Tė forcojmė besimin mes shqiptarėve e maqedonasve
Intervista. Flet Risto Nikovski, ish-ambasador i Maqedonisė nė
Shqipėri, sot sekretar shteti nė Ministrinė e Jashtme tė Maqedonisė
Nga Eva Kushova
Integrimi evropian kėrkon nė radhė tė parė integrimin rajonal.
Pikėrisht nė kėtė atmosferė po shihen marrėdhėniet mes gjithė
fqinjėve nė Ballkanin e pasluftės. Tė gjitha marrėveshjet dhe takimet
e shpeshta mes zyrtarėve tė lartė tė shteteve nė rajon synojnė tė
lihet pas e kaluara dhe tė pėrqėndrohemi tek e ardhmja e pėrbashkėt.
Duket se nė kėtė sy po shihen muajt e fundit edhe marrėdhėniet mes
Shqipėrisė e Maqedonisė. Pėr kėtė atmosferė, dhe nė pėrgjithėsi pėr
problemet nė Maqedoni, flet numri tre i shtetit maqedonas, ish -
ambasador pėr katėr vite nė Shqipėri, z. Risto Nikovski.
Z. Nikovski, ēfarė mendoni pėr atmosferėn e marrėdhėnieve mes
Shqipėrisė dhe Maqedonisė?
Deri tani maqedonasit dhe shqiptarėt kanė ditur shumė pak pėr njeri -
tjetrin. Dhe nė pėrgjithėsi ky imazh ka qenė negativ. Kjo kryesisht
pėr shkak tė rolit tė medias, e cila i trajton negativisht ngjarjet
nė dy vendet, duke botuar artikuj nė aspektin negativ. Unė kam qenė
nė Shqipėri pėr katėr vjet e gjysmė dhe kam vėnė re kėtė atmosferė si
gjatė luftės nė Kosovė nė '99, po kėshtu edhe gjatė krizės sė luftės
nė Maqedoni nė vitin 2001. Tė them tė vėrtetėn, kur diēka ndodh nė dy
vendet, lajmet janė mė tepėr negative sesa pozitive. Pėr kėtė ne
duhet tė punojmė sė bashku qė media tė marrė pėrgjegjėsitė e veta,
dhe tė bėjė tė pamundurėn pėr tė krijuar atmosferėn e besimit, sepse
kjo ėshtė ēėshtja mė kryesore. Nėse kemi besim te njeri-tjetri, ne
mund tė ecim pėrpara mė lehtė, dhe tė zgjidhim problemet mė lehtė.
Tani ne na mungon ky besim. Pra njė objektiv afatgjatė pėr dy vendet
ėshtė ndėrtimi i mirėbesimit reciprok. Atėherė ēėshtjet politike do
tė zgjidhen lehtė. Por unė dua tė theksoj se bashkėpunimi ekonomik,
ėshtė ai qė mund tė luajė shumė mė tepėr rol nė afrimin mes dy
vendeve. Kjo, sepse kur bizneset janė tė lidhura sė bashku, kur
eksportet dhe importet rriten, atėherė do tė kemi mė shumė mirėkuptim
dhe njė klimė mė tė mirė pėr bashkėpunim. Fatkeqėsisht tani vetėm
kriminelėt nuk njohin kufij, nuk ka rėndėsi nėse ata janė shqiptarė
apo maqedonas, turq apo grekė, por ata punojnė sė bashku dhe bėjnė
biznese. Ne duhet tė stimulojmė biznesmenėt tanė qė tė afrohen mė
shumė me njėri -tjetrin e tė hapin rrugė tė reja bashkėpunimi, dhe
kjo ėshtė baza mė e qėndrueshme pėr tė ardhmen e dy vendeve. Vetėm nė
kėtė mėnyrė rritet standardi i jetesės, njerėzit janė mė tė lumtur.
