Vjen nė shqip Guida Blu e Shqipėrisė dhe Kosovės. Njė libėr i James
Pettifer, udhėtar i Shqipėrisė bashkėkohore
James Pettifer, amerikani qė u paraqet turistėve Shqipėrinė
Belina Budini
TIRANĖ Tre muaj nė vit ai i kalon mes Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė. Ėshtė njė udhėtar i huaj i Shqipėrisė sė sotme, njė studiues, kėrkues dhe ekspert pėr Ballkanin jugor. I kthyer njė natė mė parė nga Prishtina, (ku ka bredhur hotel mė hotel pėr tė grumbulluar adresa pėr guidėn e vet tė ripėrpunuar nė anglisht), James Pettifer e gjetėm dje nė Tiranė, nė mjediset e Shtėpisė sė Librit dhe Komunikimit, ku u pėrurua libri i tij Shqipėria dhe Kosova, Blue Guide. Si e njeh Pettifer Shqipėrinė? Kėrkimet e njė amerikani nė qytetet e krahinat shqiptare, tė cilat i zbuloi para 15 vjetėsh. Dhe botimi i njė guide shqiptare e kosovare pėr tė huajt nė vitin 1994, ribotuar pėr tė tretėn herė nė anglisht nė 2001, ribotimi tjetėr i sė cilės po pėrgatitet. Nuk bėhet fjalė pėr njė listė telefonash apo adresash, qė u serviren tė huajve, por pėr detaje gjeografike, ekonomike, udhėtimi, historike, tė arkitekturės, kulturore, hartografike, si edhe informacion praktik pėr turistėt e huaj dhe tė interesuarit pėr tė vizituar Shqipėrinė dhe Kosovėn. Do tė ishte mė e lehtė pėr njė shqiptar, ndoshta, ti bėnte kėto, dhe ka nga ata qė e kanė bėrė, por rrallė nė gjuhė tė huaj, nė shėrbim tė turistėve. Pettifer, autor i njė sėrė guidash pėr vende tė tjera, ka marrė pėrsipėr hartimin e guidės blu edhe pėr Shqipėrinė e Kosovėn. Ai e di se gjėrat ndryshojnė shpejt nė Shqipėri ndaj vrapon gjithnjė pėr ti zėvendėsuar informacionet e vjetra me tė reja nga njėri botim nė tjetrin. Kjo duket se ėshtė edhe sfida e ndėrmarrjes sė hartimit tė njė guide bashkėkohore prej tij. I ribotuar tre herė, kėtė radhė guida blu e Shqipėrisė dhe Kosovės vjen nė gjuhėn shqipe, pėrkthyer nga Xhevad Lloshi, ndėrsa Pettifer udhėton dhe kėrkon ende informacione tė reja, tė freskėta pėr tė zėvendėsuar tė parat nė variantin anglisht, i cili siē thotė do tė dalė sė shpejti, i ripėrpunuar.
Shqipėria sipas Pettifer
Para njė jave ka qenė nė Shqipėri, mandej u drejtua pėr nė Prishtinė, qė prej tė dielės ėshtė sėrish kėtu pėr promovimin e librit Shqipėria dhe Kosova, por sigurisht pėr tė bėrė kėrkime dhe grumbulluar vazhdimisht informacion. I pyetur nga Shekulli pėr mėnyrėn se si Pettifer arrin tek kėto informacione praktikisht, ai shprehet se qėndroj rreth tre muaj ēdo vit nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni. Nė tė gjitha kėto vende ish-reporteri i The Times dhe The Economist ka krijuar tanimė pikėpjekjet e veta me njerėzit, tė cilėt i sheh pėrherė si burim informacioni. Por ai ka edhe njė mėnyrė tė vetėn interesante pėr tė grumbulluar dhe pėrmirėsuar informacionet rreth Shqipėrisė dhe Kosovės. Flas me njerėzit nė autobus, - i pėrgjigjet ai mė tej pyetjes sonė pėr njohjen e Shqipėrisė dhe Kosovės. Ndėrkaq lista e personave qė e kanė ndihmuar nė kėrkimet dhe qėndrimin e tij nė Shqipėri ėshtė shumė e gjatė dhe ai nuk pėrton ti pėrmendė tė gjithė me radhė nė libėr duke i falenderuar. Mes tyre shumė janė miq tė mi qė punojnė nė shkolla dhe nė universitete, - na thotė. Kėrkimet pėr botimin nė shqip ai thotė se i ka kryer gjatė njė periudhe lufte dhe kryengritje, prandaj shpesh informacionet janė tė shoqėruara edhe me informacione pėr sigurinė ose jo tė krahinave e qyteteve tė ndryshme shqiptare e kosovare qė Pettifer thotė se i ka njohur nga afėr. Jam treguar i kujdesshėm qė tė jap informacione sa mė tė vėrteta, pasi libri ėshtė pėr pėrdorimin e tė huajve dhe ata duhet ti njohin edhe rreziqet, - thotė Pettifer.
