Kėrkesa pėr pavarėsi - Intervistė me Ramush Tahirin 

    


Ende nuk ka reagime tė qarta nga partitė politike dhe misioni i OKB-sė nė Kosovė pas njė kėrkesa nga njė e treta e deputetėve pėr pavarėsinė e Kosovės.
Zyrtarė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nuk kanė pranuar qė tė prononcohen pėr kėtė ēėshtje, me arsyetimin se kjo ėshtė ēėshtje e diskutimeve nė institucionet e Kosovės.
Zyrtarė tė UNMIK-ut kanė thėnė se rreth kėsaj ēėshtjeje nuk ka ende njė vendim konkret, prandaj edhe nuk kanė si ta komentojnė.
Reagimi i vetėm ndaj kėsaj nisme kanė qenė deklaratat e ashpra kundėrshtuese nga udhėheqėsit e komunitetit serb nė Kosovė.
Kėshilltari i kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Ramush Tahiri, tha pėr BBC-nė, se nuk ėshtė ende e sigurt nėse kjo nismė do tė pėrfshihet nė rendin e ditės tė diskutimeve tė parlamentit.
Ai thotė se pėr njė ēėshtje tė tillė duhet tė vendosė kryesia e kuvendit pas konsultimeve tė nevojshme me shefat e grupeve parlamentare.

Muharrem Nitaj bisedoi me zotin Tahiri.


BBC: Cili do tė jetė fati i kėrkesės sė grupit tė deputetėve, pėr miratimin e deklaratės sė pavarėsisė? 
Zoti Tahiri: Kjo kėrkesė sė pari duhet tė shyrtohet nė kryesinė e Kuvendit dhe pastaj kryesia ta miratojė rendin e ditės, mirėpo paraprakisht kryetari i Kuvendit tė Kosovės duhet tė bisedojė me shefat e grupeve parlamentare dhe tė mirret vesh pėr rendin e ditės sepse kjo ėshtė mbledhje e jashtėzakonshme dhe deklarata si e tillė kapėrcen disa suaza tė mbledhjeve tė rregullta apo tė shtrimit tė rregullt tė ceshtjeve nė Kuvendin e Kosovės.
BBC: A ėshtė kjo nė pėrputhje me rregulloren e punės sė Kuvendit?
Zoti Tahiri: Ana formale ėshtė, me rregulloren e punės sė Kuvendit mund tė kėrkojnė seancė tė jashtėzakonshme njė e treta e deputetėve.
BBC: Atėherė, cila ėshtė nevoja qė kėtė ēėshtje ta diskutojė kryesia e Kuvendit?
Zoti Tahiri: Ēėshtja ėshtė e sferės politike, sepse nė seancat e Kuvendit nuk guxon tė shtrohet asnjė ēėshtje qė nuk ėshtė nė harmoni me Kornizėn Kushtetuese pasi mandati i deputetėve tė kėsaj strukture ėshtė i kufizuar me Kornizėn Kushtetuese.
BBC: Zoti Tahiri, kush e ka konstatuar se kjo deklaratė bie nė kundėrshtim me Kornizėn Kushtetuese?
Zoti Tahiri: Kėtė do ta vendosė kryesia, por edhe nėse kryesia vendos se nuk mund tė futet nė rend tė ditės deputetė kanė tė drejtė nė vet seancėn plenare tė kėrkojnė vet qė kjo ēėshtje tė futet nė rend tė ditės dhe pėr kėtė kanė numėr tė mjaftueshėm tė deputetėve.
BBC: A mendoni ju se do tė hyjė kjo ēėshtje nė rend tė ditės?
Zoti Tahiri: Kjo do tė varet gjatė kėsaj jave me konsultimet qė do tė bėhen nė nivele partiake, sepse pėr ēėshtje kapitale duhet tė ketė konsensus nacional dhe nuk ėshtė pėrgjegjėsi e njė grupi partiak.
BBC: Ju thoni se formalisht ėshtė plotėsuar standardi qė kjo pikė tė futet nė rendin e ditės meqė ėshtė nėshkruar nga mė shumė se 40 deputetė, apo njė e treta. Thoni se kryetari do tė zhvillojė bisedime edhe me shefat e grupeve parlamentare? Po doli qė shefat e grupeve parlamentare janė dakorduar qė kjo ēėshtje tė vendoset nė rend dite, a do tė thotė kjo qė do tė vendoset?
Zoti Tahiri: Po, do tė vendoset dhe ėshtė ēėshtje e debatit.
BBC: Domethėnė nė njė rast tė tillė nuk ėshtė mė ēėshtje politike? 
Zoti Tahiri: Ėshtė ēėshtje e vendimit, nė rend tė ditės shtrohen ēėshtjet nėse mirret vendimi.
BBC: Po edhe nė njė situatė tė tillė do tė bente nė kundėrshtim me Kornizėn Kushtetuese?
Zoti Tahiri: Atėherė u mbetet e organeve tė UNMIK-ut tė pėrcaktojnė ēfarė do tė jetė hapi i mėtutjeshėm.
BBC: Kryetari i Kuvendit tė Kosovės ėshtė duke zhvilluar takime me diplomatėt perėndimorė nė Prishtinė. Janė kėto takime tė rregullta apo kanė tė bėjnė pikėrisht me deklaratėn?
Zoti Tahiri: Disa janė takime tė rregullta, disa kanė tė bėjnė me situatėn aktuale.
BBC: Ta zėmė se Kuvendi i Kosovės do ta miratojė deklaratėn pėr Kosovėn, shtet sovran dhe tė pavarur, atėherė cili ėshtė rreziku qė shefi i UNMIK-ut ta shpėrbėjė parlementin ose ta shkarkojė shefin e parlamentit?
Zoti Tahiri: Rreziqet mund t'i supozojmė, si ato nga jashtė ashtu edhe ato nga brenda. Mund tė kemi reagimin e enklavave apo tė veriut tė Kosovės qė do tė thirren nė kėtė pretekst dhe do tė bėjnė shkėputjen apo bashkangjitjen nė Serbi, dhe me Kornizėn Kushtetuese. Thuhet se as UNMIK-ut, as KFOR-it nuk i kufizohet asnjė e drejtė nga pushteti vendor dhe mund tė marrė masa qė ndoshta jo ta shpėrbėjė parlamentin, por mund tė shpallė tė pavlefshme kėtė deklaratė, sepse kjo megjithatė ėshtė deklaratė e jo rezolutė.
BBC: 42 deputetė qė kanė nėnshkruar kėrkesėn pėr miratimin e deklaratės kanė thėnė se shkak pėr njė hap tė tillė ka qenė reagimi i zbutur i bashkėsisė ndėrkombėtare, nė mėnyrė tė posaēme Bashkimit Evropain, pėr preambulėn e Unionit Serbi-Mali i Zi ku thuhet se Kosovė ėshtė pjesė e Serbisė?
Zoti Tahiri: Kjo ėshtė ēėshtje e analizave. Unė sa e kam parė dokumentin, preambula ėshtė deklarative dhe ajo ka tė bėjė vetėm me ndarjen e Serbisė dhe Malit tė Zi dhe thuhet se kur tė bėhet ndarja trashėgimia i takon Serbisė duke pėrfshirė edhe rezolutėn 1244, d.m.th edhe Kosovėn e cila ėshtė nėn administratėn e UNMIK-ut. (BBC)