Vetėm kėshtu ata do tė harrojnė disa probleme tė nacionalizmit dhe do
tė pėrqėndrohen nė aspektet praktike tė jetės. Sapo kemi nėnshkruar
marrėveshjen e Tregtisė sė Lirė dhe deri tani kemi zbatuar shumė pak
nga kjo marrėveshje. Ne duhet ta bėjmė shumė popullore kėtė
marrėveshje, duke organizuar tryeza tė rrumbullakėta, tė shkėmbejmė
vizita biznesmenėsh nė Shkup apo Ohėr, ose nė Tiranė. Ekonomitė tona
aktualisht janė shumė analoge dhe ka shumė mundėsi dhe hapėsira tė
mėdha pėr tė bėrė diēka.
Le t'i kthehemi situatės aktuale nė Maqedoni. Media spekulon se po
bėhen disa riorganizime tė luftėtarėve nėpėr male, ndoshta pėr tė
pėrsėritur njė betejė tė dytė. Si i komentoni kėto
spekulime?
Unė nuk kam asnjė informacion tė tillė, dhe mbi tė gjitha kjo nuk i
intereson askujt tashmė, veēse kriminelėve. Vetėm kėta mund tė
dėshirojnė njė Maqedoni apo Shqipėri tė paqėndrueshme, nė mėnyrė qė
tė gjejnė mundėsinė pėr tė realizuar bizneset e tyre. Shumica e
njerėzve nuk e duan luftėn. Vetėm ekstremistėt e duan atė. Dhe lufta
nuk i sjell tė mirė askujt.
Si po funksionon qeveria e re, ku nė koalicion ėshtė partia e ish-
liderit tė UĒK-sė, Ali Ahmeti. Nė fillim ka patur shumė dyshime se
njė koalicion i tillė do tė kishte sukses. Ē'mund tė na thoni?
Kjo qeveri ka filluar tė funksionojė. Ka disa probleme, por unė besoj
se ka njė vullnet tė mirė nga tė dy palėt. Shqiptarėt kanė shprehur
njė vullnet tė mirė. Nė fakt, ju e dini se kohėt e fundit ka patur
ndryshime dramatike nė Maqedoni, pasi luftėtarėt, (ne i quajmė tani
kėshtu, pasi mė parė gjatė luftės ata janė konsideruar si terroristė)
janė nė qeveri. Por mund tė them se ajo qė ndodhi nė Maqedoni vitin e
kaluar ishte e panevojshme. Megjithatė, ne duhet t'i lėmė pas kėto
dhe tė pėrqėndrohemi nė tė ardhmen. Tashmė na takon tė gjithėve tė
marrim pėrgjegjėsitė pėr tė krijuar nė radhė tė parė stabilitet,
progres e zhvillim etj. Dhe nėse ata do tė punojnė pėr kėto, unė jam
shumė optimist se gjithēka do tė ecė mirė. Tashmė partia mė e votuar
nga shqiptarėt e Maqedonisė ėshtė pjesė e qeverisė. Dhe kjo ėshtė
pozitive. Pra dy partitė qė morėn shumicėn e votave tė dy popullsive
etnike nė vend, janė sė bashku pėr t'u kujdesur pėr vendin. Dhe kjo
ėshtė njė arritje shumė pozitive.
Njė marrėveshje sekrete pėr kufirin, e nėnshkruar mes Serbisė e
Maqedonisė vitin e kaluar, ka ngjallur mjaft reagime. Sipas kėsaj
marrėveshjeje, Kosovės juglindore i janė marrė rreth 2500 ha tokė.
Ndėrkohė kreu i BDI-sė Ali Ahmeti ka deklaruar se kjo marrėveshje
kufitare, tashmė duhet tė rishikohet dhe duhet tė pėrfshihet dhe
vullneti i popullit tė Kosovės. Ē'mund tė na thoni pėr kėtė ēėshtje?
Ajo marrėveshje nuk ėshtė sekrete. Por ajo ėshtė njė marrėveshje
ndėrshtetėtore, e negociuar, e nėnshkruar, pra janė ndjekur gjithė
standardet ndėrkombėtare. Siē dihet, Kosova ėshtė pjesė e ish-
Republikės Jugosllave.
