[/bar.htm]
 

 

Politika qė shkakton “kurbane” fshatrash

 

Nga YLBER LILI

Tre ngjarje, tre ndodhi dhe tre dilema qė kanė ndodhur kohėt e fundit nė Maqedoni kėrkojnė analizė. Shkaktohet luftė nė njė fshat shqiptar qė koha e ka braktisur, ndėrsa Likova mbahet e “pushtuar” pa asnjė motiv. Nė njė lagje periferike tė Shkupit varrosen dy adoleshentė shqiptarė, viktima tė agresionit ushtarako- policor ndaj Brezės. Njė ceremoni me fytyra tė qeshura tė autoriteteve shtetėrore tė Shkupit duke pėrkujtuar 12 -vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė. Njė pamje, e cila fliste pėr njė stolisje festive me gjakun e shqiptarėve tė vrarė nga dora e pushtetmbajtėsve. Gjithēka duket si ato provat pėr tė realizuar njė film, por kjo realisht pa improvizime. Britmat e pushtetit nuk u ndalėn derisa u konkretizuan me bombardime pėr tė fshirė nga faqja e dheut “kriminelėt”. Shumėkush flet se duhen luftuar personat e armatosur tė cilėt hyjnė nė ditarin politik maqedonas si krimogjenė, ekstremistė e deri terroristė. Madje me kėtė gjuhė flasin edhe njė pjesė e madhe e ndėrkombėtarėve kėtu nė Maqedoni. Nuk ka forcė politike qė nė platformėn e saj tė mos ketė nėnvizuar me tė kuqe se duhet luftuar krimi i organizuar, pra askush nuk mund tė dalė me kundėrthėnie. Mirėpo tė krijosh njė situatė e cila merr pėrmasa tragjike duke iu vėrsulur njė fshati me gjithė arsenalin ushtarak, kjo ėshtė jashtė ēdo logjike. Po ta marrim pozicionin gjeostrategjik tė Brezės, pa vėshtirėsi do tė konkludonim se as njė gjemb nė kėmbė nuk do t’i hynte Maqedonisė dhe jo mė tė destabilizohej. Breza gjeografikisht ėshtė nė njė pozicion qė kohė mė parė vetėm dhitė e egra mund tė kalonin nė atė pjesė. Mungesė rrugėsh, larg ēdo qendre urbane, shumė mė larg nga qytetet e popullura edhe mė larg nga Shkupi. Duke u ndeshur me njė portretizim tė tillė pyetja e parė qė tė vjen ndėrmend ėshtė se nga mund t’i vijė rreziku i destabilitetit tė Maqedonisė, nga njė fshat tė kėsaj natyre?!
Pse u dashka qė njė fshat i tėrė tė bėhet “kurban”? Sė pari kjo duket mėnyra e vetme pėr t’iu shmangur ideve reale qė dalin nga kundėrshtarėt politikė dhe sė dyti maqedonasit po kėrkojnė tė shpėrqėndrojnė faktorin ndėrkombėtar. Pėr t’i paraprirė ndonjė furtune kritikash qė mund tė vinin nga faktorė tė ndryshėm qoftė shqiptarė apo ndėrkombėtarė, maqedonasit nxituan tė marrin “biletėn e udhėtimit” drejt fshatrave shqiptare. Gjithēka rrotullohet tek prishja e ekuilibrave tė shtetit, nga rreziku i kėrcėnimit tė stabilitetit gjoja nga njė grup i armatosur tė cilėt “notojnė jashtė orbite”.
Qeveria e Maqedonisė i ka hapur telashe tė mėdha vetes. E ndodhur me njėrėn kėmbė nė varr, ajo shpik dhe sajon turbullira tė mbajnė tė palėkundur tryezėn e qelqtė qeveritare. Pozita maqedone aspak nuk merret me “armikun” kryesor dhe potencial , qė ėshtė kundėrshtia politike. Nė fakt sipėr kokės sė qeverisė Cervenkovski dhe vetė shtetarėve tė sotėm nė Maqedoni, qėndron si shpatė e cila ka treguar prova pėr njė “agression” tė hapur, politika shqiptare jashtė kuadrit tė sistemit. Nėse shohin realisht situatėn politike nė Maqedoni, pa asnjė hezitim do tė pohonim se qeveria e Maqedonisė dhe politika e saj do ta justifikonte veten nėse do tė zhvillonte njė luftė politike bindėse dhe pa kompromis me opozitėn shqiptare. Fundja ėshtė Arbėn Xhaferi ai qė e thumbon, dhe e ngacmon deri nė placė qeverinė dhe institucionet e sistemit. Pėrse nuk preket nervi i autoriteteve tė Shkupit qė tė dalin nė fushė beteje tė hapur politike me opozitėn shqiptare, por preferon tė sulmojė ushtarakisht fshatra shqiptare dhe tė shkaktojė viktima. Kjo ka njė pėrgjigje: Pushteti aktual maqedonas si duket nuk ka forcė qė tė eliminojė idetė qė rrjedhin nga kampi politik opozitar shqiptar dhe preferojnė rrugėn qė tė ēon nė vetėvrasje duke shkaktuar viktima nė njerėz. Thėnė me fjalė tė tjera, kupola politike dhe institucionale maqedonase nuk ėshtė nė gjendje tė pėrballet me sfida politike, dhe preferon forcėn ushtarako- policore duke u justifikuar me neutralizimin e grupeve kriminogjene, siē i emėrtojnė ata shqiptarėt. Pra nė vend tė konkurrimit nė tregun politik me strategji dhe metoda politike, veprohet diametralisht kundėr. Kėsaj i thonė tė militarizosh situatėn dhe tė pėrjashtosh ēdo mundėsi pėr ta demokratizuar atė.
Jo vetėm kaq, por pushtetmbajtėsit maqedonas kanė dhe njė tjetėr brengė, janė tė vendosur tė mbajnė nė shtetrrethim ditė e natė zona shqiptare duke mos kursyer edhe beteja vetėm e vetėm qė tė zhvendosin vėmendjen e faktorit ndėrkombėtar. Duhet kuptuar diēka qė ėshtė esenciale: Ata preferojnė tė shkaktojnė “show” duke prodhuar kriza pėr tė lėnė nė harresė ēėshtjet e hapura qė kanė pėr gjuhėn, kishėn, emrin zhvillimin ekonomik, marrėdhėniet ndėrnacionale qė kanė me grekėt, bullgarėt, serbėt etj. Nga ana tjetėr ende janė tė hapura plagėt me shqiptarėt etnikė edhe pse oferta pėr mbylljen e tyre ishte Marrėveshja e Ohrit, e cila rezulton me devijime. Duke u nisur nga ngjarjet e fundit duket se Shkupi zyrtar ka zgjedhur njė rrugė e cila ėshtė pa krye. Zhurmnaja duke e kanalizuar problemin te ndonjė komandant, fshat shqiptar, se sipas tyre janė “terroristė” nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse orvatje e radhės pėr t’iu ikur pėrgjegjėsive qė kanė marrė vetė pushtetarėt.(Shekulli)