Shpella e Ali Babės
Popujt e zhvilluar qė kanė njė traditė tė gjatė
shtetėrore kanė ndėrtuar mekanizma qė shumė larg e
nuhasin rrezikun pėr mirėqėnien, interesin, dinjitetin
dhe integritetin e tyre nacional. Jemi dėshmitarė tė
deklaratave tė kohė pas kohshme tė pėrfaqėsuesve tė
shteteve tė mėdha, qė pohojnė se nė njė cep tė botės po
mbrohet interesi i tyre nacional. Bie fjala diplomacia
ruse shpeshherė e pėrdor argumentin se nuk mund tė
pranojė idenė e pavarėsisė sė Kosovės pėr shkak tė
mundėsisė sė implikimeve nė interesat e tyre nacionale
nė Ēeēeni. Po kėtė argument pėrdor diplomacia kineze
duke u frikėsuar nga presendenca kosovare lidhur me
statusin e ardhshėm tė Tibetit. Ata, interesat e tyre
nacionale i mbrojnė shumė herėt dhe shumė larg. Tė mos
flasim pėr diplomacinė amerikane, e cila edhe shumė mė
larg heton rrezikun pėr interesat nacionale amerikane.
Pra, tė gjitha shtetet me traditė flasin me plot gojė,
pa droje pėr interesat e tyre nacionale. Ndėrkaq vetė
shqiptarėt, duke ndjekur njė model idilik tė njė
politike tė moderuar e quajnė si anakronike, romantike,
tė dėmshme, ekstremiste ēfarėdo pėrpjekje pėr ta
pėrkufizuar interesin definitiv nacional tė shqiptarėve.
Suspendimi i sė drejtės sė natyrshme pėr vetėmbrojtje nė
emėr tė njė moderacioni fiktiv ėshtė nė esencė njė
vetėvrasje e pavetėdijshme politike dhe njė dorėzim i
pakuptimtė para rrezikut. Sa herė kemi dėgjuar nga
pėrfaqėsuesit maqedonas deklarata rrėnuese pėr interesin
kombėtar dhe nuk kemi reaguar nė mėnyrė adekuate? Ata nė
mėnyrė tejet normale, tė pavetėdijshėm se ndėrhyjnė nė
interesin kombėtar shqiptar, ashtu me patetikė tė
viktimės, nė mėnyrė fare tė shkujdesur, tė bindur se nuk
do tė ketė kundėrreagime, deklaronin se pavarėsia e
Kosovės dėmton, rrezikon interesat nacionale tė
Maqedonisė. Ata na sulmonin haptas, ndėrkaq ne as
fshehurazi nuk mbroheshim. Pra, edhe maqedonasit, tė
kontestuar nga historia, nga fqinjėt, apo kushdoqoftė
tjetėr sillen ndaj nesh si superfuqitė e mėdha botėrore.
Nė Kosovė nuk ka asnjė frymė maqedonase dhe ata thonė se
pavarėsia e Kosovės e dėmtuaka, e destabilizuaka
interesin shtetėror dhe nacional maqedonas. Kur njė ditė,
vetėm sa pohova se pavarėsia e Maqedonisė i destabilizon
interesat shqiptare dhe paqen nė rajon u ngritėn peshė
tė gjithė tė moderuarit, duke gjetur lloj-lloj
argumentesh pėr ta eliminuar kėtė pohim sa tė logjikshėm
dhe po aq real. Pavarėsia e Maqedonisė, themelimi i njė
shteti tė sllavėve tė jugut qė emėrtohet tani si
maqedonas ,jo vetėm qė i destabilizon, i nėpėrkėmb
interesat e shqiptarėve tė Maqedonisė, por nė mėnyrė
direkte pengon proceset normale qė zhvillohen nė Kosovė
drejt pavarėsisė si dhe proceset e stabilizimit ekonomik,
social dhe politik nė Shqipėri. Shqipėria nė njė
periudhė tė gjatė paguan tatim pėr shkak tė
destabilizmit e hapėsirave shqiptare nga projektet
nacionaliste, ekspansioniste tė sllavėve tė jugut. Kohėt
e fundit Shqipėria as qė heton trysninė nga
kundėrshtarėt e popullit shqiptar qė jetojnė nė vise, qė
ajo ta marrė rolin e disiplinuesit dhe t'i qetėsojė ata
nė emėr tė interesave tė huaja nacionale. Nė kėtė mėnyrė