Tirana pėr turistėt
Ndeshja e parė me jetėn nė Tiranė mund tė jetė njė fare prove e vėshtirė pėr shumė vizitorė nga Perėndimi, pėr tė cilėt mund tė jenė shqetėsuese varfėria dhe mangėsitė sociale qė ata do tė shohin nė disa lagje (...) Pemėt qė rriten anės rrugėve i kujtojnė vizitorit se nuk ėshtė larg nga Adriatiku (...) Ashtu si edhe qytetet e tjera shqiptare tė zonės fushore, Tirana mund tė jetė njė vend i nxehtė e mbytės nė vapėn e verės dhe nuk kėshillohen vizita turistike sidomos nė korrik e nė gusht, kur ėshtė vapė e madhe e zgjatur nė qytet dhe ka re insektesh shqetėsuese e mungesa tė shpeshta tė ujit, - kėshtu e pėrshkruan Tiranėn nė disa momente Pettifer nė librin e tij, nė pjesėn e Informacionit Praktik. Nė kėtė guidė pėr Tiranėn ka pothuajse informacion pėr gjithė institucionet kulturore dhe rrugėt e sheshet mė tė rėndėsishme, madje edhe njė pėrshkrim tė dikatorit Enver Hoxha, pėr tė cilin jep edhe pėrcaktime nga ligjėrimi i shkujdesur: Nė ligjėrimin e shkujdesur tė Tiranės Enver Hoxha sot quhet Dulla, ndėrsa e shoqja quhet Sorra.... Jepen gjithashtu edhe pėrcaktime pėr Mehmet Shehun si edhe njė CV e shkurtėr e ish-presidentit Meidani. Tirana jugore ku pėrmendet parku i madh tėrheqės, Pallati i Brigadave si njė gjedhe e mirė e arkitekturės zyrtare tė viteve 1930, Parku i madh, ku janė vendosur kohėt e fundit eshtrat e atdhetarit tė madh shqiptar, Faik Konica, ku atmosfera ėshtė e kėndshme dhe zakonisht ajri nuk ėshtė i ndotur siē mund tė ndodhė nganjėherė nė qendėr tė Tiranės, Tirana veriore e cila pėrshkruhet kėshtu: Pėrgjithėsisht zona nė veri tė sheshit Skėnderbej nuk paraqet po aq interes pėr vizitorin e huaj. Ku objekti kryesor tėrheqės ėshtė njė grup i vogėl ndėrtesash tė hijshme tė stilit osman.... Sheshi Skėnderbej dhe objektet rreth tij, Tirana perėndimore pėr tė cilėn thotė ndėr tė tjera se nė kėtė pjesė tė qytetit ka disa rrugė tė kohėve osmane dhe ndėrtesa tė veēanta tėrheqėse.. po shtohet numri i dyqaneve tė vogla qė shesin gjėra tė dobishme, Muzeu i Shkencave tė Natyrės, Tirana lindore, e cila pėr tė cilėn thuhet se kjo zonė ka disa monumente tė shuqara dhe ndėrtesa historike, te shumica e tė cilave mund tė shkohet nė kėmbė nga sheshi Skėnderbej..., deri tek Lufta e Tiranės, adresa e hotele, restorante si edhe shumė informacion pėr rrethinat e Tiranės, tė gjitha kėto jepen nė kapitullin e informacioneve pėr metropolin shqiptar.
Curriculum Vitae
Kush ėshtė James Pettifer?
James Pettifer ėshtė ekspert pėr Ballkanin Jugor. Ish-reporter i gazetave The Times, Sunday Times, Scotsman, The Economist, ai aktualisht ėshtė anėtar i Institutit Mbretėror tė Ēėshtjeve Ndėrkombėtare dhe profesor i jashtėm nė Institutin e Studimeve Ballkanike tė Selanikut si edhe bashkėpunėtor shkencor nė Institutin e Kėrkimeve Evropiane nė Bath. Autor i njė numri tė madh librash, ku njė vend tė rėndėsishėm zėnė guidat blu pėr vende tė ndryshme si: Blue Guide Bulgaria, The Turkish Labyrinth dhe The New Macedonian Question. Ai thotė se e ka vizituar Shqipėrinė pėr herė tė parė para 15 vjetėsh, kur kishte vetėm njė parti nė pushtet dhe nuk kishte ushqim tė mjaftueshėm. Ndėrsa tani Tirana ėshtė njė qytet evropian modern qė po ndryshon dhe kėtė proces pėrpiqem ta pėrshkruaj edhe nė librin tim. Kjo ėshtė njė periudhė ndryshimesh dhe unė kam patur privilegjin ti ndjek ato nga afėr. Libri im ėshtė vendosur nė njė kontekst politik por nuk ka qėllim tė nxisė nacionalizmin, - u shpreh dje nė fjalėn e tij gjatė pėrurimit tė librit Shqipėria dhe Kosova, Blue Guide, libėr i cili kushton 19 mijė lekė tė vjetra.
Kujdes!
Disa kėshilla qė u jep Pettifer tė huajve:
- Kushtet e rrugėve tė qyteteve e tė trotuareve shpesh nuk janė tė mira dhe kėmbėsorėt duhet tė
kenė kujdes pėr pusetat e hapura, tė cilave u mungojnė kapakėt..
- Vizitori duhet tė sillet me takt nė Shqipėri dhe tė tregojė respekt pėr zakonet e vendit...
- Shqiptarėt i duan fėmijėt dhe shpesh kanė familje mjaft tė mėdha prandaj nuk ka ndonjė arsye pėr tė mos udhėtuar bashkė me fėmijėt
- Vitet e fundit kanė filluar tė udhėtojnė tė pavarura edhe gra, kurse disa korrespondente gra kanė pėrshkruar se si kanė kaluar pushime tė shkėlqyera pa asnjė problem... por nė tė kaluarėn gratė sado qė kishin pėrvojė udhėtimi, zakonisht nuk shkonin vetėm pėr pushime...
- Gjithashtu ėshtė punė me mend tė mbahet njė shumė tė hollash e fshehur pėr rast urgjence, pėr shembull, nė shojet e kėpucėve.
- Qendrat periferike me banorė tė shpėrngulur prej fshatrave, qė po shtohen rreth Tiranės dhe nė qytetet e tjera fushore, janė tė rrezikshme, Shmanguni prej tyre!