Maqedonia dhe leksionet e Ēakallės
Cervenkovski: Maqedonisė nuk i kanoset lufta
Nga ADRIATIK KELMENDI
Ngjarjet e fundit nė Maqedoni pėrfundimisht kanė
vėrtetuar njė gjė qė shumė herė ėshtė pohuar kėtyre 12
vjetėve tė mbrama, pėrse ekziston ky shtet: se IRJM
ėshtė shteti mė fragjil nė Evropė. Kėtė konkludim u
pėrkujdes t'ia rikujtojė botės personi i cili ka
zgjedhur pėr vete njė emėr tė ēuditshėm, Komandant
Ēakalla (Ēakalle = njeri qė flet shumė e papushuar,
llafazan shpjegon fjalori) bashkė me grupin e tij me
emėr jo vetėm tė ēuditshėm, por edhe tė frikshėm, "Njėsiti
i vdekjes". Ky i ri ish-ushtar i UĒK-sė nga rrethina e
Shkupit, i cili tani thirret nė emėr tė organizatės (me
njė emėr, por siē duket shumė padronė) AKSH, me
rrėmbimin e mė vonė lirimin e dy policėve maqedonas, ia
ka dalė qė tė vėjė nė pikėpyetje sigurinė e njė shteti
dy milionė banorėsh.
Janė disa momente tė cilat u kristalizuan lidhur me kėtė
shtet me vetėm njė rrėmbim, i cili mund tė ndodhė nė
secilin vend tjetėr tė botės dhe tė mos rrezikojė as
pėrafėrsisht aq shumė sa ndodh kjo nė Maqedoni. Njė nga
kėto momente tregon se sa e lehtė ėshtė sot nė kėtė
republikė ish-jugosllave qė ndonjė person i pakėnaqur
nga secili nacionalitet tė rebelohet dhe tė sfidojė
gjithė qeverinė. Tjetri tregon pėr situatėn fare tė
palakmueshme tė kėsaj qeverie, e cila parė realisht
ėshtė e zėnė me dy kėmbė nė njė kėpucė. Duke pasur
polici dhe ushtri jo fort tė popullarizuar te popullata
tjetėr konstituuese e shtetit, shqiptarėt pra, kėto
organe tė sigurisė nuk kanė se si tė veprojnė pėr tė
arrestuar njė grup personash tė armatosur, ngase kjo
njėkohėsisht do tė hidhte vaj nė vatrėn e pakėnaqėsisė
sė tyre. E nėse ata, megjithatė, vendosin tė
intervenojnė me veprime mė radikale kundėr kėtyre
grupeve, kjo do tė rrezikonte me shpėrthimin e njė
konflikti tė ri, sipas skenarėve tė parė tashmė nė
Ballkan. Po ashtu, anėtarėt maqedonas tė qeverisė me
veprimet e fundit kanė treguar se nuk u besojnė
partnerėve tė tyre qeveritarė shqiptarė dhe se,
rrjedhimisht, me kėtė krijojnė mosbesim dhe qėndrime
kundėrthėnėse nė vetė ekzekutivin mė tė lartė tė shtetit.
Dhe nė fund, nėse ajo pjesė maqedonase do tė vendoste tė
niset nė njė ballafaqim final me mjete force me ata qė i
quan "ekstremistė" e "terroristė", kjo do tė grishte
dėnimin ndėrkombėtar dhe tė kthente shumė prapa
Maqedoninė nė rrugėn e tyre tė filluar drejt Bashkimit
Evropian, qėkur kanė nėnshkruar marrėveshjen e
Stabilizim-Asociimit.
Tė gjitha kėto tregojnė se sa e pashpresė paraqitet
gjendja nė kėtė shtet sot. Teksa politikanėt maqedonas
vazhdojnė qė tė prologojnė pėrmbushjen nė tėrėsi tė
marrėveshjes qė i dha fund konfliktit tė armatosur nė
vitin 2001, Marrėveshjen e Ohrit, ata mė sė shumti
kontribuojnė qė vendi t'iu rrėshqasė nga duart. Mbi tė
gjithė, nė njė situatė tė tillė, vetė partitė qė fituan
zgjedhjet e fundit, LSDM dhe BDI, nuk po ia dalin tė
kenė njė zgjidhje qė nuk do tė rregullonte idetė e
oponentėve tė tyre kryesorė politikė, liderve tė
ish-partive qeveritare, Arbėr Xhaferi e Ljubēo
Georgievski. Megjithėse tė kritikuara ndėrkombėtarisht,
idetė e ngjashme tė kėtyre dy politikanėve, ku
argumentohet se Maqedonia nuk ka mundėsi tė funksionojė
si shtet multietnik, fatkeqėsisht vetėm sa kanė fituar
peshė me episodin e fundit tė teatrit maqedonas. A
flitet kėtu pėr largpamėsi?