|
Kush po e shkel flamurin kombėtar shqiptar?! |
|
Shqiponja e zezė dykrerėshe; fytyra e Gjergj Kastriotit; simboli i shqiptarėve pėr liri, pavarėsi dhe bashkim kombėtar, po shkilet me tė dyja kėmbėt nga policia "maqedonase" dhe disa shqipfolės tė pandėrgjegjshėm. Gjatė fushatės zgjedhore nė IRJM, simboli i shqiptarėve, pėr tė cilin kanė dhėnė jetėn me mijėra vėllėzer e motra shqiptare, ka qėnė nė shėnjestėr tė policisė "maqedonase". Ministria e brendshme e IRJM-sė ka dėrguar forca policore nė Gostivar pėr tė grisur flamurin kombėtar shqiptar. Ky rast jo vėtem qė duhet dėnuar nga partitė politike shqiptare nė IRJM, por duhet tė denohet edhe nga tė gjithė shqiptaret kudo qė ata janė. Simboli shqiptar po pėrdhunohet nga disa policė tė njė shteti artificial. Fakti qė policia "maqedonase" e ka grisur flamurin shqiptar nuk ėshtė pėr t'u befasuar, por deklarata e Abdurahman Alitit, drejtues i Partisė pėr Prosperitet Demokratik, i cili ėshtė shprehur se "Unė mendoj qė do tė ishte mė mirė nėse partitė shqiptare tė mblidheshin sė bashku dhe tė binin dakort pėr pėrdorimin e flamurit shtetėror Maqedonas", flamur i cili ėshtė valėvitur mbi tankset "maqedonase" njė vitė mė parė gjatė luftės. Po mos vallė Abdurahman Aliti ka harruar se policėt, ushtarėt dhe paramilitarėt "maqodonas" para njė viti kanė vrarė dhe masakruar popullėsinė shqiptare. Vetėm me e paramenduar njė gjė tė tillė, nga ana e njė shqiptari ėshtė fatėkeqsi, e lere mė kur njė lider politik shprehet publikisht. Abdurahman Alitit dhe tė gjithė shqipfolėsve tjerė duhet treguar shkurt e shqip, se ēdo fjalė dhe vepėr qė dėmton interesin kombėtar ėshtė tradhėti dhe pėr tradhėtar nė gjirin e kombit shqiptar nuk kanė vend. Flamuri kombėtar shqiptar ėshtė i shėnjtė pėr shqiptarėt, ai shpreh ndjenjat shpirtėrore tė ēdo shqiptari atdhetar dhe tė vetėdijshem. Flamuri shqiptar ėshtė i mbushur me plotė domethėnje, gjaku; krenaria; besa; burrėria dhe trimėria janė tė shkruara me gjakė nė flamur dhe ēdo tentim pėr tė njollosur flamurin tonė kombėtar, do tė merr njė grusht tė fortė, qoftė ai "maqedon", serb, malazez, grekė, i jashtėm apo shqipfolės. Pėr pėrfundim, po e pėrseris se flamuri shqiptar po shkilet nga disa njėrėz tė pandėrgjegjshėm, tė cilėt interesin personal dhe atė partiak e kanė vėnė para interesit kombėtar. Tradhėtia ėshtė tradhėti dhe tradhėtari, tradhėtar. Tahir Veliu - ėshtė student i Shkencave Politike
|