Po, por ka njė rezolutė pėr Kosovėn, rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė, e
cila vendos pėr kėtė krahinė qė pas luftės sė '99, dhe kjo
marrėveshje ėshtė nėnshkruar vetėm njė vit mė parė, pa pėrfshirjen e
UNMIK-ut.
Po e qartė qė ekziston kjo rezolutė, por kjo ėshtė njė marrėveshje
kufijsh mes dy shtetesh, e cila ėshtė nėnshkruar zyrtarisht midis
Beogradit dhe Shkupit. Mbi tė gjitha, kjo marrėveshje ėshtė bėrė nė
po atė vijė kufitare qė ka ekzistuar mė parė dhe nuk ka ndryshuar.
Kjo marrėveshje ėshtė pranuar nga UNMIK-u, nga Kombet e Bashkuara nė
Nju Jork, nga SHBA, nga Bashkimi Evropian si njė marrėveshje mes dy
shteteve. Kėshtu ēėshtja e kufijve ėshtė zgjidhur mes Maqedonisė e
Serbisė, pėrfshi dhe Kosovėn. Pėr mendimin tim, hapja e kėsaj
ēėshtjeje nuk ėshtė shumė e zgjuar, sepse kėshtu vetėm kthehemi
prapa. Por unė po ju them diēka, qė nė kėtė marrėveshje ka plot
zgjidhje fleksibile, dhe nėse popullit tė kėsaj zone do t'i duket se
po i bėhet padrejtėsi, atėherė kufiri mund tė zhvendoset rreth 300
metra brenda Maqedonisė, apo 300 metra brenda Kosovės. Pėr kėtė ne
duhet tė ulemi sė bashku, tė caktojmė vijat e demarkacionit sė bashku
dhe tė hapim pikat e reja kufitare. Dhe sapo tė vendoset kjo vijė
kufitare, ne do tė hapim zonat ku shihet nevoja qė banorėt tė punojnė
nė tokat e tyre nė njėrėn apo nė tjetrėn anė tė kufirit, tek pronat e
tyre. E pėrsėris qė kjo marrėveshje ėshtė shumė fleksibėl, dhe nėse
nė njė gjatėsi prej 1000 metrash ne lėvizim 300 metra brenda
territorit tonė, atėherė do tė thotė rreth 300 000m2 qė ne mund tė
zhvendosemi. Kjo do tė varet nga problemet dhe nevojat e banorėve tė
zonės. Pra nuk ėshtė njė marrėveshje e palėvizshme kufijsh. Siē e
shihni nuk ėshtė aq problematike.
Por unė kam qenė nė atė zonė, pra nė Komunėn e Vitisė dhe atje
banorėt janė shumė tė irrituar pėr kalimin e tokave tė tyre nė
territorin maqedonas, sipas kėsaj marrėveshjeje. Nė pėrgjithėsi dhe
qeveria e Kosovės ka reaguar ashpėr ndaj kėsaj marrėveshjeje.
Po ka patur njė rezolutė nga Kuvendi i Kosovės, qė hedh poshtė kėtė
marrėveshje, por kjo rezolutė ėshtė hedhur poshtė gjithashtu nga
kryeadministratori i Kosovės, Mihail Shtajner. Pra nė kėtė situatė
kemi gjithė botėn nga njėra anė dhe populli i Kosovės nė anėn tjetėr.
Ne duhet tė arrijmė tė kuptojmė, qė kur tė gjithė thonė se kjo ėshtė
gjė e mirė dhe vetėm njėra palė thotė se kjo ėshtė e keqe, atėherė
kjo nuk ėshtė gjė e zgjuar nga kjo palė. Kur vetėm njėra palė thotė
se kjo vijė kufitare nuk pranohet, atėherė do tė ketė probleme qė
vetėm do tė na ēojnė prapa. Nga ana tjetėr, palėt e tjera pyesin
pėrse kjo vijė kufitare nuk ėshtė e fiksuar, gjė qė edhe kjo nxjerr
probleme tė tjera. Pra e pėrsėris qė nuk duhet tė hapet kjo ēėshtje
kufitare, pasi njė gjė e tillė mund tė shkaktojnė tensione tė reja nė
rajon