Sjellje absurde e policisė maqedone ndaj studentėve tė Shqipėrisė

 


Sjellje absurde e policisė maqedone ndaj studentėve tė Shqipėrisė. Ambasada maqedonase, viza tė kursyera

Maqedoni, studentėt shqiptarė tė dhunuar

Rreth 18 studentė ankohen se detyrohen tė paguajnė viza hyrėse e dalėse nė kufirin Shqipėri-Maqedoni

Ylber Lili/Tetovė
TETOVĖ - Studentėt e Shqipėrisė tė cilėt kanė preferuar tė ndjekin studimet universitare nė Tetovė ende nuk kanė zgjidhur ēėshtjen e qėndrimit nė shtetin fqinj. Janė 18 studentė, tė cilėt ndjekin studimet universitare nė Universitetet e Evropės Juglindore qė pėrballen me probleme tė natyrave absurde. Edhe pse ndodhen nė semestrin e dytė ata vėrdallosen pėr tė gjetur njė zgjidhje rreth qėndrimit tė tyre nė Maqedoni. Tė detyruar tė paguajnė viza hyresė-dalėse, sa herė shkojnė nė shtėpitė e tyre, ata tregojnė peripecitė me tė cilat pėrballen. Ndėrsa policia pėr studentėt e Shqipėrisė ėshtė njė tjetėr segment dhunues. Policia maqedonase ėshtė “vigjelente” ndaj shtetasve tė Repuplikės sė Shqipėrisė, nuk ėshtė mė rėndėsi pėr ata, nėse je gazetar, student, biznesmen apo punėtor, pėr tė gjithė ka njė “rregullore” tė pashkruar nė asnjė amendament ligjor, por tė shpikur nga vetė policia apo thėnė ndryshe nga instruksionet qė marrin nga Shkupi. Nė radhė tė parė, duhet t’i nėnshtrohesh njė kontrolli tė rreptė, duhet t’u pėrgjigjesh pyetjeve sikur tė jesh para ndonjė hetuesi: pėrse ke ardhur, ku shkon, cili ėshtė qėllimi i vizitės, sa para ke me vete etj, njė pėr njė tė gjithė shtetasit e Shqipėrisė janė tė detyruar t’u pėrgjigjen pyetjeve anormale. Ky episod nuk pėrfundon kėtu: vetėm 5 metra mė larg i pret njė tjetėr sfidė, duhet tė pėrballesh me doganierėt, tė cilėt nuk kėrkojnė “shumė”, pyetjet i kanė tė kursyera, por duart u lėvizin shpejt. Urdhėrojnė tė hapen ēantat qoftė dhe ēantat e dorės tė vajzave, ku nuk lėnė asgjė pa gėrmuar, dhe pasi kontrolli rezulton “ok”, kthehen nė vendet e tyre tė punės. Studentėt thonė se me tė tilla probleme ndeshemi sa herė qė shkojmė pėr pushime nė Shqipėri apo anasjelltas. Kjo ėshtė njėra anė e medaljes pėr studentėt, sepse problemi tjetėr qė akoma nuk ka gjetur zgjidhje ėshtė ēėshtja e vendqėndrimit.
Rrėfejnė studentėt
“Tė pretendosh qė tė hysh nė Maqedoni, duhet tė konsiderohet si problem mė vete, edhe pse je pajisur me dokumentacion tė rregull, nė kufi nuk mund tė depėrtosh kollaj. Duhet tė presėsh orė tė tėra, t’i nėnshtrohesh njė kontrolli tė rreptė pa asnjė motiv, tė hapėsh ēantat, dhe tė nxjerrėsh gjithēka nė ambient tė hapur, duhet t’u pėrgjigjesh pyetjeve, si psh ku shkon, cilat ėshtė arsyeja e udhėtimit, apo sa para ke nė xhep. Nuk ėshtė me rėndėsi pėr policinė maqedonase kur i tregon se je pajisur me vizė tė shtetit maqedonas, madje nuk i bėn pėrshtypje kur e sqaron se je student apo studente dhe qėllimi apo arsyeja e vetme e udhėtimit ėshtė studimi”. Kėshtu e paraqet tablonė e saj pėr “Shekullin” Anisa, studente e administratės sė biznesit nė vitin e parė nė Universitetin e Evropės Juglindore. Problemet rreth zgjidhjes sė vendqėndrimit tė studentėve tė Shqipėrisė e kanė zanafillėn qė nė fillimin e vitit akademik, 2002-2003. “Nė fillim tė vitit shkollor jemi pajisur me viza njėmujore nė ambasadėn e Maqedonisė nė Tiranė qė na kushtoi 10 dollarė”, - thotė Blendi, student i Juridikut, nga Tirana duke shtuar se menduam se ėshtė njė forme e pėrkohshme e zgjidhjes, pasi mendonim se do tė zgjidhej njė problem i tillė. Nga tetori deri nė janar morėm viza tremujore me shumė kalime, ndėrkaq duke u nisur nga fakti se vizat na pėrfunduan, nė momentin kur do tė shkonim nė Shqipėri, shkuam nė drejtorinė e policisė sė Tetovės, tė cilėt na pajisėn me karton dhe na sugjeruan qė s’do tė kishim probleme nė kufi. Mirėpo atje ne u ndodhėm para dy alternativave ose tė paguanim njė gjobė, ose tė merrnim vizė dalėse qė kushtonte 10 euro. Ne zgjodhėm kėtė tė fundit”, - thonė ata. Pas pushimeve ne sėrish shkuam drejt ambasadės maqedonase nė Tiranė, me pretendimin se mund tė merrnim viza me afat sa mė tė gjatė, mirėpo nuk ndodhi kėshtu,- shprehet Genti nga Korēa. Kemi pritur nė radhė me orė tė tėra pėr t’u pajisur me viza. Ne kėrkuam vizė qė tė korrespondonte me kohėn e studimeve tona nė Tetovė, por autoritetet e ambasadės maqedonase na dhanė vetėm 2 muaj me shumė kalime dhe paguam 20 dollarė. Grupi i studentėve nga Shqipėria me tė drejtė thotė se ėshtė domosdoshmėri qė ne tė kemi viza studimi dhe jo tė trajtohemi nė kėtė mėnyrė si nga ambasada maqedonase, policia e kėshtu me radhė. Ne jemi studentė -shprehen ata,- dhe habitemi me qėndrimet e deritanishme tė autoriteteve maqedonase. Studentėt e Shqipėrisė tė ndodhur nė njė gjendje tė tillė po pėrpilojnė forma se si mund tė zgjidhin statusin e qėndrimit tė tyre nė Maqedoni. Njėri nga ata pėr “Shekullin” dje u shpreh: kemi ndėrmend tė takohemi me rektorin e Universitetit dhe me anė tė njė kėrkese mė shkrim do tė kėrkojmė qė tė zgjidhet problemi i vizave, gjithashtu, ne nuk do tė heshtim para anomalive qė na ndodhin nė kufi”.