AKSH e drejtė e ligjshme Historike 

  

TEUTA ZYMBERI 

Ndjenja e lirisė ėshtė ndjenjė e madhe historike tek shqiptarėt. Ndjenjėn e lirisė nuk ka tė drejtė askush tė ta mohojė. Shqiptarėt jetojnė nė trojet e veta. Pėr ta mbrojtur nė vazhdimėsi kėtė ndjenjė tė madhe tė historisė, pėr t'i trashėguar edhe mė tej vlerat e shenjta tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė Ushtrisė pėr Preshevė, Medvexhė, Bujanovc, tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, dalja e AKSH nė skenė ėshtė njė e drejtė e ligjshme dhe e pranuar nga tė gjitha forcat pėrparimtare tė kohės.

Ėshtė dėshmuar praktikisht, se, nė tė gjitha vitet nė Kosovė, kėrkesat politike shqiptare kurrė nuk janė avansuar dhe nuk janė mbėshtetur nga tė quajturat institucione. Ėshtė dėshmuar praktikisht se kurrė institucioni nuk ka pėrcjellur kėrkesat kombėtare qė ka shtruar populli nė Kosovė. Ėshtė dėshmuar se nivelet institucionale kurrė nuk kanė mbrojtur kėrkesat kombėtare qė kanė kėrkuar shqiptarėt nė trevat e tyre tė robėruara! Ėshtė dėshmuar se institucionet udhėheqėse kosovare kurrė nuk kanė kėmbėngulur pėr kėrkesat politike rreth statusit tė Kosovės, rreth trojeve tė saja etnike dhe nuk janė vėnė nė shėrbim tė kėrkesave popullore! Do tė shohim vetėm shkurt institucionet tona udhėheqėse gjatė disa periudhave nė raport me kėrkesat tona politike nė Kosovė.

Nė vitin 1968 janė bėrė demonstrata pėr flamurin kuq e zi, pėr pozitėn juridike tė shqiptarėve, pėr universitet. Kėto kėrkesa nuk janė avansuar pėrmes rrugėve institucionale nga udhėheqėsit krahinorė tė atėhershėm. Nga vetė kreu institucional janė gjykuar demonstratat me etiketat jugosllave si: armiqėsore, prishje e Jugosllavisė,demonstrata kundėr Titos etj.

Nė vitin 1981, janė bėrė demonstrata pėr Kosovėn Republikė. Kjo kėrkesė ėshtė gjykuar dhe dėnuar nga vetė kreu institucional me  etiketat jugosllave si :kontrarevolucionare, nacionaliste, seperatiste, armiqėsore, bashkim me Shqipėrinė etj. Kėrkesa Kosova Republikė u shtyp me dhunė, me tanke, me brutalitet nga ushtria jugosllave. Shumė tė reja e tė rinj u burgosėn nė burgjet e Jugosllavisė titiste dhe nga UDB-a u dėnuan deri mė 15 vite burg tė rėndė

Nė vitin 1989 janė bėrė demonstrata tė pėrgjakshme me thirrjen popullore dhe studentore: Republikė Kushtetutė- Ja me hatėr, ja me luftė." E tėrė Kosova ishte nė kėmbė dhe masa e gjėrė popullore marshonte pėr nė Prishtinė me flamurin kuq e zi dhe me kėngėn  Besa-besė, besėn ta kam dhėnė, pėr Kosovė jetėn du me me dhėnė" Institucionet krahinore dhe udhėheqėsit krahinorė, po, as Akademia e Shkencave dhe e Arteve nė Prishtinė, as shumė shkrimtarė, gazetarė e shumė sosh nga intelegjenca kosovare, nuk e kėnduan bashkė kėngėn me demonstruesit dhe nuk e patėn guximin t'i prinin popullit, por i dėnuan kėrkesat  popullore

si: prishje tė rendit dhe integritetit tė Jugosllavisė dhe qeveria jugosllave shpalli gjendje tė jashtėzakonshme pėr shqiptarėt dhe vuri Kosovėn nė shtetrrethim . Greva e minatorėve dhe e studentėve shqiptarė po ashtu u gjykua nga kreu krahinor-jugosllav duke thėne se: "Nuk humb asgjė Kosova nėn Serbi!"

Nė vitin 1990 veē bie Lidhja Komuniste e Jugosllavisė dhe nė skenė zėvendėsohet Lidhja Demokratike e Kosovės nė krye me doktor Ibrahim Rugovėn. Kjo parti pėr dhjetė vjet propagandoi pacifizmin kundėr rezistencės sė armatosur dhe bėnte zgjedhje tė lira partiake nė kohėn kur Kosova ishte suprimuar nga tė gjitha tė drejtat kombėtare.

