Pėr ē’filozofi dhe njerėz kemi nevojė?

    

 

Nga Edmond Cata

Nuk ka dyshim qė problemi ynė mė i mprehtė mbetet reforma dhe demokracia institucionale. Dmth., institucionet politike do t’i shohim si vende bashkėpunimi, mandate administrimi apo si pushtet gjėmėbėrės njėshash? Ofiqet shtetėrore dhe postet publike do tė vazhdojmė t’i shohim si sfera sundimi klanesh, pasurimi personal korruptiv, mjete ndėshkimi a shpėrblimi apo si vende profesionalizmi, ekspertize, ku zgjidhen problemet? Mendėsia dhe sjellja e pėrditshme e njerėzve do tė vazhdojė tė dominohet nga kultura e konfliktit, mosrespektit pėr interesat publike, anashkalimit tė shtetit apo do t’i kthejė sytė nga ligji dhe respekti pėr tė? Institucionet sociale, ekonomike, arsimore, kulturore do tė vazhdojnė tė mbeten peng i ekzistencializmit apo do tė ndihen tė jenė realisht njė zė brenda shoqėrisė?


Dobesia e institucioneve dhe demokracise institucionale tek ne e kane origjinen tek tre mungesa te medha te kultures sone politike: (1) tradites institucionale; (2) sjelljes institucionale qofte brenda shoqerise politike, qofte tek individi dhe aktoret sociale, ekonomike apo arsimore; (3) kuptimit perendimor per institucionet. Politikanet kane qene aq "rezultative" ne sterkembeshat e tyre ndaj institucioneve pikerisht sepse ne vete individin dhe gjirin e shoqerise shqiptare mungon te menduarit dhe vepruarit ne perputhje me ligjet, rregullat, institucionet.


Pyetja qė ngrihet pėrballė kėtyre realiteteve ėshtė: Si luftohen defektet? Kush mund e duhet ta bėjė kėtė? Sa kohė duhet? Sepse, nė fund tė fundit, qėllimi mbetet shkuarja drejt pasjes sė institucioneve normale, drejt krijimit tė njė kulture, mendėsie e sjelljeje institucionale. Reforma institucionale dhe ndryshimet nė mendėsinė e aktorėve socialė e politikė mbeten dy udhėkryqe, ku takohen rrugėt e luftimit, aktorėt pėrgjegjės dhe koha qė nevojitet, dhe ku pėrcaktohet ēdo ditė fati i klithmave-aspirata tona pėr mė shumė drejtėsi, tė ardhura e mirėqenie ekonomike, jetė si nė Perėndim, institucione rezultative e shtet tė fortė.


Reforma institucionale do tė ishte vėrtet njė reformė produktive dhe jo njė “talk-shop” (llafe pa bukė) nėse do tė ngrihej mbi filozofinė qė institucionet politike, as nuk mund tė krijohen me vendime brenda njė nate, as nuk mund tė jenė produkt vullneti individėsh tė veēantė. Dmth., nėse pėrmirėsimi i institucioneve nuk do tė reduktohej nė ca prerje kokash por do tė synonte tė vinte nė funksionim mekanizmat e proceseve vendimmarrėse, tė bazuar nė ndarjen e pushteteve dhe pėrcaktimin e pėrgjegjėsive; Dmth., nėse procesi nuk do tė monopolizohej prej dy-tre aktorėve, edhe nė qenkeshin realisht tė impenjuar, por do tė mbėshtetej nė pjesėmarrjen, bashkėpunimin e dakordrėnien e tė gjithė aktorėve. Dmth., nėse vetė procesi nuk do tė shihej si goditje me aksion tė pėrqendruar pėr t’i treguar BE-sė “ja, institucionet funksionojnė,” por si vazhdimėsi.


Institucionet janė krijesa tė njerėzve dhe nė shėrbim tė njerėzve, thotė Douglass North (“Institucionet, Transformimi i institucioneve, dhe Performanca ekonomike”). Si tė tilla, institucionet, me tė hyrė nė lojė dhe pėrballė aktorėve, pėrfaqėsojnė autoritetin mė tė lartė. Qė nuk presupozon se janė tė pėrsosura, se reflektojnė gjithmonė saktėsisht realitetet socio -politike e interesat e aktorėve. Institucionet kanė nevojė tė pėrmirėsohen kur nė veprimtarinė e tyre vihen re mospėrputhje midis destinacionit tė tyre pėr tė ofruar njė kuadėr sa mė tė plotė rregullues tė marrėdhėnieve e interesave tė aktorėve dhe evoluimit tė realiteteve socio-politike. Por kurdoherė qė nevojitet pėrmirėsimi i tyre, aktorėt gėzojnė tė drejtėn tė kėrkojnė, iniciojnė, negociojnė pėrmirėsimin e institucioneve, por jo tė injorojnė, tė mosnjohin, tė kundėrshtojnė autoritetin e tyre sa herė qė vendimet e tyre nuk pėrputhen me shpresat e tyre.


