Cervenkovski: Maqedonisė nuk i
kanoset lufta
Kreu i shtetit
maqedonas gjatė njė interviste flet pėr ngjarjet nė
Brezė si dhe pėr operacionin e suksesshėm tė policisė
Do tė ketė tendosje dhe konflikte, por jo luftė
Sa tė
zgjatet ēėshtja e Kosovės aq kohė do tė ketė grupe nė
rajon
Nga Ylber Lili
SHKUP - Krizė qeveritare nuk ka dhe nuk do tė ketė.
Kėshtu ka deklaruar dje shefi i ekzekutivit tė qeverisė
maqedone Branko Cervenkovski gjatė njė interviste pėr
televizionin shtetėror maqedonas. Cervenkovski vendosi
tė flasė mbi ngjarjet qė tronditėn Maqedoninė, vetėm pas
tre ditėsh. Duke komentuar operacionin policoro-ushtarak
maqedonas drejt fshatit Brėze, ku u shkaktuan viktima nė
njerėz dhe dėme materiale, kreu i shtetit maqedonas e
konsideroi atė njė veprim profesional tė policisė pėr
elimimimin e elementėve terroristė. Nuk do tė tolerohet
askush qė shkel Kushtetutėn me armė nė dorė, - ka thėnė
Cervenkovski, i cili shtoi se policia nuk ka pėrdorur
forcė tė madhe, artileri apo helikopterė, pasi kėto tė
fundit u pėrdorėn vetėm pėr qėllime vėzhguese. Nė
Maqedoni nuk do tė pėrsėritet viti 2001.. kėtij shteti
nuk i kanoset lufta. Do tė ketė tendosje dhe konflikte,
por me njė politikė vendimtare dhe racionale qė jemi
duke ndjekur luftė nuk do tė ketė,- tha kryetari i
qeverisė sė Maqedonisė, nė intervistėn dhėnė
Televizionit tė Maqedonisė. Duke u pėrqendruar nė
situatėn nė rajon, Cervenkovski vlerėsoi se njė ēėshtje
qė ngėrthen rrezik, mbetet zgjidhja e statusit tė
Kosovės. Lidhur me bisedimet ndėrmjet Beogradit zyrtar
dhe Prishtinės ai shprehu dyshim se bisedimet shpejt do
tė japin rezultate, pėr arsye se viti 2004 ėshtė vit i
zgjedhjeve nė Kosovė, nė Serbi dhe nė SHBA, kurse
ēėshtje kaq tė rėndėsishme nuk zgjidhen nė prag tė
kalimit tė mandatit tė dikujt. Sipas kryeministrit
ēėshtja e Kosovės do tė fillojė tė zgjidhet nė vitin
2005 dhe deri atėherė nė rajon do tė ketė grupe tė cilat
do tė shkaktojnė tendosje, pėr tė siguruar pozicione mė
tė mira nė bisedime. AKSH-ja pėr Cervenkovskin ėshtė
organizatė rajonale e cila pėrveē se nė Maqedoni vepron
nė Kosovė, nė Serbi, nė Shqipėri edhe nė Greqinė veriore.
Marrėveshja kornizė nuk ėshtė zgjidhje ideale, ajo
ėshtė kompromis politik, - ėshtė shprehur Cervenkovski
duke shtuar se disa punė do tė mund tė zgjidheshin
ndryshe. Sipas tij, ka dy lloj kundėrshtarėsh tė
Marrėveshjes sė Ohrit: ata tė cilėt pohojnė se
rrugėzgjidhje e vetme ėshtė ndarja territoriale dhe
etnike dhe formimi i territoreve etnikisht tė pastra;
dhe ata tė cilėt nuk kanė koncept, pėr arsye se janė
kundėr dhe nuk kanė ofruar alternativė pėr marrėveshjen.
Marrėveshja kornizė ėshtė rast, tė cilin po qe se do ta
shfrytėzojmė, do tė hapim perspektiva tė reja drejt
paqes dhe sigurisė, si dhe drejt integrimeve
euroatlantike, - theksoi mes tjerash Cervenkovski.
Provokime nga UDB-ja
.
Ndėrsa situata politike nė Maqedoni duket se u
qetėsua, burime nga partia shqiptare nė pushtet, BDI-ja,
thonė se kjo parti nuk doli nga qeveria (siē kėrcėnoi
pas operacioneve mbi fshatrat shqiptarė), pasi iu bė
presion nga bashkėsia ndėrkombėtare.
Zyrtarėt e BDI-sė bėjnė tė ditur se kryetari i tyre, Ali
Ahmeti ka marrė sugjerime nga sekretari i pėrgjithshėm i
NATO-s, Xhorxh Roberston dhe nga pėrfaqėsuesi i lartė i
BE-sė pėr Politikėn e Jashtme dhe Sigurinė, Havier
Solana qė tė mos braktisin koalicionin qeveritar, por tė
mbajnė pėrgjegjėsi pėr situatėn e krijuar. Kryetari Ali
Ahmeti ka biseduar nėpėrmjet telefonit me Havier Solanėn
dhe janė marrė vesh pėr ndriēimin e plotė tė rastit tė
Brezės, me ndihmėn e BE-sė dhe tė OSBE-sė. Kemi garanci
se kėto aksione policore nė tė ardhmen nuk mund tė
ndodhin, - theksoi nėnkryetari i BDI-sė, Agron Buxhaku.
Buxhaku njoftoi se Ali Ahmeti, zėvendėskryeministri Musa
Xhaferi dhe ai janė takuar me drejtorin e NATO-s pėr
Ballkan, Robert Seri. Diplomati i lartė i NATO-s erdhi
nė Maqedoni pėr tu njohur sė afėrmi me gjendjen e
krijuar dhe se pėr kėtė situatė kishte shprehur
shqetėsim vetė lordi Xhorxh Robertson, -theksoi
nėnkryetari i BDI-sė, Agron Buxhaku. Nga ana tjetėr
kryesia e lartė e Bashkimit Demokratik pėr Integrim njė
natė mė parė mbajti njė takim pėr tė shqyrtuar situatėn
e fundit tė sigurisė nė vend, ngjarjet e fundit nė
rajonin e Malėsisė sė Shkupit dhe tė Likovės si dhe
raportet brenda qeverisė. Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti
tha pas mbledhjes sė strukturave tė larta tė partisė, se
pėrshkallėzimet e fundit janė provokuar pas zhvillimeve
progresive nė rajon nga struktura, sipas tij,
antireformiste, antidemokratike dhe antishqiptare tė
mbetura nga UDB-ja, tė cilat kanė pėr qėllim ndarjen e
Kosovės, mosekzistencėn e Maqedonisė dhe destabilizimin
e rajonit. Ahmeti mė tej thotė se partia e tij ėshtė e
vendosur tė zbatojė detyrimet e marra para popullit. Nė
kėtė rrugė,- thotė ai - ecim bashkė me NATO-n, SHBA-nė
dhe BE-nė. Sipas Ahmetit dėshtimi i jetėsimit tė plotė
tė Marrėveshjes sė Ohrit, do tė thotė mosekzistenca e
Maqedonisė si shtet.