ve, pėr tė pėrmisuar atė padrejtėsi qė u ėshtė bėrė shqiptarėve tė Maqedonisė mė 1912-1913, e nė veēanti pas mbarimit tė luftės sė Dytė Botėrore 1941-1945, me krijimin e shtetit tė Maqedonisė, ku pushtetmbajtėsit maqedonas aborguan ēdo tė drejtė tė shqiptarėve pėr tė marrė pjesė nė ekzekutivin, qė u ishte premtuar gjatė luftės partizane nė Maqedoni, pėr zgjedhjen e drejtė tė statusit tonė juridiko-politik, si element konstituiv dhe subjekt i barabartė nė shtetin e Ri, (Pra shtet formues nė bazė tė dok. egzistuese e nė veēanti deklaratat e pėrfaqėsuesve maqedonas nė “Crvena Vodė”,), ku i bėhej thirje popullit shqiptar nė luftė tė pėrbashkėt kundėr okupatorėve, se Shteti i Ri, do tė definohej si shtete i barabartė midis shqiptarėve dhe maqedonasve. (Makedonska-Albanska drzhava). V.Xh).

Nė fundė dua tė theksojė se kėtė punė tė shejtė n’qoftėse nuk e bėjmė ne vetė, (me laps dhe pushkė), aq mė pakė mund tė presim nga tė huajt tė na shkruajnė historinė tonė, nė luftė pėr “rribashkim kombėtar”, “sipas shijes apo terkut tė tyre”. Qė do tė thotė si duan ata dhe tė tjerėt tė na definojnė…?

Nė njė letėr nga Janina tė cilėn e botoi mė 21 prill tė vitit 1878, Abdyl Frashėri, duke folur pėr shqiptarėt ndėr tė tjera thotė:” shqiptarėt tė cilėt nė natyrėn e tyre janė lidhur me virtytin e burrėrisė dhe tė trimėrisė nuk janė nėnshtruar asnjė kombi qė nga kohėt mė tė vjetra, edhe pse ata vetė nuk kanė qenė kurr pushtues. Nė luftė pėr tė mbrojtur lirinė e tyre dhe pėr tė zbrapsur sulmet e armiqėve. Ata kanė treguar sa e sa vepėr pėr tė qenė shembull nė sytė e pasardhėsve tė tyre. Por nė anėn tjetėr shumė madhore, ku do tė pėrmendeni brez pas brezi, pėr njė promblematikė aq serioze qė e ka munduar prej kohėsh kėtė popull tė pėrvuajtur por kreshnik, duke i nxjerė nė dritė virtytet qė i posedon ky popull fisnik, pa marrė parasyshė reperkusionet qė i ka pėrjetuar ky popull Daradan, tė kėtyre trojeve, qė sot dikush tentonė ta falsifikojė historinė tonė, e neve tė na paraqesė si ardhacak edhe pse jetojmė nė shtėpinė tonė stėrgjishore.

Si duket kėtė amanet qė na ka porositur Abdyl Frashėri mė nė fund e ēoi nė vend UĒK dhe udhėheqėsit e saj. Kėta udhėheqės kombėtar vendosėn tė ringjallin trimėrinė e Skėnderbeut i cili mė 1453 i theu shumė keq Turqit nė fushėn e Pollogut. Ky arriti tė bashkojė idenė e popullit shqiptar dhe krerėve tė tyre nė njė luftė tė pėrbashkėt kundėr pushtuesėve turq. Poashtu edhe UĒK-ja veproi kundėr sunduesve sllavė, tė cilėt mbi 90 vite shkelin mbi gjakun e dėshmorėve shqiptarė qė ēliruan Shkupin dhe tėrė pjesėn e Maqedonisė shqiptare nga zaptuesit e huaj mė vitin 1912.

Pozita politike e shqiptarėve vėshtirsohet edhe mė shumė gjatė regjimit komunistė. Ku politika sllavokomuniste nuk zgjodhi metoda pėr ēfarosjen e udhėheqėsve mė kombėtarė tė Lėvizjes sonė. Kėta udhėheqės kombėtarė arritėn tė bindin masėn shqiptare se tė drejtat e shqiptarėve rrikthehen vetėm me pushkė, se vetėm forca e gjunzon sllavin, qė tė ulet nė bisedime me shqiptarin.

Pas disa sulmeve tė sukseshme tė UĒK dhe falė trimėrisė sė patriotėve shqiptarė qė rokėn armėt nė mėnyrė vullnetare, pala sllavo maqedone u gjunzua edhe pse ajo pėrdori kundėr shqiptarėve arsenalin e vetė mė tė fortė ushtarak kundėr shqiptarėve por pėsoi fiasko teknika e huazuar nga bullgarėt rusėt dhe bello rusėt. Nė kėto rrethana tė disfavorėshme kur shqiptarėt si para 90 viteve pėrgadteshin ta sulmojnė Shkupin dhe tė largojnė nga ky qytet ardhacakėt tė ashtuquajtur “Egejci”. Politika sllave me diktatin e Moskvės dhe tė tjerėve kėrkoi bisedime me palėn shqiptare si partnerė i barabartė nė prezencėn e evropianėve, tė Natos, dhe tė udhėheqėsve kryesor nė kėtė marėveshje palės amerikane.

Lavdia i takon UĒK-ės dhe stafit politik tė saj qė diti pas 57 viteve tė ringjallė trimėrinė e shqiptarit dhe vyrtytet e tij tejet tė larta kur ėshtė nė pyetje interesi kombėtar. Me kėtė luftė i treguam mbarė botės se shqiptarėt janė pėr paqė, por parasėgjithash duhet tė mbisundojė barazia dhe toleranca ndėretnike. Shqiptarėt me kėtė luftė i treguan palės sllave se kurr luftohet pėr Shqipėri, ky popull ishte i gatshėm qė tė flijoj bijtė mė tė mirė tė tijė. UĒK edhe kėsaj radhe ishte nė shėrbim tė kombėtares e udhėhequr nga bijtė mė tė mirė tė saj. Kėtė vitė mbushen dy vite nga kjo epope mė e lėvdishme pas 57 viteve tė sundimit sllavo komunist nė kėto troje tė pastra shqiptare.


Mė. 14. 03. 2003,
T E T O V Ė