Nė kėtė kuptim, ne, si shoqėri, nuk do tė gjendeshim mė afėr njė demokracie institucionale nėse nuk do tė fillojmė tė rikonceptojmė ndryshe qoftė pėrmbajtjen e reformės institucionale, qoftė rolin institucional tė individit. Ajo qė mund tė thuhet qoftė pėr pėrmbajtjen e reformave tė deritanishme, si gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, si gjatė vitit tė fundit, ėshtė se tė dyja vuajnė nga filozofia pėrjashtuese, nga kultura e “zero-game” (fitimi i tjetrit ėshtė humbja ime dhe anasjelltas, humbja e tjetrit, ėshtė fitorja ime): Nė nivelin e institucioneve dhe aktorėve politikė, reforma ėshtė komprometuar nga ideimi i saj sipas vizionit tė partisė nė pushtet, propagandimit tė kėtij vizioni si i pakonkurrueshėm, dhe pėrjashtimit tė partive tė tjera; sjellja institucionale ėshtė komprometuar nė format e imponimit e dominimit autoritarist brenda partive apo legjislativit nga individė e interesa tė veēantė; nga akte, si ai i 14 shtatorit; apo keqaplikimi i mekanizmit “check-balance” mes institucioneve. Nė nivelin e shoqėrisė – individit, aktorėve e institucioneve ekonomike, kulturore apo arsimore, - reforma vėrtet mbetet e penguar nga mungesa e vullnetit politik. Por, nga pikėpamja e afrimit drejt njė mendėsie e sjelljeje mė institucionale, mė tė orientuar drejt ligjit e respektit pėr tė, procesi transformues i sjelljes dhe mendėsisė Sė aktorėve socialė mbetet i komprometuar nga ekzistencializmi, vetėgjyqėsia, injoranca juridike apo thyerja me ndėrgjegje e ligjit, si tek individi, ashtu edhe tek grupe apo aktorė socialė.


Si i bėhet, pra, hallit? Cilat janė rrugėt e ndryshimit tė kėtyre realiteteve? Kujt i bie barra e luftimit tė realiteteve tė tilla nė mėnyrė qė shkojmė drejt tė pasurit institucione, demokraci, standarde jetese perėndimore?


Njėra rrugė ėshtė propagandimi i fuqishėm i njė konceptimi tė ri tė marrėdhėnieve institucione-individ dhe sjelljes politike nė nivelin e institucioneve e shoqėrisė politike. Dmth. ekspozimin dhe ballafaqimin e veprimtarisė sė politikanėve me njė frymė tė re tė respektimit tė autoritetit e vendimeve tė institucioneve dhe jo sfidimit tė tyre; e kuptimit tė tyre jo si monopole individėsh, por pasqyrė marrėveshjeje mes aktorėve e shenjtėruese tė rregullave; e kultivimit tė traditės sė pėrmirėsimit tė tyre. Mė mirė se media, kėtė nuk mund ta bėjė njeri tjetėr.


Rruga tjetėr ėshtė vėnia e individit dhe shoqėrisė pėrballė njė propagande intensive, informacioni tė fuqishėm rreth shtetit ligjor e demokracisė institucionale. Pėr t’i dhėnė fund konceptimit emotiv e patetik tė shtetit tė sė drejtės e demokracise; pėr tė forcuar shtetin ligjor; pėr tė ngulitur nė mendjet e tyre se institucionet normale, ndėrtimi i njė shteti normal nuk mund tė vijnė as duke pritur prej qiellit, as duke iu lutur politikanėve, as duke thėnė “ne s’bėhemi”, por vijnė duke pasur nė mendje e veprim ligjin dhe respektin pėr interesat publikė. Kėtu, rolin parėsor pėr mbushjen e ēdo boshllėku qė kėrkon tė shndėrruarit nė njė shoqėri institucionale e luan arsimi.


Politikanėt, pa dyshim, kanė pjesėn e tyre pėr tė luajtur nė reformimin e institucioneve. Por demonstrimi prej politikanėve shqiptarė se fati politik dhe mirėqenia personale e tyre kanė pasur mė shumė rėndėsi se interesat e votuesit dhe tė publikut, i “ngarkon” medias, arsimit, e burokracisė shtetėrore pėrgjegjėsinė e marrjes pjesė aktivisht nė reformimin e institucioneve. Nėse media, burokracia dhe arsimi kanė arritur apo jo ta luajnė kėtė rol, kjo gjė mund tė jetė e diskutueshme. Por qė nė realitetin tonė ato mbeten faktorė pėr arritjen e demokracisė institucionale, kjo duhet marrė e besuar seriozisht!