kėto shtete si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e bartin
problemin dhe konfliktin nė Shqipėri. Ka ardhur koha qė
Shqipėria tė konstatojė zėshėm dhe tė mbrohet nga
hegjemonizmat e shteteve fqinje qė destabilizojnė, jo
vetėm interesat e popullit shqiptar, por edhe atė tė
shtetit shqiptar. Pra, duhet thėnė haptazi se formimi i
njė shteti qė sot njihet me emrin IRJEM (FYROM) realisht
e destabilizon interesin shqiptar nė disa rrafshe: 1-
Fragmentalizon hapėsirėn kompakte shqiptare, duke
uzurpuar njė pjesė tė territorit kombėtar; 2- Nėpėrkėmb
tė drejtat e shqiptarėve, duke krijuar shqetėsime tė
vazhdueshme nė tė gjitha hapėsirat shqiptare dhe 3-
Tjetėrson trashėgiminė historike dhe kulturore tė
shqiptarėve. Shqiptarėt, tė angazhuar nė mbrojtjen e
interesave jetike, as qė vėrejnė dhe as qė kanė energji
pėr t'i mbrojtur vlerat e tyre kulturore tė trashėguara
nga e kaluara. Ndėrhyrjet maqedonase nė thesaret
kulturore shqiptare po bėhen gjithnjė e mė tė
neveritshme. Ata ēdo gjė e maqedonizojnė: personazhet
historike, kishat, urat, kėshtjellat, hamamet, xhamitė
etj. Ēdo gjė qė ka vlerė dhe qė ėshtė krijuar gjatė
historisė nė kėto hapėsira e fiton predikatin maqedonas.
Ata tashmė kanė hartuar strategjinė se si ta
maqedonizojnė Nėnė Terezėn. Botuan libra ku ajo
trajtohet si Majka Tereza-Skopjanka (Shkupjania) duke
mos pėrmendur nė asnjė rresht prejardhjen e saj
shqiptare. Paraprakisht patėn tentuar qė ta shpallin si
vllehe, por meqė vllehėt janė nė tėrėsi ortodokse hoqėn
dorė nga ky konvertim i paskrupullt. Mirėpo, kjo nuk do
tė thotė se ata kanė hequr dorė nga maqedonizimi i saj.
Tashmė i kanė ofruar qeverisė italiane dhe qytetit tė
Romės njė projekt pėr ndėrtimin nė njė shesh tė njė
pėrmendoreje kushtuar "Majka Terezės-Makedonskės".
Natyrisht se emri i saj do tė shkruhet me shkronja
cirilike ashtu si nė pėrmendoren miniaturale nė Shkup.
Diplomacia e tyre e instaluar nė Vatikan punon
sistematikisht qė emrit tė Nėnė Terezės t'i shtohet
epiteti "makedonska". Ata nuk ngurojnė, as turpėrohen,
por nė mėnyrė tė paskrupullt uzurpojnė vlerat e popujve
tė tjerė. Siē dihet, Selia e Shenjtė ka vendosur qė mė
19 tetor tė vitit 2003 tė shpallė zyrtarisht lumnimin (beatifikimin)
e Nėnė Terezės. Kėtė vendim Selia e Shenjtė e ka
shpallur paraprakisht mė 20 dhjetor tė vitit 2002. Nė
tekstin zyrtar tė shpalljes shkruhet: "Motra (murgesha)
maqedonase Tereza nga Kalkuta, Gonxha Bojaxhiu
(1910-1997)". Pra, derisa shqiptarėt merren me
vogėlsirat e tyre ditore, figurėn mė sublime tė kombit
shqiptar, dikush jo vetėm qė e pėrvetėson, por edhe e
pėrbalt dhe e blasfemon. Ky uzurpim nuk ėshtė vetėm njė
akt momental i agresionit ndaj nesh, por ėshtė njė qasje
sistematike armiqėsore ndaj interesit shqiptar. Hidhen
argumente ditė e natė kundėr pavarėsisė sė Kosovės,
nėpėrkėmben tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni dhe
tinėzisht vidhet historia dhe vlerat kombėtare. Me kėtė
qasje, me kėtė plaēkitje tė thesarit kulturor tė popujve
tė tjerė, Maqedonia ėshtė shndėrruar nė shpellė tė Ali
Babės, ku fshihen plaēkat qė janė grabitur nga tė tjerėt.