Nė vitin 1997 fillojnė tė duken aksionet e armatosura nga bijtė mė tė mirė tė popullit. Kėto aksione dhe autorėt e kėtyre aksioneve, kreu institucional i LDK-sė i "Republikės sė Kosovės brenda dhe nė exil"i quan dorė e zgjatur e Serbisė, forca tė Arkanit, madje presidenti i apostrofuar i Kosovės, kėrkon edhe Interpolin pėr tė kėrkuar terroristėt-anėtarėt eUĒK-sė.

Mė 28 nėntor 1997 nė Llaushė del haptas Ushtria Ēlirimtare e  Kosovės me bijt dhe bijat mė tė mira tė kombit. Njė vit mė vonė, nė mars tė vitit 1998, nė kohėn kur Drenica kallej flakė, institucioni i vetėquajtur Ibrahim Rugova edhe kėsaj here shpallė zgjedhjet e lira dhe nė Prishtinė hedh votėn e tij kundėr UĒK-sė!

Nė vitin 1999 , Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės i bashkohen me guximin mė tė madh djemtė dhe vajzat nė luftė kundėr okupatorit serb. I vetshpalluri presidenti i Kosovės, as kėsaj here nuk i bashkohet luftės ēlirimtare, por, ai, me vetėdije tė plotė merr rrugėn pėr nė Beograd  pėr tė shpėtuar kokėn e tij personalisht dhe tė familjes sė tij tek krimineli, Millosheviē! 

Mė 5 shkurt 1999 nė Rambuje hartohet dokumenti i Grupit tė Kontaktit pėr Marrėveshjen e pėrkohshme pėr paqe dhe vetėqeverisje nė Kosovė. Zėra tė liderėve partiakė apo zėrat e pacifistėve ishin shumė  mė tė zėshėm pėr tė nėnshkruar delegacioni shqiptar dokumentin nė Rambuje, se sa qė ishte i zėshėm pėr t'u bashkuar nė rradhėt e luftės pėr ēlirim!

Nė maj tė vitit 1999 lirohet dhe zhduket nga burgu i Dubravės, Mr.Ukshin Hoti, politikani i zgjuar i Kosovės, ( fati i tė cilit kurrė asnjėherė deri mė sot nuk u ndriēua nga institucionet e Kosovės dhe as qė u interesuan tė nxjerrin tė vėrtetėn para opinionit shqiptar dhe ndėrkombėtar rreth zhdukjes sė tij! )

Nė qershor tė vitit1999 vazhdon drama tragjike e tė burgosurve politikė shqiptarė duke i deportuar mbi dymijė shqiptarė nė burgjet e egra tė Serbisė, pre e Marrėveshjes tekniko-ushtarake tė Kumanovės, nė tė njėjtėn kohė kur nė Kosovė pushon lufta. Me krijimin e institucioneve, pengjet shqiptare mbesin plotėsisht tė injoruar dhe tė harruar nė harresėn e nė harresėn institucionale !!! 

Nė Luginėn e Preshevės, pėrkundėr qėllimeve liridashėse nga Ushtria Ēlirimtare pėr Preshevė e Bujanovc, Marrėveshjet serbo-ndėrkombėtare ē'armatosin kėtė teren dhe pozita e shqiptarėve mbetet po ajo e njėjta, njė trevė me Serbinė mbi kokė!

Njė vitė mė vonė fillon lufta nė Maqedoni. Pėrkundėr luftės qė ishte nisur pėr mos ta pranuar Maqedoninė mbi kokė tė shqiptarėve, Ushtria Ēlirimtare Kombėtare jep dėshmorėt pėr lirinė. Marrėveshja e Ohrit  shuan dhe ē'armatosė ushtrinė shqiptare dhe shqiptarėt mbesin nėn hijen diskriminuese tė shtetit maqedon!

Viti 2000 ėshtė viti i shpresės dhe viti i zhgėnjimit. E kurrsesi viti i lirisė. Viti 2000, nuk ėshtė fundi i aspiratave shekullore tė historisė sė popullit shqiptar. Shqipėria kėndej Drinit vazhdon tė mbetet nė njė robėrim tė ri nė "paqen me kushte"! 

