Interviste e kryetarit te Bashkimit Demokratik per Integrim Ali Ahmeti per “ Zerin e Amerikes”

Diaspora shqiptare tė investojė nė Maqedoni


Kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim nė Maqedoni, Ali Ahmeti ndodhet pėr njė vizitė kėtu nė Shtetet e Bashkuara gjatė sė cilės do tė takohet me zyrtarė amerikanė dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan. Zoti Ahmeti i dha tė hėnėn njė intervistė Zėrit tė Amerikės.

Zėri i Amerikės: Dy vjet mė pare, as mund tė mendohej se ju do tė vinit pėr vizitė nė Shtetet e Bashkuara. Si arritėt ta realizoni kėtė transformim unikal, nga njė udhėheqės kryengritės nė njė politikan qė ka dalė si njė ndėr pėrkrahėsit mė tė fortė tė bashkėjetesės mes shqiptarėve dhe maqedonasve nė vendin tuaj?
Ali Ahmeti: Sigurisht qė ne jemi pėrpjekur pėr liri, pavarėsi, demokraci dhe drejtėsi tė popullit shqiptar nė Jugosllavi dhe sigurisht qė njerėzit e shtypur siē jemi ne shqiptarėt nuk mendojmė keq pėr popujt e tjerė. Kėshtuqė vetė pėrndjekjet, vetė persekutimet na kanė mėsuar qė ne gabimet e tė tjerėve tė mos i bėjmė.

Zėri i Amerikės: Zoti Ahmeti, ēfarė shpresoni tė realizoni gjatė kėsaj vizite kėtu nė Uashington?
Ali Ahmeti:Sigurisht qė kam njė sėrė takimesh, nė Shtėpinė e Bardhė, nė Pentagon, nė Departamentin e Shtetit dhe nė Kėshillin e Sigurisė Kombėtare. Kam takuar edhe senatorin Bob Dole, tė cilit i kam shprehur edhe falenderimet pėr ndihmėn qė u ka dhėnė shqiptarėve.

Zėri i Amerikės: Zoti Ahmeti, pėr qeverinė e koalicionit qė u formua para nėntė muajsh ka patur shumė dyshime, sidomos nė fillim. Deri nė ēfarė shkalle ėshtė shtrirė partneriteti midis partisė suaj dhe partisė kryesore nė kėtė koalicion dhe a mund tė thuhet se ju po bashkėqeverisni?
Ali Ahmeti: Nė radhė tė parė ne jemi pėrcaktuar tė mos bėhemi servilė dhe puthadorė, por jemi pėrcaktuar mbi bazėn e asaj se ēfarė duhet tė realizojmė ne si parti dhe ne kemi hyrė jo pėr tė ndarė interesat personale, por pėr tė mbrojtur dhe pėr tė jetėsuar interesat e pėrgjithshme, qė kėrkojnė edhe vetė shqiptarėt.

Zėri i Amerikės: Zoti Ahmeti, megjithė pėrparimet qė janė bėrė gjatė kėtyre muajve, sipas njė ankete tė fundit tė Institutit Republikan Amerikan, pyetjes se a po ecėn Maqedonia nė drejtimin e duhur, shumica, 45 pėrqind iu pėrgjigjėn “JO” dhe vetėm 16 pėrqind u shprehėn se vendi me tė vėrtetė po ecėn nė drejtimin e duhur. A jeni i shqetėsuar nga kjo ndjenjė pesimizmi mes popullsisė?
Ali Ahmeti: Duhet tė kihet parasysh se situata ėshtė mjaft e vėshtirė pėrsa i pėrket anės ekonomike, kėshtuqė ne na duhet njė qasje mjaft serioze se si tė pėrmirėsojmė pozitėn sociale tė njerėzve nė Maqedoni. Kėtu duhet tė kemi njė komunikim mjaft tė hapur me diasporėn shqiptare. Ne kemi njė diasporė shumė tė fuqishme, por jo tė thirremi nė folklorizmin patriotik, sepse askush djersėn e vet nuk e rrezikon, mirėpo unė mendoj se ne punojmė mjaft seriozisht andej, kemi biseduar edhe nė nivelet mė tė larta shtetėrore, si me kryeministrin dhe udhėheqės tė tjerė, qė tė bėhen takime tė veēanta me njerėz tė diasporės dhe t’u ofrojmė programe konkrete dhe ata realisht ta shohin gjendjen brenda pėr brenda, domethėnė kėto si hapa fillestare ne mendojmė qė t’i bėjmė dhe pas investitorėve shqiptarė mund tė vijnė edhe investitorė tė tjerė. Kur njė shqiptaro-amerikan investon nė Maqedoni, sigurisht qė do tė investojė edhe njė amerikan e kėshtu me radhė.