Aty e keni Aleksandrin e Madh qė ka marrė epitetin "makedonski",
duke aluduar se maqedonasit e sotėm kanė vazhdimėsi tė
drejtpėrdrejtė me tė, aty gjendet Qirili dhe Metodi,
Shėn Klementi, Shėn Naumi, bėhen pėrpjekje pėr tė futur
edhe Skendėrbeun, Pjetėr Bogdanin-macedonen, aty janė
stivuar kishat e ndėrtuara nga feudali shqiptar Progon
Zguro, aty mbase do tė pėrdhoset edhe figura e Nėnė
Terezės. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr joseriozitetin e njė
nomenklature politike apo kulturore, por pėr njė devijim
tė pėrēudnuar, qė nė vazhdimėsi do tė prodhojė kriza. Ky
devijim ka tė bėjė me perceptimin e gabueshėm tė
historisė. Nga ky kėndvėshtrim tė gjitha ngjarjet e sė
kaluarės i takojnė Maqedonisė sė sotme dhe rezultat janė
trishtuese. Nėnė Tereza, me origjinė tė qindpėrqindtė
shqiptare, e lindur nė vitin 1910 nė Shkup, nė kohėn kur
,as qė ka ekzistuar Maqedonia si shtet e as qė ka
pandehur dikush se do tė ekzistojė njė nocion i tillė,
pa drojė, pa turp, pa skrupuj vandalizohet duke u
maqedonizuar, ashtu si figurat e tjera tė ndritshme
historike. Ky mekanizėm qė ėshtė aktivizuar me vetė
themelimin e njė shteti tė kėtillė, qė identifikohet me
emrin antik tė Maqedonisė do tė prodhojnė gjithmonė
krizėn. Presidenti i dikurshėm i Maqedonisė Gligorov,
njė rast pati thėnė se edhe Maqedonia na qenkėsh ndarė
nė tri pjesė. Nė pyetjen e thjeshtė, elementare se cila
Maqedoni ėshtė ndarė, pėrgjigja ėshtė po aq skandaloze
sa konstatimi: Maqedonia antike. Pra, nė Maqedoni nuk
uzurpohet vetėm territori shqiptar, tė drejtat e
shqiptarėve, pasuria e tyre, trashėgimia e lloj-llojshme
historike, por me rastin e Nėnė Terezės vidhet edhe
shpirti, dinjiteti, shenja qė e dėrgoi vetė Zoti, pėr
t'ia rrėfyer rrugėn njė populli tė humbur nė rrugėtimet
historike. Si do tė reagonte njė popull i qytetėruar
ndaj kėtyre ndėrhyrjeve? Me moderacion apo konstatim se
bėhet fjalė pėr njė agresion tė hapur kundėr interesave
kombėtare. Bie fjala grekėt nuk heqin dorė nga vlerėsimi
se themelimi i njė shteti me emrin Maqedoni ėshtė kundėr
interesave tė tyre nacionale dhe as nė ėndėrr nuk
mendojnė tė heqin dorė nga kontestimi i kėtij emri. Ēka
ndodh me shqiptarėt? Atyre u merret e drejta pėr
trashėgimi kulturore tė periudhės antike, atyre u merret
e drejta pėr trashėgimi mesjetare, atyre pėrfundimisht
iu merret e drejta edhe pėr trashėgimi tė periudhės
otomane. Grekėt kanė zaptuar antikėn, sllavėt periudhėn
mesjetare, ndėrkaq turqit atė otomane. Kohėt e fundit
ambasada turke nė Shkup bėnte pėrpjekje qė t'ua ndalojė
pasardhėsve tė njė feudali shqiptar pėr ta restauruar
sarajin e tij duke thėnė se ky objekt i takon kulturės
turke. Me kėtė qasje, popullit shqiptar nga e kaluara do
t'i mbeten vetėm tėbanat, kasollet e staneve. Popujt e
civilizuar shumė larg e nuhasin rrezikun. Ne rrezikun
nuk e kemi vetėm nė oborr, por edhe nė tru. Tė tjerėt na
e vjedhin edhe shpirtin tonė. Nė kėtė rast, moderacioni
ėshtė vetėm njė medikament, njė anestezik qė na vė nė
gjumė. Qytetėrimi fillon qė nga ai moment, kur njė
popull di tė mbrojė veten dhe trashėgiminė e vet
kulturore. (Shekulli - Nga Arbėn Xhaferi)