Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Vėshtrim i shkurtėr i pseudo-demokracisė greke

      

Grande Prairie, 14 Shtator 2002
   

I shqetėsuar mbi pasigurinė e vazhdueshme nė kufirin shqiptaro-"grek" nė Jug tė Shqipėrisė aktuale dhe nga racizmi i madh grek ndaj emigrantėve tė punėsuar nė Greqi, vendosa tė paraqes njė vėshtrim tė shkurtėr mbi pseudo-demokracinė greke. Ėshtė pėr tė ardhur keq, kur njė vend si Greqia; anėtare e Aleancės Verio-Atlantike, Bashkimit Evropian dhe shumė organizatave tė tjera ndėrkombėtare, nuk i respekton tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore.

Tė gjitha shtetet demokratike duhet t'i plotėsojnė kushtet minimale pėr t'u antarėsuar nė organizata ndėrkombėtare si p.sh nė Bashkimin Evropian, Aleancėn Verio-Atlantike; por, fatėkeqsisht disa nga kėto shtete "demokratike" jo vetėm qė nuk i plotėsojnė kėto kushte, por as nuk bėjnė hapa pėrpara drejt pėrmirėsimit tė kėsaj gjendje. Siē dihet, Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratėn e Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut, mė 10 Dhjetor tė vitit 1948, ku njohja e dinjitetit tė lindur ėshtė bazė elementare e deklaratės. Edhe pse Greqia ka nėnshkruar Deklaratėn e Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut, ajo nuk i pėrmbahet asajė. Kushti mė elementar qė njė shtet tė konsiderohet demokratik ėshtė respektimi dhe mbrojtja e tė drejtave tė pakicave  kombėtare. Kusht, i cili jo vetėm qė nuk ėshtė pėrmbushur nga Greqia "demokratike" por nė tė kundėrtėn ėshtė shkelur me tė dyja kėmbėt. 

Emigrantėt shqiptarėt qė janė tė punėsuar nė Greqi janė duke u keqtrajtuar nė mėnyrėn mė ē'njerzore. Nė disa raste, keqtrajtimi pėr emigrantėt shqiptarė fillon ende pa kaluar kufirin, sikur mė 21.2.2000, kur shovinistėt grekė hynė 500 metra nė teritorin shqiptar, ku morrėn pesė shqiptarė dhe i masakruan nė teritorin grek. Shumica e emigrantėve nuk shprehen se janė shqiptar nė biseda, pėr t'i ikur racizmit grek. Disa prej tyre edhe ndėrrojnė emrin dhe mbiemrin, vetėm dhe vetėm t'i ikin diskriminimit grek. Shqiptarėt nė Greqi diskriminohen nė tė gjitha aspektet e jetės dhe punės. Racizmi kundėr shqiptarve nga zyrtarėt grekė, bije ndesh me Deklaratėn e Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut, Neni 23, pika 1, thekson se "Gjithkush ka tė drejtėn pėr punė, tė zgjedhė lirisht profesionin, tė ketė kushte tė favorshme pune dhe tė jetė i mbrojtur nga papunėsia". Kurse poashtu, Neni 23, pika 2, citon: "Gjithėkush, pa kurrfarė diskriminimi, ka tė drejtė qė pėr punė tė njėjtė tė marrė rrogė tė njėjtė". Prandaj edhe racizmi grek nuk ėshtė i drejtė; sepse, kur njė emigrant 
shqiptar bėnė njė punė tė njejtė me atė grekė por shqiptari paguhet shumė mė pak se ai grekė, ky ėshtė diskriminim dhe bie nė kundėrshtim me Nenin 23, pikėn 2, tė Deklaratės sė Pėrgjithėshme mbi tė Drejtat e Njeriut. 

Ēdo akt jonjerėzor i ushtruar nga grekėt kundėr shqiptarve duhet dėnohet nga Ministria e Jashtme e Republikės sė Shqipėrisė; kurse, sa i pėrket Ministrisė sė Mbrojtjės, ajo duhet qė kufirin me Greqinė duhet qė ta pėrforcojė dhe nė rast se shteti grek; vend i cili ende mban nė fuqi "Ligjin e luftės me Shqipėrinė", i keqtrajton shqiptarėt mbrenda apo edhe jashtė teritorit shqiptar tė sulmohet ashpėr. Qendrimi i Qeverisė Shqiptare ndaj Greqisė duhet tė jetė i njėjtė, nė qoftė se jo mė i ashpėr. 

"Demokracia" greke ėshtė vetėm njė kanal qė tė pėrcjellė nė njė nga vendet mė shoviniste tė Botės.

    

Tahir Veliu,
student i shkencave politike