Zėri i Amerikės: A i ka qeveria aktuale nė Maqedoni, aftėsitė dhe mjetet e nevojshme pėr t’i zgjidhur kėto probleme ekonomike?
Ali Ahmeti: Sigurisht qė kapacitet ka, por duhet tė ofrojmė edhe kuadro tė cilat kanė vepruar dhe kanė fituar njė eksperiencė tė jashtėzakonshme si nė shtetet e Evropės, ashtu edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kėshtuqė kėta njerėz vėrtet vlerat qė i kanė fituar nė kėto shtete mund t’i demonstrojnė nė atdheun e tyre.

Zėri i Amerikės: Zoti Ahmeti, nėntė muaj pas ardhjes nė pushtet, partia juaj dhe ju vetė personalisht, vazhdoni tė gezoni njė mbėshtetje tė madhe nė radhėt e shqiptarėve tė Maqedonisė. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė shtuar edhe pakėnaqėsia. A do tė jeni ju nė gjendje ta ruani kėtė mbeshtetje, a ekziston shqetėsimi tek partia juaj se komuniteti shqiptar do t’i kthejė krahėt partisė suaj dhe do tė mbėshtesė zgjidhje ose propozime mė radikale?
Ali Ahmeti: Ne jemi mjaft transparentė. Para disa ditėsh ne kemi bėrė njė raport mjaft tė gjerė pėr punėn 6 mujore tė qeverisjes dhe pėr punėn njė vjeēare tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, me ēka tė gjithė ministrat, deputetėt, sigurisht qė tani qė unė flas kėtu, ata janė nė terren andej me materialet konkrete, me faktet konkrete dhe do tė marrim vėrejtjet nga elektorati, nga qytetarėt tė themi mė mirė, sepse pėr ne kanė votuar rreth 75 pėr qind tė shqiptarėve dhe nuk mund t’i ndajmė duke thėnė elektorati ynė, apo i ndonjė partie tjetėr, sepse ne punojmė pėr tė gjithė qytetarėt, qofshin ata shqiptarė apo maqedonas.

Zėri i Amerikės: Zoti Ahmeti, ditėt e fundit ėshtė folur shumė pėr Universitetin e Tetovės. Thuhet se tani ky problem ėshtė nė rrugėn e zgjidhjes...
Ali Ahmeti: Sigurisht, ne jemi pėrpjekur qė tė mos bėjmė premtime tė kota. Ne jemi pėrpjekur dhe motoja kryesore e jona ka qenė qė ne veprojmė, qytetarėt le tė gjykojnė. Nuk kemi dashur tė manipulojmė me ndjenja, sepse njėra nga ndjenjat ėshtė edhe Universiteti i Tetovės, kėshtuqė unė jam mėse i sigurtė qė brenda pak ditėsh ligji qė kaloi nė qeveri para disa ditėsh do tė kalojė edhe nė parlamentin e Maqedonisė, kėshtuqė sė shpejti shqiptarėt nė Maqedoni do tė kenė edhe tė zyrtarizuar Universitetin Shtetėror tė Tetovės./