Mbahen zgjedhjet e lira dhe njė elektorat i "ēmendur" voton kundėr sakrificės mė sublime duke mos vlerėsuar drejtė gjakun e dėshmorėve!!! Dhe, ky, elektorat, nė vend qė tė votojė pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr djemtė dhe bijat qė luftuan pa u trembur syri, voton pėr njeriun qė nuk e bashkoi kurrė pėr asgjė me luftėn ēlirimtare tė  Kosovės

Kuvendi i Kosovės mban mbledhjen e parė me deputetėt e zgjedhur nga populli, me njė Kolon tė ri Evrope nė ballė tė Kuvendit. Ky ėshtė kuvendi pa flamur. Kuvendi pa simbolet kombėtare- pa simbolet shqiptare! Flamuri shqiptar nuk valon nė zyren e presidentit tė Kosovės, flamuri shqiptar nuk valon tek kryetari i Kuvendit tė Kosovės

Viti 2002,nga policia e UNMIK-ut, arrestohen ish-ushtarėt, komandantėt e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės. Pėrgjohen hap pas hapi  ish tė burgosurit politik qė kishin vuajtur aq shumė burgjeve tė Serbisė e Jugosllavisė. Fajsohen veprimtarė tė devotshėm tė ēėshtjes kombėtare. Hektarė toke i mirren Kosovės nga Serbia e Maqedonia ndėrsa institucionet e Kosovės nuk reagojnė dhe gjithnjė me ndėrmjetėsimin e ndėrkombėtarėve, qeveritarėt tanė bėhen tepėr tė urtė! Institucionet e Kosovės nuk janė aktive dhe kėmbėngulėse qė tė mos preket integriteti territorial i Kosovės !

Kėto ishin fakte tė shkurtėra dhe jo tė hollėsishme pėr tė pasqyruar rolin negativ qė kishin institucionet udhėheqėse kosovare pėrballė ēėshtjeve madhore kombėtare.

Prandaj, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės mori mbi supet e saja Detyrėn historike pėr ta ēliruar Kosovėn nga pushtuesi serb. Pėrpjekjet e pėrgjakshme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėrpjekjet e pėrgjakshme tė UĒPMB-sė, pėrpjekjet e pėrgjakshme tė Ushtrisė ĒlirimtareKombėtare, ishin pėrpjekje e luftės pėr liri pėr njė atdhe tė pėrbashkėt.

Mirėpo, zbarkimi i kolonovė tė rinj nė tokėn e Kosovės, valimi i shumė flamujve nė tokėn e Kosovės, bėri , qė Kosova edhe pėrkundėr luftės sė saj heroike, tė mbetet njė hapėsirė e re kolonizimi . Kolonėt e rinj bėnė qė Kosova tė mbetet pa statusin e saj politik, ndėrsa pozita gjeografike e saj tė mbetet e ndarė. Kolonėt e rinj, filluan tė mos i njohin qėllimet e luftės ēlirimtare dhe filluan tė sjellin Kushnerė, Hakerupė, Shtajnerė pėr tė shuar ndjenjėn liridashėse tė shqiptarėve  dhe pėr t'a ē'kombtarizuar idealin e luftės pėr liri. Kryeadministratorėt  qė do tė ndėrrohen njėri pas tjetrit do tė vazhdojnė tė tallen edhe pėr shtatė vjet tė ardhshme me pavarėsinė e Kosovės!

Nėntor 2002, Sot, megjithatė dėgjohet shumė shpesh pyetja: Pėr ēka luftuan tė parėt tanė?. Pėr ēka luftoi UĒK-ja, pėr ēka luftoi  UĒPMB-ėja, pėr ēka luftoi UĒK-ja?! Duke pėrjetuar tė gjitha kėto ngjarje tė dhimbshme , sot, po  dėshmohet, se, Ndjenja e lirisė ėshtė ndjenjė e madhe historike tek shqiptarėt. Ndjenjėn e lirisė nuk ka tė drejtė askush tė ta mohojė. Shqiptarėt jetojnė nė trojet e veta. Pėr ta mbrojtur nė vazhdimėsi kėtė ndjenjė tė madhe tė historisė, pėr t'i trashėguar edhe mė tej vlerat e shenjta tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė Ushtrisė pėr Preshevė, Medvexhė, Bujanovc, tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, dalja e AKSH nė skenė ėshtė njė e drejtė e ligjshme dhe e pranuar nga tė gjitha forcat pėrparimtare tė kohės.

Armata Kombėtare Shqiptare do tė vazhdojė tė bartė mbi supet e saja Detyrėn Historike tė luftėrave qė ka bėrė populli shqiptar ndėr shekuj pėr ta ēuar amanetin nė fund. Qė nga thėnia e Skėnderbeut: Tė jemi zot tė tokave tona. E duke vazhduar me amanetin e Plakut tė Vlorės, me amanetin e Rilindjes Kombėtare, me amanetin e Lidhjes sė Prizrenit, me amanetin e Luftės Nacional Ēlirimtare, me amanetin e Ushtrisė  Ēlirimtare tė Kosovės, se: E drejta pėr tė luftuar pėr liri dhe bashkim kombėtar ėshtė e drejtė e ligjshme historike.